{"id":11882,"date":"2022-05-10T18:29:39","date_gmt":"2022-05-10T18:29:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=11882"},"modified":"2022-05-10T18:29:39","modified_gmt":"2022-05-10T18:29:39","slug":"zeri-i-amerikes-investimet-strategjike-te-rames-kercenojne-zonat-e-mbrojtura-ne-bregdet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/05\/10\/zeri-i-amerikes-investimet-strategjike-te-rames-kercenojne-zonat-e-mbrojtura-ne-bregdet\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: \u2018Investimet strategjike\u2019 t\u00eb Ram\u00ebs k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb zonat e mbrojtura n\u00eb bregdet"},"content":{"rendered":"<p>Ekspert\u00eb dhe aktivist\u00eb mjedisor\u00eb ngren\u00eb k\u00ebmbana alarmi p\u00ebr resortet e miratuara nga qeveria si investime strategjike brenda zonave t\u00eb mbrojtura natyrore dhe me potencial arkeologjik, duke k\u00ebrc\u00ebnuar ekosistemin dhe zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb turizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb skajin m\u00eb jugor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Kepin e Stillos, mund t\u00eb shkohet ose n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebsh q\u00eb nis nga fusha e Vrin\u00ebs, q\u00eb shtrihet posht\u00eb qytetit antik t\u00eb Butrintit, ose n\u00ebp\u00ebrmjet detit n\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim q\u00eb zgjat pak m\u00eb shum\u00eb se 1 or\u00eb me motorskaf.<\/p>\n<p>Ishujt e vegj\u00ebl dhe plazhet q\u00eb e rrethojn\u00eb k\u00ebt\u00eb masiv shk\u00ebmbor mbeten nj\u00eb nga oazet e fundit t\u00eb pazhvilluara n\u00eb bregdetin shqiptar. Por qet\u00ebsia e k\u00ebtij peizazhi natyror t\u00eb mbrojtur shum\u00eb shpejt mund t\u00eb prishet, pasi Komiteti i Investimeve Strategjike i dha drit\u00ebn jeshile m\u00eb 4 shkurt 2021, nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb kompleksi turistik me 636 vila, struktura akomoduese turistike dhe ambiente sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Projekti \u201cJonian Heaven\u201d e ka gjurm\u00ebn brenda Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb \u201cRamsar\u201d, pasi konsiderohet si ligatin\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Megjith\u00eb argumentet kund\u00ebr t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura, AKMZ, ky projekt zhvillimor ka marr\u00eb statusin \u201cprojekt me potencial strategjik\u201d nga komiteti i drejtuar nga kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<p>Projekti \u2018Jonian Heaven\u2019 nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi vendim i Komitetit t\u00eb Investimeve Strategjike, KIS, p\u00ebr t\u00eb cilin AKZM ka ngritur shqet\u00ebsime. Nga 17 projekte t\u00eb miratuara si investime strategjike gjat\u00eb vitit 2021, kat\u00ebr gjenden brenda ose af\u00ebr zonave t\u00eb mbrojtura natyrore.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, k\u00ebto projekte rrezikojn\u00eb t\u00eb sjellin d\u00ebmtim pa kthim t\u00eb pasurive natyrore komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke k\u00ebrc\u00ebnuar speciet e rralla q\u00eb i popullojn\u00eb ato n\u00ebn presionin e zhvillimit urban.<\/p>\n<p>&#8220;T\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb fshat turistik apo nj\u00eb qytet t\u00eb ri \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb gjitha rregullat e mbrojtjes s\u00eb natyr\u00ebs,\u201d tha Taulant Bino, drejtues i Shoqat\u00ebs Ornitologjike Shqiptare (AOS).<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ekosistemit t\u00eb pasur, zona e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit ka edhe potencial arkeologjik.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin e zon\u00ebs q\u00eb diskutohet, p\u00ebrve\u00e7 parashikimeve e kufizimeve t\u00eb mundshme t\u00eb aspektit natyror duhet patur nj\u00eb v\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr aspektin kulturor,\u201d tha arkeologu Olsi Lafe.<\/p>\n<p>Projekti \u201cJonian Heaven\u201d do t\u00eb zhvillohet nga kompania \u201cJH Group\u201d &#8211; ku 85 p\u00ebrqind e aksioneve zot\u00ebrohet nga biznesmeni Arben Taipi, aksioner dhe ish-administrator i platform\u00ebs televizive numerike \u2018Digitalb\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i \u2018Jonian Heaven\u2019 Group, Indrit Bakalli i tha BIRN-it n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim se si\u00e7 k\u00ebrkohet nga ligji, kompania ka dor\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin dhe projektin e hartuar nga nj\u00eb studio nd\u00ebrkomb\u00ebtare si dhe do t\u00eb realizoj\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebr shtres\u00ebzimin arkeologjik, ndikimin mjedisor dhe social ekonomik, p\u00ebrpara se t\u00eb merret nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>\u201cProjekti ka n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tij p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb ekologjike n\u00eb mbrojtje t\u00eb mjedisit si dhe hapjen e 819 vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, me q\u00ebllim par\u00ebsor vitalizimin socio-ekonomik t\u00eb zon\u00ebs,\u201d tha zoti Bakalli.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN-i, drejtori i Agjencis\u00eb p\u00ebr Media dhe Informim, Endri Fuga tha se Komiteti i Investimeve Strategjike ka marr\u00eb parasysh n\u00eb vendimarrjen e vet realitetin e ri pas rifreskimit t\u00eb hartave t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura, \u00e7ka sipas tij \u00ebsht\u00eb vendosur si kusht paraprak p\u00ebr lejet e m\u00ebtejshme t\u00eb zhvillimit.<\/p>\n<p>\u201cDisa prej projekteve q\u00eb ju listoni n\u00eb pyetjen tuaj nuk prekin monumentet e mbrojtura, disa projekte t\u00eb tjera jan\u00eb l\u00ebn\u00eb pezull n\u00eb vendimarrje deri n\u00eb sqarimin e plot\u00eb t\u00eb impaktit t\u00eb tyre,\u201d tha zoti Fuga.<\/p>\n<p>Vendime kontradiktore<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr \u2018investimet strategjike\u2019 ka p\u00ebr q\u00ebllim thithjen e kapitalit t\u00eb huaj ose \u2018zgjimin\u2019 e kapitalit vendas p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrthithur investime n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ekonomik\u00eb, duke krijuar vende t\u00eb reja pune dhe zhvillim rajonal. N\u00eb praktik\u00eb, ligji kritikohet se po favorizon klientelizmin dhe nj\u00eb grusht biznesmen\u00ebsh dhe investimet e tyre n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>P\u00ebr projektin \u2018Jonian Heaven\u2019, KIS ka dh\u00ebn\u00eb dy vendime n\u00eb dukje kontradiktore. N\u00eb aplikimin fillestar n\u00eb dhjetor 2020, projekti u rr\u00ebzua duke iu referuar argumenteve kund\u00ebrshtuese t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura. Por vet\u00ebm dy muaj m\u00eb pas, n\u00eb shkurt 2021, projekti mori miratim paraprak n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat koordinata, duke shp\u00ebrfilluar k\u00ebt\u00eb her\u00eb mendimin e AKZM-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo zon\u00eb k\u00ebrkon hartim Plani t\u00eb Detajuar t\u00eb Zon\u00ebs s\u00eb R\u00ebnd\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare (PDZRK), pasi sip\u00ebrfaqja ku propozohet t\u00eb zhvillohet projekti \u201cJonian Heaven\u201d shtrihet brenda zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur n\u00eb Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit,\u201d shprehet KIS n\u00eb vendim e par\u00eb q\u00eb e rr\u00ebzonte projektin, nd\u00ebrsa shton se kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur edhe zon\u00eb \u201cRamsar\u201d, si dhe b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Trash\u00ebgimin\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s.<\/p>\n<p>\u201cSipas Konvent\u00ebs s\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore, duhet njoftuar gjithashtu Komiteti i Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebr \u00e7do projekt q\u00eb nd\u00ebrmerret n\u00eb zona q\u00eb mbrohen nga kjo konvent\u00eb,\u201d shton KIS.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vendimin e dyt\u00eb q\u00eb i jep statusin e \u201cprojektit me potencial strategjik\u201d, KIS vendos detyra p\u00ebr agjencit\u00eb dhe institucionet shtet\u00ebrore q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje p\u00ebr \u201ckategorizimin e zon\u00ebs n\u00eb funksion t\u00eb investimit\u201d.<\/p>\n<p>AKZM-s\u00eb i k\u00ebrkohet rishikim i kategorizimit t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur, bashkis\u00eb Konispol i k\u00ebrkohet rishikim i Planit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vendor, nd\u00ebrsa Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs i lihet detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim dhe rekomandim nga Komiteti i Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>AKZM i tha BIRN-it se n\u00eb t\u00eb dyja rastet, q\u00ebndrimi i saj kishte qen\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni Komitetin se gjurma e investimit bie n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur ligatinore \u201cRamsar\u201d dhe q\u00eb vijon t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb edhe pas ndryshimit t\u00eb hart\u00ebs s\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura, t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti nga qeveria \u201cRama\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMbas shqyrtimit dhe verifikimit t\u00eb planvendosjes dhe koordinatave, AKZM \u00ebsht\u00eb shprehur se sip\u00ebrfaqja e k\u00ebrkuar p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebtij projekti prek n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb PK &#8220;Butrint&#8221;, dhe sipas zonimit t\u00eb brendsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb n\u00eb zon\u00ebn q\u00ebndrore (ZQ), sh\u00ebnuar n\u00eb hart\u00eb me A2,\u201d tha AKZM.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur edhe &#8220;Zon\u00eb Ramsar\u201d si dhe b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Trash\u00ebgimin\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s,\u201d shkruan agjencia mjedisore duke iu referuar raportimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb pran\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Zhvillimit t\u00eb Investimeve, (AIDA) p\u00ebr vendimin e par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb dyt\u00eb, AKZM rithekson se i nj\u00ebjti argumentim \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe n\u00eb rastin e vendimit q\u00eb ka miratuar projektin n\u00eb shkurt 2021.<\/p>\n<p>\u201cAKZM ka mbajtur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim q\u00eb ka shprehur dhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb formatin e raportit t\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebr subjektin \u201cJonian Heaven\u201d, pasi nuk ka ndryshim t\u00eb planvendosjes dhe koordinatave p\u00ebr sip\u00ebrfaqen ku do te zhvillohet projekti,\u201d theksoi agjencia.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht q\u00ebndrimit q\u00eb mban AKZM si institucion p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zonat e mbrojtura, ajo nuk ka fuqi detyruese ndaj vendimmarrjeve t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar gjurm\u00ebn e k\u00ebtyre zonave apo vendimmarrjes s\u00eb KIS p\u00ebr investimet strategjike.<\/p>\n<p>Ish-drejtori i k\u00ebsaj agjencie gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto rekomandime, Zamir Dedej, i tha BIRN-it se \u201cAKZM shikon p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb me ligjin, q\u00eb t\u00eb mos tjet\u00ebrsohet toka.<\/p>\n<p>\u201cPor ne jemi administrator\u00eb, jo pronar\u00eb t\u00eb tok\u00ebs,\u201d tha zoti Dedej.<\/p>\n<p>Sipas tij, projektet q\u00eb vijn\u00eb nga KIS merren parasysh n\u00ebse nuk d\u00ebmtojn\u00eb zon\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKa pasur nd\u00ebrtime n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura, por nuk ka ndarje me thik\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranueshme q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebmtojn\u00eb zon\u00ebn,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i JH Group, Indrit Bakalli i tha BIRN-it se kompania duhet t\u00eb realizoj\u00eb disa detyra, p\u00ebrpara se projekti t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb shqyrtimit p\u00ebr t\u00eb fituar statusin e investitorit strategjik.<\/p>\n<p>\u201cShoq\u00ebria jon\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin lidhur me trash\u00ebgimin\u00eb natyrore, i cili do i bashk\u00eblidhet vler\u00ebsimit t\u00eb ndikimit n\u00eb mjedis dhe atij socio-ekonomik. Aktualisht \u00ebsht\u00eb kontraktuar eksperti arkeolog dhe eksperti gjeolog dhe puna \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces,\u201d tha Bakalli.<\/p>\n<p>Ai shtoi gjithashtu si hapa t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm vler\u00ebsimin e dokumentacionit t\u00eb kompanis\u00eb nga dy K\u00ebshilla Komb\u00ebtar\u00eb pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtyre vler\u00ebsimeve- Ministria e Kultur\u00ebs e d\u00ebrgon zyrtarisht k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb UNESCO.<\/p>\n<p>Parajsa natyrore e k\u00ebrc\u00ebnuar<\/p>\n<p>Kepi i Stillos \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb ka disa nivele t\u00eb mbrojtjes. S\u00eb pari hyn n\u00eb Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Butrinit, nj\u00eb nga kategorit\u00eb m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb mbrojtjes s\u00eb natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Taulant Binos, ky nivel mbrojtje do t\u00eb thot\u00eb se e gjith\u00eb zona vler\u00ebsohet p\u00ebr larmin\u00eb e habitateve dhe specieve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Kepin e Stillos ka disa lloje shpend\u00ebsh q\u00eb popullojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, madje nj\u00eb nga shqiponjat q\u00eb \u00ebsht\u00eb zhdukur nga Shqip\u00ebria si folezuese, shqiponja e detit, \u00ebsht\u00eb par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit pik\u00ebrisht n\u00eb Kepin e Stillos,\u201d tha zoti Bino.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb ka edhe specie detare t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara globalisht si foka e Mesdheut apo breshka e detit.<\/p>\n<p>Zona ku jan\u00eb planifikuar t\u00eb nd\u00ebrtohen godina deri n\u00eb 8 metra t\u00eb larta ka dhe nivele t\u00eb tjera t\u00eb mbrojtjes, sipas Binos, si; \u201czon\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shpend\u00ebt e njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht; zon\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr biodiversitetin po ashtu e njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht; zon\u00eb kandidate Emerald e shpallur zyrtarisht nga vet\u00eb Shqip\u00ebria pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe si zon\u00eb pilot p\u00ebr Natyra 2000\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Bino shtoi se humbja e k\u00ebtyre pasurive n\u00ebn presionin e urbanizimit do t\u00eb jet\u00eb jo vet\u00ebm humbje p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb flasim p\u00ebr nivelin komb\u00ebtar ne humbasim nj\u00eb territor t\u00eb pashqet\u00ebsuar, pasurin\u00eb natyrore dhe p\u00ebrfitimi ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb fare i vog\u00ebl krahasuar me humbjet. P\u00ebrfitimi ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grusht njer\u00ebzish, nd\u00ebrsa larmia biologjike i takon gjith\u00eb popullit shqiptar, nj\u00eb pasuri q\u00eb duhet ta ruajm\u00eb,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekspert\u00eb dhe aktivist\u00eb mjedisor\u00eb ngren\u00eb k\u00ebmbana alarmi p\u00ebr resortet e miratuara nga qeveria si investime strategjike brenda zonave t\u00eb mbrojtura natyrore dhe me potencial arkeologjik, duke k\u00ebrc\u00ebnuar ekosistemin dhe zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb turizmit. N\u00eb skajin m\u00eb jugor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Kepin e Stillos, mund t\u00eb shkohet ose n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebsh q\u00eb nis nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-11882","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11882","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11882"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11882\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11882"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11882"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11882"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}