{"id":118917,"date":"2025-07-14T08:41:41","date_gmt":"2025-07-14T08:41:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=118917"},"modified":"2025-07-14T08:41:41","modified_gmt":"2025-07-14T08:41:41","slug":"konflikt-i-madh-atje-ne-theth-njerezit-e-shkrete-i-joshen-i-rrejten-dhe-ne-fund-i-tradhtuan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/14\/konflikt-i-madh-atje-ne-theth-njerezit-e-shkrete-i-joshen-i-rrejten-dhe-ne-fund-i-tradhtuan\/","title":{"rendered":"Konflikt i madh atje n\u00eb Theth! Njer\u00ebzit e shkret\u00eb i josh\u00ebn, i rrejt\u00ebn dhe n\u00eb fund i tradhtuan!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Dom Vlash PALAJ<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb konflikt i madh atje n\u00eb Theth, m\u00eb vjen shum\u00eb keq p\u00ebr ato njer\u00ebzit e shkret\u00eb sepse i josh\u00ebn, i rrejt\u00ebn, i blen\u00eb, i shfryt\u00ebzuan, i vjel\u00ebn p\u00ebr nga ana monetare, dhe n\u00eb fund i hodh\u00ebn, i tradhtuan, i dogj\u00ebn, i shkat\u00ebrruan, do t\u2019i gjobisin e do t\u2019i burgosin.<\/p>\n<p>Faik Konica thot\u00eb nji fjal\u00eb, e cila, duhet t\u00eb na bajn\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb. E keqja ma e madhe e Shqipnis\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt. Por, cil\u00ebt shqiptar\u00eb? Ato, t\u00eb cil\u00ebt s\u2019i kan\u00eb m\u00ebsu ende fjal\u00ebt e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Krishti thot\u00eb: N\u00eb qoft\u00eb se don me zgjidh problemin me v\u00ebllaun tand, me t\u00eb af\u00ebrmin tand, jena pjes\u00eb e nji kombi. Shqipnia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat i vog\u00ebl me e krahasu me vendet e tjera.<\/p>\n<p>Merre p\u00ebrpara v\u00ebllaun tand, ulu me t\u00eb, mos e kusht\u00ebzo dialogun tand n\u00eb koh\u00eb. K\u00ebrko ta bind\u00ebsh se cila \u00ebsht\u00eb e mira dhe e v\u00ebrteta. Por, mundet me t\u00eb ndodh q\u00eb s\u2019ndigjon. At\u00ebher\u00eb, t\u00eb lutem, mos e d\u00ebno, mos e gjyko as mos e paragjyko, sepse nuk je ti Zoti i jet\u00ebs s\u00eb tij. Thirri edhe 2-3 d\u00ebshmitar\u00eb, edhe n\u00eb pranin\u00eb e tyre, thuaji edhe njiher\u00eb. E n\u00eb qoft\u00eb se edhe ato nuk i ndigjon, e prap\u00eb nuk ndigjon, prap\u00eb mos u dor\u00ebzo.<\/p>\n<p>Ftoje krejt bashk\u00ebsin\u00eb. Uluni t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku. Diskutoni sesi mund t\u00eb zgjidhet problemi i k\u00ebtij personi. Mund t\u00eb ndodhin q\u00eb as ato nuk i ndigjon. At\u00ebher\u00eb, kur ke ba edhe tentativ\u00ebn e tret\u00eb, dhe i ke vu n\u00eb dijeni t\u00eb gjith\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur nuk merr vesh, le\u00e7ite \u2013 ve\u00e7oje, thot\u00eb. Sepse nuk e don t\u00eb mir\u00ebn.<\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb at\u00eb realitet t\u00eb atij fshati malor, \u00e7a v\u00ebrejm\u00eb? A thua se jena armiq t\u00eb njeni-tjetrit. M\u00eb besoni, t\u00eb krishten\u00eb t\u00eb dashtun, dhe ju ftoj q\u00eb t\u00eb mendoni seriozisht n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb gja.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se populli jon\u00eb vazhdon fatkeq\u00ebsisht me ken\u00eb i mbushun prap\u00eb me armiq\u00ebsi, me urrejtje, me nji varfni t\u00eb theksume shpirtnore, at\u00ebher\u00eb nuk merr parasysh se atij tjetrit je duke ia shkat\u00ebrru jet\u00ebn, edhe pse ai tjetri ndoshta ka jetu e ka vepru n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabume.<br \/>\nPor, kurr\u00eb ti mos merr pretendimin se je Zoti i tjetrit. K\u00ebrkoni t\u00eb bindni njeni-tjetrin e t\u00eb gjeni nji rrug\u00ebzgjidhje, e cila, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve. Nuk \u00ebsht\u00eb ligji mbi \u00e7do gja.<\/p>\n<p>Ligji \u00ebsht\u00eb mbi \u00e7do gja, at\u00ebher\u00eb kur ne kena shkel mbi njer\u00ebzin\u00eb ton\u00eb dhe kena shkel at\u00eb prani Hyjnore, e cila, e ka stolis jet\u00ebn njer\u00ebzore p\u00ebr me gjet rrug\u00ebzgjidhje ma paq\u00ebsore dhe ma dialoguese mes v\u00eblleznish. Duhet me dit gjithmon\u00eb me u marr vesh, sepse nuk zgjidhet raporti i v\u00ebllaznis\u00eb me gjykime e me d\u00ebnime. Por, ato t\u00eb cil\u00ebt, jan\u00eb skllev\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs, skllev\u00ebr t\u00eb sjelljeve t\u00eb saj, ato s\u2019marrin parasysh se tjetrit i shkat\u00ebrrohet jeta.<\/p>\n<p>Dasht\u00eb Zoti q\u00eb t\u00eb piqen edhe ato kushtet kulturore, historike, njer\u00ebzore e t\u00eb lart\u00ebsohemi disi n\u00eb nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb. P\u00ebrndryshe, s\u2019kena me pas kurr\u00eb paqe.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb humbur jet\u00ebt e tyre, kena shum\u00eb, shum\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb keqe nga e shkumja, sepse jan\u00eb vra p\u00ebr nji cop\u00eb tok\u00eb, p\u00ebr nji vij\u00eb ujit, e sot tuj u vra p\u00ebr disa kabina d\u00ebrrasash, t\u00eb cilat, p\u00ebrbajn\u00eb e shprehin nji sakrific\u00eb t\u00eb nji popullit, q\u00eb historikisht ka vuajt e don me mujt me jetu e me pa vetvedin se \u00ebsht\u00eb disi i sigurt n\u00eb at\u00eb dinjitetin e jet\u00ebs s\u00eb tij. Por ja q\u00eb, ka prap\u00eb shum\u00eb lig\u00ebsi dhe nuk din me u marr vesh p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn.<\/p>\n<p>Zoti ia shndritt\u00eb mendjen \u00e7dokujt e \u00e7dokush ditt\u00eb me u nalt\u00ebsu n\u00eb at\u00eb dinjitetin e t\u00eb kenunit njer\u00ebz t\u00eb shprehjes s\u00eb njer\u00ebzis\u00eb, sepse jena t\u00eb gjith\u00eb bij t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit At\u00eb, q\u00eb i bjen me ken\u00eb v\u00ebllez\u00ebn e motra mes nesh.<\/p>\n<p>Pa harru se duhet me i dhan\u00eb mir\u00ebseardhjen emigrant\u00ebve, uroj q\u00eb t\u00eb kaloni dit\u00eb t\u00eb paqta, plot me bekime shpirtnore, qet\u00ebsi e liri mendore, por edhe me pushim fizik. Sepse pushimet duhet t\u00eb jen\u00eb integrale, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e jet\u00ebs njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, ju k\u00ebshilloj t\u00eb mos shkoni n\u00eb Theth, se aty humbni qet\u00ebsin\u00eb mendore dhe shpirtnore, e si pasoj\u00eb, edhe fizikisht nuk keni me gjet paqe.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb faji juaj. Faji kuptohet \u00ebsht\u00eb i atyre, t\u00eb cil\u00ebt, jan\u00eb ma shum\u00eb t\u00eb prirun me ba keq dhe me shkat\u00ebrru, sesa me nd\u00ebrtu. Kujdes, sepse ato t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb padrejtit, bajn\u00eb \u00e7mos me ken\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm p\u00ebr me imponu drejt\u00ebsin\u00eb e tyre t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dom Vlash PALAJ Nj\u00eb konflikt i madh atje n\u00eb Theth, m\u00eb vjen shum\u00eb keq p\u00ebr ato njer\u00ebzit e shkret\u00eb sepse i josh\u00ebn, i rrejt\u00ebn, i blen\u00eb, i shfryt\u00ebzuan, i vjel\u00ebn p\u00ebr nga ana monetare, dhe n\u00eb fund i hodh\u00ebn, i tradhtuan, i dogj\u00ebn, i shkat\u00ebrruan, do t\u2019i gjobisin e do t\u2019i burgosin. Faik Konica &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":118918,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-118917","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118917","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118917"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118917\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":118919,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118917\/revisions\/118919"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118918"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118917"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118917"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118917"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}