{"id":118721,"date":"2025-07-11T08:37:44","date_gmt":"2025-07-11T08:37:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=118721"},"modified":"2025-07-11T08:37:44","modified_gmt":"2025-07-11T08:37:44","slug":"ne-mungese-te-shtetit-ligjor-nderhyrja-ne-theth-eshte-dhunim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/11\/ne-mungese-te-shtetit-ligjor-nderhyrja-ne-theth-eshte-dhunim\/","title":{"rendered":"N\u00eb munges\u00eb t\u00eb shtetit ligjor, \u201cnd\u00ebrhyrja\u201d n\u00eb Theth \u00ebsht\u00eb dhunim!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga i gjith\u00eb spektakli banal dhe i p\u00ebrs\u00ebritur i qeveris\u00eb me shembjet e kabinave t\u00eb nd\u00ebrtuara, jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, por n\u00eb munges\u00eb t\u00eb shtetit ligjor n\u00eb zon\u00ebn turistike t\u00eb Thethit, etiketimi i dhunimit t\u00eb qytetar\u00ebve si \u201cnd\u00ebrhyrje\u201d m\u00eb ngjan se \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht dehumanizues.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Nga Gjergj Erebara<\/strong><\/p>\n<p>Tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet pas nj\u00eb reforme ligjore t\u00eb njohur si \u201cligji 7501\u201d, i miratuar n\u00eb parlament nga deputet\u00ebt e t\u00eb dy partive kryesore politike, banor\u00ebt e Thethit, ashtu edhe si ata t\u00eb pjes\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk disponojn\u00eb tituj pron\u00ebsie. Sipas logjik\u00ebs formale, rreth 100 familje t\u00eb fshatit t\u00eb vog\u00ebl malor, duhet t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb, fillimisht n\u00eb p\u00ebrdorim, dhe m\u00eb pas, n\u00eb pron\u00ebsi, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke prej 2 dynym\u00ebsh p\u00ebr frym\u00eb, ose af\u00ebrsisht 1 hektar p\u00ebr familje. Dhe q\u00eb nga viti 1995, kur u b\u00eb ligji q\u00eb kaloi tok\u00ebn e marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim \u201cn\u00eb pron\u00ebsi\u201d, deri n\u00eb vitin 2025, kan\u00eb kaluar plot tridhjet\u00eb vjet dhe fshati i Thethit, ashtu si pjesa d\u00ebrrmuese e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk ka arritur t\u00eb regjistroj\u00eb n\u00eb Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, pron\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre parcelave t\u00eb tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Procedura e regjistrimit t\u00eb nj\u00eb parcele toke n\u00eb hipotek\u00eb nuk ngjan shum\u00eb e komplikuar. Qytetari dor\u00ebzon nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, plot\u00ebson disa dokumente dhe, brenda nj\u00eb muaji, zyrtari i Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs konkludon se aksh parcel\u00eb toke n\u00eb\u00a0Theth\u00a0\u00ebsht\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes bujq\u00ebsore q\u00eb ka marr\u00eb, n\u00eb vitin e larg\u00ebt 1995, t\u00eb drejt\u00ebn ligjore p\u00ebr ta pasur n\u00ebn pron\u00ebsi. Por, ose qytetar\u00ebt nuk e kuptojn\u00eb se pron\u00ebsia e tok\u00ebs duhet t\u00eb regjistrohet, ose zyrtari i hipotek\u00ebs nuk e zbaton ligjin p\u00ebr t\u00eb cilin paguhet nga taksat e qytetarit.<\/p>\n<p>Sepse, n\u00ebse do t\u00eb mundej t\u00eb kishin regjistruar k\u00ebto tituj pron\u00ebsie, ata, me gjasa, do t\u00eb mund t\u00eb merrnin leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar, nj\u00ebqind, dyqind apo treqind metra katror\u00eb nga parcelat dy dynym\u00ebshe t\u00eb dh\u00ebna nga reforma, duke mos pasur frik\u00eb dhe duke\u00a0 mos u p\u00ebrballur me rrezikun e \u201cnd\u00ebrhyrjes\u201d nga qeveria e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria e Edi Ram\u00ebs, tashm\u00eb n\u00eb vitin e tremb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb pushtetit, mundej, sipas t\u00eb gjitha gjasave, t\u00eb informohej se Thethi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb destinacion turistik dhe si i till\u00eb, normalisht q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr krevat\u00eb ku turist\u00ebt t\u00eb flen\u00eb dhe banja ku t\u00eb kryejn\u00eb nevojat personale. Dhe n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, nuk besoj se do t\u2019i kushtonte shum\u00eb t\u00eb krijonte nj\u00eb plan rregullues, t\u00eb p\u00ebrcaktonte kritere p\u00ebr zhvillimin n\u00eb p\u00ebrputhje me tradit\u00ebn e zon\u00ebs, t\u00eb ndalonin derdhjen e uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb lum\u00eb apo te siguronte sh\u00ebrbimet e tjera baz\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta e teproj por m\u00eb duhet gjithsesi ta them se regjistrimi i pronave hyn te funksionet ky\u00e7e t\u00eb shtetit. N\u00ebse shteti nuk b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, ai nuk mund t\u00eb quhet shtet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb drejtor\u00ebt e hipotekave, nd\u00ebrsa nuk e kan\u00eb kryer funksionin e tyre ligjor, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm, kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb, kjo ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb shtetit, pra t\u00eb shtetit q\u00eb mban regjist\u00ebr pron\u00ebsie dhe garanton pac\u00ebnueshm\u00ebrin\u00eb e pron\u00ebs, qytetar\u00ebt e Thethit, dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,\u00a0 p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs natyrore p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, jan\u00eb shtyr\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb. N\u00eb rastin e Thethit, ajo\u00a0 q\u00eb po shihet n\u00eb mas\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i kasolleve prej druri si dhoma p\u00ebr turist\u00ebt. Banor\u00ebt thon\u00eb se kan\u00eb gjetur k\u00ebt\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb jetuar, dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa p\u00ebr t\u00eb jetuar, n\u00eb kushtet kur shteti nuk regjistron titujt e pron\u00ebsis\u00eb, nuk b\u00ebn plane urbanistike dhe nuk jep leje nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Marjana Ko\u00e7eku, deputetja e re socialiste e qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb dakord me nd\u00ebrtimin me kasolle d\u00ebrrase. Ajo mb\u00ebshteti aksionin e qeveris\u00eb, e cila, duksh\u00ebm n\u00ebn sikletin e dob\u00ebsimit masiv t\u00eb kredencialeve si forc\u00eb legjitime pas procesit t\u00eb rinum\u00ebrimit n\u00eb Fier, ka gjetur rastin t\u00eb tregoj\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt para nj\u00eb fshati t\u00eb vog\u00ebl, gj\u00eb q\u00eb na rikujton ato anektodat e koh\u00ebs s\u00eb komunizmit me qeverin\u00eb e Zogut q\u00eb ia kishte b\u00ebr\u00eb Kalc\u00ebs 8 me 2.<\/p>\n<p>\u201cDje ne Theth u prek nji plage qe po thellohej dita dites e q\u00eb lidhet me identitetin dhe estetiken tone kulturore e natyrore. Plaga e ndertimeve pa identitet, pa historik e pa miratim ligjor, [SIC]\u201d deklaroi deputetja Ko\u00e7eku. \u201cKryeministri Edi Rama dhe Kryetari Benet Beci kane ba nji nderhyrje te domosdoshme ne mbrojtje te fshatit Theth\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha k\u00ebto nonsense t\u00eb th\u00ebna brenda 55 fjal\u00ebsh, shum\u00eb gj\u00ebra han\u00eb debat. P.sh., puna e estetik\u00ebs, identitetit dhe historis\u00eb dhe miratimit ligjor. Znj. Ko\u00e7eku l\u00eb t\u00eb kuptohet se nuk bie dakord me form\u00ebn e gjetur nga banor\u00ebt e Thethit me nd\u00ebrtesa druri p\u00ebr t\u00eb anashkaluar munges\u00ebn e shtetit ligjor, atij q\u00eb regjistron titujt e pron\u00ebsis\u00eb dhe miraton plane e kritere urbanistike, por nuk jep ndonj\u00eb alternativ\u00eb se si e mendon ajo se duhet t\u00eb nd\u00ebrtohen strukturat turistike n\u00eb Theth. Dhe ajo nuk ka sy p\u00ebr t\u00eb pyetur, jo vet\u00ebm banor\u00ebt e Thethit, por edhe Edi Rama dhe Benet Beci se pse banor\u00ebt e Thethit nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb marrin miratim ligjor p\u00ebr gj\u00ebn\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb rutin\u00eb, leje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar dhoma p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb me qira p\u00ebr turist\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha k\u00ebto, p\u00ebrdorimi i fjal\u00ebs \u201cnd\u00ebrhyrje\u201d \u00ebsht\u00eb ajo m\u00eb trondit\u00ebsja.\u00a0<em style=\"font-weight: inherit;\">Nd\u00ebrhyrja<\/em>\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb folje me kuptim pozitiv. P\u00ebr shembull, kur sheh dik\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, nd\u00ebrhyn dhe e ndihmon. Kur sheh se, fjala vjen, nuk ka uj\u00eb, nd\u00ebrhyn dhe b\u00ebn uj\u00ebsjell\u00ebs. N\u00eb rast se sheh q\u00eb fshati Theth ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb pres\u00eb turist\u00ebt, nd\u00ebrhyn dhe b\u00ebn plan urbanistik. Ajo q\u00eb po shohim gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb\u00a0<em style=\"font-weight: inherit;\">nd\u00ebrhyrje.<\/em>\u00a0\u00cbsht\u00eb shembje, shkat\u00ebrrim, dhunim.<\/p>\n<p>Le t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, kioskat para kish\u00ebs s\u00eb Thethit ishin gjithashtu dhunim. Dhe nuk e v\u00eb n\u00eb dyshim se n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe ma ha mendja edhe n\u00eb Theth, nuk mungojn\u00eb kok\u00ebkrisurit q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhunuese. Por t\u00eb d\u00ebshtosh t\u00eb shoh\u00ebsh kontekstin n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb kryer kjo bat\u00ebrdi nd\u00ebrtimesh pa leje, t\u00eb d\u00ebshtosh t\u00eb shoh\u00ebsh p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Edi Ram\u00ebs si kryetar i shtetit n\u00eb munges\u00ebn e shtetit ligjor, n\u00eb munges\u00ebn e titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb planeve rregulluese, kjo \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e ekzagjeruar. Nga cekt\u00ebsia e mendimit t\u00eb saj mbi \u00e7\u00ebshtjen t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja sikur n\u00eb Theth banojn\u00eb njer\u00ebz primitiv\u00eb q\u00eb nuk e din\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ligji, \u00e7far\u00eb jan\u00eb lejet e nd\u00ebrtimit, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb historia, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb identiteti k\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u2019i d\u00ebrgojm\u00eb polic\u00eb dhunues nga Tirana p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim, ose p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u201cnd\u00ebrhyrje\u201d.<\/p>\n<p>Znj. Ko\u00e7eku duksh\u00ebm po b\u00ebhet me shpejt\u00ebsi nj\u00eb ish-proletare, e cila u flet nga distanca banor\u00ebve t\u00eb Thethit, disa prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb gjithashtu mbiemrin Ko\u00e7eku, duke i treguar se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ligji, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb historia, identiteti e t\u00eb tjera si k\u00ebto. Normalisht q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte mir\u00eb t\u00eb bashkohej me banor\u00ebt e Thethit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndaljen e shembjeve p\u00ebr sa koh\u00eb\u00a0shteti ligjor, ai q\u00eb punon me dokumente pron\u00ebsie, planifikim hap\u00ebsinor dhe leje nd\u00ebrtimi, t\u00eb jet\u00eb krijuar.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/07\/10\/ne-mungese-te-shtetit-ligjor-nderhyrja-ne-theth-eshte-dhunim\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\/BIRN<\/a><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga i gjith\u00eb spektakli banal dhe i p\u00ebrs\u00ebritur i qeveris\u00eb me shembjet e kabinave t\u00eb nd\u00ebrtuara, jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, por n\u00eb munges\u00eb t\u00eb shtetit ligjor n\u00eb zon\u00ebn turistike t\u00eb Thethit, etiketimi i dhunimit t\u00eb qytetar\u00ebve si \u201cnd\u00ebrhyrje\u201d m\u00eb ngjan se \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht dehumanizues. Nga Gjergj Erebara Tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet pas nj\u00eb reforme &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":118722,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-118721","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118721"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118721\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":118723,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118721\/revisions\/118723"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}