{"id":117857,"date":"2025-07-01T12:52:53","date_gmt":"2025-07-01T12:52:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=117857"},"modified":"2025-07-01T12:52:53","modified_gmt":"2025-07-01T12:52:53","slug":"berisha-ne-asamblene-parlamentare-te-osbe-shqiperia-ne-moment-kritik-kartelet-e-droges-caktuan-28-deputete-na-ndihmoni-te-votojme-te-lire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/01\/berisha-ne-asamblene-parlamentare-te-osbe-shqiperia-ne-moment-kritik-kartelet-e-droges-caktuan-28-deputete-na-ndihmoni-te-votojme-te-lire\/","title":{"rendered":"Berisha n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb OSBE: Shqip\u00ebria n\u00eb moment kritik, kartelet e drog\u00ebs caktuan 28 deputet\u00eb, na ndihmoni t\u00eb votojm\u00eb t\u00eb lir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha po merr pjes\u00eb n\u00eb punimet e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb OSBE, q\u00eb zhvillohet n\u00eb Porto t\u00eb Portugalis\u00eb. N\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb delegacioni t\u00eb opozit\u00ebs, Berisha, n\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur sot para Asambles\u00eb ka theksuar nevoj\u00ebn q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u2019i kthehet institucioni i zgjedhjeve t\u00eb lira, p\u00ebrkund\u00ebr fars\u00ebs elektorale, si n\u00eb diktatur\u00eb. Ai i ka informuar pjes\u00ebmarr\u00ebsit p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit dhe shkeljet e makineris\u00eb elektorale t\u00eb partis\u00eb-shtet t\u00eb Edi Ram\u00ebs q\u00eb prodhuan fars\u00ebn zgjedhore e cila vihet n\u00eb pah edhe n\u00eb raportin e OSBE-ODHIR.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOTE:<\/strong><\/p>\n<p>E nderuara Zonja Presidente Gundrun Kugler,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim,<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb paraqitur situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb lidhje me zgjedhjet e 11 majit 2025.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u2019ju fal\u00ebnderoj, dhe gjithashtu t\u2019ju informoj se zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri ishin nj\u00eb fars\u00eb e paralajm\u00ebruar. Partit\u00eb e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, q\u00eb nga tetori i vitit t\u00eb kaluar, kan\u00eb miratuar nj\u00ebz\u00ebri 5 rezoluta q\u00eb paralajm\u00ebronin at\u00eb fars\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb zgjedhjet e 11 majit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u00eb fal\u00ebnderoj an\u00ebtar\u00ebt e Misonit v\u00ebzhgues t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentar\u00eb t\u00eb OSBE, q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar k\u00ebto zgjedhje, e gjej rastin ti fal\u00ebnderoj p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ata b\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i par\u00eb dhe i vetmi narkoshtet n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebr ne?<\/p>\n<p>Europa ka njohur shum\u00eb lloje diktaturash, por kurr\u00eb m\u00eb pare nj\u00eb narkodiktatur\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb e nj\u00eb natyre tjet\u00ebr. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet p\u00ebrqendrohen n\u00eb dor\u00ebn e vet\u00ebm nj\u00eb personi, t\u00eb Kryeministrit.<\/p>\n<p>Por ashtu si\u00e7 shkruante Samuel Huntington p\u00ebr k\u00ebto lloj diktaturash, narkodiktatura karakterizohet nga fakti q\u00eb asnj\u00eb ligj, asnj\u00eb rregull dhe asnj\u00eb parim nuk respektohet.<\/p>\n<p>Edi Rama e ka kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb narkodiktatur\u00eb. P\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb i interesuar: ai k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb haptas dhe pa fshehur asgj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, pak jav\u00eb para zgjedhjeve, me dekret miratoi mbjelljen e 29 mij\u00eb hektar\u00ebve kanabis, kryesisht pran\u00eb kufijve me vendet fqinj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, jan\u00eb 14 mij\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb kartelet e drog\u00ebs, dhe disa prej tyre i drejtojn\u00eb k\u00ebto kartele, si p\u00ebr shembull karteli i drog\u00ebs Sinaloa.<\/p>\n<p>Kartelet e drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb direkt t\u00eb lidhura me qeverin\u00eb dhe jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb fuqishme: karteli Troplini\/Poja kontrollon portin e Durr\u00ebsit, portin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vendit dhe t\u00eb rajonit. Karteli \u00c7ela i Elbasanit kontrollon autostrad\u00ebn e trafikimit t\u00eb heroin\u00ebs q\u00eb vjen nga Lindja. K\u00ebto kartele jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb fuqishme, em\u00ebrojn\u00eb ministra, gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb, shefa policie, deputet\u00eb etj.<\/p>\n<p>Kjo ishte situata me t\u00eb cil\u00ebn ne hym\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 11 majit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre n\u00eb vitin elektoral, narkodiktatori Edi Rama, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mandatin e kat\u00ebrt, vendosi t\u00eb arrestoj\u00eb dy lider\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs (Sali Berisha dhe Ilir Meta) dhe t\u00eb hap\u00eb proces penal ndaj Fatmir Mediut, kryetarit t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb tret\u00eb opozitare. T\u00eb gjitha k\u00ebto pa asnj\u00eb akuz\u00eb penale. Gjithashtu, ai urdh\u00ebroi arrestimin e kryebashkiak\u00ebve dhe deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne kemi pasur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn diktatur\u00ebn m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, diktatur\u00ebn staliniste, q\u00eb nuk krahasohet me asgj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto zgjedhje, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kishte kandidat\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb ndryshme politike. Por nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb gjitha potencialet dhe burimet e shtetit u p\u00ebrdor\u00ebn si instrument elektoral nga partia-shtet. Nga ana tjet\u00ebr, ashtu si n\u00eb diktaturat komuniste, t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb financiare, burime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfitime elektorale. E gjith\u00eb administrata publike, n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb rrjet patronazhist\u00ebsh, cdo punonjes i saj duhet te kontrolloj\u00eb nj\u00eb num\u00ebr ta caktuar votuesish n\u00ebp\u00ebrmjet keqp\u00ebrdorimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale. \u00c7do n\u00ebpun\u00ebs civil ishte i detyruar t\u00eb sillte 20 votues t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb votonin p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb struktura qeveritare, t\u00eb gjitha institucionet shtet\u00ebrore, u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e fundit para zgjedhjeve leje nd\u00ebrtimi, leje legalizimi, certifikata pron\u00ebsie e shum\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb tjera publike. Po ashtu, mjete t\u00eb tjera logjistike dhe i gjith\u00eb shteti u p\u00ebrdor n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Partia dhe shteti ishin NJ\u00cb, ashtu si\u00e7 u p\u00ebrmend n\u00eb raportin paraprak t\u00eb ODIHR.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse procesi zgjedhor ishte nj\u00eb fars\u00eb e paralajm\u00ebruar.<\/p>\n<p>Dita e zgjedhjeve ishte edhe m\u00eb keq. Kartelet e drog\u00ebs diktuan rezultatin p\u00ebr 28 deputet\u00eb, disa prej k\u00ebtyre deputet\u00ebve ishin m\u00eb t\u00eb votuarit. Ata madje mor\u00ebn m\u00eb shum\u00eb vota se vet\u00eb Kryetari i Partis\u00eb Socialiste (Kryeministri Edi Rama).<\/p>\n<p>Momentalisht, po shqyrtojm\u00eb dhe analizojm\u00eb pamjet zyrtare (t\u00eb siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve), t\u00eb procesit n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr votimi, dhe po p\u00ebrgatisim video t\u00eb shkurtra q\u00eb evidentojn\u00eb shkeljet. Kemi v\u00ebrejtur n\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb raste trenin bullgar (karusel), votim n\u00eb grup, komisioner\u00eb q\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr zgjedh\u00ebsit etj. Ka aq shum\u00eb parregullsi.<\/p>\n<p>Pse jam sot k\u00ebtu? Ne kemi qen\u00eb tashm\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, n\u00eb Parlamentin Europian. Por mendojm\u00eb q\u00eb OSBE \u00ebsht\u00eb themeluar mbi premtimin dhe detyrimin e vendeve an\u00ebtare p\u00ebr respektimin e vot\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve dhe zhvillimin e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, sipas parimeve dhe standardeve t\u00eb vendosura n\u00eb dokumentin e Kopenhag\u00ebs dhe konventa t\u00eb tjera. Ne kemi besim t\u00eb plot\u00eb q\u00eb ky institucion, brenda misionit t\u00eb tij, do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb mbajtjen e\u00a0 zgjedhjeve te lira e t\u00eb ndershme dhe krijimin e mjedisit q\u00eb \u00e7do parti t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb barabarta gare, dhe media te lir\u00eb, votim pa intimidime, ku \u00e7do qytetar t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e zgjedhjes s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb informuar t\u00eb kandidat\u00ebve, si\u00e7 e p\u00ebrmend edhe Dokumenti i Kopenhagenit dhe raporti paraprak i ODIHR, OSBE, PE dhe PACE.<\/p>\n<p>Mendoj se situata jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb: t\u00eb ndihmoni q\u00eb Kombi im t\u00eb votoj\u00eb i lir\u00eb.<\/p>\n<p>Pa nj\u00eb qeveri teknike, shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Ndaj sot, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, k\u00ebrkoj nga ky institucion i nderuar:<\/p>\n<p>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 S\u00eb pari, t\u00eb mb\u00ebshtesni raportin paraprak t\u00eb ODIHR (Gjith\u00e7ka q\u00eb ju p\u00ebrmenda \u00ebsht\u00eb e shkruar n\u00eb raportin paraprak t\u00eb ODIHR).<\/p>\n<p>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 S\u00eb dyti, iu b\u00ebj thirrje institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ndjekin rekomandimet e shkruara n\u00eb raportet e fundit t\u00eb OSBE-ODIHR, q\u00eb prej vitesh kan\u00eb mbetur t\u00eb pa zbatuara p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vullnetit t\u00eb narkoqeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr vendin tim, q\u00eb ndodhet n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtire.<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb p\u00ebr v\u00ebmendjen!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha po merr pjes\u00eb n\u00eb punimet e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb OSBE, q\u00eb zhvillohet n\u00eb Porto t\u00eb Portugalis\u00eb. N\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb delegacioni t\u00eb opozit\u00ebs, Berisha, n\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur sot para Asambles\u00eb ka theksuar nevoj\u00ebn q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u2019i kthehet institucioni i zgjedhjeve t\u00eb lira, p\u00ebrkund\u00ebr fars\u00ebs elektorale, si n\u00eb diktatur\u00eb. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":117858,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-117857","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117857","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117857"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117857\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":117859,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117857\/revisions\/117859"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117858"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117857"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117857"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117857"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}