{"id":118931,"date":"2025-07-14T09:41:14","date_gmt":"2025-07-14T09:41:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=118931"},"modified":"2025-07-14T09:41:14","modified_gmt":"2025-07-14T09:41:14","slug":"sa-here-i-besove-edi-rames-o-njeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/14\/sa-here-i-besove-edi-rames-o-njeri\/","title":{"rendered":"Sa her\u00eb i besove Edi Ram\u00ebs, o njeri?!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb i ri q\u00eb \u201ci ka besuar Edi Ram\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb kthyer nga Italia, ku jetonte si emigrant, dhe ka investuar kursimet e djers\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr zhvillimin e turizmit n\u00eb Theth. Kryeministri kishte b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb emigrant\u00ebt t\u00eb vijn\u00eb dhe t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb atdheun e vendlindjen e tyre. Dhe i riu, burr\u00eb i mal\u00ebsis\u00eb, e ka besuar mafien. Ka menduar se \u201ctani \u00ebsht\u00eb shansi t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka n\u00eb vendlindje e nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb jem pran\u00eb familjes\u201d! Nuk u thellua i shkreti, se kryeministri q\u00eb i b\u00ebri ftes\u00ebn ka xhelozi e cmir\u00eb t\u00eb skajshme ndaj atyre q\u00eb e duan familjen, atdheun e kombin. E si mund t\u2019i lejoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb vendin e tij nj\u00eb kryeminist\u00ebr pa familje e nj\u00eb politikan q\u00eb e marton lagjia (Sorosi) p\u00ebr llogari politike?! K\u00ebt\u00eb hesap nuk e kishte b\u00ebr\u00eb i riu viktim\u00eb e mashtrimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Tani ankohet!<\/p>\n<p>N\u00eb video t\u00eb shumta lexuesit mund ta shohin Edi Ram\u00ebn, kur para nj\u00eb viti p\u00ebr hesap t\u00eb zgjedhjeve dhe grabitjes s\u00eb votave, shkoi n\u00eb Theth dhe \u201cshp\u00ebrndau\u201d tapit\u00eb e pronave. At\u00eb dit\u00eb ai u prit me lule, k\u00ebng\u00eb e me valle mal\u00ebsor\u00ebsh. Bie n\u00eb sy xhubleta ose imitimi i saj n\u00eb veshjen e vajzave dhe grave. Kryeministri i shoq\u00ebruar nga dopjo-mashtruesi tjet\u00ebr, Benet Beci, duken t\u00eb entuziazmuar dhe t\u00eb lumtur p\u00ebr pritjen e ngroht\u00eb. Dikush foli dhe e quajti Edi Ram\u00ebn \u201cburr\u00eb q\u00eb mban fjal\u00ebn\u201d! Dhe ky i fundit \u201cu k\u00ebrkoi\u201d q\u00eb tani t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb pron\u00ebn e tyre p\u00ebr zhvillimin e zon\u00ebs e t\u00eb turizmit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Por sapo kaloi viti, sapo grabiti votat e shqiptar\u00ebve e tashm\u00eb zgjedhjet lokale jan\u00eb disi larg, Edi Rama u \u00e7oi fadromat fshatar\u00ebve t\u00eb Thethit. Madje duke i fyer ata se \u201ckan\u00eb investuar n\u00eb tok\u00ebn e xanun\u201d! Le ta sqarojm\u00eb pak k\u00ebt\u00eb termin \u201ctok\u00eb e xanun\u201d! \u2013 N\u00eb fjalor termi \u201ctok\u00eb e xanun\u201d p\u00ebrdoret kur dikush ia ka grabit tok\u00ebn dikujt tjet\u00ebr dhe e ka z\u00ebn\u00eb at\u00eb me nj\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb caktuar. Banor\u00ebt e Thethit nuk kan\u00eb grabit tok\u00eb. Ata kan\u00eb investuar n\u00eb pron\u00ebn e truallin e vet. P\u00ebrdorimi i termit \u201ctok\u00eb e xanun\u201d nga kryeministri shpjegon n\u00eb fakt q\u00ebllimin q\u00eb ai ka. Tok\u00ebn e banor\u00ebve t\u00eb Thethit ai e quan tok\u00eb t\u00eb tij\u00ebn. Thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e shtetit, por ka parasysh Olsin dhe oligark\u00ebt e tjer\u00eb rreth vetes, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ai shkat\u00ebrron pronat dhe nd\u00ebrtimet e banor\u00ebve t\u00eb Thethit e n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Para nj\u00eb viti p\u00ebr t\u00eb ishte pron\u00eb e mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb Thethit. Tani u thot\u00eb se toka e k\u00ebtyre banor\u00ebve, qenka \u201ctok\u00eb e xanun\u201d!<\/p>\n<p>Por t\u00eb kthehemi te \u201czhg\u00ebnjimi\u201d i mal\u00ebsor\u00ebve me Edi Ram\u00ebn. \u201cNa mashtroi\u201d, thon\u00eb ata. Po mor zotni, por un\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si puna ime ka 12 vite e m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ju themi se \u201cEdi Rama \u00ebsht\u00eb djall, \u00ebsht\u00eb mashtrues, \u00ebsht\u00eb i pabes\u00eb\u201d! Si nuk na besuat nj\u00ebher\u00eb xhan\u00ebm! Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ne shqiptar\u00ebt jemi m\u00ebsuar \u201ct\u00eb m\u00ebsojm\u00eb vet\u00ebm kur e p\u00ebsojm\u00eb\u201d! N\u00ebse edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast v\u00ebrtet\u00eb m\u00ebsojm\u00eb di\u00e7ka. Se ka m\u00eb shum\u00eb gjasa q\u00eb me afrimin e zgjedhjeve djalli Edi Rama t\u00eb shpik\u00eb di\u00e7ka, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebta \u201ct\u00eb zhg\u00ebnjyerit e sot\u00ebm\u201d t\u2019i besojn\u00eb s\u00ebrishmi nes\u00ebr!<\/p>\n<p>Edi Rama ishte, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet nj\u00eb person q\u00eb rren dhe njeri i pabes\u00eb. Ai g\u00ebnjeu kur tha n\u00eb vitin 2013 se \u201cLegalizimet do t\u00eb jen\u00eb falas\u201d dhe se \u201cEdhe Enver Hoxha t\u00eb ngrihet nga varri nuk u shemb dot sht\u00ebpit\u00eb e pronat e palegalizuara\u201d! Fadromat dhe rruspat jan\u00eb \u00ebndrra dhe vepra e tij! Ai shk\u00eblqen dhe k\u00ebnaqet kur sheh se si t\u00eb tjer\u00ebt vuajn\u00eb. P\u00ebrfshir\u00eb miqt\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij. Rr\u00ebnimin e t\u00eb tjer\u00ebve e p\u00ebrjeton si triumfin e vet. K\u00ebt\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn. Ka rr\u00ebnuar gjithk\u00ebnd q\u00eb ka mundur dhe tani po rr\u00ebnon edhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>E ka b\u00ebr\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb parin vend pensionist t\u00eb Evrop\u00ebs. Se rinin\u00eb e ka p\u00ebrz\u00ebn\u00eb. Edhe kur i th\u00ebrret t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri, s\u00ebrishmi ai ua b\u00ebn gati valixhet t\u00eb ikin n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb! Ky \u00ebsht\u00eb Edi Rama! Ju q\u00eb b\u00ebni se nuk e dini, do ta m\u00ebsoni kur ta provoni! Ata q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebsuar prej tij, e din\u00eb, por ka prej tyre q\u00eb u p\u00eblqen pak mashtrimi. Kush \u00ebsht\u00eb i zgjuar mjaftuesh\u00ebm e kupton nga ato q\u00eb thot\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga ato q\u00eb kryeministri b\u00ebn. Pse ai ka dhimbje t\u00eb shpin\u00ebs, k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn s\u00ebmundje ta ken\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb bot\u00eb dhe jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndaj mos thoni m\u00eb se \u201cna mashtroi Edi Rama\u201d!\u00a0 Mashtron gjithmon\u00eb dikush q\u00eb nuk ka mashtruar m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa ai vet\u00ebm mashtrimin ka profesion, ndaj prej tij nuk pritet drejt\u00ebsi dhe sinqeritet. Kush e pret, s\u00eb paku mos t\u00eb ankohet m\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I Nj\u00eb i ri q\u00eb \u201ci ka besuar Edi Ram\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb kthyer nga Italia, ku jetonte si emigrant, dhe ka investuar kursimet e djers\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr zhvillimin e turizmit n\u00eb Theth. Kryeministri kishte b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb emigrant\u00ebt t\u00eb vijn\u00eb dhe t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb atdheun e vendlindjen e tyre. Dhe i riu, burr\u00eb i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":93872,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-118931","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118931"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118931\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":118935,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118931\/revisions\/118935"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93872"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}