{"id":118437,"date":"2025-07-08T09:58:50","date_gmt":"2025-07-08T09:58:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=118437"},"modified":"2025-07-08T10:49:00","modified_gmt":"2025-07-08T10:49:00","slug":"zhupa-projekt-vendimi-i-unesco-s-per-shpalljen-pasuri-ne-rrezik-te-liqenit-te-ohrit-shuplake-per-qeverine-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/08\/zhupa-projekt-vendimi-i-unesco-s-per-shpalljen-pasuri-ne-rrezik-te-liqenit-te-ohrit-shuplake-per-qeverine-shqiptare\/","title":{"rendered":"UNESCO kund\u00ebr Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deputetja<\/strong><strong> e PD,<\/strong><strong> Ina Zhupa ka reaguar\u00a0<\/strong><strong>p\u00ebr vendimin e<\/strong><strong> UNESCO-s<\/strong><strong>,<\/strong> <strong>i cili e ka<\/strong><strong> futur Liqenin e Ohrit n\u00eb list\u00ebn e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Rrezik, duke e quajtur k\u00ebt\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe nj\u00eb pasoj\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb neglizhenc\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Zhup\u00ebs, paralajm\u00ebrimet e p\u00ebrs\u00ebritura nd\u00ebr vite jan\u00eb injoruar q\u00ebllimisht nga institucionet shqiptare, nd\u00ebrsa vendimet jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb interesave klienteliste dhe planeve nd\u00ebrtimore q\u00eb cenojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb zonat e mbrojtura. Ajo thekson se UNESCO ka k\u00ebrkuar ndalimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb projekteve si Parku Ujor Drilon\u2013Tushemisht dhe ndryshime n\u00eb planifikimin urban t\u00eb Pogradecit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb apelon p\u00ebr ndjekje penale ndaj t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebve dhe pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb shkelje.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht ajo q\u00eb kishim parashikuar ndodhi. \u00cbsht\u00eb nga ato rastet kur nuk do doje t\u00eb kishe t\u00eb drejt\u00eb por askush nuk i vuri veshin vendimeve t\u00eb meparshme t\u00eb UNESCO dhe qindra kund\u00ebrshtimeve tona publike.<\/p>\n<p>N\u00eb projekt vendimin p\u00ebr Liqenin e Ohrit, q\u00eb po diskutohet n\u00eb Sesionin e 47 t\u00eb Komitetit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore, UNESCO pasi e kishte p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb nga viti 2020 shqet\u00ebsimin e saj m\u00eb t\u00eb thell\u00eb ndaj miratimit t\u00eb Parkut Ujor Drilon -Tushemisht dhe i kishte k\u00ebrkuar qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb ndal\u00eb menj\u00ebher\u00eb zbatimin e projekt ka dal\u00eb me q\u00ebndrimin se: Liqeni i Ohrit do t\u00eb inskriptohet n\u00eb list\u00ebn e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Rrezik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lajm shum\u00eb i keq p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb regres n\u00eb mbrojtjen e pasurive trash\u00ebgimi bot\u00ebrore. Cdo vendim i m\u00ebparsh\u00ebm i UNESCO ka r\u00ebn\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebt dhe n\u00eb syrin qorr t\u00eb qeveris\u00eb dhe klient\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb vjen nga shtimi i planeve nd\u00ebrtimore t\u00eb qeveris\u00eb fal\u00eb ndryshimit t\u00eb ligjit t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura dhe dor\u00ebzimi pa kushte te AADF, koncesionari i Butrintit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb 7 nga 15 n\u00ebnprojektet e Parkut Ujor, p\u00ebrfshir\u00eb parkingje, dhe natyrisht Qendr\u00ebn e Vizitor\u00ebve.<\/p>\n<p>Propaganda Kumbaro- Granoff sic mund t\u00eb shikoni dhe disa pamje nga kronikat gati t\u00eb show flisnin p\u00ebr mbrojtje nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb UNESCO jo vet\u00ebm e kund\u00ebrshton por ka arritur deri aty sa t\u00eb k\u00ebrkoj penalizim si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb reflektuar dhe respektuar standartet.<\/p>\n<p>UNESCO pasi shpreh keqardhje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kompleksi pes\u00ebkat\u00ebsh n\u00eb Tushemisht dhe ngritjen e zonave zhvillimore pran\u00eb Tushemishtit, Burimeve t\u00eb Drilonit dhe Gadishullit t\u00eb Linit pa vler\u00ebsime t\u00eb p\u00ebrshtatshme t\u00eb ndikimit t\u00eb tyre n\u00eb mjedis.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkojn\u00eb nga qeveria shqiptare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb prer\u00eb q\u00eb:<br \/>\na) T\u00eb rishikoj\u00eb dhe reduktoj\u00eb zhvillimin n\u00eb Tushemisht n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat p\u00ebr ruajtjen e Vlerave t\u00eb Jasht\u00ebzakonshme Universale;<br \/>\nb) T\u00eb ndryshoj\u00eb Planin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vendor t\u00eb Pogradecit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsit\u00eb e urbanizimit n\u00eb zona ekologjikisht t\u00eb ndjeshme, p\u00ebrfshir\u00eb ato midis Tushemishtit dhe Burimeve t\u00eb Drilonit, si dhe n\u00eb Gadishullin e Linit;<br \/>\nc) T\u00eb zbatoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze masat rregullatore p\u00ebr mbrojtjen e VJU t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Pra k\u00ebrkon q\u00eb qeveria shqiptare t\u00eb heqi dor\u00eb nga nd\u00ebrtimet n\u00eb zonat e mbrojtura, mos t\u00eb betonizoj Pogradecin, Drilonin, Tushemishtin, Linin dhe \u00e7do gj\u00eb q\u00eb i del para sepse kjo nuk i sh\u00ebrben as vendit dhe as mbrojtjes s\u00eb pasuris\u00eb me vlera t\u00eb jasht\u00ebzakonshme universale. UNESCO k\u00ebrkon ata q\u00eb e kemi k\u00ebrkuar edhe ne dhe vazhdojm\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb dhe me betej\u00ebn p\u00ebr ligjin e zonave t\u00eb mbrojtura n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Pik\u00ebrishtq\u00eb mos jemi para situatave t\u00eb tilla ku rrezikojm\u00eb mos ekzistenc\u00ebn m\u00eb t\u00eb pasurive me vlera t\u00eb jasht\u00ebzakonshme universale dhe ato shpallen n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>Si kryetare e komisionit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kultur\u00ebn k\u00ebrkoj respektimi dhe zbatimi nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb i rekomandimeve t\u00eb UNESCO-s pa asnj\u00eb vones\u00eb. Dhe mb\u00ebshtes UNESCO n\u00eb monitorimin q\u00eb i b\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e pasurive komb\u00ebtare t\u00eb inskriptuara n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb peshore jan\u00eb dollar\u00ebt e AADF, fitimet e oligark\u00ebve dhe shkeljet e p\u00ebrfitimet e qeveris\u00eb, dhe nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb interesi publik dhe ruajta e trash\u00ebgimis\u00eb natyrore dhe kulturore dhe t\u00eb VJU-ve t\u00eb pac\u00ebnuara. Qytetar\u00ebt dhe ne zgjedhim t\u00eb dyt\u00ebn dhe do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb deri n\u00eb fund p\u00ebr mbrojtjen e tyre.<\/p>\n<p>Gjithashtu edhe i b\u00ebj thirrje publike Prokuroris\u00eb t\u00eb hap\u00eb menj\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale p\u00ebr t\u00eb vendosur para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt qeveritar\u00eb, lokal\u00eb apo t\u00eb AADF-s\u00eb, q\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm kan\u00eb shkelur rekomandimet e UNESCO-s dhe ligjet e shtetit shqiptar dhe po shkat\u00ebrrojn\u00eb me vet\u00ebdije trash\u00ebgimin\u00eb kulturore-natyrore shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar\u00a0p\u00ebr vendimin e UNESCO-s, i cili e ka futur Liqenin e Ohrit n\u00eb list\u00ebn e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Rrezik, duke e quajtur k\u00ebt\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe nj\u00eb pasoj\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb neglizhenc\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb. Sipas Zhup\u00ebs, paralajm\u00ebrimet e p\u00ebrs\u00ebritura nd\u00ebr vite jan\u00eb injoruar q\u00ebllimisht nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":118446,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-118437","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118437"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118437\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":118448,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118437\/revisions\/118448"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118446"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}