{"id":119691,"date":"2025-07-24T10:33:36","date_gmt":"2025-07-24T10:33:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=119691"},"modified":"2025-07-24T10:33:57","modified_gmt":"2025-07-24T10:33:57","slug":"zhupa-shteti-ka-detyrimin-per-hetimin-e-plote-te-krimeve-shtetetore-te-vrasjeve-ne-kufi-gjate-regjimit-komunist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/24\/zhupa-shteti-ka-detyrimin-per-hetimin-e-plote-te-krimeve-shtetetore-te-vrasjeve-ne-kufi-gjate-regjimit-komunist\/","title":{"rendered":"Zhupa: Shteti ka detyrim p\u00ebr hetimin e plot\u00eb t\u00eb krimeve shtet\u00ebtore t\u00eb vrasjeve n\u00eb kufi gjat\u00eb regjimit komunist"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Komisionit t\u00eb Edukimit dhe Mjeteve t\u00eb Informimit Publik, Ina Zhupa ka sjellw n\u00eb v\u00ebmendje vrasjet sht\u00ebtore n\u00eb kufi gjat\u00eb regjimit komunist, ku vet\u00ebm n\u00eb vitin 1990 pati 52-55 t\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Zhupa shkruan se, p\u00ebrgjat\u00eb viteve 1989-1990 disa dhjet\u00ebra t\u00eb rinj dhe qytetar\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn duke u ekzekutuar nga forcat e kufirit n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr largim nga Shqip\u00ebria, secili prej tyre i paarmatosur dhe i pa p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vepra penale ose konflikt q\u00eb mund t\u00eb vinin n\u00eb rrezik sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Zhupa paraqet nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rekomandimesh ku n\u00ebnvizohet roli i institucioneve duke filluar nga Kuvendi, te K\u00ebshilli Ministrave dhe bashkit\u00eb e institucione publike.<\/p>\n<p><strong>Reagimi <\/strong><\/p>\n<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ka miratuar rezoluta q\u00eb d\u00ebnojn\u00eb krimet e komunizmit dhe q\u00eb promovojn\u00eb vlerat euroatlantike, p\u00ebrfshir\u00eb edukimin demokratik, memorien kolektive dhe t\u00eb drejtat e njeriut. Shqip\u00ebria vjen nga nj\u00eb trash\u00ebgimi staliniste, ku koncepti i liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut mohohej dhe d\u00ebnohej dhe ku jeta e njeriut nuk kishte mbrojtje faktike ligjore dhe as kushtetuese.<\/p>\n<p>Duke mb\u00ebshtetur pun\u00ebn e Bashkimit Europian, ICMP dhe faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb angazhuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e memories, si dhe duke vler\u00ebsuar adresimin q\u00eb Instituti i Studimeve Politike (ISP) i ka b\u00ebr\u00eb Kuvendit t\u00eb RSH vler\u00ebsoj se nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb kemi rezultate konkrete, sensibilitet dhe reagim gjith\u00eb institucional \u00ebsht\u00eb ajo lidhur me vrasjet n\u00eb kufi n\u00eb periudh\u00ebn e fundit t\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb viteve 1989-1990 disa dhjet\u00ebra t\u00eb rinj dhe qytetar\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn duke u ekzekutuar nga forcat e kufirit n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr largim nga Shqip\u00ebria, secili prej tyre i paarmatosur dhe i pa p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vepra penale ose konflikt q\u00eb mund t\u00eb vinin n\u00eb rrezik sigurin\u00eb komb\u00ebtare. Ata ishin qytetar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin lirin\u00eb, \u00ebnd\u00ebrronin nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe u motivuan nga vala e emigrimit nga vendet ish komuniste. Shqip\u00ebria ishte vendi me numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve n\u00eb kufi, sidomos n\u00eb vitin 1990, pra pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit.<\/p>\n<p>N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 1990 disa nga aktet e arratisjes jasht\u00eb vendit u shoq\u00ebruan me ekzekutimin e qytetar\u00ebve, akt i ndaluar edhe me Kushtetut\u00ebn dhe ligjet e koh\u00ebs n\u00eb fuqi. Vrasjet n\u00eb kufi u shoq\u00ebruan me zhdukje t\u00eb trupit t\u00eb viktimave, refuzim t\u00eb varrimit familjar apo keqtrajtim publik t\u00eb kufomave. Lista e hartuar dhe e adresuar n\u00eb Kuvend nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tablo e plot\u00eb e k\u00ebtij krimi shtet\u00ebror n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb regjimit.<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj problematike dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb rol aktiv t\u00eb Kuvendit dhe t\u00eb institucioneve n\u00eb trajtimin e zgjidhjen e tyre, sipas praktikave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, me cil\u00ebsin\u00eb e deputetes dhe t\u00eb kryetares s\u00eb komisionit p\u00ebr Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik deklaroj se:<\/p>\n<p>* Shteti e shoq\u00ebria nuk kan\u00eb arritur ende t\u00eb krijojn\u00eb ndarje morale dhe t\u00eb drejt\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn, sidomos me viktimat me motive politike. Vrasjet n\u00eb kufi, vrasjet politike brenda vendit, si dhe lista e gjat\u00eb e personave pa varr mbet\u00ebn trash\u00ebgimi negative.<\/p>\n<p>* Shteti shqiptar ka detyrimin p\u00ebr hetimin e plot\u00eb t\u00eb rasteve, marrjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive, rregullimet ligjore dhe administrative, si dhe gjetjen dhe rehabilitimin e viktimave, si parakusht p\u00ebr integritetin e parimeve kushtetuese, vendosjen e drejt\u00ebsis\u00eb, nxitjen e dialogut mbi t\u00eb kaluar\u00ebn dhe t\u00eb edukimit shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>* Kuvendi dhe K\u00ebshilli i Ministrave kan\u00eb rol thelb\u00ebsor n\u00eb plot\u00ebsimin e baz\u00ebs ligjore dhe financiare, t\u00eb angazhimit dhe sensibilizimit, p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota, transparenc\u00eb dhe database zyrtare dhe publike.<\/p>\n<p>* K\u00ebshilli i Ministrave duhet t\u00eb miratoj\u00eb VKM sipas ligjit, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar fillimin e zbatimit real dhe integral t\u00eb ligjit mbi personat e zhdukur\/vrar\u00eb, t\u00eb b\u00ebj ndarjen e qart\u00eb t\u00eb kompetencave p\u00ebr institucionet e p\u00ebrfshira dhe t\u00eb koordinoj\u00eb aktivitetin e tyre.<\/p>\n<p>* Legjislacioni u njeh bashkive dhe institucioneve lokale p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe zhvilluar vlerat kulturore dhe historike vendore, organizimin e veprimtarive, nderimin e individ\u00ebve \/ngjarjeve dhe si akte t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me memorien, tradit\u00ebn, identitetin dhe dialogun qytetar. Shumica e bashkive n\u00eb zonat kufitare, n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb sh\u00ebnuar ngjarje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb vrasjeve n\u00eb kufi n\u00eb vitet 1988-1991 nuk kan\u00eb nj\u00eb sistem identifikimi dhe vler\u00ebsimi, aktivitete q\u00eb lidhen me memorien dhe as fokus institucional p\u00ebr hetimin e rasteve t\u00eb personave t\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>* Institucionet vendore q\u00eb lidhen me kultur\u00ebn, kujtes\u00ebn, trash\u00ebgimin\u00eb, turizmin dhe sistemin arsimor, bazuar n\u00eb praktikat e mira, duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen, programojn\u00eb dhe t\u00eb veprojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar, nderuar dhe p\u00ebrkujtuar viktimat politike t\u00eb vrasjeve n\u00eb kufij.<\/p>\n<p>* Sipas ligjit 69\/2012 n\u00eb sistemin arsimor respektohen, mbrohen dhe promovohen t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut, sigurohet e drejta p\u00ebr arsimim cil\u00ebsor, garantohet veprimtaria formuese, si dhe i gjith\u00eb procesi bazohet n\u00eb parimin e p\u00ebrfshirjes, transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies. Bazuar n\u00eb praktikat e vendeve n\u00eb BE, MAS dhe institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse duhet t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb dhe trajtojn\u00eb d\u00ebshmi dhe veprimtari cil\u00ebsore q\u00eb informojn\u00eb dhe formojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb mbi periudh\u00ebn komuniste, si dhe krimet mbi vrasjet n\u00eb kufi.<\/p>\n<p>* TVSH dhe institucionet e tjera informative publike kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, rol dhe mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00eb programet e tyre k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb informimit t\u00eb sakt\u00eb, nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit dhe kultur\u00ebs s\u00eb memories dhe drejt\u00ebsis\u00eb transitore, sipas praktikave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb medias publike n\u00eb vendet ish komuniste an\u00ebtare n\u00eb BE.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Komisionit t\u00eb Edukimit dhe Mjeteve t\u00eb Informimit Publik, Ina Zhupa ka sjellw n\u00eb v\u00ebmendje vrasjet sht\u00ebtore n\u00eb kufi gjat\u00eb regjimit komunist, ku vet\u00ebm n\u00eb vitin 1990 pati 52-55 t\u00eb vrar\u00eb. Zhupa shkruan se, p\u00ebrgjat\u00eb viteve 1989-1990 disa dhjet\u00ebra t\u00eb rinj dhe qytetar\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn duke u ekzekutuar nga forcat e kufirit n\u00eb p\u00ebrpjekje &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":119692,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-119691","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119691","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119691"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119691\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":119694,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119691\/revisions\/119694"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/119692"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119691"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119691"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119691"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}