{"id":118491,"date":"2025-07-08T16:31:23","date_gmt":"2025-07-08T16:31:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=118491"},"modified":"2025-07-08T17:09:15","modified_gmt":"2025-07-08T17:09:15","slug":"qeveria-si-bande-gjobaxhinjsh-balluku-rikthen-koncesionin-e-anulluar-te-parkut-diellor-ne-akerni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/08\/qeveria-si-bande-gjobaxhinjsh-balluku-rikthen-koncesionin-e-anulluar-te-parkut-diellor-ne-akerni\/","title":{"rendered":"Qeveria si band\u00eb gjobaxhinjsh\/ Balluku rikthen koncesionin e anulluar t\u00eb parkut diellor n\u00eb Ak\u00ebrni"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2018, qeveria shqiptare hapi ankandin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e t\u00eb parit central t\u00eb madh diellor n\u00eb Shqip\u00ebri. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb park fotovolatik me fuqi 100 mega, i cili ishte caktuar t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb Ak\u00ebrni t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas zhvillimit t\u00eb gar\u00ebs, n\u00eb 10 n\u00ebntor po t\u00eb atij viti, Ministria e Infrastruktur\u00ebs shpalli fitues t\u00eb centralit konsorciumin India Po\u00eber Corporation. Sipas kushteve t\u00eb ankandit, kompania do t\u00eb investonte 70 milion\u00eb euro p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar centralin me parat\u00eb e veta dhe gjysm\u00ebn e energjis\u00eb s\u00eb prdhuar prej tij do t\u2019ia shiste shtetit shqiptar p\u00ebr 15 vjet me \u00e7mimin 59.9 euro p\u00ebr megavat.<\/p>\n<p>Konsorciumi fitues krijoi n\u00eb Shqip\u00ebri kompanin\u00eb Ak\u00ebrni Solar, q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtonte parkun fotovoltaik. Kjo kompani zot\u00ebrohej nga nj\u00eb shoq\u00ebri e quajtur Arka Energy, me seli n\u00eb Holland\u00eb<\/p>\n<p>Por vet\u00ebm nj\u00eb muaj pas shpalljes s\u00eb fituesit, ministria e Energjis\u00eb do t\u00eb kthehej me kok\u00ebposht\u00eb. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2018, Edi Rama largoi nga detyra Damian Gjiknurin duke vendosur n\u00eb krye t\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe energjis\u00eb, Belinda Ballukun.<\/p>\n<p>Me t\u00eb marr\u00eb postin e ministres, zonja Balluku u vuri kryqin shum\u00eb projekteve t\u00eb paraardh\u00ebsit t\u00eb saj, ku nja nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit ishte pik\u00ebrisht parku fotovoltaik i Ak\u00ebrnis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Anullim dhe arbitrazh<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr dy vite me radh\u00eb, Belinda Balluku nuk pranoi t\u00eb firmos\u00eb kontrat\u00ebn me India Po\u00eber Corporation p\u00ebr centralin e Ak\u00ebrnis\u00eb, edhe pse kompania ishte shpallur fituese nga shteti shqiptar. Pavar\u00ebsisht shkresave t\u00eb vazhdueshme q\u00eb kompania niste n\u00eb ministrin\u00eb e Energjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb lidhur kontrat\u00ebn, ajo nuk mori asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Por n\u00ebn z\u00eb shkaku se pse nuk firmosej kontrata ishte ai i \u00e7mimit t\u00eb lart\u00eb prej 59.9 eurosh q\u00eb kishte rezultuar nga ankandi, pasi nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb von\u00eb, ministria e Energjis\u00eb zhvilloi ankandin p\u00ebr Karavastan\u00eb, ku kompania franceze Voltalia ofroi nj\u00eb \u00e7mim prej 24.9 euro p\u00ebr mega.<\/p>\n<p>E gjendur n\u00eb k\u00ebto kushte, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020, India Po\u00eber Corporation e paditi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit n\u00eb Uashington duke k\u00ebrkuar 110 milion\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrblim nga qeveria p\u00ebr prishjen e nj\u00ebanshme t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Procedurat e arbitrazhit vazhduan me caktimin e trup\u00ebs s\u00eb arbitrave q\u00eb do t\u00eb gjykonin \u00e7\u00ebshtjen. Sipas rregullit, t\u00eb dy pal\u00ebt caktuan nga nj\u00eb gjyqtar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dy gjyqtar\u00ebt caktuan me konsensus an\u00ebtarin e tret\u00eb, i cili mban edhe postin e kryetarit t\u00eb trup\u00ebs. Por pas konstituimit t\u00eb trup\u00ebs gjykuese, ra heshtja.<\/p>\n<p><strong>Anullim arbitrazhi<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb vit, pasi kishte regjistruar \u00e7\u00ebshtjen, Gjykata e Arbitrazhit n\u00eb Uashington njoftoi pezullimin e saj. Sipas njoftimit t\u00eb gjykat\u00ebs, pala padit\u00ebse, pra kompania Arka Energy nuk kishte paguar tarifat paraprake n\u00eb gjykat\u00eb sipas rregullave n\u00eb fuqi. Dhe vet\u00ebm 7 muaj m\u00eb von\u00eb, Gjykata njoftoi mbylljen p\u00ebrfundimtare t\u00eb arbitrazhit, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin shkak pasi kompania nuk pagoi tarifat gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb e gjitha ting\u00eblloi \u00e7uditsh\u00ebm, pasi kompania kishte nj\u00eb casus shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Ajo ishte shpallur fituese n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb rregullt nga qeveria shqiptare dhe m\u00eb von\u00eb qeveria nuk pranonte t\u2019i firmoste kontrat\u00ebn, pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shkak t\u00eb arsyesh\u00ebm p\u00ebrtej arroganc\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra nj\u00eb kompani, e cila kishte shanse t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb fitonte miliona euro e braktisi \u00e7\u00ebshtjen duke mos paguar tarifat minimale t\u00eb gjykat\u00ebs duke ngritur shum\u00eb pik\u00ebpyetje. E megjithat\u00eb situata do t\u00eb qart\u00ebsohej m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Anullim anullimi<\/strong><\/p>\n<p>T\u00ebrheqja e kompanis\u00eb nga arbitrazhi me sa duket ishte rezultat i kulisave q\u00eb po zhvilloheshin n\u00ebn rrogoz p\u00ebr t\u00eb riaktivizuar projektin. Dy muaj m\u00eb par\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb aktiviteti n\u00eb Fier p\u00ebr t\u00eb prezantuar arritjet energjetike t\u00eb qeveris\u00eb, Belinda Balluku dha sinjalin e par\u00eb se situata kishte ndryshuar.<\/p>\n<p>\u201cParku i par\u00eb (Karavastaja) sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces, ka filluar t\u00eb prodhoj\u00eb energji. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb sigurisht jemi duke pritur q\u00eb t\u00eb kemi rezultatet e para nga Spitalla dhe nga ana tjet\u00ebr kemi rijet\u00ebzuar projektin e Ak\u00ebrnis\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu bllokun e par\u00eb t\u00eb parqeve t\u00eb m\u00ebdha fotovoltaike,\u201d deklaroi Balluku disa dit\u00eb para zgjedhjeve n\u00eb qarkun ku ishte drejtuese politike e fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo fjali nuk ishte n\u00eb tym. Kapitali ka m\u00ebsuar se dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb kontrata p\u00ebr centralin e Ak\u00ebrnis\u00eb \u00ebsht\u00eb firmosur, me po t\u00eb nj\u00ebjtat kushte si n\u00eb tenderin e zhvilluar n\u00eb vitin 2018. Pra, kompania do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb parkun dhe shteti \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u2019i blej\u00eb gjysm\u00ebn e energjis\u00eb s\u00eb prodhuar me \u00e7mimin 59.9 euro p\u00ebr mega. Pyetja q\u00eb shtrohet tani \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrse \u00e7mimi 59.9 euro nuk konsiderohet m\u00eb si i shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cfar\u00eb ndodhi q\u00eb qeveria ndryshoi mendje dhe miratoi kontrat\u00ebn e nj\u00eb koncesioni, t\u00eb cilin e kishte anulluar?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aventur\u00eb m\u00eb d\u00ebme jo t\u00eb vogla. N\u00eb vitin 2021-2022, qeveria shqiptare bleu masivisht energji elektrike me \u00e7mim 200-300 euro p\u00ebr megavat duke e detyruar KESH t\u00eb shpenzonte mbi 500 milion\u00eb euro n\u00eb import. Kush e mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr bllokimin 7 vje\u00e7ar t\u00eb Ak\u00ebrnis\u00eb dhe kush do t\u2019i paguaj\u00eb kostot q\u00eb iu ngarkuan qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Por mbi t\u00eb gjitha, kjo sjellje e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb shtet jo serioz dhe qeverin\u00eb nj\u00eb band\u00eb gjobaxhinjsh. Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb rast i izoluar. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi edhe me koncesionin e Thuman\u00eb-Kashar. Por n\u00ebse atje, qeveria ka justifikimin se ndryshoi formul\u00ebn e koncesionit, n\u00eb rastin e Ak\u00ebrnis\u00eb nuk ka asnj\u00eb ndryshim.<strong>\/kapitali<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2018, qeveria shqiptare hapi ankandin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e t\u00eb parit central t\u00eb madh diellor n\u00eb Shqip\u00ebri. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb park fotovolatik me fuqi 100 mega, i cili ishte caktuar t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb Ak\u00ebrni t\u00eb Vlor\u00ebs. Pas zhvillimit t\u00eb gar\u00ebs, n\u00eb 10 n\u00ebntor po t\u00eb atij viti, Ministria e Infrastruktur\u00ebs shpalli &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":118504,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-118491","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118491","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118491"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118491\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":118492,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118491\/revisions\/118492"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118504"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}