{"id":119492,"date":"2025-07-21T16:22:05","date_gmt":"2025-07-21T16:22:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=119492"},"modified":"2025-07-21T16:22:05","modified_gmt":"2025-07-21T16:22:05","slug":"kalaja-270-milione-dollare-per-kapjen-e-drejtesise-dhe-goditjen-e-opozites-te-zbardhet-memorandumi-mes-klgj-dalina-ficos-dhe-usaid","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/21\/kalaja-270-milione-dollare-per-kapjen-e-drejtesise-dhe-goditjen-e-opozites-te-zbardhet-memorandumi-mes-klgj-dalina-ficos-dhe-usaid\/","title":{"rendered":"Kalaja: 270 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr kapjen e drejt\u00ebsis\u00eb dhe goditjen e opozit\u00ebs! T\u00eb zbardhet Memorandumi mes KLGJ-Dalina Ficos dhe USAID"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Komisionit t\u00eb Apelimit n\u00eb PD, Adriana Kalaja ka ngritur shqet\u00ebsime serioze mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb implementuar Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrdorimi i fondeve t\u00eb dh\u00ebna nga SHBA dhe BE.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp, Kalaja tha se, n\u00eb Kongresin Amerikan ka nisur nj\u00eb debat mbi shpenzimin e 270 milion\u00eb dollar\u00ebve nga USAID dhe Fondacioni Soros, p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebve, sipas PD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb kapur sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb goditur opozit\u00ebn. Kalaja deklaroi se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre fondeve jan\u00eb kanalizuar p\u00ebrmes projektit \u201cJustice for All\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb firmosur nj\u00eb memorandum mes USAID dhe KLGJ.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Kryetares s\u00eb Komisionit t\u00eb Apelimit n\u00eb PD, Adriana\u00a0Kalaja:<\/strong><\/p>\n<p>Partia Demokratike ne vijim\u00ebsi ka shprehur shqet\u00ebsimin legjitim, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e implementimit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri si dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi \u00ebsht\u00eb shpenzuar mb\u00ebshtetja financiare nga SHBA dhe BE.<\/p>\n<p>N\u00eb Senatin dhe Kongresin Amerikan t\u00eb SHBA-ve, pas zgjedhjes s\u00eb Presidentit Trump, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb debat \u00e7\u00ebshtja e parave t\u00eb taksapaguesve amerikan\u00eb, lidhur me mb\u00ebshtetjen e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 16.07.2025, n\u00eb Kongresin Amerikan u be tem\u00eb debati, se si 270 milion\u00eb USD t\u00eb taksapaguesve amerikan\u00eb, jan\u00eb shpenzuar nga USAID dhe Fondacioni Soros (dhe OJF t\u00eb lidhura me partin\u00eb n\u00eb pushtet), q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet \u2018Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi\u2019 t\u00eb mb\u00ebshtetur nga SHBA, t\u00eb kapej Sistemi i Drejt\u00ebsis\u00eb, dhe n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj kapje, t\u00eb sulmohej Opozita, Partia\u00a0 Demokratik\u00eb, Z. Sali Berisha dhe drejtues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb partive opozitare, fakte p\u00ebr t\u00eb cilat tashm\u00eb ka shum\u00eb.<\/p>\n<p>Raportimet n\u00eb Kongres p\u00ebrmendin se fondet jan\u00eb kanalizuar n\u00ebp\u00ebrmjet projektit \u2018Justice For All\u2019, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit institucioni juaj ka firmosur nj\u00eb Memorandum Mir\u00ebkuptimi me USAID, i cili m\u00eb par\u00eb na \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Faktet e botuara jan\u00eb nj\u00eb tregues shqet\u00ebsues jo vet\u00ebm p\u00ebr kapjen e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por s\u00eb pari p\u00ebr nevoj\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenc\u00ebn e pjes\u00ebs prej270 milion\u00eb USD t\u00eb p\u00ebrfituar nga subjekte t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, p\u00ebr aktivitet t\u00eb zhvilluar n\u00eb territorin e RSH. Kjo transparenc\u00eb p\u00ebrfshin jo vet\u00ebm publikimin e instrumentave ligjor\u00eb q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar me k\u00ebto fonde, por edhe analiz\u00ebn financiare t\u00eb vet\u00eb fondeve.<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar:<\/p>\n<p>\u2013 transparenc\u00ebn mbi 270 milion\u00eb USD, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave sipas raportimeve kan\u00eb shkuar p\u00ebr sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr detyrimin p\u00ebr llogaridh\u00ebnie t\u00eb institucioneve shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb KLGJ si pale n\u00eb memorandumin e lidhur me k\u00ebt\u00eb projekt,<\/p>\n<p>\u2013 t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese dhe ligjore t\u00eb informimit si qytetar\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb nj\u00eb subjekti politik,<\/p>\n<p>\u2013 m\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb ligje dhe kushtetut\u00eb se ky memorandum p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ligjeve themelore t\u00eb organizimit dhe funksionimit t\u00eb organeve t\u00eb gjyq\u00ebsorit n\u00eb RSH si dhe mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb,<\/p>\n<p>ne i jemi drejtuar KLGJ-s\u00eb, me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me pyetje, plot 70 t\u00eb tilla, mbi Memorandumin e Mir\u00ebkuptimit lidhur midis United States Agency For International Development (USAID) dhe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (KLGJ), m\u00eb dat\u00eb 29 prill 2020, shoq\u00ebruar me dokumentacion t\u00eb plot\u00eb e justifikues p\u00ebr secil\u00ebn p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>T\u00eb bindur se p\u00ebrgjigjet e shoq\u00ebruara me dokumente t\u00eb plota e justifikues, do zbardh\u00eb nj\u00eb nga aferat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb Sistemin e Drejt\u00ebsis\u00eb, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar Opozit\u00ebn, PD, Z. Sali Berisha dhe drejtues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb saj, n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb publikut n\u00eb po sjellim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre pyetjeve:<\/p>\n<ol>\n<li>Cilat kan\u00eb qen\u00eb mekanizmat dhe procedurat q\u00eb jan\u00eb ngritur p\u00ebr zvog\u00eblimin e stokut t\u00eb dosjeve dhe administrimit t\u00eb kalimit t\u00eb dosjeve, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, seksioni 1.1?<\/li>\n<li>Bazuar n\u00eb seksionin 1 dhe 3.1, Cili ka qen\u00eb roli i parashikuar dhe produkti i realizuar nga E\u00cbMI?<\/li>\n<li>Sa persona staf t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm ka angazhuar E\u00cbMI p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim dhe \u00e7far\u00eb aksesi kan\u00eb pasur ata n\u00eb dosjet gjyq\u00ebsore?<\/li>\n<li>A ka qen\u00eb stafi i E\u00cbMI i angazhuar n\u00eb vler\u00ebsimin e dosjeve gjyq\u00ebsore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb?<\/li>\n<li>Nisur dhe nga gjuha e nenit 3.2.B.7, cili ka qen\u00eb statusi i tyre ligjor n\u00eb raport me Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb?<\/li>\n<li>N\u00ebse ata jan\u00eb kategorizuar si ndihm\u00ebsa\/k\u00ebshilltar\u00eb ligjor\u00eb, n\u00eb cil\u00ebn kategori nga ato t\u00eb parashikuar n\u00eb ligjin 98\/2016, jan\u00eb klasifikuar k\u00ebta persona?<\/li>\n<li>Sa nga k\u00ebto dosje jan\u00eb p\u00ebrpunuar nga NUN\u00c7P, dhe cilat jan\u00eb vendimmarrjet n\u00eb k\u00ebto dosje?<\/li>\n<li>Kush ka mbik\u00ebqyrur procedur\u00ebn e rekrutimit t\u00eb tyre dhe cila ka qen\u00eb procedura e aksesit t\u00eb tyre n\u00eb dosjet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb?<\/li>\n<li>A kan\u00eb pasur ata akses mbi identitetin e pal\u00ebve dhe t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs publike, i b\u00ebnin pal\u00ebt leht\u00ebsisht t\u00eb identifikuesh\u00ebm p\u00ebr ta?<\/li>\n<li>Cilat kan\u00eb qen\u00eb procedurat dhe mekanizmat e ngritur p\u00ebr realizimin e q\u00ebllimit tjet\u00ebr t\u00eb memorandumit (\u00a71.2), mbi krijimin e metodave t\u00eb raportimit, monitorimit, vler\u00ebsimit p\u00ebr aktivitetet e eficenc\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebs, si dhe parandalimit t\u00eb krijimit t\u00eb stokut.<\/li>\n<li>A \u00ebsht\u00eb krijuar dhe shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjykatat e vendit pozicioni i ri, q\u00eb nuk ka ekzistuar m\u00eb par\u00eb, i quajtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb memorandum BRO n\u00eb tekstin anglisht pika 3.1. pika 2, (n\u00eb shqip nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer sakt\u00eb), dhe n\u00ebse po si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rekrutimi dhe nga kush?<\/li>\n<li>Cilat kan\u00eb qen\u00eb vendimet q\u00eb ka marr\u00eb KLGJ n\u00ebp\u00ebr mbushje t\u00eb detyrimeve, p\u00ebrfshi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb rrjedhin nga seksioni 3.1 i k\u00ebtij memorandum?<\/li>\n<li>Nisur nga \u00a73.1.15 dhe \u00a73.2A.8, cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt dhe \u00e7far\u00eb detyrash konkrete kan\u00eb realizuar ata? N\u00ebse ata kan\u00eb qen\u00eb gjyqtar\u00eb, a kan\u00eb marr\u00eb autorizim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm nga KLGJ p\u00ebr angazhimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt dhe cilat kan\u00eb qen\u00eb detyrat e tyre?<\/li>\n<li>N\u00eb vijim t\u00eb pyetjes s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, deri n\u00eb \u00e7far\u00eb pike sigurohej aksesi nga NUN\u00c7P n\u00eb k\u00ebto dosje, dhe cili ishte roli i tyre lidhur me k\u00ebto dosje (n\u00eb kuptim t\u00eb vendimmarrjes), n\u00eb raport me Gjyqtar\u00ebt dhe Ndihm\u00ebsit Ligjor\u00eb?<\/li>\n<li>Sa \u00ebsht\u00eb buxheti i planifikuar lidhur me k\u00ebt\u00eb projekt dhe sa \u00ebsht\u00eb shuma e shpenzuar brenda afateve t\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb tij?<\/li>\n<li>A \u00ebsht\u00eb ky memorandum ende n\u00eb fuqi dhe n\u00ebse jo kur ka p\u00ebrfunduar ai?<\/li>\n<li>N\u00ebse po, me cilin akt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjatja e afatit t\u00eb tij t\u00eb tij?<\/li>\n<li>N\u00ebse po, kush \u00ebsht\u00eb burimi i financimit t\u00eb tij q\u00eb prej nd\u00ebrprerjes s\u00eb fondeve p\u00ebr projektet e USAID?<\/li>\n<li>Referuar t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb dispononi t\u00eb raportuara nga Komisioni i P\u00ebrkohsh\u00ebm por edhe nga GJL dhe E\u00cbMI, a jan\u00eb p\u00ebrmbushur objektivat minimal\u00eb dhe maksimal\u00eb lidhur me q\u00ebllimin kryesor t\u00eb lidhjes s\u00eb k\u00ebtij memorandum?<\/li>\n<li>Sa \u00ebsht\u00eb numri i dosjeve t\u00eb prapambetura t\u00eb cilat jan\u00eb evidentuar para memorandumit dhe sa \u00ebsht\u00eb numri i tyre n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb tij?<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes s\u00eb KLGJ, PD deklaron se \u00ebsht\u00eb e angazhuar maksimalisht p\u00ebr zbardhjen e k\u00ebsaj afere kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb, demokracis\u00eb dhe pluralizmit si dhe rikthimin e Shtetit Ligjor t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Komisionit t\u00eb Apelimit n\u00eb PD, Adriana Kalaja ka ngritur shqet\u00ebsime serioze mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb implementuar Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrdorimi i fondeve t\u00eb dh\u00ebna nga SHBA dhe BE. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp, Kalaja tha se, n\u00eb Kongresin Amerikan ka nisur nj\u00eb debat mbi shpenzimin e 270 milion\u00eb dollar\u00ebve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":119493,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-119492","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119492","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119492"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119492\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":119494,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119492\/revisions\/119494"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/119493"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119492"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119492"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119492"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}