{"id":118507,"date":"2025-07-08T18:04:31","date_gmt":"2025-07-08T18:04:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=118507"},"modified":"2025-07-08T18:04:31","modified_gmt":"2025-07-08T18:04:31","slug":"salianji-burgosja-ime-politike-u-be-per-shkak-te-denoncimit-te-nje-prej-karteleve-me-te-medha-te-droges-te-lidhura-me-pushtetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/08\/salianji-burgosja-ime-politike-u-be-per-shkak-te-denoncimit-te-nje-prej-karteleve-me-te-medha-te-droges-te-lidhura-me-pushtetin\/","title":{"rendered":"Salianji: Burgosja ime politike u b\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb denoncimit t\u00eb nj\u00eb prej karteleve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb drog\u00ebs t\u00eb lidhura me pushtetin"},"content":{"rendered":"<p><em>Pas afro 10 muajsh burg politik, ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Ervin Salianji, u lirua sot dhe mbajti nj\u00eb konferenc\u00eb\u00a0p\u00ebr mediat nga selia blu. Ai e cil\u00ebsoi burgosjen e tij si nj\u00eb d\u00ebnim politik t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb 34 vite pluraliz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb denoncimi publik q\u00eb, faktoi p\u00ebrfshirjen e v\u00ebllait t\u00eb ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm n\u00eb trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge.<\/em><\/p>\n<p><em>Salianji theksoi se d\u00ebnimi i tij nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me ndonj\u00eb vep\u00ebr penale konkrete, por ishte nj\u00eb mesazh i qart\u00eb i qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb intimiduar kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb dhe qytetar\u00ebt q\u00eb ngrihen kund\u00ebr pushtetit. Salianji akuzoi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr kapje nga mazhoranca, duke p\u00ebrmendur me emra gjyqtar\u00eb q\u00eb, kan\u00eb lidhje t\u00eb af\u00ebrta politike me Partin\u00eb Socialiste.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cU d\u00ebnova p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb zbuluar lidhjet e saj me kartelet e drog\u00ebs. Ata q\u00eb mbrojn\u00eb trafikant\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb, nd\u00ebrsa ai q\u00eb denoncoi u burgos,\u201d \u2013 u shpreh Salianji.<\/em><\/p>\n<p><em>Ervin Salianji shtoi se, ndon\u00ebse e konsideron t\u00eb padrejt\u00eb burgimin e tij, ai e ka marr\u00eb si nj\u00eb sakrific\u00eb personale n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit publik dhe liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs. Ai paralajm\u00ebroi se do t\u00eb vijoj\u00eb denoncimet e tij ndaj abuzimeve t\u00eb pushtetit dhe kapjes s\u00eb institucioneve, ve\u00e7an\u00ebrisht drejt\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr v\u00ebmendjen, p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mbulimin, q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet jush kam pasur mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb komunikoj me publikun gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb izolimit dhe q\u00ebndrimit n\u00eb burg politik prej thuajse 10 muajsh.<\/p>\n<p>U riktheva p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sall\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebra denoncimin e famsh\u00ebm, nj\u00eb prej denoncimeve m\u00eb efektive q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb PD dhe opozita, ku brenda dit\u00ebs, pas denoncimit t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb trafik droge, u dor\u00ebzua tek autoritetet italiane, pasi kishte nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb gjykatave italiane, pas operacionit t\u00eb DEA-s, ku ishte i d\u00ebnuar me 7 vite e 4 muaj burgim, dhe me mbrojtjen e kryeministrit Rama dhe ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb asaj kohe, Fatmir Xhafaj, vazhdonte t\u00eb ishte i lir\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebtu nisi konferenca, padiskutim n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit publik dhe tani rikthehem pas 10 muajsh thuajse, si\u00e7 ua premtova e dit\u00ebn e fundit ku nga kjo seli dhe pas takimit me ju, u p\u00ebrcolla p\u00ebr t\u2019u vet\u00ebdor\u00ebzuar dhe p\u00ebr t\u00eb kryer d\u00ebnimin politik n\u00eb burgun e Fierit.<\/p>\n<p>Sot, ja ku jemi p\u00ebrs\u00ebri, me fatkeq\u00ebsisht, me t\u00eb nj\u00ebjtat s\u00ebmundje q\u00eb ka Shqip\u00ebria. Me nj\u00eb Shqip\u00ebri, e cila edhe me d\u00ebnimin tim, nuk \u00ebsht\u00eb se pati ndonj\u00eb benefit, por pati nj\u00eb regres n\u00eb demokraci.<\/p>\n<p>Pas 30 e kusur vitesh, Shqip\u00ebria d\u00ebnon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb politikisht p\u00ebr agjitacion dhe propagand\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebr ta rikthyer n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb publikut p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb na ndjekin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, apo shum\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb tyre mund t\u00eb ken\u00eb harruar ngjarjen, burgosja ime politike u b\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb prekjes s\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr karteleve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha edhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb drog\u00ebs t\u00eb lidhura me pushtetin.<\/p>\n<p>Si\u00e7, po ndodh edhe ka ndodhur n\u00eb zgjedhjet q\u00eb ju keni qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb, pushteti i kryeministrit Rama dhe pushteti q\u00eb buron tanim\u00eb, nuk mund t\u00eb them as i PS, por i nj\u00eb personi t\u00eb vet\u00ebm, buron kryesisht nga k\u00ebto lidhje dhe d\u00ebnimi politik ishte p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazh ndaj koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, por kryesisht qytetar\u00ebve q\u00eb, kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb mund ta p\u00ebsoj\u00eb edhe pa asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Kam dal\u00eb sot nga burgu, pasi kam kryer d\u00ebnimin politik, si \u00e7do qytetar n\u00eb k\u00ebt\u00eb republik\u00eb, pasi 2\/3 e d\u00ebnimit, ke t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fituar lirin\u00eb me kusht. Edhe kjo, si\u00e7 e keni ndjekur \u00ebsht\u00eb vonuar p\u00ebr 6 jav\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sakrific\u00eb, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, nga ana ime, n\u00eb dobi t\u00eb interesit publik.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i pari rast n\u00eb 34 vite q\u00eb nj\u00eb individ, jo m\u00eb politikan, d\u00ebnohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale, p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kall\u00ebzim nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fare. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb denoncim publik nga selia e PD, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb funksionit tim si deputet dhe sekretar p\u00ebr aksionin qytetar n\u00eb ato momente.<\/p>\n<p>Nuk kam pasur ndonj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr korrupsion, nuk kam pasur ndonj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr vjedhje, nuk kam pasur ndonj\u00eb akuz\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, por vendimi i gjykat\u00ebs e ka t\u00eb shkruar e zez\u00eb mbi t\u00eb bardh\u00eb, un\u00eb kam pasur q\u00ebllim t\u00eb rr\u00ebzoj qeverin\u00eb, dhe meq\u00eb kam pasur q\u00ebllim t\u00eb rr\u00ebzoj qeverin\u00eb dhe ia kam dal\u00eb n\u00eb zonat ku kam mbuluar si p\u00ebrfaq\u00ebsues i PD t\u00eb mund dhe t\u2019i mund p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Edi Ram\u00ebs n\u00eb zon\u00eb, s\u00eb bashku me t\u00eb gjith\u00eb kategorin\u00eb q\u00eb ai p\u00ebrdor n\u00eb zgjedhje. Duhej q\u00eb t\u00eb izolohesha p\u00ebrpara zgjedhjeve dhe t\u00eb dilja tani pas zgjedhjeve, si\u00e7 duket p\u00ebr t\u00eb trembur, intimiduar dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin e nj\u00eb regjimi.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb nj\u00eb regjim ku nuk ka m\u00eb as kujdesin m\u00eb minimal p\u00ebr t\u00eb treguar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb ruajtur kopertur\u00ebn, apo mb\u00ebshtjell\u00ebsen e nj\u00eb demokracie. Jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb, ku vullneti personal i nj\u00eb individi t\u00eb vet\u00ebm vendos dhe p\u00ebrcakton mbi \u00e7do institucion, mbi \u00e7do norm\u00eb, mbi \u00e7do nen t\u00eb shkruar n\u00eb Kushtetut\u00eb apo n\u00eb ligje t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Pra, pasojat q\u00eb solli denoncimi im, duhet th\u00ebn\u00eb, sepse po p\u00ebrmbysen disa norma morale, t\u00eb cilat shoq\u00ebrit\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, q\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb keqen, vendosin disa norma, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pranueshme n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Pasoja e veprimit tim ishte q\u00eb, nj\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge shkoi dhe u dor\u00ebzua n\u00eb institucionet e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Pra, \u00e7far\u00ebdolloj veprimi t\u00eb ishte, kur ka sjell\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb pozitive p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe nuk i ka sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb negative personit i cili ka b\u00ebr\u00eb denoncimin, por vet\u00ebm i ka sjell\u00eb kosto qeveris\u00eb, se ka zbuluar qeverin\u00eb, e zhveshur qeverin\u00eb, duke faktuar para qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, jo vet\u00ebm lidhjen e saj me kartelet e drog\u00ebs, por edhe mbrojtjen politike q\u00eb u jep, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur nj\u00eb norm\u00eb e caktuar, q\u00eb ua thash\u00eb q\u00eb, i miri \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb merret me trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe q\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb kartelet e drog\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, i keqi \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb denoncon dhe fakton, dhe mbron interesin publik, pavar\u00ebsisht \u00e7do kostoje dhe me \u00e7do sakrific\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, pavar\u00ebsisht m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb privimit t\u00eb liris\u00eb, dua ta rithem nj\u00eb shprehje q\u00eb populli shqiptar e thot\u00eb: burgu nuk i urohet as hasmit. Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, ju e keni par\u00eb q\u00eb un\u00eb e kam marr\u00eb si nj\u00eb kosto q\u00eb vjen p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit publik, si nj\u00eb kosto q\u00eb vjen p\u00ebr shkak t\u00eb mosdor\u00ebzimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, moralit apo personalitetit q\u00eb ka individi. Dhe, un\u00eb besoj q\u00eb, dhe jam ndjer\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste, kur kam par\u00eb q\u00eb gjyqtar\u00eb q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebnimit politik si Gent Shala p.sh., jep nj\u00eb d\u00ebnim politik p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb. K\u00ebtu do t\u00eb jemi, do t\u2019i denoncoj p\u00ebrs\u00ebri nga fillimi t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb d\u00ebnimi politik, i em\u00ebrohen familjar\u00ebt e vet kryetar\u00eb bashkie t\u00eb Shkodr\u00ebs. Po mund t\u00eb gjykohet cilido prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb PS, nes\u00ebr ne do t\u00eb jemi n\u00eb pushtet dhe do t\u00eb p\u00ebrballemi prap\u00eb.<\/p>\n<p>Cilido prej jush, jo n\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, por do t\u00eb jemi p\u00ebrball\u00eb jush p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb, nuk mundet nj\u00eb kryetar seksioni i PD, nj\u00eb militant i PD, t\u00eb gjykoj\u00eb nj\u00eb funksionar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PS.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb gjykimi im \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me familjar\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb PS.<\/p>\n<p>Ky zot\u00ebria, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb, q\u00eb e mbanin peng p\u00ebr d\u00ebnim. Nj\u00eb person tjet\u00ebr n\u00eb Shkall\u00eb t\u00eb Par\u00eb, i larguar p\u00ebr shkak se nuk p\u00ebrballej dot me vetingun, me 1001 probleme me ligjin, Gjermeni i kapur dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb transkripte t\u00eb prokuroris\u00eb, si sh\u00ebrb\u00ebtor i Don Dollakut dhe band\u00ebs s\u00eb Lushnj\u00ebs, dhe nj\u00eb tjet\u00ebr me lidhje t\u00eb af\u00ebrta me zv.kryeministrat. Gjyqtari tjet\u00ebr, ish-ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e PS.<\/p>\n<p>Tani, m\u00eb thoni pak, p\u00ebr cilin do qytetari q\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb. Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsi, apo p\u00ebr ta instrumentalizuar dhe p\u00ebrdorur drejt\u00ebsin\u00eb me militant\u00eb partiak\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbahet pushteti me forc\u00eb?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka sjell\u00eb, nisur nga ky rast, meq\u00eb sot po flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast? Dhe e kalojm\u00eb pastaj, tek t\u00eb gjitha, po themi, jo vet\u00ebm pasojat por edhe benefitet q\u00eb ka sjell\u00eb nj\u00eb sistem gjyq\u00ebsor, i cili p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb goditur kund\u00ebrshtarin politik. P\u00ebr ta p\u00ebrdorur, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb intimiduar jo vet\u00ebm kund\u00ebrshtarin politik, por si\u00e7 e kam edhe n\u00eb parlament n\u00eb interpelanca t\u00eb caktuara, n\u00eb zgjedhjet e kaluara shpik\u00ebn nj\u00eb ligj q\u00eb quhej OFL, p\u00ebr t\u00eb intimiduar njer\u00ebz me probleme me ligjin, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fushat\u00eb elektorale p\u00ebr PS.<\/p>\n<p>Tani, i keni par\u00eb se si kan\u00eb b\u00ebr\u00eb teat\u00ebr me element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Task Forcave, p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn presion, jo p\u00ebr t\u00eb pasur q\u00ebllim zbatimin e ligjit, por p\u00ebr t\u00eb pasur q\u00ebllim primar vendosjen n\u00ebn presion t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebve q\u00eb kan\u00eb probleme me ligjin, quajini kartele, banda, hajdut\u00eb, \u00e7far\u00ebdolloj kategorie q\u00eb ju mendoni, p\u00ebr t\u2019i pasur n\u00eb sh\u00ebrbim dhe shtabe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas afro 10 muajsh burg politik, ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Ervin Salianji, u lirua sot dhe mbajti nj\u00eb konferenc\u00eb\u00a0p\u00ebr mediat nga selia blu. Ai e cil\u00ebsoi burgosjen e tij si nj\u00eb d\u00ebnim politik t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb 34 vite pluraliz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb denoncimi publik q\u00eb, faktoi p\u00ebrfshirjen e v\u00ebllait t\u00eb ish-ministrit t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":118508,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-118507","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118507"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118507\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":118509,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118507\/revisions\/118509"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118508"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}