{"id":117640,"date":"2025-06-27T17:36:24","date_gmt":"2025-06-27T17:36:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=117640"},"modified":"2025-06-27T17:36:24","modified_gmt":"2025-06-27T17:36:24","slug":"republika-e-sorosit-dhe-kartelit-berisha-publikon-intervisten-e-plote-per-gazetarin-amerikan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/27\/republika-e-sorosit-dhe-kartelit-berisha-publikon-intervisten-e-plote-per-gazetarin-amerikan\/","title":{"rendered":"\u201cRepublika e Sorosit dhe kartelit\u201d! Berisha publikon intervist\u00ebn e plot\u00eb p\u00ebr gazetarin amerikan\u00a0"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazetarin amerikan Alex Newman, ku ka l\u00ebshuar akuza t\u00eb forta ndaj qeveris\u00eb shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, Berisha ka publikuar intervist\u00ebn e plot\u00eb, duke theksuar se, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cnarko-shtet\u201d t\u00eb kontrolluar nga krimi dhe e majta ekstreme.<\/p>\n<p>Ish-presidenti dhe ish-kryeministri akuzoi Ram\u00ebn, t\u00eb cilin e quan \u201cRamaduro\u201d, p\u00ebr lidhje me kartelet e drog\u00ebs dhe p\u00ebr kapjen totale t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe mediave n\u00eb vend. Ai tha se, Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cRepublik\u00eb t\u00eb George Soros-it\u201d, duke pretenduar se reformat kushtetuese, gjyq\u00ebsore dhe zgjedhore jan\u00eb diktuar nga Fondacioni i Sorosit me mb\u00ebshtetjen e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Berisha paralajm\u00ebroi se ky model autoritar, q\u00eb sipas tij po zbatohet n\u00eb Shqip\u00ebri, mund t\u00eb p\u00ebrhapet edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera per\u00ebndimore.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=314&amp;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F1396858344976518%2F&amp;show_text=false&amp;width=560&amp;t=0\" width=\"560\" height=\"314\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>INTERVISTA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Alex Newman:\u00a0Mir\u00eb se vini t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb \u2018Conversations That Matter\u2019. Un\u00eb jam Alex Newman dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder dhe k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb jem me ju sot. Kemi nj\u00eb t\u00eb ftuar shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sot p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb rajon t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb shumica e amerikan\u00ebve nuk e kan\u00eb shum\u00eb n\u00eb fokus. Po flas p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kam qen\u00eb atje disa vite m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb vend shum\u00eb interesant, dhe sot kemi me vete ish-presidentin e Shqip\u00ebris\u00eb, zotin Sali Berisha. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb e l\u00ebvizjes antikomuniste n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb vitin 1992 u zgjodh presidenti i par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. Ka qen\u00eb edhe kryeminist\u00ebr i suksessh\u00ebm nga 2005 deri n\u00eb 2013. N\u00ebn drejtimin e tij, Shqip\u00ebria u an\u00ebtar\u00ebsua n\u00eb NATO dhe u b\u00eb kandidate p\u00ebr BE. Ai ka punuar p\u00ebr ta afruar Shqip\u00ebrin\u00eb me bot\u00ebn per\u00ebndimore, SHBA-n\u00eb dhe BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, Berisha drejton opozit\u00ebn kund\u00ebr regjimit aktual n\u00eb pushtet, Partis\u00eb Socialiste, e cila \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtare direkte e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs q\u00eb sundonte Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb komunizmit. N\u00eb zgjedhjet e majit 2025 ndodh\u00ebn parregullsi serioze dhe tani n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb Edi Rama, q\u00eb kritik\u00ebt e quajn\u00eb \u2018Ramaduro\u2019, duke e krahasuar me diktatorin venezuelian Maduro. Z. Berisha ka k\u00ebrkuar q\u00eb SHBA t\u00eb shpall\u00eb disa nga k\u00ebto kartele si organizata terroriste p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit q\u00eb kan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Alex Newman:\u00a0Z. Berisha, mir\u00eb se vini n\u00eb emision. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nder i madh t\u2019ju kemi sot k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Sali Berisha: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe nder i madh p\u00ebr mua t\u00eb jem me ju. Ju faleminderit shum\u00eb q\u00eb m\u00eb ftuat.<\/p>\n<p>Alex Newman:\u00a0Absolutisht. E vler\u00ebsoj shum\u00eb. Pra, Dr. Berisha, n\u00eb Fox News k\u00ebt\u00eb jav\u00eb kishte nj\u00eb artikull t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. Duket sikur po p\u00ebrkeq\u00ebsohet me shpejt\u00ebsi. Kishit disa zgjedhje t\u00eb dyshimta n\u00eb maj, q\u00eb soll\u00ebn n\u00eb pushtet ish-kryetarin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, individin q\u00eb quajn\u00eb \u201cRamaduro\u201d, q\u00eb njihet si Edi Rama n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe mesa duket, George Soros ka qen\u00eb shum\u00eb aktiv n\u00eb vendin tuaj. Na tregoni \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pse ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Sali Berisha:\u00a0N\u00ebse shikoni Shqip\u00ebrin\u00eb pasi Edi Rama erdhi n\u00eb pushtet, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb t\u00eb kuptosh q\u00eb Shqip\u00ebria u b\u00eb shteti i par\u00eb dhe i vet\u00ebm narkotik n\u00eb Europ\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb republika e George Soros-it.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u2019jua p\u00ebrmbledh shkurtimisht. Edi Rama erdhi n\u00eb pushtet fuqimisht me banda, kriminel\u00eb dhe organizata kriminale. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, origjina e tij-ai vjen nga nj\u00eb familje ku i ati n\u00ebnshkroi p\u00ebr t\u00eb varur njer\u00ebz n\u00eb vitin 1988 p\u00ebr shkak t\u00eb disidenc\u00ebs s\u00eb tyre. Pse e theksoj k\u00ebt\u00eb? Sepse p\u00ebr t\u00eb, krimi \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm, i vlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pasi u b\u00eb kryeminist\u00ebr, ai forcoi jasht\u00ebzakonisht lidhjet e tij me krimin e organizuar. N\u00eb vitin 2015, Edi Rama mbolli gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me kanabis. Dhe pasi u krijuan miliarda e miliarda dollar\u00eb nga k\u00ebto plantacione, shqiptar\u00ebt u hodh\u00ebn n\u00eb Amerik\u00ebn Latine. Sot, ata drejtojn\u00eb kartelin Sinaloa n\u00eb Meksik\u00eb. Drejtojn\u00eb kartele n\u00eb Kolumbi, n\u00eb Ekuador, n\u00eb Bolivi. Ata jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb fuqishmit. Por jan\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb lidhur me Edi Ram\u00ebn. Parat\u00eb e tyre derdhen n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00ebse e shikoni ekonomin\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekonomi tipike narkotike. N\u00eb \u00e7far\u00eb kuptimi? N\u00eb kuptimin q\u00eb prodhimi industrial po bie \u00e7do vit. Eksportet po bien. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ekonomia q\u00ebndron n\u00eb 3-3.5%, p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrtimit. Sot, vendi im ka nj\u00eb indeks nd\u00ebrtimi tre her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se mesatarja e nd\u00ebrtimit n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb zyr\u00ebn e tij, Edi Rama ka nj\u00eb koordinator t\u00eb quajtur Ergys Agasi, i cili koordinon t\u00eb gjitha aktivitetet e karteleve t\u00eb drog\u00ebs. N\u00eb Shqip\u00ebri, porti i Durr\u00ebsit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Edi Rama Kartelit Troplini, nj\u00eb prej m\u00eb t\u00eb rrezikshm\u00ebve n\u00eb Europ\u00eb. Rruga e heroin\u00ebs nga Afganistani lindor, Turqia dhe vende t\u00eb tjera, i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb karteli tjet\u00ebr q\u00eb quhet Karteli Teli. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje me krimin. Dhe faktikisht, krimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm se shteti.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb Republika e George Soros-it. N\u00ebse shikoni hart\u00ebn politike t\u00eb planetit, nuk do gjeni ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr ku George Soros ka eksperimentuar m\u00eb shum\u00eb idet\u00eb e tij t\u00eb ekstremit t\u00eb majt\u00eb dhe ka mb\u00ebshtetur m\u00eb shum\u00eb se ask\u00ebnd tjet\u00ebr Edi Ram\u00ebn. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2013, OSF Albania p\u00ebrpiloi nj\u00eb dokument sekret n\u00eb t\u00eb cilin parashikonte:<\/p>\n<p>1. Reform\u00ebn kushtetuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<\/p>\n<p>2. Reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<\/p>\n<p>3. Reform\u00ebn zgjedhore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar k\u00ebto reforma, Edi Rama dhe OSF Tirana kan\u00eb pasur mb\u00ebshtetje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nga Departamenti i Shtetit.<\/p>\n<p>Alex Newman:\u00a0Nga Departamenti Amerikan i Shtetit, apo jo?<\/p>\n<p>Sali Berisha:\u00a0Po, absolutisht. Nga administrata. Dhe ata kan\u00eb pasur\u2026 Faktikisht, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi solli nj\u00eb sistem plot\u00ebsisht t\u00eb kontrolluar nga ekzekutivi.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm nuk ka pothuajse asnj\u00eb proces gjyq\u00ebsor, p\u00ebr shkak t\u00eb stokut t\u00eb krijuar nga dosjet, vakumeve dhe ndjekjes s\u00eb \u201cshtrigave\u201d p\u00ebrmes vetingut, q\u00eb tani e zgjat nj\u00eb proces deri n\u00eb 20 vjet.<\/p>\n<p>Por le ta marrim edhe nga nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr. Drejt\u00ebsia u kthye n\u00eb nj\u00eb arm\u00eb n\u00eb duart e Edi Ram\u00ebs. Ishte nj\u00eb vit zgjedhor k\u00ebt\u00eb vit. Tre lider\u00eb t\u00eb partis\u00eb kryesore t\u00eb opozit\u00ebs ishin n\u00eb burg, n\u00eb arrest sht\u00ebpie ose n\u00eb ndjekje penale, pa ndonj\u00eb fakt penal. Deputet\u00ebt po ndiqen penalisht. 90% e mediave-dhe po ju them at\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkruar edhe raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare-jan\u00eb t\u00eb kontrolluara nga qeveria. Zgjedhjet e fundit ishin nj\u00eb fars\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti elektoral u p\u00ebrball me disa parti opozitare t\u00eb ndjekura penalisht. Ky shtet elektoral, ose shtet partiak, p\u00ebrdori t\u00eb gjitha llojet e burimeve-miliarda dollar\u00eb, potencial njer\u00ebzor t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, potencial logjistik-dhe gjithashtu drog\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota, p\u00ebr t\u00eb kontrolluar vullnetin e popullit.<\/p>\n<p>Dhe si rezultat, \u00e7far\u00eb kemi? Si rezultat, shqiptar\u00ebt po largohen nga vendi. Nga 2014 deri n\u00eb 2023, 1,099,000 shqiptar\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vendin vet\u00ebm drejt zon\u00ebs Schengen, pa p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu SHBA-n\u00eb, Kanadan\u00eb, Britanin\u00eb e Madhe, Australin\u00eb dhe vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb narko-regjimi i mb\u00ebshtetur fuqimisht nga George Soros edhe sot.<\/p>\n<p>Alex Newman:\u00a0\u00cbsht\u00eb e pabesueshme. Dhe amerikan\u00ebt, e di q\u00eb shumica prej jush nuk mendoni p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb jet\u00ebn tuaj t\u00eb p\u00ebrditshme, por Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb an\u00ebtare e NATO-s. Dhe duket p\u00ebr mua, t\u00eb pakt\u00ebn si nj\u00eb v\u00ebzhgues i jasht\u00ebm, se po l\u00ebviz me shpejt\u00ebsi drejt rikthimit n\u00eb komuniz\u00ebm-pik\u00ebrisht ai sistem kund\u00ebr t\u00eb cilit amerikan\u00ebt kan\u00eb luftuar p\u00ebr dekada me radh\u00eb, duke shpenzuar kaq shum\u00eb koh\u00eb, pasuri e jet\u00eb.<\/p>\n<p>Dr. Berisha, dua t\u2019ju pyes p\u00ebr nj\u00eb dezertor sovjetik. Nuk jam i sigurt n\u00ebse e njihni, por quhej Anatoli Golitsyn. Ai dezertoi n\u00eb SHBA dhe paralajm\u00ebroi qeverin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr plane afatgjata t\u00eb KGB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar operacione dezinformuese q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin Per\u00ebndimin t\u00eb besonte se komunizmi ishte zhdukur, se Per\u00ebndimi kishte fituar dhe se nuk kishte m\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsohej.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb ai paralajm\u00ebroi-dhe ai flet shum\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb librat e tij New Lies for Old dhe The Perestroika Deception-ishte se partit\u00eb ish-komuniste p\u00ebrtej Perdes s\u00eb Hekurt do t\u00eb riem\u00ebroheshin, do t\u00eb rind\u00ebrtoheshin dhe do t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb pushtet. Udh\u00ebheq\u00ebsi i Shqip\u00ebris\u00eb sot, pas k\u00ebtyre zgjedhjeve t\u00eb dyshimta, zoti Edi Rama, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt udh\u00ebheq\u00ebsi i Partis\u00eb Socialiste-e cila \u00ebsht\u00eb pasardh\u00ebsja direkte e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs q\u00eb qeveriste Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>A mendoni se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb s\u00ebrish n\u00ebn nj\u00eb tirani komuniste n\u00eb k\u00ebto rrethana? Dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr NATO-n? \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr bot\u00ebn per\u00ebndimore?<\/p>\n<p>Sali Berisha:\u00a0Pajtohem plot\u00ebsisht me at\u00eb q\u00eb parashikohet.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991, Jim Baker vizitoi Shqip\u00ebrin\u00eb. Un\u00eb isha vet\u00ebm tre-kat\u00ebr muaj n\u00eb politik\u00eb. Ai m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb pyetje:<\/p>\n<p>\u201cSali, a ka vdekur komunizmi?\u201d<\/p>\n<p>Un\u00eb i thash\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cZoti Sekretar, pluhuri i tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb toksik, dhe vazhdon t\u00eb mbetet.\u201d<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj, ashtu si\u00e7 ma parashtruat pyetjen, q\u00eb themeli \u00ebsht\u00eb regjimi i m\u00ebparsh\u00ebm. Por nxitja e re, ushqimi i ri ishte George Soros-i cili mb\u00ebshteti m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr komunist\u00ebt e vjet\u00ebr, ish-sigurimsat, OJF-t\u00eb e ish-Sigurimit dhe OJF-t\u00eb komuniste.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, kjo e majt\u00eb ekstreme ka p\u00ebrparuar shum\u00eb edhe brenda vet\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Shihni-dje apo sot lexova se nj\u00eb person i s\u00eb majt\u00ebs ekstreme do t\u00eb b\u00ebhet kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Nju Jorkut. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i tmerrsh\u00ebm p\u00ebr ne dhe p\u00ebr vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb besoj se e majta ekstreme po rilind, jo vet\u00ebm n\u00eb vendet ish-komuniste, por n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb alarmante.<\/p>\n<p>Alex Newman:\u00a0Po, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb alarmante. Dhe po, ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Nju Jork-mendoj se shum\u00eb amerikan\u00eb jasht\u00eb Nju Jorkut e shohin k\u00ebt\u00eb dhe thon\u00eb \u201cWow\u201d.<\/p>\n<p>Alex Newman:\u00a0Dr. Berisha, kemi vet\u00ebm edhe pak minuta n\u00eb dispozicion. Jam kurioz: \u00e7far\u00eb mendoni se duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb Shtetet e Bashkuara, ve\u00e7an\u00ebrisht qeveria amerikane-administrata Trump-me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion?<\/p>\n<p>Dhe keni t\u00eb drejt\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Po ndodh edhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera. Po shohim p\u00ebrparim shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb George Soros-it n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn-jo vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb, por edhe n\u00eb Amerik\u00ebn Latine.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb qeveria amerikane p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij problemi dhe k\u00ebrc\u00ebnimi t\u00eb madh ndaj liris\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn?<\/p>\n<p>Sali Berisha:\u00a0Mendoj se ruajtja e agjend\u00ebs s\u00eb liris\u00eb \u00ebsht\u00eb jetike.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Shqip\u00ebris\u00eb, ka disa hapa t\u00eb par\u00eb. P\u00ebrsh\u00ebndes mesazhin q\u00eb Departamenti Amerikan i Drejt\u00ebsis\u00eb i d\u00ebrgoi k\u00ebsaj qeverie p\u00ebr t\u00eb luftuar kartelet. Por kjo qeveri, p\u00ebr t\u00eb luftuar kartelet, duhet t\u00eb luftoj\u00eb veten, sepse \u00ebsht\u00eb pothuajse e nj\u00ebjt\u00eb me kartelet e zeza.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebngulja p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi themelore. Fatmir\u00ebsisht, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, k\u00ebto zgjedhje nuk u njoh\u00ebn (nga SHBA). Megjithat\u00eb, mendoj se meritojn\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe dhe nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb kristalt\u00eb, sepse ishin fars\u00eb dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vullnetin e popullit.<\/p>\n<p>Lufta ose q\u00ebndrimi kund\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb politizuar dhe t\u00eb armatosur-ju keni Alec Bragg n\u00eb Nju Jork; ne kemi prokurorin ton\u00eb, identik-i cili nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ndjek kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse nj\u00eb komb nuk \u00e7lirohet nga drejt\u00ebsia e politizuar dhe e armatosur, ai do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb diktatur\u00eb-m\u00eb her\u00ebt apo m\u00eb von\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvoja jon\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Ne kemi pasur drejt\u00ebsi n\u00eb diktatur\u00eb, por drejt\u00ebsia n\u00eb diktatur\u00eb nd\u00ebshkonte kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, por edhe kriminel\u00ebt e zakonsh\u00ebm. \u00c7far\u00eb po ndodh sot? E nj\u00ebjta gj\u00eb.<\/p>\n<p>Alex Newman:\u00a0Dhe mendimi juaj p\u00ebrfundimtar, Dr. Berisha, Profesor Berisha, p\u00ebr popullin amerikan.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilla juaj p\u00ebr amerikan\u00ebt n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb? Keni t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb lidhje me armatosjen e Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb-madje edhe k\u00ebtu n\u00eb SHBA, edhe pse jo n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb si n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Po cilat jan\u00eb k\u00ebshillat tuaja p\u00ebr amerikan\u00ebt: si t\u00eb mbrojn\u00eb lirin\u00eb n\u00eb vendin e tyre p\u00ebrball\u00eb ngritjes s\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb majte ekstreme dhe operacioneve t\u00eb njer\u00ebzve si George Soros q\u00eb duan t\u00eb g\u00ebrryejn\u00eb vlerat tradicionale demokratike?<\/p>\n<p>Sali Berisha:\u00a0Nuk ka armik m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr qenien njer\u00ebzore sesa ata q\u00eb promovojn\u00eb dhe armatosin drejt\u00ebsin\u00eb, censur\u00ebn dhe ideologjit\u00eb post-marxiste mbi gjinin\u00eb, etj.<\/p>\n<p>K\u00ebto kan\u00eb pasur pasoja t\u00eb tmerrshme negative n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Dhe un\u00eb shpresoj q\u00eb Shtetet e Bashkuara do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb-dhe q\u00eb populli amerikan do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb-si njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre fenomeneve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb t\u00eb majt\u00ebn ekstreme t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe rrezikun e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Alex Newman:\u00a0Absolutisht. Dhe, Dr. Berisha, a ka ndonj\u00eb vend ku njer\u00ebzit mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb? A jeni aktiv n\u00eb rrjetet sociale? A ka ndonj\u00eb vend ku njer\u00ebzit mund t\u00eb ndjekin zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebse duan t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb informuar?<\/p>\n<p>Sali Berisha:\u00a0Jam shum\u00eb aktiv n\u00eb Facebook dhe TikTok. K\u00ebto jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorurat. Jam edhe n\u00eb X (ish-Twitter), por m\u00eb pak aktiv atje.<\/p>\n<p>Alex Newman:\u00a0Shum\u00eb mir\u00eb. Pra, miq, shpresoj q\u00eb do ta ndiqni Dr. Berish\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme. Dr. Sali Berisha, ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb q\u00eb u bashkuat me ne sot. Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr ndarjen e k\u00ebtij raporti alarmant nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>E vler\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb ishit me ne sot dhe ndat\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion thelb\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sali\u00a0 Berisha:\u00a0Ju faleminderit shum\u00eb. Ishte nj\u00eb rast i shk\u00eblqyer p\u00ebr mua q\u00eb t\u00eb paraqisja k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb tmerrshme n\u00eb vendin tim, i cili tani udh\u00ebhiqet nga nj\u00eb narco-diktator i quajtur Ramaduro, apo Edi Rama.<\/p>\n<p>Alex Newman:\u00a0Miq, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb alarmante, apo jo? Dhe nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Shqip\u00ebria. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shum\u00eb kombet q\u00eb p\u00ebrballen me t\u00eb nj\u00ebjtat lloj k\u00ebrc\u00ebnimesh. Ato mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb sesa vende t\u00eb tjera-p\u00ebrfshir\u00eb edhe tonin.<\/p>\n<p>Por kjo t\u00eb sh\u00ebrbeft\u00eb si paralajm\u00ebrim: liria duhet t\u00eb mbrohet vazhdimisht.<\/p>\n<p>Dr. Sali Berisha, ish-kryeminist\u00ebr dhe ish-president i Shqip\u00ebris\u00eb, edhe nj\u00eb her\u00eb ju faleminderit q\u00eb ishit me ne sot. Shpresoj t\u00eb na mbani t\u00eb informuar dhe t\u00eb flasim s\u00ebrish s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>Sali Berisha:\u00a0Ishte nj\u00eb nder dhe k\u00ebnaq\u00ebsi e madhe p\u00ebr mua. Ju faleminderit p\u00ebr ftes\u00ebn.<\/p>\n<p>Alex Newman:\u00a0Absolutisht. Faleminderit shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ju, zonja dhe zot\u00ebrinj, ju falenderoj q\u00eb na ndoq\u00ebt. Ju inkurajojm\u00eb t\u00eb ndani k\u00ebt\u00eb informacion me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj t\u00eb zgjedhur, me miqt\u00eb tuaj, me lider\u00ebt e komunitetit.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb her\u00eb, nj\u00eb paralajm\u00ebrim i fuqish\u00ebm nga ana tjet\u00ebr e bot\u00ebs, por q\u00eb duhet ta marrim seriozisht.<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb na ndoq\u00ebt. Un\u00eb jam Alex Newman. Ky \u00ebsht\u00eb \u201cConversations That Matter\u201d p\u00ebr The New American.<\/p>\n<p>Deri her\u00ebn tjet\u00ebr, Zoti ju bekoft\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazetarin amerikan Alex Newman, ku ka l\u00ebshuar akuza t\u00eb forta ndaj qeveris\u00eb shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, Berisha ka publikuar intervist\u00ebn e plot\u00eb, duke theksuar se, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cnarko-shtet\u201d t\u00eb kontrolluar nga krimi dhe e majta &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":117557,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-117640","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117640"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117640\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":117641,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117640\/revisions\/117641"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117557"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}