{"id":119191,"date":"2025-07-17T08:34:01","date_gmt":"2025-07-17T08:34:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=119191"},"modified":"2025-07-17T08:34:24","modified_gmt":"2025-07-17T08:34:24","slug":"elbasani-fieri-dhe-tirana-ne-emergjence-mjedisore-si-u-zhduken-150-mln-euro-te-inceneratoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/17\/elbasani-fieri-dhe-tirana-ne-emergjence-mjedisore-si-u-zhduken-150-mln-euro-te-inceneratoreve\/","title":{"rendered":"Elbasani, Fieri dhe Tirana n\u00eb emergjenc\u00eb mjedisore! Si u zhduk\u00ebn 150 milon euro t\u00eb incenerator\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr dit\u00eb me radh\u00eb nj\u00eb re e madhe tymi p\u00ebrfshiu qytetin e Elbasanit. N\u00eb vendepozitimin e mbetjeve, pjes\u00eb e objektit t\u00eb inceneratorit, flak\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shkrumbuan plehrat e grumbulluara prej muajsh, t\u00eb supozuara q\u00eb t\u00eb diferencoheshin e nj\u00eb pjes\u00eb e tyre t\u00eb digjeshin n\u00eb incinerator.<\/p>\n<p>Mbetjet e 7 bashkive t\u00eb k\u00ebtij qarku u dogj\u00ebn, me ndryshimin e vet\u00ebm se asgj\u00ebsimi i tyre nuk u b\u00eb p\u00ebrmes incenerimit, por djegies n\u00eb qiell t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Faji sipas autoriteteve? Temperaturat e larta dhe gazi metan q\u00eb \u00e7lirohej nga nj\u00eb pjes\u00eb e mbetjeve q\u00eb kishin mbushur p\u00ebrtej kapacitetit landfillin e qytetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shuarjen e zjarrit u nis\u00ebn helikopter\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje nga larg me q\u00ebllim shmangien e p\u00ebrhapjes s\u00eb tij n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb mbetjeve. Paralelisht u hodh\u00ebn mij\u00ebra tonelata me dhe nga forcat zjarrfik\u00ebse, por flak\u00ebt vazhduan p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb jave kalendarike duke e b\u00ebr\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrreth t\u00eb pabanueshme, nd\u00ebrsa qytetin t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr banor\u00ebt.<\/p>\n<p><em>\u201cNuk ka dyshim q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zjarrv\u00ebnie t\u00eb q\u00ebllimshme sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet \u00e7do vit, dhe n\u00ebse ka ndodhur aksidentalisht nj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb merreshin masa t\u00eb ndaloheshin. Por shohim se sa her\u00eb q\u00eb mbarojn\u00eb kapacitetet e landfillit ndodh zjarri,\u201d \u2013<\/em>\u00a0thot\u00eb Gentian Serjani, avokat.<\/p>\n<p>Ajri i ndotur, p\u00ebrhapja e tymit dhe shpesht\u00ebsia e flak\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfshin landfillin n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr sh\u00ebndetin e banor\u00ebve. Prokuroria e Elbasanit regjistroi procedim penal p\u00ebr zjarrv\u00ebnie t\u00eb q\u00ebllimshme, por ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebrreth inenceratorit t\u00eb Elbasanit ka zjarr.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rrug\u00eb q\u00eb \u00e7do sezon veror, me justifikimin e vap\u00ebs dhe nxeht\u00ebsis\u00eb, plehrat digjen n\u00eb fush\u00ebn 20 mij\u00eb m2 t\u00eb landfillit- proces q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb menaxhohej nga punonj\u00ebsit e inceneratorit, vep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u paguan 22 milion euro nga buxheti i shtetit dhe q\u00eb sot q\u00ebndron si relika e par\u00eb e nj\u00eb prej aferave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha korruptive t\u00eb qeverisjes socialiste. Tre kontrata incenerator\u00ebsh, asnj\u00eb n\u00eb gjendje pune, por deri m\u00eb sot plot 150 milion euro t\u00eb derdhura nga buxheti i shtetit p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebrtuar dhe p\u00ebr t\u00eb menaxhuar mbetjet n\u00eb qarqet Tiran\u00eb, Elbasan dhe Fier.<\/p>\n<p><em>\u201cNe protestuam sepse nuk mund t\u00eb lejohet kjo situat\u00eb q\u00eb d\u00ebmton sh\u00ebndetin e nj\u00eb qyteti t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Pam\u00eb nj\u00eb munges\u00eb totale t\u00eb institucioneve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masa qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar qytetar\u00ebt se si duhet t\u00eb veprojn\u00eb, ku t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb vendosin maska, qoft\u00eb nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit q\u00eb toleron k\u00ebt\u00eb situat\u00eb q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet \u00e7do vit,\u201d \u2013<\/em>\u00a0thot\u00eb Migen Qiraxhi aktivist i Q\u00ebndres\u00ebs Qytetare.<\/p>\n<p>P\u00ebr ironi, justifikimi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pa gar\u00eb kontrat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb incenerator\u00ebve, at\u00eb t\u00eb Elbasanit ishte emergjenca mjedisore e mbetjeve q\u00eb derdheshin jasht\u00eb landfillit. \u00cbsht\u00eb mbushur plot nj\u00eb dekad\u00eb, por zgjidhja q\u00eb u premtua nuk erdhi asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Sot situata \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj katastrofike. Mbetjet jan\u00eb depozituar pa asnj\u00eb standard, nuk ndahen dhe as nuk kapsulohen q\u00eb t\u00eb shmanget rreziku i p\u00ebrfshirjes nga flak\u00ebt.<\/p>\n<p>Objekti nuk funksionon dhe p\u00ebrgjat\u00eb 2 viteve t\u00eb fundit dit\u00ebt e pun\u00ebs num\u00ebrohen me gishtat e duarve! Ka nevoj\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr remonte dhe p\u00ebr financim, nd\u00ebrsa objekti me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar \u00ebsht\u00eb konfiskuar p\u00ebr llogari t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Shum\u00eb debitor\u00eb kan\u00eb depozituar urdh\u00ebr sekuestrosh dhe k\u00ebrkojn\u00eb pjes\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur nga ky objekt, p\u00ebrfshir\u00eb dhe bankat. Me gjasa shtetit shqiptar do t\u2019i mbetet vet\u00ebm mali me borxhe q\u00eb lan\u00eb treshja e biznesmen\u00ebve t\u00eb incneratorit: Mirel M\u00ebrtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.<\/p>\n<p>Denoncimet n\u00eb vite t\u00eb medias, opozit\u00ebs dhe ekspert\u00ebve p\u00ebr afer\u00ebn e incenerator\u00ebve u duk sikur morr\u00ebn zgjidhje nga lajmi se SPAK po arrestoi n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2021 zyrtar\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfshi dhe adminsitrator\u00eb dhe pronar\u00eb t\u00eb kompanive t\u00eb incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 dhjetor 2021 me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar inceneratori i Elbasanit kalon n\u00ebn administrimin e Agjencis\u00eb s\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara, vet\u00ebm disa dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb transferohej n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>\u201cTashm\u00eb kemi miliona euro t\u00eb humbura dhe s\u00ebrish emergjenc\u00eb mjedisore. Drejt\u00ebsia duhet t\u00eb veproj\u00eb shpejt dhe t\u00eb zgjidh\u00eb dhe zinxhirin e fajtor\u00ebve p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs,\u201d \u2013\u00a0thot\u00eb eksperti i ekonomis\u00eb Pano Soko.<\/p>\n<p>Kontrata mes Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit dhe shoq\u00ebris\u00eb Albtek Energy ku pronare dhe administratore \u00ebsht\u00eb Stela Gugallja bazohej n\u00eb form\u00ebn nd\u00ebrtim-operim-transferim.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb impiantit t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb vitin 2017 dhe operimit p\u00ebr 3\u00a0vjet nga shoq\u00ebria Albtek Energy, bashkia e Elbasanit kishte nisur procedur\u00ebn p\u00ebr transferimin e inceneratorit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Procesi i transferimit pezullohet menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr bllokim t\u00eb tij p\u00ebr llogari t\u00eb organeve hetimore.<\/p>\n<p>Administrimin e merr Agjencia e Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara. Ajo vendos m\u00eb pas q\u00eb impianti i mbetjeve t\u00eb p\u00ebrdoret nga shoq\u00ebria Eco -Elb, nj\u00eb kompani e themeluar nga bashkia\u00a0 e Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Belshit, Gramshit, Peqinit dhe C\u00ebrrikut.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja bazohet n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb qiramarrje me vler\u00eb simbolike 1 euro q\u00eb k\u00ebto bashki do t\u2019i paguajn\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Pronave t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara me q\u00ebllim depozitimin dhe incenerimin e mbetjeve t\u00eb qarkut t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Por kontrata e qiras\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i problemeve financiare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Eco-Elb. T\u00eb gjitha bashkit\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00eb tarif\u00eb prej 26 euro\/ton p\u00ebr p\u00ebrpunimin e mbetjeve ndaj shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb kan\u00eb themeluar Eco-Elb, tarif\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb mbajtur inceneratorin n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit t\u00eb shtetit 22.6 milion euro dhe n\u00eb momentin q\u00eb SPAK sekuestroi inceneratorin shteti kishte t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb plot\u00eb shum\u00ebn q\u00eb i detyrohej koncesionarit. Por ky investim i zbuluar si korruptiv nga Prokuroria e Posa\u00e7me nuk po zgjidh q\u00ebllimin kryesor p\u00ebr t\u00eb cilin u dhan\u00eb parat\u00eb: emergjenc\u00ebn mjedisore.<\/p>\n<p>Zinxhiri i p\u00ebrgjegj\u00ebsive sipas Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr vepr\u00ebn korruptive t\u00eb inceneratorit t\u00eb Elbasanit \u00ebsht\u00eb ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili u d\u00ebnua p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave me 10 vjet burg, d\u00ebnim q\u00eb iu zbrit n\u00eb 6.8 vite. Ish-deputetin e PS Alqi Bllako, i cili ka mbajtur postin e sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Ministrin\u00eb e Mjedisit, gjykata e d\u00ebnoi me 2.8 vjet p\u00ebr shp\u00ebrndorim d\u00ebtyre.<\/p>\n<p>Klodian Zoto u d\u00ebnua me 10 vite burg, dhe me gjykim t\u00eb shkurtuar do vuaj\u00a0 6.8 vite burgim. I nj\u00ebjti d\u00ebnim u dha edhe p\u00ebr Mirel M\u00ebrtirin.<\/p>\n<p>Stela Gugallja u d\u00ebnua me 7 vite burgim dhe me gjykim t\u00eb shkurtuar do vuaj 4.8 vite.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit e kompanis\u00eb koncesionare P\u00ebllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u d\u00ebnuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim t\u00eb shkurtuar do vuajn\u00eb 2.8 vite heqje lirie dhe p\u00ebr zyrtar\u00ebt Bardhyl \u00c7abiri e Serafin Papa 1.4 vite burg.<\/p>\n<p>Q\u00eb incenerator\u00ebt t\u00eb kryejn\u00eb si duhet procesin e djegies s\u00eb mbetjeve duhet t\u00eb investohet n\u00eb furra cil\u00ebsore dhe filtra. Kosto mesatare e trajtimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Europ\u00eb varion nga 60 n\u00eb 80 euro p\u00ebr ton, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtimi i incenerator\u00ebve me standarde kushton qindra miliona euro. Kthimi p\u00ebrmbys i strategjis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve duke vendosur t\u00eb par\u00ebn incenerimin dhe jo riciklimin dhe vlerat e ul\u00ebta p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb incenerator\u00eb, ishin nj\u00eb parath\u00ebnie q\u00eb kontrata n\u00eb thelb kishte q\u00ebllim zhvatjen e parave dhe jo menaxhimin e mbetjeve, oreks q\u00eb u zgjerua m\u00eb pas me dy kontrata t\u00eb tjera akoma dhe m\u00eb t\u00eb kushtueshme: Fieri dhe Tirana.<\/p>\n<p>Kontrata e inceneratorit t\u00eb Fierit u dizenjua ndryshe nga ajo e Elbasanit.<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar impiantin n\u00eb Elbasan, kompania Albtek Energy mori nj\u00eb linj\u00eb kredie, p\u00ebr inceneratorin e Fierit, kompania koncesionare Integrated Technology \u00cbaste Treatment Fier mori p\u00ebr 2 vjet pagesa nga shteti pa kryer asnj\u00eb punim. Vonesat p\u00ebr gjetjen e sheshit ku do t\u00eb nd\u00ebrtohej objektin, legjitimoi marrjen e k\u00ebsteve sipas kontrat\u00ebs dhe askush nuk inicioi ndryshim t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kontrata e Fierit hyri n\u00eb fuqi n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2016 dhe punimet filluan n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2018-s.<\/p>\n<p>Por edhe pse afati i punimeve u shty disa her\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur si dat\u00ebn p\u00ebrfundimtare marsin e vitit 2021, objekti nuk p\u00ebrfundoi kurr\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr inceneratorin e Fierit jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 36 milion euro nga buxheti i shtetit dhe as ai nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje pune.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 mars t\u00eb vitit 2022 Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sekuestron objektin dhe l\u00ebshon dhjet\u00ebra urdh\u00ebr-arresti p\u00ebr administratror\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin prill, inceneratori i Fierit merret n\u00ebn administrim nga Agjencia e Pronave t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara. N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjendjes q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb objektit nga specialist\u00ebt konstatohet se teknologjia e p\u00ebrdorur \u00ebsht\u00eb e mire dhe se nevojiteshin dhe nj\u00eb shtes\u00eb fondi prej 3 milion euro q\u00eb inceneratori t\u00eb vihej n\u00eb gjendje pune. Kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb disa her\u00eb nga administrator\u00ebt shtet\u00ebrore t\u00eb kompanis\u00eb, por \u00ebsht\u00eb refuzuar nga ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb n\u00eb rolin e autoritetit kontraktor t\u00eb k\u00ebsaj kontrate.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Fier gjendja e landfillit \u00ebsht\u00eb e tejmbushur me mbetje dhe nuk jan\u00eb t\u00eb pakta rastet kur zona p\u00ebrfshihet nga flak\u00ebt, duke b\u00ebr\u00eb djegien e mbetjeve n\u00eb natyr\u00eb dhe jo n\u00eb incinerator.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr afer\u00ebn me vler\u00eb 36 milion euro p\u00ebrgjegj\u00ebs u shpall ish ministri i Mjedisit Lefter Koka, disa zyrtar\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Dh\u00ebnies s\u00eb Koncesionit dhe dyshja Zoto -M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Pirgjet me plehra q\u00eb kan\u00eb mbuluar landfillin pran\u00eb inceneratorit t\u00eb Fierit dhe Elbasanit, nuk jan\u00eb problemi i vet\u00ebm. Pronar\u00ebve t\u00eb incenerator\u00ebve nuk u kan\u00eb mjaftuar 60 milion euro q\u00eb buxheti i shtetit ka paguar p\u00ebr dy impiantet, por duke p\u00ebrdorur kontratat koncesionare kan\u00eb arritur t\u00eb marrin miliona euro kredi n\u00eb banka.<\/p>\n<p>Llogarit\u00eb e incenerator\u00ebve t\u00eb Fierit dhe Elbasanit jan\u00eb t\u00eb bllokuara nga banka. Fieri p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb overdrafti, nd\u00ebrsa kontrata e Elbasanit \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb peng p\u00ebr nj\u00eb kredi me vler\u00eb 4.7 milion euro.<\/p>\n<p>N\u00eb malin me borxhe dhe detyrime q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb dy kontratat e Fierit dhe Elbasanit, gropa me inceneratorin e tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe: kompania Integrated Energy vazhdon t\u00eb marr\u00eb para p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve, por inceneratori nuk duket t\u00eb ket\u00eb as si objekt.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot kompania ka ark\u00ebtuar 130 milion euro, ku 90 milion euro jan\u00eb derdhur nga buxheti i shtetit dhe 40 milion nga tarifa e interteve dhe dherave p\u00ebrmes operator\u00ebve privat\u00eb.<\/p>\n<p>Parat\u00eb jan\u00eb zhdukur n\u00eb parajsa fiskale dhe skema mashtrimi, por zyrtar\u00ebt q\u00eb deri m\u00eb sot jan\u00eb shpallur fajtor\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb mbeten t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt: I akuzuari kryesor i k\u00ebsaj dosjeje, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u d\u00ebnua me 3 vjet burgim, d\u00ebnim i cili u reduktua n\u00eb 2 vjet fal\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar. E nj\u00ebjta mas\u00eb d\u00ebnimi u dha edhe p\u00ebr t\u00eb pandehurit Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhi dhe Valbona Ballgjini, nd\u00ebrsa Sidita Kopliku u d\u00ebnua p\u00ebrfundimisht me80 or\u00eb pun\u00eb me interes publik dhe Jetmir Llapaj u shpall i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ish-deputeti socialist, Allqi Bllako u gjykua ve\u00e7mas p\u00ebr afer\u00ebn e incineratorit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe u d\u00ebnua me 2 vjet e 8 muaj burgim, nd\u00ebrsa n\u00ebn hetim p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion dhe pastrim parash n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe ish-z\u00ebvend\u00ebs kryeministri Arben Ahmetaj. Zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb thirrur p\u00ebr d\u00ebshmuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kyrebashkiakuan Erion Veliaj, disa ish ministra Financash dhe ministrja e Infrastrktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Zbatimi i kontrat\u00ebs koncesionare \u00ebsht\u00eb ende n\u00ebn hetim. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Kronos, prokuroria e Posa\u00e7me thot\u00eb se hetimet q\u00eb prej vitit 2020 ndodh\u00ebn n\u00eb faz\u00ebn paraprake. Zvarritja e hetimeve t\u00eb\u00a0 SPAK ka kosto t\u00eb\u00a0 shtuara sepse po rrezikon t\u00eb kolapsoj\u00eb Tiran\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb mbetjesh, pasi p\u00ebr momentin kapacitetet n\u00eb Sharr\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb situat\u00ebn deri n\u00eb 1 vit. Incineratori i Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb kontrata m\u00eb e shtrenjt\u00eb mes tre projekteve t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama p\u00ebr trajtimin e mbetjeve urbane, por incineratori nuk u nd\u00ebrtua asnj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa dhjetra milion\u00eb euro t\u00eb taksapaguesve u zhduk\u00ebn pa asnj\u00eb gjurm\u00eb. Kompania koncesionare e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Integrated Energy BV SPV u sekuestrua n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2023 nga Prokuroria e Posa\u00e7me, pasi u zbulua se pronar\u00ebt fundor\u00eb t\u00eb saj ishin dy biznesmen\u00ebt Klodian Zoto dhe Mirel M\u00ebrtiri. \/Emisioni \u201cKronos\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr dit\u00eb me radh\u00eb nj\u00eb re e madhe tymi p\u00ebrfshiu qytetin e Elbasanit. N\u00eb vendepozitimin e mbetjeve, pjes\u00eb e objektit t\u00eb inceneratorit, flak\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shkrumbuan plehrat e grumbulluara prej muajsh, t\u00eb supozuara q\u00eb t\u00eb diferencoheshin e nj\u00eb pjes\u00eb e tyre t\u00eb digjeshin n\u00eb incinerator. Mbetjet e 7 bashkive t\u00eb k\u00ebtij qarku u dogj\u00ebn, me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":119192,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-119191","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119191","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119191"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119191\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":119194,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119191\/revisions\/119194"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/119192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}