{"id":119159,"date":"2025-07-16T17:32:24","date_gmt":"2025-07-16T17:32:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=119159"},"modified":"2025-07-16T17:32:42","modified_gmt":"2025-07-16T17:32:42","slug":"mandatet-e-kushtetueses-pas-dushit-te-brukselit-sadushi-mbrohet-me-tre-genjeshtra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/16\/mandatet-e-kushtetueses-pas-dushit-te-brukselit-sadushi-mbrohet-me-tre-genjeshtra\/","title":{"rendered":"Mandatet e Kushtetueses\/ Pas \u201cdushit\u201d t\u00eb Brukselit, Sadushi mbrohet me tre g\u00ebnjeshtra\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi, i konsideruar si strumbullar i nj\u00eb konflikti institucional, me q\u00ebllim rr\u00ebmbimin e t\u00eb pakt\u00ebn tre mandateve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ka mohuar rolin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm n\u00eb form\u00eb dhe p\u00ebrmbajtje t\u00eb ngjash\u00ebm me nj\u00eb pu\u00e7 kushtetues.<\/p>\n<p>Ai, prej muajsh, ka ngritur nj\u00eb skem\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs synon q\u00eb, p\u00ebrsa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb \u201ccaktoj\u00eb\u201d tre gjyqtar\u00eb kushtetues, n\u00ebp\u00ebrmjet rr\u00ebmbimit t\u00eb mandateve t\u00eb Holta Za\u00e7aj, Elsa Toska (e dor\u00ebhequr) dhe Sonila Bejtja.<\/p>\n<p>Skema e tij, e ngritur fillimisht me fines\u00eb, u<em>\u00a0\u201cdekonspirua\u201d,<\/em>\u00a0pasi n\u00eb loj\u00ebn e Sadushit u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fare t\u00eb trash\u00eb edhe Presidenti i Republik\u00ebs, Bajram Begaj. Tashm\u00eb skema ka l\u00ebn\u00eb gjurmo kudo, deri n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin\u00a0<em>\u201cNgjarje kryesore\u201d<\/em>\u00a0t\u00eb gazetares Sonja Pepa n\u00eb Televizionin Publik Shqiptar (TVSH), Sadushi tentoi t\u00eb\u00a0<em>\u201cpastroj\u00eb\u201d<\/em>\u00a0veten, pas nj\u00eb kritike t\u00eb fort\u00eb q\u00eb mori s\u00eb fundmi nga Komisioni Europian, pik\u00ebrisht p\u00ebr rolin e tij t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb kriz\u00ebn e mandave t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues.<\/p>\n<p>Narrativa e Sadushit n\u00eb at\u00eb intervist\u00eb u nd\u00ebrtua n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tre pika kryesore:<strong>\u00a0(1)<\/strong>\u00a0Nuk ka kriz\u00eb nd\u00ebrmjet Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese;<strong>\u00a0(2)<\/strong>\u00a0Komisioni Europian nuk vuri n\u00eb dyshim rolin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e mandateve kushtetuese; dhe<strong>\u00a0(3)<\/strong> \u201cPasiguria ligjore\u201d p\u00ebr mandatet e gjyqtar\u00ebve kushtetues \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb raportet mes Kuvendit dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>T\u00eb tre k\u00ebto argumenta, n\u00eb mos t\u00eb rreme, jan\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb v\u00ebrteta, t\u00eb cilat Sadushi i p\u00ebrdori p\u00ebr\u00a0<em>\u201cshp\u00eblarjen e vetes\u201d<\/em>, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb skeme, e cila, p\u00ebr nga efektet q\u00eb krijon, mund ta rrokullis\u00eb edhe at\u00eb vet\u00eb nga posti n\u00eb krye t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Kriza e Sadushit<\/strong><\/p>\n<p>Sokol Sadushi deklaroi se nuk ka nj\u00eb kriz\u00eb mes Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Ai pranoi se, disa muaj m\u00eb par\u00eb, u krijua nj\u00eb situat\u00ebs, ku dy institucionet shk\u00ebmbyen replika publike. Por, sipas Sadushit, vet\u00eb Gjykata Kushtetuese e pranoi t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimin e tij p\u00ebr mandatin e nj\u00eb gjyqtari kushtetues.<\/p>\n<p>Argumentimi i Sadushit \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht larg realitetit. T\u00eb dh\u00ebnat publike d\u00ebshmojn\u00eb se ai krijoi nj\u00eb situat\u00eb konflikti t\u00eb ashp\u00ebr me Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Duke u rikthyer pas n\u00eb koh\u00eb, Sadushi, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, n\u00eb 10 Dhjetor 2024, shpalli vakanc\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke vler\u00ebsuar se mandati i an\u00ebtares dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetares, Holta Za\u00e7aj, p\u00ebrfundonte n\u00eb 10 mars 2025.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1576941\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/640-0-1752678376x557fb849-120e-4894-a1f6-05c7fef9c3cb-715.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"770\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Za\u00e7aj ishte em\u00ebruar nga Gjykata e Lart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb pjessh\u00ebm dhe Sadushi mori p\u00ebrsip\u00ebr shpalljen e p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb saj. Veprimi i Sadushit nxiti reagimin e kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila u shpreh publikisht se, sipas Kushtetut\u00ebs, shpallja e vakancave n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese realizohet vet\u00ebm nga kjo gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Za\u00e7aj inicioi nj\u00eb mbledhje t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2025, vendosi p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sokol Sadushi deklaroi n\u00eb intervist\u00ebn n\u00eb RTSH se \u201cGjykata Kushtetuese i dha t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr mandatin e an\u00ebtarit (Za\u00e7aj)\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, pavar\u00ebsisht se p\u00ebrfundimi ishte i nj\u00ebjt\u00eb, pra mbarimi i mandatit t\u00eb Holta Za\u00e7aj, Gjykata Kushtetuese, jo vet\u00ebm nuk i dha t\u00eb drejt\u00eb procedur\u00ebs anti-kushtetuese t\u00eb nisur nga Sadushi, por edhe i caktoi k\u00ebtij t\u00eb fundit kufirin q\u00eb nuk duhet ta tejkaloj\u00eb.<\/p>\n<p>E th\u00ebn\u00eb qart\u00ebsisht, Sadushi ishte nxit\u00ebsi i konfliktit t\u00eb fort\u00eb institucional me Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>\u201cDushi\u201d i Brukselit p\u00ebr Sadushin<\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sadushi tjet\u00ebrsoi t\u00ebr\u00ebsisht q\u00ebndrimin e Brukselit, i cili i dha nj\u00eb \u201cdush\u201d t\u00eb fort\u00eb atij personalisht, n\u00eb situat\u00ebn e krijuar me mandatet e gjyqtar\u00ebve kushtetues.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr Televizionin Publik Shqiptar, Sokol Sadushi deklaroi se<em> \u201cKomisioni Europian vuri n\u00eb dukje pasigurin\u00eb ligjore p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen e mandateve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Por kjo nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, por me raportet mes Kuvendin dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d.<\/em><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2025%2F07%2F16%2Fmandatet-e-kushtetueses-sadushi-mbrohet-me-tre-genjeshtra-pas-dushit-te-brukselit%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Faktualitet%2F&amp;cb=1313fbfd0b\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/p>\n<p>Sadushi duhet t\u00eb ket\u00eb pasur nj\u00eb hall t\u00eb madh, i cili e ka detyruar q\u00eb t\u00eb dal\u00eb publikisht e t\u00eb mashtroj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dokument zyrtar dhe publik t\u00eb Brukselit zyrtar.<\/p>\n<p>Komisioni Europian, n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb publikuar n\u00eb fillim t\u00eb Korrikut 2025\u00a0<em>\u201cP\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d<\/em>, theksonte:<\/p>\n<p><em>\u201cPasiguria ligjore vazhdon n\u00eb lidhje me p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese,\u00a0<strong>p\u00ebr shkak t\u00eb interpretimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb dispozitave p\u00ebrkat\u00ebse nga Kuvendi dhe Gjykata e Lart\u00eb<\/strong>. P\u00ebr nj\u00ebrin nga rastet, Presidenti i Republik\u00ebs, n\u00eb rolin e tij si autoritet em\u00ebrues,\u00a0i drejtoi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb ofruar qart\u00ebsi mbi m\u00ebnyr\u00ebn e pajtimit t\u00eb dy parimeve kushtetuese q\u00eb lidhen me llogaritjen e mandateve\u201d.<\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1576942\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/640-0-1752678450x3d3470dd-0b58-4cb2-9652-75d0d9ec5baa-308.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"785\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga ky paragraf i Komisionit Europian, i cili e vendos Sadushin personalisht n\u00eb rolin e krijuar t\u00eb \u201cpasiguris\u00eb ligjore t\u00eb mandateve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d duket se ka qen\u00eb q\u00ebllimi i v\u00ebrtet\u00eb i intervist\u00ebs s\u00eb kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Por, g\u00ebnjeshtra flagrante dhe tjet\u00ebrsimi i raportit t\u00eb Brukselit, shoq\u00ebrohet me nj\u00eb tjet\u00ebr mashtrim t\u00eb Sadushit gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr Televizionin Publik.<\/p>\n<p><strong>Sadushi, si \u201cPonc Pilati\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb deklaroi se \u201cpasiguria ligjore\u201d p\u00ebr mandatet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb raportet mes Kuvendit dhe asaj gjykate. Sipas tij,<em>\u00a0\u201cGjykata Kushtetuese po vonon shqyrtimin e nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr interpretimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kushtetueses dhe kjo vones\u00eb ka sjell\u00eb edhe bllokim t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb nisur nga Parlamenti plot\u00ebsimit t\u00eb vakanc\u00ebs s\u00eb krijuar pas dor\u00ebheqjes s\u00eb nj\u00eb gjyqtareje t\u00eb zgjedhur nga ai institucion (Elsa Toska)\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb publik t\u00eb informuar, por sidomos p\u00ebr partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb investuar fuqish\u00ebm n\u00eb Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, kjo deklarat\u00eb e Sadushit mund t\u00eb cil\u00ebsohet si nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e trash\u00eb.<\/p>\n<p>Sadushi ka vendosur t\u00eb\u00a0<em>\u201claj\u00eb duart si Ponc Pilati\u201d<\/em>\u00a0n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Presidentin e Republik\u00ebs, Bajram Begaj, i cili me vet\u00ebdije apo i keqp\u00ebrdorur, hyri n\u00eb loj\u00ebn e kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Por, loja q\u00eb po zhvillojn\u00eb dyshja Sadushi-Begaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe pasojat mund t\u00eb jen\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr t\u00eb dy.<\/p>\n<p>Kreu i Shtetit, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjat\u00ebsi vale me Sadushin, i k\u00ebrkoi Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb janar 2025 \u201cinterpretimin e mandateve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj\u201d, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e panevojshme, pasi koh\u00ebzgjatja n\u00eb detyr\u00eb e gjyqtar\u00ebve kushtetues \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar qart\u00ebsisht n\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gjykata Kushtetuese, e detyruar nga ligji, e p\u00ebrfshiu k\u00ebrkes\u00ebn e Begajt n\u00eb vler\u00ebsimin paraprak, Sadushi, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, kishte planifikuar vendosjen e<em>\u00a0\u201cshkopinjve n\u00ebn rrota\u201d<\/em>\u00a0p\u00ebr procedur\u00ebn e nisur nga Parlamenti, me q\u00ebllim plot\u00ebsimin e vakanc\u00ebs s\u00eb krijuar nga dor\u00ebheqja e gjyqtares kushtetuese, Elsa Toska.<\/p>\n<p>N\u00eb 29 Maj 2025, K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi (KED), i drejtuar nga Sokol Sadushi, miratoi vendimin<em>\u00a0\u201cP\u00ebr pezullimin e procedur\u00ebs s\u00eb verifikimit t\u00eb kandidaturave dhe njoftimin e subjektit Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar rishpalljen e thirrjes p\u00ebr paraqitjen e kandidaturave\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb vendim, KED-i i Sadushit bllokoi procedur\u00ebn p\u00ebr plot\u00ebsimin nga Parlamenti t\u00eb vakanc\u00ebs s\u00eb krijuar nga dor\u00ebheqja e Elsa Tosk\u00ebs, dhe jo \u201cvonesa e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Presidentit Begaj\u201d, si\u00e7 e prezantoi kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb gjat\u00eb intervist\u00ebs n\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, jo vet\u00ebm argumenti publik i Sadushit \u00ebsht\u00eb i g\u00ebnjesht\u00ebrt, por edhe argumenti, mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit ai dhe KED-i vendos\u00ebn pezullimin e procedur\u00ebs s\u00eb Parlamentit, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i rrem\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e 29 majit 2025, K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, n\u00ebn drejtimin e Sokol Sadushit, deklaroi se vendosi pezullimin, pasi numri i kandidat\u00ebve \u201cka r\u00ebn\u00eb posht\u00eb numrit 3\u201d. Dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim pezullimi, KED-i p\u00ebrdori si argument ligjor:<\/p>\n<p><em>\u201c\u2026n\u00eb zbatim t\u00eb vendimit nr. 84\/2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, q\u00eb ka sanksionuar se,\u00a0<strong>\u201cp\u00ebrt\u00ebritja e rregullt me nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn \u00e7do tre vjet mbetet parim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe ka p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj koh\u00ebzgjatjes s\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1576943\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/640-0-1752678526x117b36fe-1ed1-44f1-b01d-4a3fed63a1d4-1-961.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"807\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Ai q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb shkres\u00ebn e Sadushit i takon vendimit p\u00ebr deklarimin e p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtares (nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetares) s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Holta Za\u00e7aj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin prej 26 faqesh t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb num\u00ebrtuar 84\/2024, nuk gjendet askund paragrafi q\u00eb p\u00ebrmend Sokol Sadushi n\u00eb shkres\u00ebn e tij p\u00ebr justifikimin e pezullimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb nisur nga Parlamenti.<\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjtin guxim q\u00eb g\u00ebnjeu p\u00ebr Raportin e Komisionit Europian, ai ka mashtruar edhe Kuvendin, duke i pezulluar procedur\u00ebn p\u00ebr em\u00ebrimin e gjyqtarit kushtetues, mbi nj\u00eb argument ligjor t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1576945\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/640-0-1752678551x388f768e-10bc-45e7-bbfb-f764ac5f8451-296.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"798\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Pra, pavar\u00ebsisht faktit se ai rreket q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr \u201cpasigurin\u00eb ligjore\u201d t\u00eb mandateve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese tek nj\u00eb konflikt i paqen\u00eb mes asaj gjykate dhe Parlamentit, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat dhe rrethanat d\u00ebshmojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Sokol Sadushi q\u00eb ka krijuar kriz\u00ebn institucionale me nuancat e pu\u00e7it kushtetues.<\/p>\n<p>Nj\u00eb intervist\u00eb, sado me terma t\u00eb kuruar, nuk mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb Sokol Sadushin nga nisma e tij antiligjore p\u00ebr rr\u00ebmbim t\u00eb mandateve n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. P\u00ebr fatin e keq t\u00eb Shtetit Ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri, pjes\u00eb e skem\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili vuri n\u00eb l\u00ebvizje nj\u00eb mekaniz\u00ebm, q\u00eb nuk dihet ku do t\u00eb ndalet dhe se \u00e7far\u00eb do t\u00eb marrin me vete ingranazhet e tij anti-ligjor\u00eb.\/<strong><a href=\"https:\/\/dosja.al\/aktualitet\/mandatet-e-kushtetueses-sadushi-mbrohet-me-tre-genjeshtra-pas-dushit--i449690\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Dosja.al<\/a><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi, i konsideruar si strumbullar i nj\u00eb konflikti institucional, me q\u00ebllim rr\u00ebmbimin e t\u00eb pakt\u00ebn tre mandateve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ka mohuar rolin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm n\u00eb form\u00eb dhe p\u00ebrmbajtje t\u00eb ngjash\u00ebm me nj\u00eb pu\u00e7 kushtetues. Ai, prej muajsh, ka ngritur nj\u00eb skem\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs synon &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":115269,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-119159","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119159","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119159"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119159\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":119161,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119159\/revisions\/119161"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115269"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119159"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119159"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119159"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}