{"id":118244,"date":"2025-07-05T09:56:49","date_gmt":"2025-07-05T09:56:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=118244"},"modified":"2025-07-05T09:56:49","modified_gmt":"2025-07-05T09:56:49","slug":"aktet-normative-praktike-e-rendomte-pune-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/05\/aktet-normative-praktike-e-rendomte-pune-e-rames\/","title":{"rendered":"Aktet normative &#8211; praktik\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb pune e Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><b>Nga Bujar LESKAJ<\/b><\/p>\n<p><strong><em>Mohim i kontrollit t\u00eb Kuvendit mbi shpenzimet buxhetore <\/em><\/strong><\/p>\n<p>Akti normativ \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument ligjor i parashikuar n\u00eb Kushtetut\u00eb (neni 101), q\u00eb i lejon K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb nxjerr\u00eb akte me fuqi ligji, por vet\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe me miratim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm nga Kuvendi. Sipas ligjit themelor, k\u00ebto akte duhet t\u00eb ken\u00eb karakter t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe t\u00eb justifikohen nga nevoja tejet emergjente publike.<\/p>\n<p>Edhe pse neni 101 i Kushtetut\u00ebs parashikon \u201cnevoj\u00ebn\u201d dhe \u201curgjenc\u00ebn\u201d maksimale si kushte p\u00ebr shmangien e p\u00ebrkohshme t\u00eb pun\u00ebs ligjb\u00ebr\u00ebse t\u00eb Kuvendit dhe Gjykata Kushtetuese i ka argumentuar n\u00eb detaje kushtet ekstreme n\u00eb t\u00eb cilat mund t\u00eb kryhet ky veprim, aktet normative ka vite q\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb pune p\u00ebr qeverisjen e sektit Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren si mjet p\u00ebr emergjenca reale, aktet normative n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb instrument t\u00eb zakonsh\u00ebm qeveris\u00ebs t\u00eb Ram\u00ebs, shpesh p\u00ebr t\u00eb shmangur kontrollin institucional dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar vendimmarrjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme. Kjo cenon standardet e qeverisjes demokratike, dob\u00ebson rolin e Kuvendit dhe minon besimin e publikut n\u00eb procesin ligjv\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><em>I. Abuzimi i sh\u00ebmtuar me nevoj\u00ebn dhe urgjenc\u00ebn, si parakushte kushtetuese<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb aktin e dyt\u00eb normativ p\u00ebr vitin 2025 n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, si \u201cnevoj\u00eb\u201d dhe \u201curgjenc\u00eb\u201d jan\u00eb par\u00eb situata zgjedhore dhe ngadal\u00ebsimi i prokurimeve publike. K\u00ebto gjoja dy \u201carsye madhore\u201d jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe l\u00ebn\u00eb vend t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr interpretim.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, nuk ka nj\u00eb kriter t\u00eb matsh\u00ebm konkret p\u00ebr \u201curgjenc\u00ebn\u201d. S\u00eb dyti, ky argumentim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, i paanalizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar dhe me efekte konkrete, mund t\u00eb krijoj\u00eb precedent\u00eb edhe p\u00ebr aktet e tjer\u00eb normativ\u00eb n\u00eb vijim, duke shmangur gati t\u00ebr\u00ebsisht transparenc\u00ebn dhe kontrollin parlamentar.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, duke marr\u00eb parasysh efektin e \u201cp\u00ebrkohshm\u00ebris\u00eb\u201d s\u00eb aktit normativ, pra t\u00eb afatit t\u00eb miratimit t\u00eb tij brenda 45 dit\u00ebve, ky afat nuk jep mund\u00ebsi dhe koh\u00eb p\u00ebr shqyrtim t\u00eb kujdessh\u00ebm, diskutime t\u00eb detajuara nga komisionet parlamentare, si dhe shqyrtim t\u00eb analizave t\u00eb thelluara fiskale, apo konsult\u00eb me pal\u00eb t\u00eb interesuara.<\/p>\n<p><strong><em>II. OECD, FMN dhe BB totalisht kund\u00ebr \u201cnormalitetit\u201d t\u00eb akteve qeveritare me fuqi ligjore<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Organizata bot\u00ebrore p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), n\u00eb 12 Parimet e saj t\u00eb Mir\u00ebqeverisjes(konkretisht Parimi i 10-t\u00eb i \u201cSound financial and economic management(ne anglisht menaxhim i shendoshe financiar dhe ekonomik)\u201d dhe n\u00eb Manualin e saj p\u00ebr transparenc\u00ebn e buxheteve publike, n\u00eb Kapitullin A.4 \u2013 \u201cThe supplementary budget\u201d(buxheti shtese)<em>,<\/em> thekson se \u201c<em>aktet me fuqi ligjore q\u00eb ndryshojn\u00eb buxhetin duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rralla, t\u00eb justifikuara dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb miratim nga parlamenti<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Kapitullin C.3 \u2013 \u201cParliamentary approval of the budget(miratimi parlamentar i buxhetit)\u201d<em>,<\/em> OECD cil\u00ebson se \u201c&#8230;<em>ndryshimet buxhetore gjat\u00eb vitit duhet t\u00eb shqyrtohen dhe miratohen nga parlamenti, p\u00ebr t\u00eb garantuar kontrollin parlamentar dhe transparenc\u00ebn e qart\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit, kur p\u00ebrdorimi i akteve normative me fuqin\u00eb e ligjit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i zakonsh\u00ebm tek ne, kjo praktik\u00eb ka ngjallur shqet\u00ebsime t\u00eb vazhdueshme jo vet\u00ebm tek opozita dhe shoq\u00ebria civile e vendit, por edhe n\u00eb raportet dhe deklaratat e Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (FMN) dhe Bank\u00ebs Bot\u00ebrore (BB).<\/p>\n<p>Sipas ketyre organizatave prestigjoze nderkombetare, aktet normative ne Shqiperi jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mund t\u00eb ishin trajtuar p\u00ebrmes procedurave t\u00eb rregullta ligjv\u00ebn\u00ebse, duke anashkaluar transparenc\u00ebn dhe kontrollin parlamentar, si dhe konsultimin publik.<\/p>\n<p>N\u00eb raportet e tyre periodike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, FMN dhe Banka Bot\u00ebrore kan\u00eb theksuar disa shqet\u00ebsime kryesore, si (i) mungesa e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies; (ii) kap\u00ebrcimi i mekanizmave demokratik\u00eb; (iii) rreziku ndaj stabilitetit fiskal dhe (iv) perdorimi politik e me mungese konsensusi.<\/p>\n<p>FMN ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebrdorimi i shpesht\u00eb i akteve normative n\u00eb fush\u00ebn e financave publike dhe buxhetore ka ndikuar n\u00eb dob\u00ebsimin e kontrollit parlamentar mbi shpenzimet publike. Kjo krijon rrezik p\u00ebr keqmenaxhim t\u00eb fondeve dhe munges\u00eb auditimi t\u00eb pavarur dhe efektiv. Nga ana e saj, Banka Bot\u00ebrore ka theksuar se qeverisja e mir\u00eb k\u00ebrkon proces t\u00eb hapur, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ligjv\u00ebn\u00ebs. P\u00ebrdorimi i akteve normative p\u00ebr vendime q\u00eb prekin sektor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si sh\u00ebndet\u00ebsia, arsimi, ekonomia apo koncesionet, minon integritetin e institucioneve dhe besimin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>FMN ka shprehur shqet\u00ebsimin se disa akte normative jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb realokuar fonde publike, p\u00ebr t\u00eb miratuar garanci shtet\u00ebrore ose p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime q\u00eb kan\u00eb impakt buxhetor afatgjat\u00eb, pa analiz\u00eb t\u00eb mjaftueshme t\u00eb rrezikut dhe pa konsultim me Kuvendin.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb theksuar se p\u00ebrdorimi i tepruar i akteve normative rrezikon t\u00eb shihet si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb anashkaluar opozit\u00ebn dhe konsultimin institucional, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00ebanshm\u00ebri proceseve ligjv\u00ebn\u00ebse dhe duke d\u00ebmtuar balanc\u00ebn e pushteteve.<\/p>\n<p><strong><em>III. Katrahura e sektit Rama me aktet normative vijon dhe k\u00ebt\u00eb vit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit jan\u00eb miratuar akte normative p\u00ebr shpenzime buxhetore, kontrata koncesionare, ndryshime t\u00eb skemave t\u00eb ndihm\u00ebs sociale, etj., pa analiz\u00eb paraprake t\u00eb ndikimit ekonomik apo konsultim me pal\u00ebt e interesuara, si dhe munges\u00ebn e analizave t\u00eb kostos p\u00ebrfitim dhe rrezikun e krijimit t\u00eb borxhit t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>N\u00eb aktin e dyte normativ te ketij viti, theksohet se kursimet e evidentuara nga ministrit\u00eb dhe institucionet gjat\u00eb 5-mujorit janar-maj 2025 p\u00ebrdoren p\u00ebr projekte prioritare n\u00eb sigurin\u00eb kibernetike dhe infrastruktur\u00eb, si dhe p\u00ebr transferimin e fondeve n\u00eb AKSHI.<\/p>\n<p>Pyetja e natyrshme q\u00eb lind \u00ebsht\u00eb: Si jan\u00eb identifikuar dhe monitoruar k\u00ebto kursime dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb mas\u00eb ato jan\u00eb reale? P\u00ebrse rezultojn\u00eb k\u00ebto \u201ckursime\u201d, kur shpenzimet e tyre kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb planifikimin fillestar dhe t\u00eb miratuara me ligjin e buxhetit?<\/p>\n<p>Kjo ndodh n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur jemi vet\u00ebm dy muaj pas aktit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm normativ, q\u00eb me siguri do pasoj\u00eb minimalisht dhe dy akte t\u00eb tjera normative, ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm edhe nj\u00eb, at\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb vitit).<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me transferimin e fondeve t\u00eb AKSHI, citohet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb transferim me q\u00ebllim p\u00ebrqendrimin dhe koordinimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por pa vler\u00ebsuar k\u00ebtu riskun q\u00eb ky transferim mbart, at\u00eb t\u00eb centralizimit t\u00eb fondeve n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb vet\u00ebm pa garanci t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr transparenc\u00eb, konkurrenc\u00eb dhe monitorim t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr dua t\u00eb theksoj me p\u00ebrgjegj\u00ebsi se institucione t\u00eb tilla si: AKSHI, FSHZH, ARRSH, OSHE jan\u00eb institucionet ku abuzimi \u00ebsht\u00eb i pafre.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me skem\u00ebn e garancis\u00eb sovrane p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, sekti n\u00eb qeverisje nuk jep detaje t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr menaxhimin e riskut fiskal q\u00eb lidhet me garantimin e kredive, ose p\u00ebr kriteret e qarta p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e p\u00ebrfituesve dhe kontrollin e efektivitetit t\u00eb skem\u00ebs. Kjo, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur me mb\u00ebshtetjet e k\u00ebtij sektori \u00ebsht\u00eb abuzuar vazhdimisht, aq sa dhe BE bllokoi l\u00ebvrimin e fondeve IPARD, p\u00ebr shkak t\u00eb abuzimeve t\u00eb sektit Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb relacionin per justifikimin e aktit normativ p\u00ebrmendet gjithashtu rishp\u00ebrndarje e brendshme e fondeve mes programeve, pa u shoq\u00ebruar me analiz\u00eb t\u00eb detajuar mbi performanc\u00ebn e secilit program, p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse k\u00ebto rishp\u00ebrndarje b\u00ebhen bazuar n\u00eb nevoja reale apo jan\u00eb skema p\u00ebr zgjidhje t\u00eb shpejta ndaj situatave emergjente, duke l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr keq menaxhim ose shp\u00ebrndarje jo t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb burimeve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse preken programe n\u00eb sektor\u00eb kritik\u00eb.<\/p>\n<p>Relacioni pohon se ndryshimet nuk c\u00ebnojn\u00eb disiplin\u00ebn buxhetore dhe parametrat e borxhit publik, por nuk ofron analiz\u00eb t\u00eb thelluar makroekonomike dhe fiskale q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim dhe ta b\u00ebj\u00eb p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtij akti normativ transparente me pal\u00ebt e interesuara.<\/p>\n<p><strong><em>IV. T\u00eb zbatojm\u00eb rekomandimet e FMN dhe BB!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>FMN dhe Banka Bot\u00ebrore kan\u00eb rekomanduar (i) kufizim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb akteve normative, vet\u00ebm p\u00ebr raste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb justifikuara me dokumentacion t\u00eb plot\u00eb; (ii) planifikim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb fiskal; (iii) raportim t\u00eb detajuar dhe analiza t\u00eb ndikimit fiskal; (iv) fuqizim t\u00eb rolit t\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u00eb rishikuar dhe miratuar ose rr\u00ebzuar \u00e7do akt normativ brenda afatit kushtetues, si dhe (v) transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe konsultim publik, sidomos p\u00ebr vendime me ndikim buxhetor, social apo afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>xxx<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshimi i buxhetit me akte normativ ngre disa probleme dhe shqet\u00ebsime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb lidhen me planifikimin e buxhetit, menaxhimin dhe zbatimin e tij, pasi tregon nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb planifikimit afatgjat\u00eb nga ana e qeveris\u00eb. Kur qeveria harton buxhetin e saj vjetor, ajo duhet t\u00eb parashikoj\u00eb nevojat financiare p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vitin fiskal, duke marr\u00eb parasysh rreziqet dhe sfidat e mundshme. N\u00ebse buxheti duhet t\u00eb rishikohet shpesh, kjo sugjeron se qeveria nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb kujdessh\u00ebm ose nuk ka marr\u00eb parasysh variacionet ekonomike, duke dob\u00ebsuar k\u00ebshtu besimin n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb menaxhuar ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, ky rishikim buxhetor i pa-analizuar, me disa alokime n\u00eb institucione dhe projekte t\u00eb ndryshme, si dhe mungesa e nj\u00eb prioritetizimi t\u00eb qart\u00eb strategjik kufizon monitorimin dhe vler\u00ebsimin e rezultateve, duke krijuar risk n\u00eb lidhje me efektivitetin e p\u00ebrdorimit t\u00eb fondeve publike.<\/p>\n<p>Gjithashtu, rritja e numrit t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb administrat\u00eb dhe financimet p\u00ebr projekte jo t\u00eb lidhura drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me objektivat kryesore buxhetore (jan\u00eb t\u00eb lidhura vet\u00ebm me perfeksionimin e kapjes s\u00eb shtetit p\u00ebrmes armat\u00ebs s\u00eb patronazhist\u00ebve, direkt ose indirekt, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe konceptin parti-shtet do t\u00eb shkruaj her\u00eb tjet\u00ebr), si rikonstruksionet e nd\u00ebrtesave (par\u00eb n\u00eb aspektin q\u00eb investimet n\u00eb \u00e7do buxhet z\u00ebn\u00eb pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe dhe gjithmon\u00eb n\u00eb rritje), par\u00eb k\u00ebto n\u00eb kuadrin e analiz\u00ebs s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, mund t\u00eb komprometojn\u00eb disiplin\u00ebn fiskale afatgjat\u00eb dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e financave publike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb shmangen ndryshimet e buxhetit me akte normative, t\u00eb mir\u00eb planifikohet buxheti, duke kaluar t\u00eb gjith\u00eb ciklin e parashikimit dhe miratimit, me q\u00ebllim garantimin e nj\u00eb menaxhimi dhe p\u00ebrdorimi efikas t\u00eb fondeve publike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ Mohim i kontrollit t\u00eb Kuvendit mbi shpenzimet buxhetore Akti normativ \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument ligjor i parashikuar n\u00eb Kushtetut\u00eb (neni 101), q\u00eb i lejon K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb nxjerr\u00eb akte me fuqi ligji, por vet\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe me miratim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm nga Kuvendi. Sipas ligjit themelor, k\u00ebto akte duhet t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88333,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-118244","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118244","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118244"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118244\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":118245,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118244\/revisions\/118245"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}