{"id":119135,"date":"2025-07-16T11:45:28","date_gmt":"2025-07-16T11:45:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=119135"},"modified":"2025-07-16T11:45:28","modified_gmt":"2025-07-16T11:45:28","slug":"ekspertja-europiane-integrimi-seshte-ceshtje-personale-e-rames-be-po-mbyll-syte-perpara-akuzave-te-qarta-per-zgjedhjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/16\/ekspertja-europiane-integrimi-seshte-ceshtje-personale-e-rames-be-po-mbyll-syte-perpara-akuzave-te-qarta-per-zgjedhjet\/","title":{"rendered":"Ekspertja europiane: Integrimi s&#8217;\u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale e Ram\u00ebs! BE po mbyll syt\u00eb p\u00ebrpara akuzave t\u00eb qarta p\u00ebr zgjedhjet!"},"content":{"rendered":"<p>Teona Lavrelashvili, k\u00ebrkuese shkencore n\u00eb Qendr\u00ebn Martens, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Konferenc\u00ebn \u201cThe Western Balkans Paradigm\u201d, ku mori pjes\u00eb edhe kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ngriti shqet\u00ebsime serioze mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si po trajtohet procesi i zgjerimit t\u00eb Bashkimit Europian.<br \/>\nAjo kritikoi faktin q\u00eb ky proces po personalizohet dhe po p\u00ebrdoret politikisht nga lider\u00eb si Edi Rama, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje parimet e meritokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><br \/>\nS\u00eb pari, dua t\u00eb jap mendimet e mia p\u00ebr at\u00eb tha z. Berisha dhe kjo lidhet edhe me politik\u00ebn e zgjerimit. Ka nj\u00eb shqet\u00ebsim dhe besoj se \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues se diskutimet e zgjerimit po kthehen n\u00eb problem. Dhe e kam fjal\u00ebn p\u00ebr rastin e Edi Ram\u00ebs, kur takoi komisioneren e zgjerimit, Marta Kos, dhe ajo me krenari konfirmoi se Edi Rama i premtoi personalisht reforma progresive, integritet territorial, etj.<br \/>\nKjo p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim sepse zgjerimi, politika, nuk duhet t\u00eb kthehen n\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale n\u00eb Bruksel.<br \/>\nNe kemi nevoj\u00eb p\u00ebr ndjekjen e procedurave dhe qasje t\u00eb bazuara n\u00eb merit\u00eb, pasi kjo prek t\u00eb drejtat themelore dhe integritetin q\u00eb kan\u00eb problematika n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk e kam lexuar raportin e OSBE\/ODIHR, por akuzat q\u00eb ndodh\u00ebn me zgjedhjet jan\u00eb t\u00eb qarta, por n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb time kam arritur t\u00eb kuptoj se BE po i mbyll syt\u00eb ndaj k\u00ebtyre akuzave. Shohim edhe disa fjali q\u00eb dalin n\u00eb rezoluta q\u00eb dalin, por k\u00ebto nuk mjaftojn\u00eb.<br \/>\nVendet t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit jan\u00eb ato q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb integritet n\u00eb performanc\u00ebn zgjedhore.<br \/>\nP\u00ebrsa i p\u00ebrket fleksibilitetit t\u00eb korniz\u00ebs s\u00eb zgjerimit \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Kemi par\u00eb se metodologjia dhe korniza jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb fleksib\u00ebl n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb elemente strategjike. Dhe kemi k\u00ebtu edhe rastin e Ukrain\u00ebs, Gjeorgjis\u00eb, Moldavis\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto vende nuk mendoheshin t\u00eb ishin pjes\u00eb e paket\u00ebs s\u00eb zgjerimit, nd\u00ebrsa m\u00eb pas k\u00ebto diskutime u rihap\u00ebn. Mendoj se korniza e zgjerimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb elastike, m\u00eb fleksib\u00ebl, por gjithashtu ne p\u00ebrdorim edhe disa element\u00eb risie t\u00eb integrimit gradual.<br \/>\nJam dakord me Patrikun kur thot\u00eb se: k\u00ebto nuk duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin tradicional, sepse k\u00ebto parashikohen n\u00eb nenin 49, sepse thuhet q\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb lloj an\u00ebtar\u00ebsimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi i plot\u00eb n\u00eb BE. Sigurisht, q\u00eb kemi integrimin n\u00eb tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt, kemi marr\u00ebveshje, kemi programet e ERASMUS, etj., por an\u00ebtar\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb themelore p\u00ebr vendin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb transformohen dhe t\u00eb ecin p\u00ebrpara.<br \/>\nUn\u00eb do t\u00eb tregohesha e kujdesshme q\u00eb t\u00eb thoja se gjeopolitika duhet t\u00eb injektohet fuqish\u00ebm n\u00eb zgjerim. Sepse, t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb duke pasur nj\u00eb zgjerim me vende t\u00eb pap\u00ebrgatitura, dhe nuk duam vende t\u00eb cilat do t\u00eb sillnin m\u00eb tep\u00ebr probleme n\u00eb BE, jo vet\u00ebm n\u00eb korrupsion dhe n\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, por edhe n\u00eb respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<br \/>\nMendoj se BE ndodhet n\u00eb udh\u00ebkryq: nga nj\u00ebra an\u00eb, t\u00eb jet\u00eb aktor gjeopolitik, t\u2019i p\u00ebrgjigjet k\u00ebrc\u00ebnimit rus dhe jo vet\u00ebm atij, por kemi edhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb tjera n\u00eb rajon si Kina, apo aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. BE gjithashtu duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr strategjik, duhet t\u00eb zbatoj\u00eb objektivat e veta strategjike, por nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb se vendet kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiten dhe t\u00eb mos mbyll\u00eb syt\u00eb p\u00ebrpara kund\u00ebrvajtjeve t\u00eb p\u00ebrmendura jo vet\u00ebm nga OSBE, por edhe nga organizata t\u00eb tjera.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb vjen n\u00eb momentin e duhur, sepse sa her\u00eb q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr lodhjen dhe zgjerimin, pyesim se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet, cilat mund t\u00eb jen\u00eb risit\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar procesin.<br \/>\nMendoj se integrimi gradual mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zgjidhje integrimi n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb vet\u00ebm, por gjithashtu ka edhe diskutime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet institucionale. P\u00ebr shembull, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parlamentit, jo me t\u00eb drejta t\u00eb plota, por p\u00ebr t\u00eb pasur statusin e v\u00ebzhguesit.<br \/>\nAto vende kandidate t\u00eb cilat i harmonizojn\u00eb vendimet e tyre me politikat e BE, ministrat e\u00a0 Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme mund t\u00eb ftohen p\u00ebr konfigurimet e k\u00ebshillave p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e jashtme.<br \/>\nAjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe q\u00eb e tha edhe z.Berisha \u00ebsht\u00eb e \u00e7\u00ebshtja e p\u00ebrgatitjes s\u00eb vendeve kandidate n\u00eb drejtim t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, dhe t\u2019i v\u00ebm\u00eb nj\u00eb em\u00ebr gj\u00ebrave, t\u2019i themi gj\u00ebrat ashtu si\u00e7 jan\u00eb. Un\u00eb kam mbaruar studimet n\u00eb nj\u00eb kolegj te Europ\u00ebs para 10 vitesh dhe tema ime kishte t\u00eb b\u00ebnte me Falcone dhe Borselinon, gjyqtar\u00eb q\u00eb luftuan kundrejt krimit dhe padrejt\u00ebsive n\u00eb Itali. Ata u vran\u00eb sepse mbrojt\u00ebn drejt\u00ebsin\u00eb dhe mendoj se n\u00eb bot\u00ebn e sotme, ku ne kemi edhe m\u00eb tep\u00ebr pasigurira dhe turbullira gjeopolitike, kompleksiteti, situata n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrshkruar nga z.Berisha, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb ekzistojn\u00eb brenda vendit, nuk duhet t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsohen dhe BE duhet t;i kushtoj\u00eb v\u00ebmendjen e duhur p\u00ebrgatitjes s\u00eb popullat\u00ebs shqiptare por t\u00eb mbi t\u00eb gjitha edhe elit\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrsa i p\u00ebrket risive institucionale plani i rritjes \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb shpres\u00eb e madhe p\u00ebr BE, sepse do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Niveli i konvergjenc\u00ebs ekonomike t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00ebn mesataren. Mendoj se plani i rritjes k\u00ebtu duhet t\u00eb shky\u00e7\u00eb potencialin ekonomik, t\u00eb hap\u00eb vende pune, t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb investime dhe gjithashtu t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb reforma ekonomike. Pjesa tjet\u00ebr m\u00eb pas varet nga niveli p\u00ebrgatitjes s\u00eb BE, kjo \u00ebsht\u00eb detyra m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. A \u00ebsht\u00eb gati BE? E d\u00ebgjojm\u00eb shum\u00eb koncept q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kapacitetin p\u00ebrthith\u00ebs. A mundet BE t\u00eb menaxhoj\u00eb 35 vende?<br \/>\n\u00cbsht\u00eb pyetje filozofike dhe pyetja \u00ebsht\u00eb varet se k\u00eb pyet.<br \/>\nPo t\u00eb m\u00eb pyesni mua, them se, BE, po, mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr vendesh an\u00ebtare sepse ka kapacitet.<br \/>\nBuxheti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr zgjerimin dhe mund t\u00eb shohim n\u00eb t\u00eb kostot dhe gjithashtu edhe investimet n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, vlera financiare n\u00eb mb\u00ebshtetje.<br \/>\nP\u00ebrsa i p\u00ebrket vendimmarrjes institucionale, t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb 27 mund t\u00eb vendosin veton e tyre, dhe n\u00eb fakt k\u00ebt\u00eb veto mund ta vendosin n\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj forme. Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut mund t\u00eb ve\u00e7ohen, dhe jo t\u00eb futen patjet\u00ebr t\u00eb dyja te e nj\u00ebjta hulli dhe t\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb vendos\u00ebsh nj\u00ebher\u00ebsh n\u00eb BE.<br \/>\nKonfigurimi i BE \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet edhe vota e shumic\u00ebs, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme, sepse kur ne kemi ndarje, p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb vendimmarrje, disa vende do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr pro disa do t\u00eb jen\u00eb kund\u00ebr, por kjo do t\u00eb sillte ndarje dhe p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb brendshme dhe BE do e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i kap\u00ebrcente.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teona Lavrelashvili, k\u00ebrkuese shkencore n\u00eb Qendr\u00ebn Martens, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Konferenc\u00ebn \u201cThe Western Balkans Paradigm\u201d, ku mori pjes\u00eb edhe kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ngriti shqet\u00ebsime serioze mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si po trajtohet procesi i zgjerimit t\u00eb Bashkimit Europian. Ajo kritikoi faktin q\u00eb ky proces po personalizohet dhe po p\u00ebrdoret politikisht nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":119107,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-119135","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119135"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119135\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":119136,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119135\/revisions\/119136"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/119107"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}