{"id":118883,"date":"2025-07-12T17:59:54","date_gmt":"2025-07-12T17:59:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=118883"},"modified":"2025-07-12T18:00:38","modified_gmt":"2025-07-12T18:00:38","slug":"nga-premtimi-per-lejet-e-ndertimit-tek-fadromat-si-i-mashtroi-rama-banoret-e-thethit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/12\/nga-premtimi-per-lejet-e-ndertimit-tek-fadromat-si-i-mashtroi-rama-banoret-e-thethit\/","title":{"rendered":"Nga premtimi p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit tek fadromat dhe terrori, si i mashtroi Rama banor\u00ebt e Thethit"},"content":{"rendered":"<p>\u201cMir\u00eb se ke ardh\u00eb! E mir\u00eb se t\u00eb ka pru Zoti! Buk\u00eb e krip\u00eb e zem\u00ebn!\u201d.\u00a0K\u00ebshtu\u00a0u prit nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb kryeministri Edi Rama n\u00eb Theth, nga vajza e zon\u00ebs veshur me kostumin tradicional, q\u00eb i zgjati nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb t\u00eb gatuar nga duart e grave vendase. Kryeministri e theu cop\u00ebn, e ngjyhu n\u00eb krip\u00eb, dhe e shijoi mes ovacioneve folklorike e valltar\u00ebve me \u00e7ifteli, n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb q\u00eb i ngjante m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb feste komb\u00ebtare sesa nj\u00eb takimi pune.<\/p>\n<p>I shoq\u00ebruar nga kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, Ministrja e Turizmit, kryeministri Rama u rikthye n\u00eb Theth p\u00ebr t\u2019i\u00a0th\u00ebn\u00eb vendasve se ai ishte nj\u00eb burr\u00eb i bes\u00ebs, jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrndante tapit\u00eb por dhe t\u00eb falte gjobat\u00a0e shumta t\u00eb nd\u00ebrtimeve pa leje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, kur kishte vizituar Thethin p\u00ebr t\u2019u folur p\u00ebr \u201cPaket\u00ebn e Maleve\u201d, Rama kishte premtuar certifikata pron\u00ebsie p\u00ebr shum\u00eb familje, q\u00eb shteti nuk ua njihte pron\u00ebn, problem q\u00eb kishte paralizuar investimet dhe q\u00eb frenonte turizmin.<\/p>\n<p>200 certifikata pron\u00ebsie p\u00ebr familjet e zon\u00ebs ishin b\u00ebr\u00eb gati nga administrata lokale, nd\u00ebrsa nj\u00eb syresh Rama ua dha me dor\u00ebn e vet tapin\u00eb thethjan\u00ebve, n\u00eb qershor 2024.<\/p>\n<p>\u201cMe 30 qershor ne premtuam\u00a0do t\u00eb riktheheshim dhe ja ku jemi sot, n\u00eb fund t\u00eb muajit p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb titujt e pron\u00ebsis\u00eb\u2026 nj\u00eb pun\u00eb e nisur prej koh\u00ebsh, q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb hapat e fundit. K\u00ebt\u00eb q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb k\u00ebtu, do ta b\u00ebjm\u00eb edhe n\u00eb zonat e tjera, si n\u00eb veri ashtu edhe n\u00eb jug\u201d,\u00a0u\u00a0tha ai banor\u00ebve duke u shpjeguar edhe ng\u00ebr\u00e7et ligjore q\u00eb pengonin hipotekimin e nd\u00ebrtimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cSot jan\u00eb 200 tituj pron\u00ebsie. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb dhe 90 t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrndahen\u201d,\u00a0tha ai, nd\u00ebrsa la t\u00eb kuptohej se kishte nj\u00eb grup tjet\u00ebr prej 50 dosjesh q\u00eb ende nuk mund t\u00eb legalizoheshin p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrtimit jasht\u00eb afateve ligjore.<\/p>\n<p>Por edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Rama kishte nj\u00eb premtim.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb dedikuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kushtet tuaja, ku pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi ka qen\u00eb objektive. Nd\u00ebrtimet b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs tuaj p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar ekonomi p\u00ebrmes turizmit, jo se ju nuk keni dashur t\u00eb nd\u00ebrtoni sipas ligjit por sepse shtr\u00ebngimi i legjislacionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, ligj\u00ebrisht zon\u00eb e mbrojtur, e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pa mundur, dhe qeveria do ti fali t\u00eb gjitha ato gjobat, sepse nuk jan\u00eb\u00a0nd\u00ebrtime t\u00eb b\u00ebra abuzitivisht p\u00ebr t\u2019i shmangur ligjit.\u201d \u2013\u00a0vijoi premtimet e tij kryeministri, duke shtuar se edhe\u00a0gjobat e vendosura nga autoritet p\u00ebr nd\u00ebrtime pa leje, do t\u00eb faleshin nga administrata e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb fliste p\u00ebr zbatim ligji, Rama zgjodhi t\u00eb justifikoj\u00eb\u00a0nd\u00ebrtimet e b\u00ebra nga vendasit.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb gjoba t\u00eb vendosura p\u00ebr nd\u00ebrtime q\u00eb nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur ligjin, por p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs. K\u00ebto nuk jan\u00eb abuzime, por nd\u00ebrtime t\u00eb kryera n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb zbatimit t\u00eb legjislacionit. Do t\u00eb falen t\u00eb gjitha gjobat\u201d, \u2013\u00a0tha ai nd\u00ebrsa preku ndjeshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve q\u00eb kishin sakrifikuar p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb tok\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb fjala e kryeministrit n\u00eb at\u00eb takim ishte nj\u00eb garanci publike: q\u00eb p\u00ebrpjekja e banor\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kthyer jet\u00ebn n\u00eb Theth do t\u00eb p\u00ebrkrahej, jo nd\u00ebshkohej. Premtoi kthimin e t\u00eb rinjve nga emigracioni, shp\u00ebtimin e pron\u00ebs, nj\u00eb turiz\u00ebm t\u00eb lul\u00ebzuar dhe nj\u00eb klim\u00eb leht\u00ebsuese p\u00ebr investimet.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb destinacion i klasit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. K\u00ebtu do t\u00eb paguhet shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb fjetur nj\u00eb nat\u00eb\u201d,\u00a0\u2013 u shpreh Rama.<\/p>\n<p>Por n\u00eb\u00a0mes\u00a0korrikut t\u00eb 2025-\u00ebs, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebng\u00ebs, n\u00eb Theth d\u00ebgjohet zhurma e\u00a0fadromave. N\u00eb vend t\u00eb \u00e7iftelive, britmat e protestuesve. N\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrqafimeve, p\u00ebrplasje me\u00a0policin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb certifikatave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, buldozer\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit pas premtimeve t\u00eb bujshme dhe fest\u00ebs me valle n\u00eb sheshin e Thethit, banor\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrballur jo me mb\u00ebshtetje, por me nd\u00ebrhyrje t\u00eb dhunshme\u00a0shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb legalizimit, n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7on drejt maleve, jan\u00eb par\u00eb makinat e\u00a0IKMT-s\u00eb,\u00a0t\u00eb shoq\u00ebruara nga policia. Aty ku nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb flitej p\u00ebr \u201cfalje gjobash\u201d, sot jan\u00eb l\u00ebshuar urdhra prishjesh.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpi, bujtina dhe struktura turistike q\u00eb banor\u00ebt kishin nd\u00ebrtuar me kredi, me ndihma nga emigrant\u00ebt, apo me djers\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are, jan\u00eb shpallur sot \u201ct\u00eb paligjshme\u201d.<\/p>\n<p>Sipas kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr, Benet Beci nd\u00ebrtimet jan\u00eb n\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur, pa leje, dhe pas afateve ligjore.<\/p>\n<p>\u201cQendra e Thethit po rikthehet si zemra e v\u00ebrtet\u00eb e Alpeve Shqiptare! 4 grupe pune, 20 punonj\u00ebs, 60 rrug\u00eb me kamion\u00eb dhe 7 fadroma t\u00eb Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr kan\u00eb larguar rreth 500 m\u00b3 beton nga qendra historike e Thethit. Nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e madhe p\u00ebr t\u00eb sistemuar, pastruar dhe rikthyer k\u00ebt\u00eb perl\u00eb n\u00eb shk\u00eblqimin e saj t\u00eb dikursh\u00ebm\u201d\u00a0\u2013 shkruan\u00a0kryebashkiaku.<\/p>\n<p>Por n\u00eb dhjet\u00ebra kronika televizive banor\u00ebt thon\u00eb se nd\u00ebrtuan mbi tok\u00ebn e tyre, t\u00eb trash\u00ebguar brez pas brezi. Se e gjith\u00eb zona nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb plan t\u00eb miratuar zhvillimi, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka qen\u00eb e mundur t\u00eb merren leje.<\/p>\n<p>\u201cNa premtoi se do ta zgjidhte. Sot, p\u00ebr zgjidhje na solli fadromat\u201d, \u2013\u00a0thot\u00eb nj\u00eb banor q\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb muret e bujtin\u00ebs q\u00eb kishte rind\u00ebrtuar me ndihm\u00ebn e t\u00eb birit nga Anglia.<\/p>\n<p>Sipas informacioneve nga terreni, t\u00eb pakt\u00ebn 150 objekte jan\u00eb n\u00eb list\u00ebn e verifikimit t\u00eb IKMT, nd\u00ebrsa disa jan\u00eb urdh\u00ebruar p\u00ebr prishje.<\/p>\n<p>Nga simboli i zhvillimit, n\u00eb \u201ckriminel pa leje\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb\u00a0video\u00a0nga qendra e Thethit pran\u00eb Kull\u00ebs s\u00eb Ngujimit q\u00eb tregonte disa sht\u00ebpiza t\u00eb ngritura mbi beton paralajm\u00ebroi nisjen e nj\u00eb aksioni p\u00ebr shembjen e objekteve pa leje n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>Atyre q\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.\u00a0Kryeministri\u00a0u tha t\u00eb nd\u00ebrtonin, sot i quan \u201ckriminel\u00eb q\u00eb kan\u00eb hedhur betonin e dynjas\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb fusha e mrekullueshme e Thethit, ku nj\u00eb kriminel, q\u00eb as nuk ka kurajon t\u00eb shfaqet nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb IKMT po zbaton ligjin\u00a0ka hedhur betonin e dynjas\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar \u201cfshatin e tij turistik\u201d pa asnj\u00eb leje, nj\u00eb krim i shum\u00ebfisht\u00eb\u201d \u2013\u00a0shkruante\u00a0Rama q\u00eb nisi edhe nj\u00eb debat me prokuroren e Shkodr\u00ebs\u00a0Elsa Gjeli, e cila nuk kishte pranuar t\u00eb niste procedim penal p\u00ebr k\u00ebto nd\u00ebrtime.<\/p>\n<p>Ai kritikoi publikisht Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs p\u00ebr mosndjekjen e rasteve dhe mbrojti aksionin e IKMT si detyrim ligjor. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb fusha e mrekullueshme e Thethit\u2026 po b\u00ebhet nj\u00eb bat\u00ebrdi,\u201d u shpreh Rama.<\/p>\n<p>Fill pas k\u00ebtij rasti, nisi aksioni masiv i\u00a0IKMT.\u00a0 N\u00eb kulmin e sezonit veror, fadromat, t\u00eb shoq\u00ebruara nga forcat e policis\u00eb m\u00ebsyn\u00eb n\u00eb fshat p\u00ebr t\u00eb shembur rreth 80 apo 90 investime turistike t\u00eb nd\u00ebrtuara pa leje.<\/p>\n<p>Forcat e FNSH-s\u00eb u afruan n\u00eb fshat p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar nga larg, n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb urdhri nd\u00ebrsa banor\u00ebt bllokuan ur\u00ebn lidh\u00ebze n\u00eb hyrje t\u00eb fshatit p\u00ebr t\u2019i penguar fadromat, duke u p\u00ebrplasur me policin\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesi i aksionit t\u00eb IKMT, nj\u00eb prej funksionar\u00ebve m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr aty, Fatmir Meta u tha gazetar\u00ebve se urdhri \u00ebsht\u00eb p\u00ebr prishjen e 70 apo 80 objekteve pa leje.<\/p>\n<p>\u201cAbsolutisht, objektet pa leje. Do prishen objekte pa leje, rreth 70 ose 80 objekte pa leje. Ne nuk e interpretojm\u00eb ligjin, ne e zbatojm\u00eb ligjin. E kemi b\u00ebr\u00eb njoftimin paraprak me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra, na \u00ebsht\u00eb premtuar q\u00eb do t\u2019i \u00e7montojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb e treta dit\u00eb q\u00eb vijm\u00eb te zot\u00ebria dhe urdh\u00ebro. Jan\u00eb nd\u00ebrtime t\u00eb reja. Nuk jam i qart\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimet kur jan\u00eb ngritur. Po b\u00ebhet nj\u00eb bat\u00ebrdi, nj\u00eb vend nj\u00eb mrekulli duke nd\u00ebrtuar kioska n\u00eb vend ta mbrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, k\u00ebt\u00eb mrekulli t\u00eb zotit, n\u00eb vend ta mbrojm\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb me kritere dhe vet\u00eb banor\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur jo p\u00ebr ta bastarduar\u201d\u00a0deklaroi Meta.<\/p>\n<p>Por banor\u00ebt e shohin ndryshe situat\u00ebn.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ata nuk e kuptojn\u00eb se p\u00ebrse shteti po i k\u00ebrkon t\u00eb shembin investimet e tyre n\u00eb kulmin e sezonit, kur disa turist\u00eb jan\u00eb detyruar t\u00eb anulojn\u00eb pushimet, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb v\u00ebzhgojn\u00eb t\u00eb habitur q\u00eb dhjet\u00ebra polic\u00eb rrethojn\u00eb bujtinat e Thethit si t\u00eb ishin skena\u00a0krimi.<\/p>\n<p>\u201cNe donim t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Por n\u00eb jo n\u00eb mes t\u00eb sezonit t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb masak\u00ebr\u201d\u00a0u tha nj\u00eb prej protestuesve polic\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb hynin n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e filmuar nga dhjet\u00ebra kamera, nj\u00eb protestues thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij t\u00eb mbrojn\u00eb pron\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKy ka drejt\u00eb se i jep urdh\u00ebr ai tjetri, por edhe ne kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb pasurin\u00eb ton\u00eb! Se pasha zotin kam kja mbram\u00eb kur kam pa at\u00eb shembjen e bujtinave aty!\u201d.<\/p>\n<p>\u201cHapni rrug\u00ebn thot\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb shembin sht\u00ebpin\u00eb, u shpreh nj\u00eb tjet\u00ebr, \u2013 Po ku t\u00eb rri un\u00eb kur t\u00eb na shembni sht\u00ebpin\u00eb? Un\u00eb n\u00eb rrug\u00eb do rri, n\u00eb shi. Edhe tani n\u00eb shi jam. Ju po na shtyni me dhun\u00eb. Po na prishni sht\u00ebpiat tona\u201d \u2013\u00a0thot\u00eb me z\u00eb dhe figur\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr banor i zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shohin fadromat dhe polic\u00ebt u kan\u00eb rrethuar sht\u00ebpit\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt kujtojn\u00eb se ishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt polic\u00eb dhe inspektor\u00eb q\u00eb merrnin ryshfet kur k\u00ebto bujtina u ngrit\u00ebn pa leje nga shteti.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej tyre, akuzoi direkt n\u00eb sy\u00a0drejtuesin\u00a0e policis\u00eb gjat\u00eb protest\u00ebs dhe p\u00ebr pasoj\u00eb,\u00a0polic\u00ebt\u00a0tentuan ta arrestojn\u00eb, por pa sukses.<\/p>\n<p>\u201cJu keni marr lekt p\u00ebr me ba kto nd\u00ebrtesa! Ju! Ju jeni hajdutat! Ju jeni hajdutat! Sot vini e ua shembni! Ti i pari! (Polici: Paraqitu n\u00eb prokurori!) Ti i pari q\u00eb vjen k\u00ebtu e ua shemb! Ti zbaton ligjin? Ke marr lekt e ke l\u00ebn\u00eb me nd\u00ebrtue!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr protestues i moshuar kujtoi se si kryeministri Edi Rama u kishte premtuar se mund t\u2019i investonin parat\u00eb e tyre dhe t\u2019i kthenin f\u00ebmij\u00ebt e tyre nga jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Theth.<\/p>\n<p>\u201cKur erdhi Edi Rama k\u00ebtu n\u00eb Theth, zoti kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb tha hapur, t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrtoni n\u00eb pronat tuaja. Tani nga doli kjo ide? Rinia u kthye nga jasht\u00eb. Un\u00eb s\u2019kam dal\u00eb asnj\u00ebher\u00eb jam banor i p\u00ebrhersh\u00ebm. Un\u00eb flak\u00ebn do t\u2019ia ve. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb m\u00eb marrin shpirtin se t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb b\u00eb. Kam qa si f\u00ebmia dje q\u00eb u shemb sht\u00ebpia e nj\u00ebrit q\u00eb \u00ebsht\u00eb i mytur n\u00eb borxh. E di se ju keni detyr\u00ebn e shtetit, ju japin urdhra, po edhe ne do mbrojm\u00eb pasurin\u00eb e djers\u00ebn tone\u201d\u00a0\u2013 u shpreh nj\u00eb prej banor\u00ebve t\u00eb Thethit.\/ shteg.org<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cMir\u00eb se ke ardh\u00eb! E mir\u00eb se t\u00eb ka pru Zoti! Buk\u00eb e krip\u00eb e zem\u00ebn!\u201d.\u00a0K\u00ebshtu\u00a0u prit nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb kryeministri Edi Rama n\u00eb Theth, nga vajza e zon\u00ebs veshur me kostumin tradicional, q\u00eb i zgjati nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb t\u00eb gatuar nga duart e grave vendase. Kryeministri e theu cop\u00ebn, e ngjyhu n\u00eb krip\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":118884,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-118883","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118883","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118883"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118883\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":118886,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118883\/revisions\/118886"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118884"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118883"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118883"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118883"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}