{"id":118505,"date":"2025-07-08T17:57:24","date_gmt":"2025-07-08T17:57:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=118505"},"modified":"2025-07-08T17:57:24","modified_gmt":"2025-07-08T17:57:24","slug":"autokrati-rama-ne-3d-fasada-demokratike-kapja-e-pushtetit-dhe-korrupsioni-i-institucionalizuar-qe-po-shkaterrojne-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/08\/autokrati-rama-ne-3d-fasada-demokratike-kapja-e-pushtetit-dhe-korrupsioni-i-institucionalizuar-qe-po-shkaterrojne-shqiperine\/","title":{"rendered":"Autokrati Rama n\u00eb 3D: Fasada demokratike, kapja e pushtetit dhe korrupsioni i institucionalizuar q\u00eb po shkat\u00ebrrojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Situata n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb larg \u00e7do standardi demokratik apo funksionimi t\u00eb nj\u00eb shteti ligjor. N\u00ebn qeverisjen e Edi Ram\u00ebs, vendi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb autokraci me fasad\u00eb demokratike, ku pushteti kontrollon drejt\u00ebsin\u00eb, shtypin dhe proceset zgjedhore. Retorika p\u00ebr integrimin europian sh\u00ebrben vet\u00ebm si kamuflazh, nd\u00ebrsa n\u00eb realitet \u00e7do mekaniz\u00ebm kund\u00ebrbalancues \u00ebsht\u00eb zhb\u00ebr\u00eb, dhe zgjedhjet jan\u00eb kthyer n\u00eb mjete p\u00ebr t\u00eb legjitimuar nj\u00eb pushtet personal korruptiv t\u00eb pakontrolluar e t\u00eb palimituar.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht presioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb ruajtur ndikimin europian n\u00eb rajon, Shqip\u00ebria\u00a0 n\u00eb realitet \u00ebsht\u00eb m\u00eb larg se kurr\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE. Kriteret themelore si transparenca, llogaridh\u00ebnia dhe lufta ndaj korrupsionit jan\u00eb injoruar. Qytetar\u00ebt ndihen t\u00eb p\u00ebrjashtuar, nd\u00ebrsa vendi mbetet n\u00eb nj\u00eb qorrsokak politik ku ndryshimi i v\u00ebrtet\u00eb duket gjithnj\u00eb e m\u00eb i larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb skaner n\u00eb 3D i autokratit Rama na tregon qartazi fasad\u00ebn demokratike q\u00eb ai ka krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri si mbules\u00eb n\u00eb syt\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, kapjen e shtetit dhe korrupsionin e institucionalizuar si mjete t\u00eb forcimit t\u00eb autokracis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>I. Rama, autokrat me fasad\u00eb demokratike<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, Edi Rama ka p\u00ebrdorur reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kapur sistemin dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi gjykatat dhe prokurorit\u00eb. Institucionet e pavarura jan\u00eb zhb\u00ebr\u00eb dhe drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl politike kund\u00ebr opozit\u00ebs dhe z\u00ebrave t\u00eb pad\u00ebshiruar. Vendimet nuk merren m\u00eb mbi baz\u00ebn e ligjit, por t\u00eb interesit t\u00eb pushtetit t\u00eb sektit Rama.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Parlamenti nuk funksionon si p\u00ebrfaq\u00ebsues i qytetar\u00ebve, por si zgjatim i urdhrave t\u00eb kryeministrit. Deputet\u00ebt\u00a0 e majt\u00e9 jan\u00eb thjesht ekzekutues t\u00eb vullnetit t\u00eb tij dhe t\u00eb nj\u00eb grushti oligark\u00ebsh q\u00eb mbajn\u00eb pushtetin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb resuret publike.Demokracia parlamentare \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me nj\u00eb fars\u00eb boshe.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, mediat jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll p\u00ebrmes financimeve dhe presionit politik. Propaganda \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mjeti kryesor p\u00ebr manipulimin e opinionit publik, duke z\u00ebvend\u00ebsuar debatin e lir\u00eb me nj\u00eb realitet t\u00eb fabrikuar, ku e v\u00ebrteta vendoset nga ekrani dhe jo nga faktet.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i kapur, ku pushteti mbahet me \u00e7do mjet dhe ku qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga vendimmarrja. N\u00ebse kjo situat\u00eb nuk ndryshon, Shqip\u00ebria nuk ka asnj\u00eb shans p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Europian. Shpresa p\u00ebr ndryshim q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb rikthimin e institucioneve t\u00eb pavarura, shtetit ligjor dhe nj\u00eb opozite q\u00eb nuk (duhet t\u00eb) dor\u00ebzohet.<\/p>\n<p><strong>II. Rama, shkat\u00ebrrues i autonomis\u00eb vendore (shembulli i Vlor\u00ebs)<\/strong><\/p>\n<p>Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkel\u00ebs serial i autonomis\u00eb vendore, nj\u00eb zaptues i \u00e7do hap\u00ebsire pushteti dhe nj\u00eb KM feudal q\u00eb sheh \u00e7do pushtet lokal si pla\u00e7k\u00eb personale p\u00ebr t\u00eb ushtruar kontroll dhe p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb privilegje p\u00ebr klientel\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Vlor\u00ebs dhe Shoqata e t\u00eb Zgjedhurve Vendor\u00eb kan\u00eb denoncuar qart\u00eb nd\u00ebrhyrjet brutale\u00a0 m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb Bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs, duke shkelur \u00e7do parim t\u00eb demokracis\u00eb lokale dhe \u00e7do norm\u00eb t\u00eb Kart\u00ebs Evropiane t\u00eb Autonomis\u00eb Lokale, t\u00eb ratifikuar nga Shqip\u00ebria. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shembull i nj\u00eb modeli t\u00eb rreziksh\u00ebm q\u00eb Rama po e shtrin n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, duke zbehur rolin e pushtetit vendor, duke e kthyer at\u00eb n\u00eb nj\u00eb zgjatim t\u00eb Kryeministris\u00eb dhe duke e varur gjith\u00e7ka nga nj\u00eb dor\u00eb e vetme q\u00eb k\u00ebrkon kontroll absolut.<\/p>\n<p>Edhe shkarkimi \u201cme nj\u00eb fjal\u00eb goje\u201d i drejtor\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, d\u00ebshmon shkeljen flagrante q\u00eb kryetari i sektit po i b\u00ebn ndarjes s\u00eb pushteteve dhe respektimit t\u00eb autonomis\u00eb vendore.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje flagrante ndaj decentralizimit dhe nj\u00eb kthim n\u00eb nj\u00eb sistem vertikal t\u00eb kontrollit absolut.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt e fundit, Vlora \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb mjet propagandistik p\u00ebr t\u00eb mbuluar problemet reale q\u00eb po e mbysin qytetin, ku \u201c lideri global\u201d\u00ebsht\u00eb shfaqur p\u00ebr disa dit\u00eb n\u00eb qytet, duke demonstruar shfaqjen e radh\u00ebs. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb ndryshe nga ajo q\u00eb jepet n\u00eb propagand\u00ebn e sektit Rama: qyteti nuk ka uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm n\u00eb shum\u00eb lagje, dhe mbetjet digjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontrolluar prej vitesh, duke ndotur ajrin e duke rrezikuar sh\u00ebndetin publik.<\/p>\n<p>As bashkia, as qeveria nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb zgjidhje konkrete, p\u00ebrve\u00e7 se premtime boshe nga ana e Kryetarit fallco t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb dhe marketing mashtrues politik nga ana e kryetarit t\u00eb sektit Rama.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto skenografi p\u00ebr spektakle politike q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb largojn\u00eb v\u00ebmendjen nga e v\u00ebrteta: landfilli i Vlor\u00ebs jo funksional, qyteti pa uj\u00eb, tuneli korruptiv i Llogoras\u00eb, Porti i Vlor\u00ebs i tjet\u00ebrsuar, Tec-et lundruese q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 se fonde publike nuk kan\u00eb prodhuar asgj\u00eb tjet\u00ebr, dhe dhjetra monumente t\u00eb tjera korruptive q\u00eb sektit Rama ka cimentuar n\u00eb Vlor\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u00eb mbuluar k\u00ebto skandale, shpiken ngjarje, inskenohen \u201ckontrolle\u201d dhe fushata p\u00ebr t\u00eb gjetur karrige e vazo lulesh n\u00eb rrug\u00eb. Por Vlora nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr spektak\u00ebl. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr uj\u00eb, aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr, llogaridh\u00ebnie dhe transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>Propaganda e Ram\u00ebs mund t\u00eb prodhoj\u00eb show, por nuk mund t\u00eb mbuloj\u00eb dot arom\u00ebn e plehrave t\u00eb djegura n\u00eb mesin e sezonit turistik, munges\u00ebn e ujit, infrastruktur\u00ebn e dob\u00ebt, uj\u00ebrat e zeza q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb derdhen n\u00eb det, menaxhimin e dob\u00ebt urban e mjedisor dhe aferat e tjera korruptive q\u00eb mbajn\u00eb vul\u00ebn e sektit Rama.<\/p>\n<p><strong>III. Autokrati Rama, nga korrupsioni ekonomik n\u00eb at\u00eb politik<\/strong><\/p>\n<p>Me em\u00ebrimet e fundit n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore, Edi Rama nuk b\u00ebri gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ka formalizuar nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb e ka ndjekur prej vitesh: forcimin e korrupsionit politik, e cila rr\u00ebnon p\u00ebrfundimisht sh\u00ebrbimin civil dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo strategji nuk \u00ebsht\u00eb as spontane, as naive \u2013 \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb modeli t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm. Rama nuk bashk\u00ebpunon, ai zhb\u00ebn dhe blen. Ai nuk nd\u00ebrton institucione funksionale, por nd\u00ebrton nj\u00eb sistem klientelist, ku administrata \u00ebsht\u00eb mall tregu dhe pozicionet publike jan\u00eb dhurata p\u00ebr besnik\u00ebri personale ose tradhti politike. Em\u00ebrimet e fundit jan\u00eb po aq fyese sa pazari i gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjall\u00eb n\u00eb tregun e Roskovecit, si dhe shkarkimi i drejtorave (p\u00ebrmes dor\u00e9heqjes s\u00eb imponuar)n\u00eb Bashkin\u00eb Vlor\u00eb d\u00ebshmon jo vet\u00ebm paaft\u00ebsin\u00eb e dob\u00ebsin\u00eb e ekipit drejtues , por edhe depersonalizimin q\u00eb kryetari i sektit i b\u00ebn Vlor\u00ebs e vlonjat\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai nuk qeveris p\u00ebr qytetar\u00ebt, por p\u00ebr nj\u00eb kast\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb njer\u00ebzish q\u00eb e ndihmojn\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb pushtetin. Nga p\u00ebrdorimi politik i patronazhist\u00ebve \u2013 nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb pastra t\u00eb manipulimit elektoral dhe shkeljes s\u00eb privat\u00ebsis\u00eb \u2013 te faljet selektive t\u00eb gjobave dhe shp\u00ebrndarja e bonuseve para zgjedhjeve, e gjith\u00eb qeverisja e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi themele klientelizmi dhe manipulimi elektoral.<\/p>\n<p>Edhe ligji p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsin civil \u00ebsht\u00eb shkelur r\u00ebnd\u00eb. Ministrit\u00eb dhe bashkit\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb tribuna spektakli p\u00ebr shfaqjet populiste t\u00eb Ram\u00ebs, nd\u00ebrsa funksioni i tyre shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb boshatisur. N\u00eb vend t\u00eb profesionalizmit, dominon servilizmi e militantizmi. N\u00eb vend t\u00eb transparenc\u00ebs, dominon pazari.<\/p>\n<p>Prej 12 vitesh, n\u00eb Shqip\u00ebri dominon nj\u00eb regjim ku \u00ebsht\u00eb institucionalizuar korrupsioni, q\u00eb e p\u00ebrdor shtetin si mjet p\u00ebr t\u00eb zgjatur pushtetin.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton nj\u00eb shuarje graduale t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb institucionale. Institucionet e pavarura jan\u00eb dob\u00ebsuar ose kapur, duke e l\u00ebn\u00eb vendin pa mekanizma real\u00eb kontrolli e llogaridh\u00e9nie ndaj abuzimeve t\u00eb qeveris\u00eb. Kjo ka krijuar nj\u00eb klim\u00eb ku korrupsioni jo vet\u00ebm q\u00eb tolerohet, por stimulohet nga vet\u00eb struktura e pushtetit ramist.<\/p>\n<p>Ligjet e qeveris\u00eb si ligje t\u00eb qepura me dor\u00e9 jan\u00eb kthyer n\u00eb instrumente p\u00ebr favore klienteliste. Nga investitor\u00ebt strategjik\u00eb, te koncesionet, incenerator\u00ebt, portet strategjike dhe resortet n\u00eb tok\u00eb publike \u2013 t\u00eb gjitha jan\u00eb shembuj t\u00eb nj\u00eb modeli ku pasuria publike privatizohet pa gar\u00eb, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb grupimi t\u00eb lidhur me Ram\u00ebn dhe sektin e tij.Shikoni shembujt\u00a0m\u00eb\u00a0t\u00eb\u00a0fundit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ Situata n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb larg \u00e7do standardi demokratik apo funksionimi t\u00eb nj\u00eb shteti ligjor. N\u00ebn qeverisjen e Edi Ram\u00ebs, vendi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb autokraci me fasad\u00eb demokratike, ku pushteti kontrollon drejt\u00ebsin\u00eb, shtypin dhe proceset zgjedhore. Retorika p\u00ebr integrimin europian sh\u00ebrben vet\u00ebm si kamuflazh, nd\u00ebrsa n\u00eb realitet \u00e7do mekaniz\u00ebm kund\u00ebrbalancues \u00ebsht\u00eb zhb\u00ebr\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-118505","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118505"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118505\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":118506,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118505\/revisions\/118506"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}