{"id":119255,"date":"2025-07-17T17:50:07","date_gmt":"2025-07-17T17:50:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=119255"},"modified":"2025-07-17T17:50:07","modified_gmt":"2025-07-17T17:50:07","slug":"mandatet-e-kushtetueses-si-presidenti-iu-nenshtrua-rames-duke-shperfillur-kushtetuten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/17\/mandatet-e-kushtetueses-si-presidenti-iu-nenshtrua-rames-duke-shperfillur-kushtetuten\/","title":{"rendered":"Mandatet e Kushtetueses\/ Si Presidenti iu n\u00ebnshtrua Ram\u00ebs duke shp\u00ebrfillur Kushtetut\u00ebn"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">\u201cDushi\u201d i ftoht\u00eb q\u00eb mor\u00ebn nga Brukseli zyrtar p\u00ebr kriz\u00ebn e mandateve t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues, ka nxitur kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi dhe Presidentin e Republik\u00ebs, Bajram Begaj, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb pastruar sadopak veten para syve t\u00eb partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet deklaratave t\u00eb rreme.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Komisioni Europian, n\u00eb raportin p\u00ebr \u2018Shtetin e s\u00eb Drejt\u00ebs\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vitin 2025, shkruante: \u201cPasiguria ligjore vazhdon n\u00eb lidhje me p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebr shkak t\u00eb interpretimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb dispozitave p\u00ebrkat\u00ebse nga Kuvendi dhe Gjykata e Lart\u00eb. P\u00ebr nj\u00ebrin nga rastet, Presidenti i Republik\u00ebs, n\u00eb rolin e tij si autoritet em\u00ebrues, i drejtoi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb ofruar qart\u00ebsi mbi m\u00ebnyr\u00ebn e pajtimit t\u00eb dy parimeve kushtetuese q\u00eb lidhen me llogaritjen e mandateve\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/July\/17\/auto_-640-0-1752762089x1-5651752763776.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<div id=\"rekl-13\" data-country=\"AL\" data-display=\"0\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html inline  tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_ccc65a3e16\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads1.medium.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=232&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fpolitike%2F805221%2Fmandatet-e-kushtetueses-si-e-shperdoroi-kushtetuten-dhe-detyren-bajram-begaj%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fpolitike%2F&amp;cb=ccc65a3e16\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/>I pari ishte Sadushi, i cili, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb\u00a0interviste\u00a0dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Televizionin Publik Shqiptar, vendosi t\u00eb mbrohej me t\u00eb pakt\u00ebn tre g\u00ebnjeshtra publike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb raportuar m\u00eb her\u00ebt.<\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<p>Sadushi deklaroi se nuk \u00ebsht\u00eb ai nxit\u00ebs i kriz\u00ebs kushtetuese, se raportet me Gjykat\u00ebn Kushtetuese jan\u00eb korrekte dhe se \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Kushtetuesja q\u00eb po bllokon \u00e7\u00ebshtjen e mandateve. T\u00eb tre argumentat jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb rreme, kjo e provuar nga shkresat e vet\u00eb kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetarit nj\u00eb-vje\u00e7ar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, pra at\u00eb t\u00eb mbrojtjes para kritikave t\u00eb Brukselit me mashtrime, ka vepruar edhe kreu i Shtetit. Vet\u00ebm se Begaj nuk ka zgjedhur t\u00eb dal\u00eb hapur e publikisht, por ka zgjedhur strategjin\u00eb mbrojt\u00ebse n\u00ebp\u00ebrmjet shkrimeve n\u00eb median on-line, t\u00eb porositura prej tij personalisht ose stafit mb\u00ebshtet\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cmbrojtjen\u201d e Begajt pretendohet se kreu i Shtetit nuk ka asnj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb krijuar kriz\u00eb kushtetuese. Sipas k\u00ebtyre shkrimeve, presidenti i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb t\u00eb<\/p>\n<p>interpretoj\u00eb koh\u00ebzgjatjen e mandateve t\u00eb tyre dhe se kjo l\u00ebvizje nuk ka q\u00ebllim nd\u00ebrprerjen e mandateve t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb caktuar, por p\u00ebr t\u00eb sakt\u00ebsuar nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb afatet e q\u00ebndrimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo strategji mbrojt\u00ebse bazohet n\u00eb premisa t\u00eb rreme dhe k\u00ebt\u00eb e di shum\u00eb mir\u00eb, vet\u00eb Begaj, por edhe k\u00ebshilltar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p><strong>Begaj, shkelje kushtetuese e shp\u00ebrdorim detyre<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 31 janar 2025, Presidenti Begaj i drejtoi Gjykat\u00ebs Kushtetuese nj\u00eb shkres\u00eb, me objekt\u00a0\u201cDeklarimi i mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtarit kushtetues\u201d. Duket qart\u00eb q\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e Presidentit nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me\u00a0\u201cintepretimin e mandateve t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues\u201d,\u00a0por, hapur fare, me\u00a0\u201cdeklarimin e mandatit t\u00eb gjyqtarit kushtetues\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/July\/17\/auto_-640-0-1752762140x2-5441752763797.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb vijim, n\u00eb mbrojtjen mediatike, t\u00eb porositur nga zyra e Begajt, thuhet se \u201cPresidenti nuk p\u00ebrmend asnj\u00eb gjyqtar kushtetues, por se q\u00ebllimi i tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur rregullshm\u00ebrin\u00eb e mandateve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Edhe ky argument \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim i r\u00ebndomt\u00eb. Shkresa e Begajt drejtues Kushtetueses ka n\u00eb fokus nd\u00ebrprerjen anti-kushtetuese t\u00eb mandatit t\u00eb nj\u00eb gjyqtari t\u00eb vet\u00ebm-Sonila Bejtja.<\/p>\n<p>N\u00eb shkres\u00ebn e tij drejtuar Kushtetueses, Begaj thot\u00eb shprehimisht:\u00a0\u201c\u2026n\u00eb ekuilibrin midis parimit t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb dhe atij t\u00eb p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb Gjykat\u00ebs\u201d, ky i fundit prevalon, at\u00ebher\u00eb\u00a0Gjykata Kushtetuese duhet t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar procedur\u00ebn p\u00ebr deklarimin e mandatit t\u00eb gjyqtares Bejtja dhe t\u00eb kishte njoftuar Presidentin e Republik\u00ebs p\u00ebr vakanc\u00ebn p\u00ebrpara dat\u00ebs 25.1.2025\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/July\/17\/auto_-640-0-1752762174x3-6901752763820.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Dokumenti i n\u00ebnshkruar nga vet\u00eb Begaj e tregon l\u00ebvizjen e tij m\u00eb t\u00eb fundit mediatike, t\u00ebr\u00ebsisht mashtruese. Por, arsyet q\u00eb e shtyjn\u00eb kreun e Shtetit p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb \u201cpu\u00e7i kushtetues\u201d, me aktor kryesor t\u00eb duksh\u00ebm Sokol Sadushin, mund t\u00eb r\u00ebndojn\u00eb pozitat e Presidentit edhe para ligjit penal.<\/p>\n<p>Begaj ka n\u00eb tavolin\u00ebn e tij, jo vet\u00ebm Kushtetut\u00ebn, por edhe dekretet e paraardh\u00ebsit e tij, p\u00ebr em\u00ebrimin e gjyqtares kushtetuese, Sonila Bejtja.<\/p>\n<p>Neni 179\/3 i Kushtetut\u00ebs, t\u00eb cilin Begaj e ka n\u00eb zyr\u00eb, thot\u00eb:\u00a0\u201cMe q\u00ebllim p\u00ebrt\u00ebritjen e rregullt t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, gjyqtari q\u00eb\u00a0do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb gjyqtarin, t\u00eb cilit i mbaron mandati n\u00eb vitin 2017, do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb vitin 2025 dhe gjyqtari i ri, q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb gjyqtarin, t\u00eb cilit i mbaron mandati n\u00eb vitin 2020, do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb vitin 2028.\u00a0Gjyqtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese em\u00ebrohen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebzgjatjen e mandatit, sipas ligjit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb interpretim me emra konkret\u00eb, gjyqtar\u00ebt kushtetues q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb skem\u00ebn e rip\u00ebrt\u00ebritjes jan\u00eb Holta Za\u00e7aj (aktualisht me mandat t\u00eb p\u00ebrfunduar) dhe Sand\u00ebr Beci (mbaron n\u00eb vitin 2028).<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e thot\u00eb Kushtetuta, ndaj \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e paqart\u00eb se si nuk e lexon k\u00ebt\u00eb nen Bajram Begaj dhe k\u00ebshilltar\u00ebt e tij q\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb \u201cporosi mediatike\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, Begaj ka dy dekrete n\u00eb tavolin\u00ebn e tij-nj\u00ebri p\u00ebr em\u00ebrimin e gjyqtarit kushtetues, Besnik Mu\u00e7i i vitit 2019 dhe tjetri p\u00ebr em\u00ebrimin e gjyqtares q\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, Sonila Bejtja, i vitit 2020.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/July\/17\/auto_-640-0-1752762234x4-8881752763863.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto dekrete t\u00eb Presidentit t\u00eb koh\u00ebs, Ilir Meta, thuhet se Besnik Mu\u00e7i, por edhe gjyqtarja q\u00eb plot\u00ebsoi vakanc\u00ebn e krijuar pas largimit t\u00eb parakohsh\u00ebm t\u00eb tij, Sonila Bejtja, jan\u00eb pjes\u00eb e trup\u00ebs me mandat t\u00eb plot\u00eb 9-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/July\/17\/auto_-640-0-1752762237x5-3361752763888.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>N\u00ebse Begaj do t\u00eb kishte shqet\u00ebsim p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen e mandatit kushtetues t\u00eb Sonila Bejtjas, mund t\u00eb shfuqizonte dekretet e firmosura m\u00eb par\u00eb nga paraardh\u00ebsi i tij n\u00eb detyr\u00eb, Ilir Meta. Por, i bindur se shfuqizimi i dekreteve ishte nj\u00eb veprim anti-kushtetues dhe anti-ligjor, Begaj po synon nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr-at\u00eb t\u00eb v\u00ebnies n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr interpretimin e mandateve.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e Begajt nuk \u00ebsht\u00eb \u201cnaive\u201d. Ai shpreson q\u00eb k\u00ebrkesa e tij t\u00eb pranohet nga nj\u00eb pjes\u00eb e gjyqtar\u00ebve kushtetues, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb \u201cklubit Sadushi\u201d, lidhjet dhe interesat e t\u00eb cil\u00ebve me kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb do t\u00eb zb\u00ebrthehen s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>Kushtetuta dhe dekretet e Presidentit jan\u00eb t\u00eb qart\u00eb si drita e diellit. \u00cbsht\u00eb e pakuptimt\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye kreu i Shtetit, Bajram Begaj \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb dhe k\u00ebrkon interpretim nga Gjykata Kushtetuese dhe se p\u00ebrse Bajram Begaj ka vendosur t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb nisur nga Sokol Sadushi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb kuptohet n\u00eb \u201cpaqart\u00ebsin\u00eb\u201d e Presidenti Begaj, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb ai \u00a0nuk ka b\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb leximi i nenit 179\/3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Begaj p\u00ebrmend n\u00eb shkres\u00ebn e tij drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese shqet\u00ebsimin e tij p\u00ebr zbatimin si duhet t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Paketa e Reform\u00ebs, e mb\u00ebshtetur nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimi Europian, synonin krijimin e nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb past\u00ebr dhe zhdukjen e asaj q\u00eb konsiderohej si \u201cskem\u00eb e korporatizimit n\u00eb gjyq\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrtej asaj q\u00eb Begaj shfaq si shqet\u00ebsim p\u00ebr zbatimin e Reform\u00ebs, n\u00eb fakt ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e skenarit t\u00eb Sadushit p\u00ebr krijimin e nj\u00eb \u201ckorporatizmi t\u00eb ri n\u00eb drejt\u00ebsi\u201d, duke synuar em\u00ebrimin prej t\u00eb nj\u00ebkohsh\u00ebm prej k\u00ebtij t\u00eb fundit t\u00eb tre gjyqtar\u00ebve kushtetues.<\/p>\n<p>Arsyet se p\u00ebrse kreu i Shtetit ka vendosur t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cloj\u00eb\u201d anti-kushtetuese mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shumta, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ndonj\u00eb hall q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb Begaj n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb Sadushit apo d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb qok\u00eb personale n\u00eb em\u00ebrimin e gjyqtar\u00ebve kushtetues.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrtej arsyeve q\u00eb e kan\u00eb nxitur Bajram Begajn t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cloj\u00eb\u201d e b\u00ebn, nj\u00eblloj, ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb, aktor t\u00eb pu\u00e7it kushtetues q\u00eb synon rr\u00ebmbimin e mandateve t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues.<\/p>\n<p><strong>Spiropali, pasqyra ku Begaj duhet t\u00eb shoh\u00eb deformimin e institucionit t\u00eb tij<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb Begaj t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i qart\u00eb mbi parashikimet kushtetuese, mjafton t\u00eb shoh\u00eb se si e ka lexuar Parlamenti nenin 179\/3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2024, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, shpalli procedurat p\u00ebr vakanc\u00ebn e krijuar nga dor\u00ebheqja e gjyqtares kushtetuese, Elsa Toska.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Toska ishte em\u00ebruar p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb 9-vje\u00e7ar dhe procedura p\u00ebr plot\u00ebsimin e vakanc\u00ebs s\u00eb saj kishte hyr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn rutinore institucionale. Por, shkresa \u201ce pafajshme\u201d e Bajram Begajt p\u00ebr intepretimin e mandateve t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues, u shfryt\u00ebzua nga kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, Sokol Sadushi, p\u00ebr t\u00eb pezulluar dhe bllokuar procedur\u00ebn e nisur nga Parlamenti.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/July\/17\/auto_-640-0-1752762309x6-3461752763965.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Spiropalit p\u00ebr mandatin e gjyqtarit z\u00ebvend\u00ebsues t\u00eb Elsa Tosk\u00ebs kishte nj\u00eb konsensus t\u00eb gjer\u00eb politik. Kryetar\u00ebt e grupeve parlamentare opozitare t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Gazmend Bardhi dhe Petrit Vasili, jan\u00eb shprehur se mandati i Tosk\u00ebs ishte i plot\u00eb, pra 9-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij konsensusi t\u00eb gjer\u00eb dhe t\u00eb rrall\u00eb politik, si edhe t\u00eb mb\u00ebshtetur t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb Kushtetut\u00eb, vendoset Bajram Begaj, me nj\u00eb guxim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, anti-kushtetues.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Bajram Begaj ta kuptoj\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb se ku ka shkelur Kushtetut\u00ebn me k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe posa\u00e7\u00ebrisht me k\u00ebmb\u00ebnguljen p\u00ebr deklarimin e p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtares Sonila Bejtja.<\/p>\n<p>S\u00eb pari,\u00a0Begaj ka k\u00ebrkuar intepretim pa pasur asnj\u00eb arsye kushtetuese apo ligjore p\u00ebr mandatin e gjyqtares Sonila Bejta, i cili ishte kushtetues, i plot\u00eb dhe i bazuar ne dekretet kushtetuese t\u00eb Presidentit (t\u00eb koh\u00ebs), Ilir Meta. Ato dekrete presidenciale jan\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti,\u00a0Begaj ka k\u00ebrkuar intepretim provokativ pa asnj\u00eb motiv edhe p\u00ebr mandatet e tjera, duke destabilizuar Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe provokuar pasiguri juridike.<\/p>\n<p>S\u00eb treti,\u00a0Begaj ka injoruar Opinionin e Komisionit t\u00eb Venecias t\u00eb vitit 2020, n\u00eb t\u00eb cilin theksohej se\u00a0\u201cModeli kushtetues i miratuar n\u00eb vitin 2016 \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr kompleks dhe n\u00eb terma afatgjat\u00eb rekomandohet thjeshtimi i tij, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duke hequr rregullin e rip\u00ebrt\u00ebritjes\u2026 S\u00eb dyti, duhet t\u00eb hiqen vitet fikse t\u00eb fillimit dhe mbarimit t\u00eb mandateve n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are.\u00a0Gjyqtar\u00ebt kushtetues duhet t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7ar, edhe n\u00ebse jan\u00eb zgjedhur me nj\u00ebfar\u00eb vonese ose n\u00ebse marrin nj\u00eb mandat q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb para kohe; ky ndryshim nuk duhet t\u00eb krijoj\u00eb probleme pasi t\u00eb hiqet p\u00ebrt\u00ebritja. Ky ndryshim do ta b\u00ebnte\u00a0pozicionin e gjyqtarit kushtetues m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr kandidat\u00ebt e kualifikuar, por edhe m\u00eb kuptimplot\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/July\/17\/auto_-640-0-1752762392x7-9531752763982.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti,\u00a0Bajram Begaj ka injoruar t\u00ebr\u00ebsisht parashikimet t\u00eb nenit 179\/3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe p\u00ebrmend sakt\u00ebsisht mandatet e gjyqtar\u00ebve kushtetues q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb skem\u00ebn e rip\u00ebrt\u00ebritjes.<\/p>\n<p>M\u00eb s\u00eb paku, k\u00ebto kat\u00ebr argumenta jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme q\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt t\u2019i tregojn\u00eb presidentit Bajram Begaj se, me veprimet e tij, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe me pasoja t\u00eb r\u00ebnda mbi aktivitetin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.\/ dosja.al<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cDushi\u201d i ftoht\u00eb q\u00eb mor\u00ebn nga Brukseli zyrtar p\u00ebr kriz\u00ebn e mandateve t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues, ka nxitur kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi dhe Presidentin e Republik\u00ebs, Bajram Begaj, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb pastruar sadopak veten para syve t\u00eb partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet deklaratave t\u00eb rreme. Komisioni Europian, n\u00eb raportin p\u00ebr \u2018Shtetin e s\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":14265,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-119255","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119255","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119255"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119255\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":119256,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119255\/revisions\/119256"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14265"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}