{"id":119534,"date":"2025-07-22T08:50:40","date_gmt":"2025-07-22T08:50:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=119534"},"modified":"2025-07-22T08:51:07","modified_gmt":"2025-07-22T08:51:07","slug":"saranda-ne-lufte-tritol-arme-dhe-plagojse-qyteti-i-prodes-behet-i-pajetueshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/22\/saranda-ne-lufte-tritol-arme-dhe-plagojse-qyteti-i-prodes-behet-i-pajetueshem\/","title":{"rendered":"Saranda \u201cn\u00eb luft\u00eb\u201d\/ Tritol, arm\u00eb dhe plagojse, qyteti i Prod\u00ebs b\u00ebhet i pajetuesh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Saranda u\u00a0 trondit s\u00ebrish mesnat\u00ebn e kaluar, ku nj\u00eb shp\u00ebrthim me tritol zgjoi t\u00eb alarmuar banor\u00ebt dhe turist\u00ebt. Nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ngjarje kriminale t\u00eb ve\u00e7uar, por p\u00ebr krime q\u00eb pasojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn gjat\u00eb k\u00ebtij muaji korrik, n\u00eb mes t\u00eb sezonit turistik n\u00eb qytetin bregdetar.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnjest\u00ebr e sulmit ishte automjetit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit\u00a0<strong>Klaus Ja\u00e7aj<\/strong>\u00a031 vje\u00e7, t\u00eb cilin e \u201chodh\u00ebn n\u00eb er\u00eb\u201d me eksploziv. Ja\u00e7aj ishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga Policia vet\u00ebm 4 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, pasi dyshohet si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasjen mes dy grupeve m\u00eb 17 Korrik n\u00eb lagjen num\u00ebr 4 t\u00eb Sarand\u00ebs, ku mbet\u00ebn t\u00eb plagosur me arm\u00eb zjarri dy t\u00eb rinjt\u00eb nga Kamza,<strong>\u00a0G\u00ebzim Hajdaraj<\/strong>\u00a033 vje\u00e7 dhe\u00a0<strong>Ernest Lama<\/strong>\u00a024 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Klaus Ja\u00e7aj akuzohet p\u00ebr p\u00ebrkrahje t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb krimit, pasi dyshohet se ka ndihmuar dy v\u00ebllez\u00ebrit\u00a0<strong>Ramadan Zoto<\/strong>, i njohur edhe si\u00a0<strong>Ramadan Canaj<\/strong>, 43 vje\u00e7, si edhe\u00a0<strong>Erjon Canaj<\/strong>, 36 vje\u00e7, t\u00eb cil\u00ebt q\u00eblluan 2 t\u00eb rinjt\u00eb pas sherrit p\u00ebr pron\u00ebn n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Ngjarja ndodhi n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs dhe n\u00eb sy t\u00eb qindra pushuesve, teksa dy t\u00eb rinjt\u00eb u d\u00ebrguan me urgjenc\u00eb n\u00eb spitalin e Traum\u00ebs. N\u00eb vendin e ngjarjes u gjet edhe nj\u00eb \u00e7ant\u00eb, brenda s\u00eb cil\u00ebs kishte edhe nj\u00eb arm\u00eb, e cila dyshohet se i p\u00ebrkiste nj\u00ebrit prej t\u00eb plagosurve. Autor\u00ebt vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb ende n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shp\u00ebrthimi me tritol ka ndodhur n\u00eb lagjen num\u00ebr 3 t\u00eb Sarand\u00ebs, rreth or\u00ebs 23:50 dhe nisur nga ngjarja e m\u00ebsip\u00ebrme, dyshohet p\u00ebr motive hakmarrje. Automjeti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb totalisht nga flak\u00ebt dhe \u00ebsht\u00eb shkrumbuar i gjithi. Po ashtu, d\u00ebmtime ka p\u00ebsuar edhe banesa e Klaus Ja\u00e7ajt.<\/p>\n<p><em>\u201cM\u00eb dat\u00eb 21.07.2025, rreth or\u00ebs 23:50, n\u00eb lagjen nr. 3, Sarand\u00eb, dyshohet se ka shp\u00ebrthyer nj\u00eb sasi l\u00ebnde eksplozive e vendosur n\u00eb nj\u00eb automjet, ku jan\u00eb shkaktuar vet\u00ebm d\u00ebme materiale. Automjeti rezulton n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit K. J., 31 vje\u00e7, person i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cP\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u201d, n\u00eb lidhje me ngjarjen e dat\u00ebs 17.07.2025, ku mbet\u00ebn t\u00eb plagosur me arm\u00eb zjarri dy shtetas\u201d<\/em>, \u2013 njoftoi Policia.<\/p>\n<p>Por, k\u00ebto nuk jan\u00eb ngjarjet e vetme kriminale q\u00eb po tronditin Sarand\u00ebn n\u00eb rreth dy jav\u00eb, pasi n\u00eb mes t\u00eb sezonit turistik, persona t\u00eb armatosur dhe n\u00eb k\u00ebrkim duket se po l\u00ebvizin lirsh\u00ebm, teksa nuk kan\u00eb munguar as plagosjet e tjera apo sherret e p\u00ebrgjakshme.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht,\u00a0<strong>m\u00eb 8 Korrik<\/strong>, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit \u201cImpact\u201d u arrestua n\u00eb Ksamil shtetasi kosovar Sh. M., 31 vje\u00e7, banues n\u00eb Gjilan. Gjat\u00eb kontrollit n\u00eb automjetin tip \u201cRange Rover\u201d q\u00eb drejtonte ky shtetas, uniformat blu gjet\u00ebn t\u00eb fshehur n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e tij t\u00eb dor\u00ebs, 1 arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb tip \u201cBeretta\u201d, me nj\u00eb kreh\u00ebr me fishek\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb\u00a0<strong>11 Korrik<\/strong>, Policia ndaloi rast\u00ebsisht n\u00eb rrug\u00ebn \u201cButrinti\u201d nj\u00eb automjet luksoz tip \u201cPorsche Panamera\u201d, brenda t\u00eb cilit ndodheshin tre t\u00eb rinj nga Kamza, nj\u00eb prej tyre i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim. M\u00eb konkretisht shtetasit Endrit Doku (27 vje\u00e7), Ervis Cukali (27 vje\u00e7) dhe Imer Gega (21 vje\u00e7). Endrit Doku ishte i armatosur me pistolet\u00eb, ku u hodh n\u00eb det p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar arrestimit bashk\u00eb me \u00e7ant\u00ebn ku kishte arm\u00ebn, por nuk ia doli dot, pasi u kap nga policia kufitare me skaf.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Ervis Cukali, person me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore, rezultonte n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr veprat penale \u201cSigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje\u201d dhe \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve luftarake\u201d, teksa u arrestua edhe p\u00ebr veprat penale \u201cMos kall\u00ebzimi i krimit\u201d dhe \u201cVeprime q\u00eb pengojn\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d. Ai ishte arrestua m\u00eb 28 shtator t\u00eb vitit 2023, s\u00eb bashku me Albi Mecinin dhe Arafat Man\u00ebrkollin, pasi u kap\u00ebn me nj\u00eb sasi prej 21 kg eksploziv dhe dyshohet se do t\u00eb kryenin n\u00eb atentat n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>M\u00eb\u00a0<strong>19 Korrik<\/strong>, n\u00eb Ksamil Albert Pashaj, pronari i \u201cEuro Hotel\u201d n\u00eb Ksamil u dhunua me sende t\u00eb forta (hunj) nga Agim Taraj\u00a0(pronar i \u201cSunset Beach Bar\u201d),\u00a0Silvjan Sulku\u00a0dhe\u00a0Aldo Zeqiraj. Ngjarja ndodhi s\u00ebrish n\u00eb sy t\u00eb qindra pushuesve, teksa pamjet me rrjedhjen e gjakut n\u00eb fytyr\u00eb b\u00ebn\u00eb xhiron e rrjetit.<\/p>\n<p>M\u00eb\u00a0<strong>20 Korrik,<\/strong>\u00a0n\u00eb Sarand\u00eb u regjistruan t\u00eb sht\u00ebna me arm\u00eb zjarri n\u00eb lagjen num\u00ebr 4, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMitat Hoxha\u201d. Ngjarja ndodhi s\u00ebrish n\u00eb syt\u00eb e qindra pushuesve, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik dhe jet\u00ebn e tyre. Gjat\u00eb konflikti, i plagosur mbeti ish-efektivi i Policis\u00eb, Adil Veli, 56 vje\u00e7, i cili sipas autoriteve \u00ebsht\u00eb goditur me tyt\u00ebn e arm\u00ebs s\u00eb zjarrit pistolet\u00eb.<\/p>\n<p>Policia n\u00eb komunikat\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr mediat e kishte me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb thoshte se arma e zjarrit ishte shkrepur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavullnetshme n\u00eb aj\u00ebr, gjat\u00eb konflikti. Nuk dihet se si doli n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion Policia, kur nuk dha asnj\u00eb inicial t\u00eb autirit\/\u00ebve, por tha se po punon p\u00ebr identifikimin e tyre. M\u00eb shum\u00eb la p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb tentative p\u00ebr t\u00eb mbrojtur autorin.<\/p>\n<p>Inicialet e autorit t\u00eb dyshuar, shtetasit E.G., 44 vje\u00e7, banues n\u00eb Sarand\u00eb, u publikuan vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas n\u00eb media. Ai vijon t\u00eb jet\u00eb ende n\u00eb k\u00ebrkim, teksa ngjarja b\u00ebhet m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, nisur nga fakti se arm\u00ebt e zjarrit u nxorr\u00ebn dhe u krep\u00ebn n\u00eb mes vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb sherr banal q\u00eb dyshohet se nisi p\u00ebr fjal\u00ebt\u00a0<em>\u201cPse m\u00eb shikon ashtu\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Pra, Saranda, n\u00eb kulmin e sezonit turistik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb qytet i pajetuesh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr turist\u00ebt, por edhe p\u00ebr banor\u00ebt, pasi po mbizot\u00ebrohet nga ngjarjet kriminale. Ata kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr mediat, teksa hedhin akuza drejt forcave t\u00eb Rendit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pushuesit po b\u00ebjn\u00eb gati valixhet p\u00ebr t\u2019u larguar.<\/p>\n<p><em>\u201cJam nj\u00eb turist n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs. Kemi rreth nj\u00eb jav\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb me pushime dhe tani po b\u00ebjm\u00eb gati pla\u00e7kat t\u00eb ikim se Saranda \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si Kabul. N\u00eb 4 dit\u00eb 2 goditje me arm\u00eb me t\u00eb plagosur, dhe shp\u00ebrthim tritoli. \u00c7far\u00eb po b\u00ebhet k\u00ebshtu, ky shefi komisariatit duhet z\u00ebvend\u00ebsuar me patjet\u00ebr. E ka mendjen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb gjoba bizneseve dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr. Policia nuk ekziston fare n\u00eb qytet, u kalojn\u00eb makinat me xhirime te k\u00ebmb\u00ebt dhe nuk i ndalojn\u00eb pasi t\u00eb till\u00eb urdh\u00ebr kan\u00eb marr\u00eb nga ai.\u201d,<\/em>\u00a0\u2013 denoncon turisti p\u00ebr mediat.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb\u00a0<strong>komisariatit<\/strong>\u00a0t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb\u00a0<strong>Sarand\u00ebs<\/strong>\u00a0q\u00ebndron prej dhjetorit t\u00eb kaluar\u00a0<strong>G\u00ebzim Bashllari<\/strong>, i cili duket se ka d\u00ebshtuar n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e rendit dhe siguris\u00eb. \u00a0Fokusi i tij ka qen\u00eb vet\u00ebm tek vendosja e gjobave ndaj bizneseve pa lidhje me autoritetet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhuna vazhdon t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb n\u00eb qytet dhe nuk duket se ka asnj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shpejt\u00eb nga policia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, vlen p\u00ebr t\u2019u theksuar fakti se Sarand\u00eb \u00ebsht\u00eb qyteti prej nga vjen Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit,\u00a0<strong>Ilir Proda<\/strong>, si dhe ish-kryepolici Ardi Veliu. Nisur nga ky fakt mund t\u00eb ngrihen dyshime dhe se kriminaliteti n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb personat me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb me kupol\u00ebn drejtuese t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb uniformave blu.<\/p>\n<p>Pasi Saranda po tronditet nga arm\u00ebt dhe shp\u00ebrthimet me tritol, Ilir Proda urdh\u00ebroi pas mesnat\u00ebs s\u00eb kaluar p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar forcat speciale RENEA n\u00eb qytetin bregdetar, ku m\u00eb shum\u00eb duket nj\u00eb \u201cshow\u201d duke tentuar t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrshtypjen se po vepron pas krimeve , se sa p\u00ebr aksion me q\u00ebllime konkrete, pasi deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb raportuar p\u00ebr asnj\u00eb t\u00eb arrestuar.<\/p>\n<p>Pra, gjat\u00eb k\u00ebtij muaji Saranda \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sken\u00eb \u201ck\u00ebrcitje arm\u00ebsh\u201d, shp\u00ebrthime tritol\u00ebsh, p\u00ebrplasjesh, grushtesh, gjakosjesh dhe arrestimesh, ku \u201ct\u00eb fort\u00ebt\u201d duket se b\u00ebjn\u00eb ligjin. N\u00ebse situata vazhdon k\u00ebshtu, Saranda rrezikon t\u00eb humbas\u00eb reputacionin e saj si nj\u00eb destinacion turistik dhe t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb pasigurt.<strong>\/Boldnews<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Saranda u\u00a0 trondit s\u00ebrish mesnat\u00ebn e kaluar, ku nj\u00eb shp\u00ebrthim me tritol zgjoi t\u00eb alarmuar banor\u00ebt dhe turist\u00ebt. Nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ngjarje kriminale t\u00eb ve\u00e7uar, por p\u00ebr krime q\u00eb pasojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn gjat\u00eb k\u00ebtij muaji korrik, n\u00eb mes t\u00eb sezonit turistik n\u00eb qytetin bregdetar. Sh\u00ebnjest\u00ebr e sulmit ishte automjetit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit\u00a0Klaus Ja\u00e7aj\u00a031 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":119535,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-119534","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119534"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119534\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":119537,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119534\/revisions\/119537"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/119535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}