{"id":119630,"date":"2025-07-23T16:36:22","date_gmt":"2025-07-23T16:36:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=119630"},"modified":"2025-07-23T16:37:53","modified_gmt":"2025-07-23T16:37:53","slug":"dosja-veliaj-spak-i-komunikon-akuzen-bushkes-se-ps-i-pandehur-edhe-daja-i-ajola-xoxes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/23\/dosja-veliaj-spak-i-komunikon-akuzen-bushkes-se-ps-i-pandehur-edhe-daja-i-ajola-xoxes\/","title":{"rendered":"Dosja \u201cVeliaj\u201d\/ Merret e pandehur deputetuja e PS dhe daja i Ajola Xox\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, kan\u00eb sjell\u00eb zhvillime t\u00eb reja.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Veliajt, Prokuroria e Posa\u00e7me ka marr\u00eb t\u00eb pandehur edhe 30 persona t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb individ\u00eb dhe shoq\u00ebri fizike.<\/p>\n<p>Mes t\u00eb pandehurve \u00ebsht\u00eb edhe deputetja e Partis\u00eb Socialiste, Klotilda Bushka, e cila akuzohet p\u00ebr veprime q\u00eb pengojn\u00eb zbardhjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs gjat\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb pandehurit figurojn\u00eb gjithashtu Adela Kondak\u00e7iu, Flutur Xhani si dhe Valmir Xoxa, i cili \u00ebsht\u00eb daja i Ajola Xoxes, bashk\u00ebshortes s\u00eb kryebashkiakut Erion Veliajt.<\/p>\n<ul>\n<li><strong>\u00c7far\u00eb ndodhi sot?<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me i ka komunikuar zyrtarisht dit\u00ebn e sotme akuzat Erion Veliajt. Kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb grup oficer\u00ebsh t\u00eb BKH-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shkuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb n\u00eb paraburgimin e Durr\u00ebsit dhe i kan\u00eb komunikuar akuzat kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00eb, i cili ka firmosur n\u00eb pranin\u00eb e nj\u00eb prej avokat\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat akuza si t\u00eb Erion Veliajt, iu komunikuan dit\u00ebn e sotme edhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Ajola Xoxa, e cila u paraqit n\u00eb SPAK s\u00eb bashku me avokatin e saj, Maks Haxhia.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb kamerave, avokati Maks Haxhiaj deklaroi se SPAK e ka shtyr\u00eb afatin e hetimeve deri m\u00eb 24 shtator dhe m\u00eb pas dosja do t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebzuar n\u00eb GJKKO p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, dit\u00ebn e djeshme u paraqit n\u00eb SPAK biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule, i cili u mor i pandehur dhe iu komunikua akuza si i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<p>Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur si i dyshuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (9 her\u00eb), \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, si dhe \u201cRefuzimi p\u00ebr deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rrem\u00eb i pasurive, interesave privat\u00eb t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb ose i \u00e7do personi tjet\u00ebr q\u00eb ka detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim\u201d.<\/p>\n<p><strong>I PANDEHURI GENTIAN SULA<\/strong><\/p>\n<p>Dit\u00ebn e sotme u paraqit n\u00eb SPAK edhe biznesmeni Gentian Sula i \u201cKodr\u00ebs s\u00eb Diellit, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa dosje politikan\u00ebsh, ku mes tyre dhe ajo e Erion Veliajt. Ai u mor i pandehur dhe iu komunika akuza si i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201ckorrupsionit aktiv t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore, Sula dhe Veliaj njihen q\u00eb nga viti 2004 dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 3 udh\u00ebtime me charter jasht\u00eb vendit. Po ashtu, rezulton se kur Erjon Veliaj ishte minist\u00ebr i Pun\u00ebs, ka pun\u00ebsuar bashk\u00ebshorten e Gentjan Sul\u00ebs si zv.ministre.<\/p>\n<p>SPAK thot\u00eb se kompania \u201cAgi Kons\u201d e Gentjan Sul\u00ebs ka p\u00ebrfituar leje nd\u00ebrtimi dhe tendera pran\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebmbim i ka dh\u00ebn\u00eb \u00e7iftit Veliaj-Xoxa nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb \u201cMarea Resort\u201d n\u00eb Qerret t\u00eb Kavaj\u00ebs.<\/p>\n<p>Vila nuk rezulton n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb apo bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, por sipas SPAK ata kan\u00eb q\u00ebndruar aty gj\u00eb q\u00eb v\u00ebrtetohet nga qelizat telefonike, nga d\u00ebshmit\u00eb e shoferit t\u00eb Ajola Xox\u00ebs dhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb besuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga provat shkresore m\u00eb t\u00eb forta gjithsesi jan\u00eb deklarimet e kompanis\u00eb s\u00eb administrimit \u201cS&amp;D Invest\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Gentian Sul\u00ebs q\u00eb nga vitet 2020 dhe 2021 ka deklaruar n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithsme t\u00eb Tatimeve emrin e Erjon Veliajt si bler\u00ebs i dy vilave.<\/p>\n<p><strong>I PANDEHUR EDHE BIZNESMENI MIRTON LIKA I \u201cSKY TOWER\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me dosjen \u201cVeliaj\u201d, Prokuroria e Posa\u00e7me ka marr\u00eb t\u00eb pandehur edhe shtetasin\u00a0<strong>Mirton Lika<\/strong>, nj\u00eb biznesmen dhe Konsull Nderi i Sri Lank\u00ebs n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur n\u00eb lidhje me ambientin e ndodhur n\u00eb katin e 11-t\u00eb t\u00eb kull\u00ebs t\u00eb quajtur \u201cSky Tower\u201d, e cila dyshohet se posedohet nga bashk\u00ebshortja e Erion Veliaj, si pron\u00eb e fshehur.<\/p>\n<p>Ambienti ndodhet nj\u00eb kat m\u00eb sip\u00ebr zyr\u00ebs s\u00eb regjistruar t\u00eb organizat\u00ebs \u201cHarabel\u201c q\u00eb drejtohet nga Ajola Xoxa, teksa nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb asnj\u00eb prej deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb \u00e7iftit Veliaj-Xoxa. Me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK, BKH ka ushtruar kontrolle n\u00eb k\u00ebto ambientet, ku jan\u00eb gjetur materiale q\u00eb kan\u00eb implikuar Ajola Xox\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb letra, ambineti zot\u00ebrohet nga kompania \u201c<a href=\"https:\/\/opencorporates.al\/sq\/nipt\/j61902075f\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Lani Shpk<\/strong><\/a>\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb administruese e kull\u00ebs \u201cSky Tower\u201d dhe pronar\u00eb t\u00eb saj jan\u00eb ish-deputeti i PS-s\u00eb\u00a0<strong>Vladimir Kosta<\/strong>\u00a0me 70% t\u00eb aksioneve, si dhe\u00a0<strong>Mirton Lika<\/strong>\u00a0me 30% t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt pretendojn\u00eb se ambienti ishte marr\u00eb me qira nga\u00a0<strong>\u201c<a href=\"https:\/\/opencorporates.al\/sq\/nipt\/l81829013o\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Partners Law<\/a>\u201c<\/strong>\u00a0e Ajola Xox\u00ebs dhe p\u00ebrdorej p\u00ebr evente dhe skenografi, por SPAK, nga hetimet e kryera, dyshon se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb pasuri t\u00eb fshehur t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Erion Veliajt.<\/p>\n<p><em>\u201cBrenda k\u00ebsaj hap\u00ebsir\u00eb, me disa dhoma, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl (1 dhom\u00eb plus nj\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb dhome tjet\u00ebr) p\u00ebrdoren si magazin\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb qiras\u00eb me \u201cPartners Law\u201d, ku ndodhen kryesisht objekte q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr evente dhe skenografi.\u201d<\/em>\u00a0\u2013 ka deklaruar avokati i Xox\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>DOSJA VELIAJ<\/strong><\/p>\n<p>Erion Veliaj u arrestua mesdit\u00ebn e 10 Shkurtit n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, teksa i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi masa e \u201carrestit me burg\u201d nga t\u00eb tre shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit.<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2025%2F07%2F23%2Fshtyhen-afatet-e-hetimit-veliajt-i-komunikohen-akuzat-ne-qeli-te-pandehur-dhe-gent-sula-e-mirton-lika%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Fpolitike%2F&amp;cb=c432386b0c\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Pas nj\u00eb hetimi 1 vje\u00e7ar, SPAK i ngriti fillimisht akuzat Veliajt p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (9 her\u00eb) dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb Apelit, Erion Veliajt iu shtua edhe akuza e futjes s\u00eb sendeve t\u00eb ndaluara n\u00eb qelit\u00eb e paraburgimit, pasi ishte n\u00eb p\u00ebrgjim dhe zhvilloi telefonata me celularin e nj\u00eb prej efektiv\u00ebve t\u00eb Burgjeve, teksa ishte n\u00eb fugon p\u00ebr t\u2019u transferuar n\u00eb burg. Ky procedim penal \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb m\u00eb vete nga dosjas e korrupsionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje akuzohet edhe bashk\u00ebshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila ndodhet n\u00eb mas\u00ebn \u201cdetyrim paraqitje\u201d, dhe mbi t\u00eb r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr veprat penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (9 her\u00eb) dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d.<\/p>\n<p>Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kan\u00eb krijuar nj\u00eb skem\u00eb p\u00ebrfitimi ryshfetesh p\u00ebr pasurim personal p\u00ebrmes nj\u00eb numri organizatash dhe kompanish t\u00eb kontrolluara prej tyre apo t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre dhe kan\u00eb p\u00ebrfituar s\u00eb paku 1.1 milion\u00eb euro n\u00eb n\u00ebnt\u00eb raste. Veliaj akuzohet se ka p\u00ebrfituar tre vila n\u00eb nj\u00eb fshat turistik n\u00eb Qerret nd\u00ebrsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mij\u00eb euro n\u00eb blerje online, t\u00eb cilat nuk i ka deklaruar n\u00eb deklaratat vjetore.<\/p>\n<p>Biznesmen\u00ebt Elman Abule, Gentian Sula, Shk\u00eblqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb tenderave nga Bashkia e Tiran\u00ebs dhe lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare n\u00ebp\u00ebrmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve t\u00eb Ajola Xox\u00ebs, si dhe pasurive t\u00eb paluajtshme, si disa vila n\u00eb Qerret.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh, m\u00eb 22 Maj, SPAK r\u00ebndoi pozitat penale t\u00eb \u00e7iftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa, pasi i shtoi nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb re, si dhe i sekuestroi edhe nj\u00eb tjet\u00ebr apartament, e cila dyshohet si pasuri e fshehur e tyre.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb godin\u00ebs ku ndodhet dhe apartamenti i Erion Veliajt dhe Ajola Xox\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn e \u201cKodr\u00ebs s\u00eb Diellit\u201d n\u00eb kryeqytet, ku m\u00eb par\u00eb ishte ushtruar kontrolle edhe nga oficer\u00ebt e BKH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj \u00e7iftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa \u00ebsht\u00eb shtuar akuza e vepr\u00ebs penale \u201cRefuzimi p\u00ebr deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rrem\u00eb i pasurive, interesave privat\u00eb t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb ose i \u00e7do personi tjet\u00ebr q\u00eb ka detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim\u201d.<\/p>\n<p>Aktualisht Erion Veliaj ndodhet n\u00eb paraburgimin e burgut t\u00eb Durr\u00ebsit. Nga qelia, n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve sociale dhe mediave q\u00eb e mb\u00ebshtesin, kryebashkiaku ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb lin\u00e7imi publik ndaj prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe gjyqtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar mas\u00ebn e siguris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u2019i frik\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Veliaj ka angazhuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij edhe dy studio ligjore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 n\u00eb Nju Jork dhe Lond\u00ebr, si dhe nj\u00eb kompani \u2018PR\u2019 britanike.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, kan\u00eb sjell\u00eb zhvillime t\u00eb reja. P\u00ebrve\u00e7 Veliajt, Prokuroria e Posa\u00e7me ka marr\u00eb t\u00eb pandehur edhe 30 persona t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb individ\u00eb dhe shoq\u00ebri fizike. Mes t\u00eb pandehurve \u00ebsht\u00eb edhe deputetja e Partis\u00eb Socialiste, Klotilda Bushka, e cila akuzohet p\u00ebr veprime q\u00eb pengojn\u00eb zbardhjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":104541,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-119630","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119630","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119630"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119630\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":119632,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119630\/revisions\/119632"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104541"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}