{"id":118860,"date":"2025-07-12T10:20:58","date_gmt":"2025-07-12T10:20:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=118860"},"modified":"2025-07-12T10:26:52","modified_gmt":"2025-07-12T10:26:52","slug":"a-i-rrezikohet-jeta-prokurores-se-shkodres-nga-kercenimet-e-rames-atentati-ndaj-arjan-ndojit-edhi-pas-kewrcenimeve-te-ngjashme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/12\/a-i-rrezikohet-jeta-prokurores-se-shkodres-nga-kercenimet-e-rames-atentati-ndaj-arjan-ndojit-edhi-pas-kewrcenimeve-te-ngjashme\/","title":{"rendered":"A i rrezikohet jeta prokurores s\u00eb Shkodr\u00ebs nga k\u00ebrc\u00ebnimet e Ram\u00ebs? Atentati ndaj Arjan Ndojit erdhi pas k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb ngjashme"},"content":{"rendered":"<p style=\"background: white; margin: 0in 0in 12.95pt 0in;\"><strong><span style=\"font-size: 11.0pt; color: #333333;\">Prokurorja e Shkodr\u00ebs ka k\u00ebrkuar mbrojtje nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb pas presioneve dhe k\u00ebrc\u00ebnimee t\u00eb b\u00ebra publikisht nga Rama. Askush nuk ka reaguar. <\/span><\/strong><\/p>\n<p style=\"background: white; margin: 0in 0in 12.95pt 0in;\"><strong><span style=\"font-size: 11.0pt; color: #333333;\">A po k\u00ebrc\u00ebnohet jeta e Prokurores s\u00eb Shkodr\u00ebs nga Rama? Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm si ai i k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb Ram\u00ebs t\u00eb b\u00ebra publikisht ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Vet\u00ebm tre jav\u00eb pas atyre k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj Arjan Ndojit banda t\u00eb lidhura me PS n\u00eb blerjen e votave organizuan atentatin ndaj tij. <\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkrimi i BIRN<\/strong><\/p>\n<p>Prokurorja e Shkodr\u00ebs,\u00a0Elsa Gjeli, reagoi t\u00eb premten me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb drejtuar K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb kund\u00ebr deklaratave t\u00eb kryeministrit q\u00eb i cil\u00ebsoi si \u201cfyerje dhe diskreditim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb magjistratit\u201d. N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, Gjeli tha se kryeministri e kishte ekspozuar \u201cndaj nj\u00eb lin\u00e7imi t\u00eb pashembullt mediatik dhe duke minuar \u00e7do kuptim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb si nj\u00eb sistem i ndar\u00eb nga pushteti ekzekutiv\u201d.<\/p>\n<p>Drejtuesja e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb,\u00a0Mirela Bogdani, tha se an\u00ebtar\u00ebt po e shqyrtonin k\u00ebrkes\u00ebn dhe ende nuk kishte nj\u00eb q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas publikimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Gjelit, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ulsi Manja, tha se kishte b\u00ebr\u00eb ankim p\u00ebr fillim t\u00eb procedimit disiplinor ndaj prokurores. Manja pretendoi se ajo kishte vendosur pushimin e \u00e7\u00ebshtjes pa kryer asnj\u00eb veprim hetimor dhe pa b\u00ebr\u00eb verifikime.<\/p>\n<p>\u201cRast flagrant t\u00eb mos ushtrimit t\u00eb ndjekjes penale dhe hetimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin pa leje t\u00eb nj\u00eb parku turistik n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Thethit\u201d, tha Manja, duke e p\u00ebrshkruar vendosjen e 10 kontejner\u00ebve si park.Manja k\u00ebmb\u00ebnguli se prokurorja kishte b\u00ebr\u00eb shkelje disiplinore duke mos nisur hetimet pas materialit kall\u00ebzues.<\/p>\n<p>Por Gjeli, n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr\u00a0KLP, b\u00ebri me dije se referimi q\u00eb ajo kishte marr\u00eb ishte krejt i ndrysh\u00ebm nga pamjet q\u00eb u shfaq\u00ebn n\u00eb media dhe se vendi i ngjarjes q\u00eb i ishte b\u00ebr\u00eb me dije nga policia dhe\u00a0IMT\u00a0kishte ndryshuar. \u201cVendi i ngjarjes kishte ndryshuar, duke u betonizuar sheshi ku ishin vendosur kontejner\u00ebt, lidhur energjia elektrike dhe kontejner\u00ebt duket se ishin t\u00eb p\u00ebrdorsh\u00ebm\/banuesh\u00ebm\u201d, tha Gjeli n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo b\u00ebri me dije se n\u00eb kall\u00ebzim i ishte referuar se kontejner\u00ebt ishin t\u00eb vendosur n\u00eb pllaka guri dhe se n\u00eb shesh nuk ishin kryer punime. Madje, IMT si kall\u00ebzues e kishte referuar rastin si kundravajtje administrative. Gjeli thot\u00eb se i k\u00ebrkon KLP t\u00eb analizoj\u00eb sjelljen e kryeministrit n\u00eb kontekstin e cenimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Prokuroris\u00eb dhe respektimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve, t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare n\u00eb mbrojtje t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve nga sulme t\u00eb papranueshme politike dhe t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb dhe integritetin profesional t\u00eb magjistrat\u00ebve \u201cq\u00eb ndihen t\u00eb persekutuar p\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve t\u00eb tyre t\u00eb pavarura\u201d. Ajo shton se \u00ebsht\u00eb e hapur t\u00eb hetohet.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb kryeministri sulmon haptazi gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb. Sulmet m\u00eb t\u00eb ashpra u b\u00ebn\u00eb ndaj prokuror\u00ebve t\u00eb\u00a0SPAK\u00a0q\u00eb po hetojn\u00eb kryebashkiakun e Tiran\u00ebs,\u00a0Erion Veliaj. Rama shp\u00ebrtheu at\u00ebher\u00eb n\u00eb figura letrare si \u201cdrejt\u00ebsia i ka syt\u00eb me gjak\u201d, akuzoi p\u00ebr arrestime pa vendim gjykate e t\u00eb ngjashme. Fushata u pasua me lin\u00e7im t\u00eb prokuror\u00ebve n\u00eb media. Por pretendimet e Ram\u00ebs dhe q\u00ebndrimet e tij publike duket se u rr\u00ebzuan, pasi arresti i Veliajt u konfirmua n\u00eb t\u00eb treja shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit. Sulmet e kryeministrit ndaj gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve e sistemit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi shihen nga ekspert\u00ebt si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb minuar besimin e publikut te institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Shkodr\u00ebs ka k\u00ebrkuar mbrojtje nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb pas presioneve dhe k\u00ebrc\u00ebnimee t\u00eb b\u00ebra publikisht nga Rama. Askush nuk ka reaguar. A po k\u00ebrc\u00ebnohet jeta e Prokurores s\u00eb Shkodr\u00ebs nga Rama? Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm si ai i k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb Ram\u00ebs t\u00eb b\u00ebra publikisht ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Vet\u00ebm &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":118727,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-118860","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118860","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118860"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118860\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":118863,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118860\/revisions\/118863"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118727"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118860"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118860"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118860"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}