{"id":119327,"date":"2025-07-18T16:41:02","date_gmt":"2025-07-18T16:41:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=119327"},"modified":"2025-07-18T16:41:02","modified_gmt":"2025-07-18T16:41:02","slug":"meta-edi-rama-ka-ngritu-nje-kala-rere-mbi-korrupsionin-krimin-e-vjedhjen-por-do-te-shkermoqet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/18\/meta-edi-rama-ka-ngritu-nje-kala-rere-mbi-korrupsionin-krimin-e-vjedhjen-por-do-te-shkermoqet\/","title":{"rendered":"Meta: Edi Rama ka ngritu nj\u00eb &#8220;kala r\u00ebre&#8221; mbi korrupsionin, krimin e vjedhjen, por do t\u00eb shk\u00ebrmoqet!"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Ilir Meta reagon ashp\u00ebr ndaj vendimit t\u00eb fundit t\u00eb Apelit t\u00eb GJKKO p\u00ebr t\u00eb mos ndryshuar mas\u00ebn e arrestit ndaj tij. Ai e cil\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb procesin si nj\u00eb fars\u00eb politike t\u00eb orkestruar nga regjimi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb burg me q\u00ebllime elektorale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr &#8220;Syri.net&#8221;, Meta shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr gjendjen e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend, ku sipas tij, gjykat\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb shantazhuar dhe t\u00eb mbik\u00ebqyrur nga oficer\u00eb t\u00eb SPAK dhe BKH, n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet europiane. Ai b\u00ebn thirrje p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb organizuar dhe pa kompromis, q\u00eb sipas tij, \u00ebsht\u00eb e vetmja forc\u00eb q\u00eb mund ta shemb\u00eb k\u00ebt\u00eb &#8220;kala r\u00ebre&#8221; t\u00eb ngritur mbi korrupsion dhe abuzim me pushtetin.<\/p>\n<p><strong>Intervista e Presidentit t\u00eb PL, Ilir Meta dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr &#8220;Syri. net&#8221;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pyetje<\/strong>:\u00a0<em>Z. Meta, dje edhe Apeli i GJKKO vendosi t\u00eb mos e rishikoj\u00eb mas\u00ebn e arrestit me burg ndaj jush. A jeni i zhg\u00ebnjyer?<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0Aspak. P\u00ebrkundrazi, ndaj edhe nuk doja t\u00eb humbja koh\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces fars\u00eb, por u p\u00ebrfaq\u00ebsova nga Avokati im i nderuar, Z. Kujtim Cakrani. Tre p\u00ebrvojat e m\u00ebparshme me GJKKO, jan\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr mua p\u00ebr t\u00eb kuptuar se atje GJKKO \u00ebsht\u00eb vet\u00eb SPAK-u dhe gjykat\u00ebsit, noter\u00eb t\u00eb SPAK-ut.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:\u00a0<\/strong><em>Mos jeni edhe ju paragjykues ndaj GJKKO?<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Aspak! Dy her\u00ebt e para edhe pse vendimet e tyre, pas arrestimit tim, ishin t\u00eb padrejta edhe i kam mir\u00ebkuptuar, pasi e di se n\u00eb \u00e7far\u00eb presioni kan\u00eb qen\u00eb nga i gjith\u00eb regjimi, i cili m\u00eb donte patjet\u00ebr n\u00eb burg p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 Majit.<\/p>\n<p>Por tani, kur po b\u00ebhen 9 muaj nga dita e rr\u00ebmbimit tim, kur hetimet jan\u00eb shtyr\u00eb 2 her\u00eb, kur jo vet\u00ebm nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb kund\u00ebr meje, por edhe prova t\u00eb pretenduara m\u00eb par\u00eb nga SPAK-u kan\u00eb r\u00ebn\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye duhet t\u00eb rri un\u00eb n\u00eb paraburgim?<\/p>\n<p>Sepse SPAK-u b\u00ebn analiza financiare t\u00eb personave q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me mua, e t\u00eb cil\u00ebt g\u00ebzojn\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb skandaloze, por n\u00eb diktatura nuk b\u00ebhet fjal\u00eb as p\u00ebr proces t\u00eb rregullt ligjor e as p\u00ebr gjykata t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>Sidomos p\u00ebr gjykat\u00ebsit e posa\u00e7\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u201cposa\u00e7me\u201d, por me ligj mbikqyren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme nga oficer\u00ebt e BKH-s\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb SPAK-ut, i cili \u00ebsht\u00eb pal\u00eb n\u00eb procesin e gjykimit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha sistemet q\u00eb Gjykata Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut ka patur rastin t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00eb lidhje me mbikqyrjen sekrete, shqet\u00ebsimi ka qen\u00eb se veprimet e autoriteteve policore do t\u00eb kufizohen dhe kontrollohen nga gjyqtar\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa te ne, fal\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb \u201cre\u201d, sistemi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur dhe oficer\u00ebt e policis\u00eb mbikqyrin gjyqtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndaj deklarata e Dumanit se Gjykatat af\u00ebrmendsh vendosin cfar\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb ne, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sinqerta edhe pse skandaloze p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur ti i ke n\u00eb p\u00ebrgjim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm gjykat\u00ebsit dhe familjet e tyre, \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb t\u2019i trajtosh si vart\u00ebs, si\u00e7 kemi par\u00eb edhe komunikimet e tij me gjykat\u00ebsen Irena Gjoka me rastin e arrestimit t\u00eb Z. Berisha.<\/p>\n<p>Ky terror n\u00ebn t\u00eb cilin ndodhen gjykat\u00ebsit n\u00eb Shqip\u00ebri, duhet t\u00eb denoncohet dhe t\u2019i jepet fund.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebrur se sistemi i mbikqyrjes duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me garanci adekuate dhe efektive q\u00eb i mbrojn\u00eb ata persona nga abuzimet dhe t\u00eb p\u00ebrshkruhen qart\u00eb n\u00eb ligj: n\u00eb ve\u00e7anti duhet t\u00eb ket\u00eb autorizim gjyq\u00ebsor t\u00eb bazuar n\u00eb dyshimin e arsyesh\u00ebm se personi n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa aktivitete t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq q\u00eb ligji nuk parashikon n\u00eb asnj\u00eb moment q\u00eb ky proces mbikqyrjeje t\u00eb autorizohet ose kontrollohet nga gjyqtari.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb pritet gjykim i pavarur dhe i paansh\u00ebm nga gjykat\u00ebsit, kur e gjith\u00eb jeta dhe aktiviteti i tyre dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente n\u00eb p\u00ebrgjim, pra mbikqyrjen e nj\u00eb pale q\u00eb \u00ebsht\u00eb SPAK, i cili ka n\u00eb var\u00ebsi edhe BKH.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore ku opozita duhet t\u00eb angazhohe\u00a0 seriozisht, pasi vet\u00ebm shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nuk mund t\u00eb kemi n\u00eb t\u00eb ardhmen, por nj\u00eb regjim policor ku oficer\u00eb anonim\u00eb t\u00eb BKH-s\u00eb mbikqyrin dhe kontrollojn\u00eb gjykat\u00ebsit si askund n\u00eb vendet demokratike dhe q\u00eb kan\u00eb miratuar Konvent\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p><strong>Pyetje<\/strong><em>:\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb pritet legjislatura e re parlamentare n\u00eb shtator. Rama duket m\u00eb i fort\u00eb se kurr\u00eb me 83 mandate. Po k\u00ebshtu ka premtuar 6 reforma t\u00eb m\u00ebdha. Si e shihni opozit\u00ebn?<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0Rama ka patur edhe 122 mandate, apo jo?<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu e kemi par\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb i ka p\u00ebrdorur, p\u00ebr ligje me porosi dhe vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vjedhur parat\u00eb dhe pronat publike.<\/p>\n<p>Ndaj opozita me 50 mandate mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb barrikad\u00eb t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme n\u00eb mbrojtje t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ishin atje n\u00eb Theth q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb agresionit t\u00eb dhunsh\u00ebm ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb Thethit, bashk\u00eb me deputeten Greta Bardeli.<\/p>\n<p>Sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu edhe qytetar\u00ebt do ta besojn\u00eb opozit\u00ebn dhe kauzat e saj n\u00eb interes t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb opozit\u00eb e pakompromis dhe e mir\u00eborganizuar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, e shk\u00ebrmoq k\u00ebt\u00eb kala r\u00ebre t\u00eb ngritur mbi vjedhje, korrupsion dhe intimidim.<\/p>\n<p>Rama e di shum\u00eb mir\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebson pakic\u00ebn e pakic\u00ebs, por ai ka mbizot\u00ebruar s\u00eb pari duke korruptuar drejtuesit e opozit\u00ebs n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe duke investuar p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arjen e saj dhe persekutimin e atyre q\u00eb as i ble dot e as i shantazhon dot.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong>\u00a0<em>Mos jeni m\u00eb optimist se\u00e7 duhet?<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0Aspak, por besoj se jam shum\u00eb realist.<\/p>\n<p>Fitoren e arrin ai q\u00eb e k\u00ebrkon dhe lufton pa kompromis p\u00ebr t\u00eb deri n\u00eb fund. Vazhdimi i k\u00ebtij regjimi \u00ebsht\u00eb vet\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrja e kombit dhe shtetit ton\u00eb. Ndaj beteja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb madhore, por edhe k\u00ebrkon sakrifica t\u00eb tilla dhe jo justifikime.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Ilir Meta reagon ashp\u00ebr ndaj vendimit t\u00eb fundit t\u00eb Apelit t\u00eb GJKKO p\u00ebr t\u00eb mos ndryshuar mas\u00ebn e arrestit ndaj tij. Ai e cil\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb procesin si nj\u00eb fars\u00eb politike t\u00eb orkestruar nga regjimi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb burg me q\u00ebllime elektorale. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":117246,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-119327","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119327","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119327"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119327\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":119328,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119327\/revisions\/119328"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117246"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119327"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119327"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119327"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}