{"id":118155,"date":"2025-07-04T09:59:26","date_gmt":"2025-07-04T09:59:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=118155"},"modified":"2025-07-04T09:59:26","modified_gmt":"2025-07-04T09:59:26","slug":"video-skandali-qe-spak-dhe-prokuroria-duan-te-groposin-balliu-krimi-elektoral-i-ps-i-dokumentuar-drejtesia-e-kapur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/04\/video-skandali-qe-spak-dhe-prokuroria-duan-te-groposin-balliu-krimi-elektoral-i-ps-i-dokumentuar-drejtesia-e-kapur\/","title":{"rendered":"Video skandali q\u00eb SPAK dhe Prokuroria duan t\u00eb \u2018groposin\u2019\/ Balliu: Krimi elektoral i PS i dokumentuar, drejt\u00ebsia e kapur"},"content":{"rendered":"<p><strong>KONFERENC\u00cb P\u00cbR SHTYP SHEFI I ORGANIZIMIT N\u00cb PD, KLEVIS BALLIU<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb mediave dhe institucioneve shtet\u00ebrore,<\/p>\n<p>Sot ndodhem p\u00ebrpara jush p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb nj\u00eb rast flagrant t\u00eb shkeljes s\u00eb ligjit zgjedhor dhe t\u00eb mosveprimit t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb d\u00ebshmon qart\u00eb kapjen e shtetit dhe funksionimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb dyfisht\u00eb ligji n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 11 maj, rreth or\u00ebs 17:00, bashk\u00eb me disa koleg\u00eb nga Partia Demokratike, konstatuam pranin\u00eb e nj\u00eb zyre elektorale t\u00eb paligjshme n\u00eb zon\u00ebn e Yzberishtit. Pas sinjalizimeve t\u00eb ardhura nga qytetar\u00ebt, vendos\u00ebm t\u00eb verifikonim nga af\u00ebr situat\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb ambient n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese, i maskuar me letra t\u00eb bardha dhe i mbyllur nga syt\u00eb e publikut, ndodheshin persona t\u00eb lidhur me strukturat e Partis\u00eb Socialiste. Fillimisht, dy t\u00eb rinj tentuan t\u00eb paraqisnin ambientin si nj\u00eb \u201clokal\u201d, por sapo kuptuan pranin\u00eb e kamerave, u larguan me nxitim. Dy zonja t\u00eb tjera, t\u00eb pranishme brenda, tentuan t\u00eb pengonin hyrjen ton\u00eb dhe m\u00eb pas u larguan duke fshehur identitetin.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb video.<\/p>\n<p>Ky ambient nuk ishte as i deklaruar, as i regjistruar si zyr\u00eb elektorale, n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb ligjit p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore. Pas njoftimit t\u00eb policis\u00eb, e cila deklaroi se nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhynte, kontaktuam administratorin e pallatit, i cili n\u00eb prani t\u00eb efektiv\u00ebve t\u00eb policis\u00eb dhe t\u00eb pranishm\u00ebve, d\u00ebshmoi qart\u00ebsisht se ky ambient nuk ishte lokal, por nj\u00eb zyr\u00eb elektorale e Partis\u00eb Socialiste. K\u00ebt\u00eb e kemi t\u00eb dokumentuar me pamje filmike, q\u00eb i jan\u00eb dor\u00ebzuar organeve t\u00eb rendit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb video.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj ngjarjeje, kall\u00ebzimi u depozitua pran\u00eb Komisariatit nr. 6, i cili deklaroi nisjen e hetimeve. Por ngjarjet q\u00eb pasuan e zbuluan fars\u00ebn.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr votimi n\u00eb zon\u00ebn e Kasharit, nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Partis\u00eb Demokratike u godit fizikisht nga persona t\u00eb paidentifikuar q\u00eb u fut\u00ebn dhe dol\u00ebn lirsh\u00ebm nga qendra e votimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr, identifikova nj\u00eb prej individ\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ambientin e paligjsh\u00ebm t\u00eb Yzberishtit, p\u00ebr t\u00eb cilin lajm\u00ebrova menj\u00ebher\u00eb policin\u00eb. U informova se ai u shoq\u00ebrua, por \u00e7far\u00eb ndodhi m\u00eb pas, askush nuk e di.<\/p>\n<p>Skandali thellohet kur Prokuroria e Tiran\u00ebs m\u00eb njofton me nj\u00eb vendim absurd: mosfillimin e hetimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ligjit zgjedhor. Akoma m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb SPAK, i cili ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb krimet zgjedhore, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb fare, sikur kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mos ekzistonte.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e administratorit t\u00eb pallatit, e qart\u00eb dhe e dokumentuar me video, \u00ebsht\u00eb censuruar n\u00eb dosjen e Prokuroris\u00eb. \u00cbsht\u00eb hequr pjesa ku ai konfirmon se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zyr\u00eb elektorale t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, duke u p\u00ebrpjekur k\u00ebshtu t\u00eb justifikohet mosveprimi.<\/p>\n<p>Tregojm\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e administratorit sipas Prokuroris\u00eb dhe pastaj tregojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me video.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb video e nj\u00eb pjese t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb administratorit.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i kriz\u00ebs ku ndodhet Shqip\u00ebria: Edi Rama nuk manipulon zgjedhjet sepse opozita nuk funksionon, ai i manipulon sepse kontrollon drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia nuk vepron ndaj krimeve zgjedhore. Nuk vepron ndaj vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs. Nuk vepron ndaj bandave q\u00eb blejn\u00eb vota dhe mbajn\u00eb n\u00eb pushtet nj\u00eb regjim t\u00eb kriminalizuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, e nj\u00ebjta drejt\u00ebsi ka gjetur \u201carsye t\u00eb plota\u201d p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht mbi 1,000 qytetar\u00eb t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Re, p\u00ebr t\u00eb ndjekur protestues q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre, p\u00ebr t\u00eb hetuar qytetar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm. Por kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr bandat zgjedhore, drejt\u00ebsia hesht. SPAK hesht. Prokuroria mbyll syt\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, p\u00ebrmes k\u00ebsaj deklarate, i b\u00ebj thirrje \u00e7do institucioni t\u00eb ndersh\u00ebm, \u00e7do p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe \u00e7do qytetari q\u00eb beson ende te e drejta: mos heshtni p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij degradimi. Zgjedhjet e lira jan\u00eb themeli i nj\u00eb shteti demokratik. Pa to, nuk ka as drejt\u00ebsi, as ekonomi, as liri.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjigjem p\u00ebr \u00e7do detaj t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje, t\u00eb paraqes \u00e7do prov\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebpunoj me \u00e7do institucion q\u00eb ka vullnetin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ligjin dhe demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit. N\u00ebse ka pyetje, jam i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjigjem p\u00ebr gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p><strong>PYETJE-P\u00cbRGJIGJE<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Mariglen Kume, MCN TV: A do ta \u00e7oni dosjen n\u00eb SPAK, duke qen\u00eb se tashm\u00eb e keni gati dhe Prokuroria e Tiran\u00ebs nuk e ka kaluar p\u00ebr kompenc\u00eb, gj\u00eb q\u00eb duhet ta b\u00ebnte, pasi krimet zgjedhore jan\u00eb kompetenc\u00eb e SPAK.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Klevis Balliu:<\/em><\/strong><strong>\u00a0<\/strong>Un\u00eb u informova nga policia e shtetit n\u00eb komisariatin num\u00ebr 6 se, pasi b\u00ebra kall\u00ebzimin ata do t\u00eb ja referonin SPAK. N\u00ebse SPAK do shpallte mos kompetenc\u00eb at\u00ebher\u00eb ajo do shkonte tek prokuroria e Tiran\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb loj\u00ebra ping-pong q\u00eb b\u00ebn SPAK me prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe policin\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb absolute.<\/p>\n<p>SPAK mund t\u00eb niste hetimin vet\u00ebm me videon t\u00eb cil\u00ebn e ka publikuar kryetari dhe lideri i opozit\u00ebs, Prof. Dr. Sali Berisha dhe duhet t\u00eb kishte nisur hetimet. K\u00ebtu nuk kan\u00eb n\u00eb plan t\u00eb nisin hetimet. K\u00ebta kan\u00eb n\u00eb plan t\u00eb fshehin krimin zgjedhor. SPAK nuk do t\u00eb merret me krimin zgjedhor, por merret me ata q\u00eb denoncojn\u00eb krimin. SPAK merret me liderin e opozit\u00ebs, me qytetar\u00ebt dhe ata t\u00eb cil\u00ebt denoncojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse kriminel\u00ebt elektoral\u00eb t\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb k\u00ebta i amnistojn\u00eb nj\u00ebsoj si\u00e7 po b\u00ebn prokuroria e Tiran\u00ebs, e cila fsheh d\u00ebshmin\u00eb. Fshehja, ndryshimi i d\u00ebshmis\u00eb dhe nj\u00eb d\u00ebshmi e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb sy t\u00eb kandidatit p\u00ebr deputet, un\u00eb kam dhe d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb at\u00eb dit\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt patjet\u00ebr do b\u00ebhen pjes\u00eb e ankimimit t\u00eb k\u00ebsaj dosje q\u00eb ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Por gjithashtu n\u00eb sy t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb? Policia e Shtetit, prokuroria e Tiran\u00ebs dhe SPAK t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kriminel\u00ebt elektoral\u00eb q\u00eb vjedhin e shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb regjimi mafioz i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><em>Lusi P\u00ebrgjegji, RTSH: A e keni referuar k\u00ebt\u00eb video n\u00eb prokurori n\u00eb momentin q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzimin dhe a jeni marr\u00eb n\u00eb pyetje n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb rast?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Klevis Balliu:<\/em><\/strong>\u00a0Un\u00eb kam qen\u00eb kall\u00ebzuesi i k\u00ebtij rasti dhe i jam p\u00ebrgjigjur \u00e7do pyetje, i kam dor\u00ebzuar Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, 5 video dhe 3 fotografi p\u00ebr t\u00eb cilat edhe prokuroria \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni dhe e ka t\u00eb shkruar n\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb m\u00eb ka kthyer mua. Pjes\u00eb e atyre videove \u00ebsht\u00eb edhe kjo d\u00ebshmi e administratorit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet normal, prokurori i Tiran\u00ebs duhej t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen, prokurorja q\u00eb ka vendosur mosfillimin e hetimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, k\u00ebt\u00eb krim ndaj pluralizmit duhej t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Por n\u00eb nj\u00eb narkoshtet, \u00ebsht\u00eb fare normale q\u00eb prokuroria e Tiran\u00ebs, Skapi i partis\u00eb dhe policia t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb kund\u00ebr zgjedhjeve, demokracis\u00eb, vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb q\u00eb t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb regjimi i Troplin\u00ebve, Hajrave, Avdylajve, Bajrave. K\u00ebta jan\u00eb atje p\u00ebr ti sh\u00ebrbyer atyre. \u00c7do qytetar q\u00eb ka pasur edhe pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb dyshimit se SPAK \u00ebsht\u00eb institucion ligjzbatues ja ku e ka prov\u00ebn, se nga SPAK te prokuroria e Tiran\u00ebs dhe Policia e Shtetit nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me ligjin.<\/p>\n<p>Jan\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb shkelin ligjin dhe q\u00eb vjedhin vot\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong><em>Lusi P\u00ebrgjegji, RTSH: Sa \u00ebsht\u00eb numri i kall\u00ebzimeve q\u00eb PD ka d\u00ebrguar n\u00eb SPAK dhe a jeni interesuar p\u00ebr ecurin\u00eb e k\u00ebtyre hetimeve n\u00ebse jan\u00eb pranuar dhe ka nisur nj\u00eb hetim?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Klevis Balliu:<\/em><\/strong>\u00a0Altin Dumani para disa dit\u00ebsh na tregonte se sa kall\u00ebzime ka marr\u00eb nga opozita, nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb opozita, nuk e ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr dhe parasysh. Ata marrin kall\u00ebzime, Altin Dumani merr kall\u00ebzimet q\u00eb i lejon Edi Rama t\u00eb marr\u00eb. Pra ata bien dakord, prandaj Dumani u largua dhe nuk p\u00ebrballet me opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb shpejt iku Dumani nga ajo sall\u00eb se kan\u00eb ikur Troplin\u00ebt kur dol\u00ebn flet\u00eb-arrestet. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Fars\u00eb elektorale dhe Edi Rama ka vet\u00ebm nj\u00eb arsye pse vjedh. Arsyeja pse vjen Edi Rama \u00ebsht\u00eb se ka n\u00eb dor\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb. N\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb kishte drejt\u00ebsi, Edi Rama do t\u00eb ishte n\u00eb burg dhe jo kryeminist\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KONFERENC\u00cb P\u00cbR SHTYP SHEFI I ORGANIZIMIT N\u00cb PD, KLEVIS BALLIU T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb mediave dhe institucioneve shtet\u00ebrore, Sot ndodhem p\u00ebrpara jush p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb nj\u00eb rast flagrant t\u00eb shkeljes s\u00eb ligjit zgjedhor dhe t\u00eb mosveprimit t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb d\u00ebshmon qart\u00eb kapjen e shtetit dhe funksionimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb dyfisht\u00eb ligji &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":118156,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-118155","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118155","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118155"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118155\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":118157,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118155\/revisions\/118157"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118156"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118155"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118155"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118155"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}