{"id":118418,"date":"2025-07-08T08:45:07","date_gmt":"2025-07-08T08:45:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=118418"},"modified":"2025-07-08T08:47:11","modified_gmt":"2025-07-08T08:47:11","slug":"kuvendi-neglizhon-raportimin-e-institucioneve-birn-shenje-e-keqe-per-demokracine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/08\/kuvendi-neglizhon-raportimin-e-institucioneve-birn-shenje-e-keqe-per-demokracine\/","title":{"rendered":"Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve! BIRN: Shenj\u00eb e keqe p\u00ebr demokracin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb mbylli t\u00eb enjten punimet e legjislatur\u00ebs s\u00eb 10-t\u00eb parlamentare duke votuar nj\u00eb dyzin\u00eb me ligje t\u00eb propozuara nga qeveria, por duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb raportimin e institucioneve t\u00eb pavarura \u2013 kushtetuese dhe atyre t\u00eb krijuara me ligj \u2013 nj\u00eb proces mbik\u00ebqyr\u00ebs parlamentar q\u00eb duhej t\u00eb kryhej brenda muajit qershor, sipas detyrimit ligjor n\u00eb Rregulloren e Kuvendit.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra institucione t\u00eb pavarura q\u00eb raportojn\u00eb n\u00eb Kuvend p\u00ebr pun\u00ebn e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb \u2013 bazuar n\u00eb rekomandimet e l\u00ebn\u00eb nga Kuvendi dhe rekomandimeve q\u00eb burojn\u00eb nga procesi i integrimit europian \u2013 nuk arrit\u00ebn ta kryenin k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb funksionale p\u00ebr shkak t\u00eb neglizhenc\u00ebs s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Procesi parashikonte raportimin mbi pun\u00ebn dhe gjendjen e sektor\u00ebve p\u00ebr vitit 2024 n\u00eb komisionet p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe m\u00eb pas n\u00eb seanc\u00eb plenare t\u00eb krer\u00ebve institucioneve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Para deputet\u00ebve duhej t\u00eb raportonin drejtuesi i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK), Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Inspektoriati i Drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe institucione t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si Avokati i Popullit, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Raportimi n\u00eb Kuvend i k\u00ebtyre institucioneve konsiderohet si nj\u00eb proces thelb\u00ebsor demokratik dhe transparent, ku publiku ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb njihet me gjendjen e gjyq\u00ebsorit, p\u00ebr ecurin\u00eb e luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit, p\u00ebr problematikat e ekonomis\u00eb, etj..<\/p>\n<p>Por, edhe pse institucionet i dor\u00ebzuan raportet sipas afateve ligjore dhe k\u00ebto dokumente u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb konsultimi publik, madje dhe u p\u00ebrfshin\u00eb formalisht n\u00eb kalendarin e pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit p\u00ebr periudh\u00ebn 19 qershor -8 korrik, Kuvendi nuk e realizoi k\u00ebt\u00eb proces, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb re t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e 11 majit, q\u00eb nis pun\u00ebn n\u00eb shtator.<\/p>\n<p>Edhe pse vonesa n\u00eb dukje iu faturua nj\u00eb pushimi t\u00eb gjat\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se dy mujor, t\u00eb aktivitetit parlamentar me justifikimin e angazhimit t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore, nuk pati ndonj\u00eb angazhim konkret t\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr realizimin e raportimeve.<\/p>\n<p>Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb BIRN p\u00ebr t\u00eb komentuar pasojat q\u00eb sjell mosrealizimi i procesit p\u00ebr rolin mbikqyr\u00ebs t\u00eb Kuvendit dhe p\u00ebr vet\u00eb funksionalitetin e institucioneve t\u00eb pavarura, por gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb fundit parlamentare ajo hoqi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nga vetja dhe sugjeroi se procesi mund t\u00eb kryhet dhe tej afateve ligjore.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb tagrin e Kryetares s\u00eb Parlamentit t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb kalendarin e komisioneve parlamentare , un\u00eb besoj se parlamenti i ri do t\u00eb ket\u00eb legjitimitetin p\u00ebr t\u2019i thirrur edhe p\u00ebr t\u2019i d\u00ebgjuar dhe hartuar rezolutat\u201d, tha Spiropali duke iu p\u00ebrgjigjur shqet\u00ebsimit t\u00eb deputetit demokrat Bujar Leskaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Procedura ligjore parashikon q\u00eb pas seancave d\u00ebgjimore publike me krer\u00ebt e institucioneve Kuvendi miraton rezoluta periodike me vler\u00ebsime dhe rekomandime dhe i vetmi mekaniz\u00ebm mbik\u00ebqyrje p\u00ebr zbatimin e tyre \u00ebsht\u00eb raportimi pasardh\u00ebs vjetor.<\/p>\n<p><strong>Proces formal dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Organizatat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut q\u00eb monitorojn\u00eb pun\u00ebn e Kuvendit e shohin k\u00ebt\u00eb neglizhenc\u00eb t\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u00eb ushtruar n\u00eb koh\u00eb rolin e vet kontrollues si nj\u00eb rrezik p\u00ebr demokracin\u00eb e funksionalitetin e institucioneve t\u00eb pavarura dhe kthimin e k\u00ebtij procesi n\u00eb nj\u00eb formalitet.<\/p>\n<p>\u201cNuk q\u00ebndron alibia e drejtueses s\u00eb Kuvendit s\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs komisionet, p\u00ebr aq koh\u00eb sa kryesia e Kuvendit \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb menaxhoj\u00eb kalendarin dhe axhend\u00ebn dhe t\u00eb detyroj\u00eb komisionet t\u00eb fusin n\u00eb axhend\u00eb \u00e7\u00ebshtje me interes dhe t\u00eb mbroj\u00eb parlamentarizmin\u201d, i tha BIRN-it, Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit t\u00eb Studimeve Politike.<\/p>\n<p>Duke e cil\u00ebsuar situat\u00ebn e krijuar si \u201cparadoksale dhe shenj\u00eb e keqe p\u00ebr demokracin\u00eb dhe parlamentarizmin\u201d, Krasniqi e lidh k\u00ebt\u00eb sjellje t\u00eb Kuvendit me kontekstin e rezultateve zgjedhore t\u00eb majit dhe fitoren e thell\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\u201cMazhoranca ka fituar nj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrrmuese t\u00eb mandateve dhe deri diku \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar i gjith\u00eb koncepti i institucioneve t\u00eb pavarura dhe r\u00ebnd\u00ebsia e tyre dhe raporti i tyre me parlamentit dhe vet\u00eb funksioni mbik\u00ebqyr\u00ebs i parlamentit\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Sipas Krasniqit ky \u00ebsht\u00eb gjithashtu \u201cnj\u00eb mesazh negativ\u201d se si do t\u00eb jet\u00eb legjislatura e ardhshme, -\u201cnj\u00eb mazhoranc\u00eb solide q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb panevojshme rolin e opozit\u00ebs dhe automatikisht d\u00ebrgon mesazhin q\u00eb institucionet e pavarura nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb pavarura, por do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb c\u00ebnueshme\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Erida Sk\u00ebndaj, drejtoresh\u00eb e Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit, e quan d\u00ebshtim t\u00eb Kuvendit q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur funksionin e tij mbik\u00ebqyr\u00ebs ndaj institucioneve t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>\u201cShoq\u00ebruar me faktin e d\u00ebshtimit prej koh\u00ebsh t\u00eb zgjedhjes s\u00eb titullar\u00ebve t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura si Avokati i Popullit apo Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi, kjo dob\u00ebsoi klim\u00ebn e llogaridh\u00ebnies s\u00eb organit q\u00eb mban pushtetin ligjb\u00ebr\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb ishte modeli kryesor p\u00ebr institucionet dhe zgjedh\u00ebsit, i respektimit t\u00eb parimeve t\u00eb shtetit ligjor\u201d, i tha ajo BIRN-it.<\/p>\n<p>KSHH dhe organizatat e tjera u p\u00ebrfshin\u00eb me komentet dhe sugjerimet e tyre n\u00eb procesin e konsultimit publik q\u00eb ishte i hapur n\u00eb platform\u00ebn e Kuvendit deri m\u00eb dat\u00eb 23 qershor, por si\u00e7 thot\u00eb Sk\u00ebndaj, duket se procesi i konsultimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si mjet formal p\u00ebr t\u00eb justifikuar shtyrjen pa afat t\u00eb raportimit t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi nuk i\u2019u p\u00ebrgjigj me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn korrektes\u00eb e p\u00ebrgjegjshm\u00ebri institucionale, aktor\u00ebve q\u00eb konsultuan dhe dhan\u00eb mendime p\u00ebr raportet e k\u00ebtyre institucioneve\u201d, tha m\u00eb tej Sk\u00ebndaj duke iu referuar konsultimit.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb dukje krijohet ideja se procesi u shty p\u00ebr arsye t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb ishte n\u00eb dispozicion q\u00eb nga momenti i konsultimit publik deri n\u00eb dat\u00ebn 3 korrik kur Kuvendi mbylli punimet, Lorin Kadiu, kryeredaktor i \u201cCitizens Channel\u201d, po ashtu nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb monitoron transparenc\u00ebn e Kuvendit, e quan k\u00ebt\u00eb shtyrje t\u00eb \u201cq\u00ebllimshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi, pas vrullit p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb fushat\u00eb elektorale zgjodhi t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pushimesh, duke l\u00ebn\u00eb pas dore nj\u00eb nga funksionet e tij thelb\u00ebsore: monitorimin e institucioneve t\u00eb pavarura\u201d- i tha ai BIRN-it, duke shtuar se \u201ckjo vones\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht teknike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb reale p\u00ebr vet\u00eb institucionet, p\u00ebr transparenc\u00ebn dhe p\u00ebr procesin e llogaridh\u00ebnies q\u00eb duhej t\u00eb ndihmonte p\u00ebrmir\u00ebsimin konkret t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb treja organizatat shohin me shqet\u00ebsim se kjo shtyrje do t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb kthimin e k\u00ebtij procesi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb akt formal n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u201cKrijohet nj\u00eb situat\u00eb formale dhe paradoksale\u201d, thot\u00eb Afrim Krasniqi, sipas t\u00eb cilit n\u00eb nj\u00eb parlament ku do t\u00eb jen\u00eb 70 p\u00ebr qind deputet\u00eb te rinj do t\u00eb k\u00ebrkohet llogari p\u00ebr detyra t\u00eb l\u00ebna nga parlamenti i m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb 2024 dhe do t\u00eb l\u00ebn\u00eb detyra p\u00ebr vitin 2025 kur viti do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr Kadiun moskryerja n\u00eb koh\u00eb e procesit e kthen at\u00eb n\u00eb formalitet dhe ka pasoja n\u00eb proceset e tjera demokratike q\u00eb duhet t\u00eb ushtroj\u00eb Kuvendi.<\/p>\n<p>\u201cMeq\u00ebn\u00ebse shqyrtimi i k\u00ebtyre raporteve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb dhe debat gjykoj se kjo shtyrje e zbeh ndikimin e rekomandimeve dhe e kthen k\u00ebt\u00eb ushtrim n\u00eb nj\u00eb formalitet pa pesh\u00eb\u201d- thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, sipas tij, kjo do t\u00eb ket\u00eb pasoja edhe n\u00eb procesin e transparenc\u00ebs pasi momentet kur institucionet vendosen p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb funksion monitorues krijojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e pakta p\u00ebr transparenc\u00eb p\u00ebr publikun.\/ BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb mbylli t\u00eb enjten punimet e legjislatur\u00ebs s\u00eb 10-t\u00eb parlamentare duke votuar nj\u00eb dyzin\u00eb me ligje t\u00eb propozuara nga qeveria, por duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb raportimin e institucioneve t\u00eb pavarura \u2013 kushtetuese dhe atyre t\u00eb krijuara me ligj \u2013 nj\u00eb proces mbik\u00ebqyr\u00ebs parlamentar q\u00eb duhej t\u00eb kryhej brenda muajit qershor, sipas detyrimit ligjor n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":98507,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-118418","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118418"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118418\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":118420,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118418\/revisions\/118420"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98507"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}