{"id":119803,"date":"2025-07-26T08:49:59","date_gmt":"2025-07-26T08:49:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=119803"},"modified":"2025-07-26T08:49:59","modified_gmt":"2025-07-26T08:49:59","slug":"semundjet-kronike-rriten-ndjeshem-shkaktare-te-90-te-vdekjeve-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/26\/semundjet-kronike-rriten-ndjeshem-shkaktare-te-90-te-vdekjeve-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"S\u00ebmundjet kronike rriten ndjesh\u00ebm, shkaktare t\u00eb 90% t\u00eb vdekjeve n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Mimoza PICARI<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri s\u00ebmundjet jo t\u00eb transmetueshme, ose si\u00e7 njihen ndryshe s\u00ebmundjet kronike, po njohin rritje t\u00eb vazhdueshme, nd\u00ebrsa ekspert\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit publik konstatojn\u00eb mang\u00ebsi n\u00eb kujdesin e sh\u00ebndetit par\u00ebsor, hallka fillestare ku ndodh parandalimi dhe monitorimi i tyre. P\u00ebrve\u00e7 financimeve t\u00eb ul\u00ebta, vihet re edhe nj\u00eb rol i dob\u00ebt i mjekut t\u00eb familjes n\u00eb adresimin e k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve, sipas specialist\u00ebve. Rritja e s\u00ebmundjeve tumorale me gati 20% n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, apo shtimi i rasteve me diabet me 6 mij\u00eb n\u00eb vit, vet\u00ebm dy prej grupit t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjeve jo t\u00eb transmetueshme, tregon sipas tyre r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rritjes s\u00eb investimeve n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. E megjithat\u00eb ISHP i konfirmoi Faktoje.al se mbajtja n\u00ebn kontroll e vdekjeve tregon shtim t\u00eb p\u00ebrpjekjeve n\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve.<\/p>\n<p><strong>Raportet<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, sipas OBSH s\u00ebmundjet jo t\u00eb transmetueshme jan\u00eb shkaku i 90% t\u00eb vdekjeve. Ekspert\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se k\u00ebto s\u00ebmundje jan\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb nxitura nga plakja e popullsis\u00eb me ritme t\u00eb shpejta, ndjekur nga m\u00ebnyra e jetes\u00ebs dhe dob\u00ebsit\u00eb n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, mosha mesatare ka arritur n\u00eb 44.3 vje\u00e7 nga 33 q\u00eb ishte mbi nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. Disa element\u00eb t\u00eb stilit t\u00eb jetes\u00ebs, argumentojn\u00eb specialist\u00ebt, si duhanpirja, p\u00ebrdorimi i alkoolit, obeziteti dhe r\u00ebnia e riprodhimit po shtojn\u00eb grupe t\u00eb m\u00ebdha s\u00ebmundjesh jo t\u00eb transmetueshme, si ato t\u00eb aparatit t\u00eb qarkullimit t\u00eb gjakut (s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs dhe ato t\u00eb en\u00ebve t\u00eb trurit) dhe ato tumorale q\u00eb z\u00ebn\u00eb rreth 68% t\u00eb vdekjeve n\u00eb vend, p\u00ebrkat\u00ebsisht 53 dhe 15%.<\/p>\n<p><strong>Shifrat<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb japin nj\u00eb pasqyr\u00eb m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr rritjen e vazhdueshme t\u00eb s\u00ebmundjeve jo t\u00eb transmetueshme, pra jo infektive, jan\u00eb ato t\u00eb shtrimeve n\u00eb spital. Sipas statistikave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb k\u00ebto dy grupe s\u00ebmundjesh p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 27% t\u00eb gjith\u00eb shtrimeve n\u00eb spitale. N\u00eb strategjit\u00eb e sh\u00ebndetit vler\u00ebsohet se s\u00ebmundjet jo t\u00eb transmetueshme po shtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme. Disa tregues jan\u00eb rritja e s\u00ebmundjeve tumorale me gati 20% nga viti 2015- 2023, 6 mij\u00eb raste t\u00eb reja me diabet apo dhe rritja e numrit t\u00eb vizitave n\u00eb sh\u00ebndetin par\u00ebsor sipas INSTAT me 9.6% n\u00eb vitin 2023, krahasuar me vitin paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Arsyet<\/strong><\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt argumentojn\u00eb se me k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb q\u00eb paraqet kjo fush\u00eb e sh\u00ebndetit publik nevojitet forcimi i parandalimit primar, dhe t\u00eb komplikacioneve n\u00eb hallkat e sh\u00ebndetit par\u00ebsor, p\u00ebrmes mjek\u00ebve t\u00eb familjes atyre specialist\u00eb si porta e par\u00eb, dhe m\u00eb pas forcimi i sh\u00ebrbimeve n\u00eb spitalet rajonale dhe terciare.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi numrin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb mjek\u00ebve p\u00ebr banor\u00eb. Kjo e vendos Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel me vendet afrikane dhe ato t\u00eb varfra n\u00eb Azin\u00eb Juglindore\u201d \u2013 Erion Dasho, ekspert i sh\u00ebndetit publik<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht nuk e shoh k\u00ebt\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Mjeku i familjes prej vitesh \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb shkrues t\u00eb thjesht\u00eb recetash. Ka gjithmon\u00eb e m\u00eb pak koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me pacientin dhe nuk ka pajisjet e duhura p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur nj\u00eb trajtim t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb s\u00ebmundjeve kronike dhe nj\u00eb parandalim t\u00eb komplikacioneve. Ne kemi numrin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb mjek\u00ebve p\u00ebr banor\u00eb. Kjo e vendos Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel me vendet afrikane dhe ato t\u00eb varfra n\u00eb Azin\u00eb Juglindore. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alarm sepse nga mungesa e burimeve njer\u00ebzore nuk vuajn\u00eb vet\u00ebm spitalet, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb vuajn\u00eb qendrat sh\u00ebndet\u00ebsore dhe ambulancat\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Faktoje.al Erion Dasho, ekspert i sh\u00ebndetit publik.<\/p>\n<p>Autoritetet zyrtare kan\u00eb hartuar disa strategji gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit p\u00ebr s\u00ebmundjet jo t\u00eb transmetueshme. Shefi i departamentit t\u00eb s\u00ebmundjeve kronike n\u00eb Institutin e Sh\u00ebndetit Publik Alban Ylli i tha Faktoje. al se ka nj\u00eb shtim t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr parandalimin e tyre, n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor par\u00ebsor. Ai thot\u00eb se jan\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll vdekjet e standardizuara, pra duke hequr efektin e mosh\u00ebs, t\u00eb cilat q\u00ebndrojn\u00eb thuajse n\u00eb shifra t\u00eb nj\u00ebjta prej 5 vitesh.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt kan\u00eb filluar ta vendosin sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb tek prioritetet e tyre, krahasuar me 20 apo 25 vite m\u00eb par\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr dhe sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor ka filluar t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet. Ka m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019t\u00eb ofroj\u00eb si n\u00eb kujdesin e sh\u00ebndetit par\u00ebsor, p.sh. Check-up q\u00eb shpesh her\u00eb e kritikojn\u00eb p\u00ebr arsye politike. Tashm\u00eb tek mjeku i familjes mund t\u00eb b\u00ebhen shum\u00eb teste, dhe ky mjek ofron m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb par\u00eb. Mund t\u00eb ofrohen sh\u00ebrbime, mund t\u00eb merret trajtimi aty, t\u00eb mbahet pacienti n\u00ebn kontroll pa shkuar n\u00eb spital. Ka rezultate n\u00eb kapjen e hershme t\u00eb s\u00ebmundjeve kronike. Pra n\u00eb disa nivele t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor nga par\u00ebsori deri tek terciari ofrohen m\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrbime\u201d, konfirmon Z. Ylli.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen edhe p\u00ebr stilin e jetes\u00ebs, pasi rritja e disa s\u00ebmundjeve jo t\u00eb transmetueshme ndikohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga duhanpirja, alkooli apo konsumimi i ushqimeve t\u00eb p\u00ebrpunuara. E megjithat\u00eb eksperti i sh\u00ebndetit publik n\u00eb ISHP Alban Ylli, mendon se ka vend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cMendojm\u00eb se kemi vizionin e duhur p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me k\u00ebto s\u00ebmundje, por jo p\u00ebr t\u00eb gjitha gj\u00ebrat b\u00ebhet aq sa duhet. Ka shum\u00eb mungesa n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor. Sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor shqiptar, n\u00eb opinionin tim, ofron sh\u00ebrbim t\u00eb mir\u00eb n\u00eb kushte emergjencash, por n\u00eb terma sistematik ne \u00e7edojm\u00eb shum\u00eb\u201d, vijon Z. Ylli.<\/p>\n<p><strong>Monitorimi<\/strong><\/p>\n<p>\u201cBuxheti i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb raport me Prodhimin e Brendsh\u00ebm Bruto \u00ebsht\u00eb relativisht i ndryshuesh\u00ebm. Targeti \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb 2030 t\u00eb jet\u00eb 5.2%\u201d \u2013 Nevila Xhindi, eksperte<\/p>\n<p>Nj\u00eb monitorim i strategjis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb sh\u00ebndetit publik 2021-2030, nga organizata joqeveritare \u201cTogether For Live\u201d n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2024, me mb\u00ebshtetjen e delegacionit t\u00eb BE, n\u00ebnvizoi disa \u00e7\u00ebshtje. Nj\u00eb prej tyre lidhet me buxhetin e alokuar p\u00ebr sh\u00ebndetin par\u00ebsor n\u00eb raport m\u00eb at\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb. Ky dokument zbulon se ai ka p\u00ebsuar r\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme nga viti 2020 deri n\u00eb vitin 2023 nga 11.4% n\u00eb 9.1%, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb vitesh n\u00eb vitin 2024 n\u00eb 11.8%. Por krahasuar me 4 vite m\u00eb par\u00eb, rritja ishte e leht\u00eb me vet\u00ebm 0.4%. Ekspertja q\u00eb ka kryer monitorimin e strategjis\u00eb p\u00ebr tre vitet e para, Nevila Xhindi konfirmoi p\u00ebr Fakotje.al dhe nj\u00eb tjet\u00ebr element.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse p\u00ebrqindja e shpenzimeve t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr sistemin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ishte 10% si vler\u00eb baz\u00eb, pra n\u00eb vitin q\u00eb nis monitorimi, dhe targeti i saj \u00ebsht\u00eb 12 % n\u00eb vitin 2030, papritur n\u00eb vitin 2023 bie n\u00eb 9.6%. Nga ana tjet\u00ebr dhe buxheti i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb raport me Prodhimin e Brendsh\u00ebm Bruto \u00ebsht\u00eb relativisht i ndryshuesh\u00ebm. Targeti \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb 2030 t\u00eb jet\u00eb 5.2%. \u00cbsht\u00eb ambicioze, por aktualisht varion nga 2.8%-3% t\u00eb PBB\u201d, thot\u00eb Znj. Xhindi.<\/p>\n<p><strong>Reformat<\/strong><\/p>\n<p>Eksperti i Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik Alban Ylli, thot\u00eb se investimet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi duhet t\u00eb rriten, nd\u00ebrsa si\u00e7 shprehet ai ka nevoj\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb riformatim t\u00eb mjek\u00ebve t\u00eb familjes dhe nj\u00eb shp\u00ebrndarje m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb raport me popullsin\u00eb. Por nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb shqet\u00ebsuese sot mbetet rritja e s\u00ebmundjeve tumorale. Kritik\u00ebt shohin me skepticiz\u00ebm disa \u00e7\u00ebshtje, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr konceptin multidisiplinar n\u00eb spitalet rajonale dhe terciare.<\/p>\n<p>\u201cTrajtimi i t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve me s\u00ebmundje tumorale, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kryhet sipas sistemit dhe trajtimit multidisiplinar, i cili ndodh n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e zhvilluara, por kemi mang\u00ebsi dhe defekte edhe n\u00eb element\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb trajtimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme. Kjo nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend europian. Pra, q\u00eb t\u00eb kesh mang\u00ebsi n\u00eb kemioterapi, t\u00eb kesh preparate t\u00eb radioterapis\u00eb q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb prishura p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra dhe ka raste edhe me jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Apo si ajo pajisja e brakiterapis\u00eb q\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra nuk u vendos n\u00eb pun\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto tregojn\u00eb, q\u00eb ne nuk kemi arritur ta fusim n\u00eb Shqip\u00ebri konceptin e trajtimit multidisiplinar q\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq i domosdosh\u00ebm p\u00ebr trajtimin e komplikacioneve t\u00eb s\u00ebmundjeve kronike\u201d, argumenton Erion Dasho, ekspert i sh\u00ebndetit publik.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi<\/strong><\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Z. Ylli sjell disa argumente q\u00eb lidhen me mbajtjen n\u00ebn kontroll t\u00eb vdekjeve nga s\u00ebmundjet kronike.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Sistemi duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb investoj\u00eb, sepse ne jemi vendi me investimet me t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb raport me PBB, dhe nuk mund ta zgjidhim vet\u00ebm me stilin e jetes\u00ebs, \u00e7\u00ebshtjen e s\u00ebmundjeve kronike\u201d \u2013 Alban Ylli, Shefi i departamentit t\u00eb d\u00ebmundjeve kronike n\u00eb ISHP<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit do vazhdojn\u00eb t\u00eb ankohen. Un\u00eb personalisht jam i bindur, dhe e kam v\u00ebn\u00eb re se ti mund t\u00eb ofrosh dyfishin e parave, mund ta rris\u00ebsh financimin e medikamenteve dhe mund t\u00eb kesh s\u00ebrish shum\u00eb ankesa, sepse kostot e trajtimit t\u00eb kancereve n\u00eb rastin konkret jan\u00eb aq t\u00eb larta, sa duhet ta kuptoj\u00eb shoq\u00ebria shqiptare q\u00eb investimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb i madh. Por duhet t\u00eb merremi edhe me kontrollin e stilit t\u00eb jetes\u00ebs. M\u00eb pak duhanpirje m\u00eb pak kancere n\u00eb mushkri dhe s\u00ebmundje ishemike n\u00eb zem\u00ebr. Por sistemi duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb investoj\u00eb, sepse ne jemi vendi me investimet me t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb raport me PBB, dhe nuk mund ta zgjidhim vet\u00ebm me stilin e jetes\u00ebs, \u00e7\u00ebshtjen e s\u00ebmundjeve kronike. Kemi fakte q\u00eb p\u00ebrmes kapjes s\u00eb hershme ne mbajm\u00eb n\u00ebn kontroll vdekshm\u00ebrin\u00eb. Ne po na rriten s\u00ebmundjet jo t\u00eb transmetueshme, por po mbajm\u00eb n\u00ebn kontroll vdekjet dhe kjo tregon menaxhim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor. Ka m\u00eb shum\u00eb kancere, por vdekshm\u00ebria nuk po rritet. P\u00ebr s\u00ebmundjet kardiovaskulare, shtrimet n\u00eb spital jan\u00eb vendosur n\u00ebn kontroll, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vdekshm\u00ebria e standardizuar, pra duke hequr efektin e mosh\u00ebs, po ulet p\u00ebr shumic\u00ebn e s\u00ebmundjeve kronike\u201d, argumenton Z. Ylli<\/p>\n<p><strong>Reagimi<\/strong><\/p>\n<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Faktoje.al p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb lidhje me politikat e ndjekura p\u00ebr s\u00ebmundjet jo t\u00eb transmetueshme, buxhetet e alokuara dhe vizionin p\u00ebr t\u00eb ardhmen, por nga ana tjet\u00ebr ekspert\u00ebt sugjerojn\u00eb se disa element\u00eb duhen korrigjuar n\u00eb kujdesin e sh\u00ebndetit par\u00ebsor, si porta ku parandalimi ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cTeknologjia sot po luan nj\u00eb rol t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb ofrimin e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor. Aktiviteti i mjekut t\u00eb familjes n\u00eb gjith\u00eb vendet e zhvilluara po mb\u00ebshtetet nga programe, deri tek ato t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale nd\u00ebrkoh\u00eb ka dekada q\u00eb aplikacionet dixhitale jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb mjekut t\u00eb familjes, nga kartela elektronike deri tek aplikacionet q\u00eb menaxhohet dhe monitorohet n\u00eb distanc\u00eb sh\u00ebndeti i pacientit. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr sa i takon mjekut t\u00eb familjes n\u00eb Shqip\u00ebri, burimet pak\u00ebsohen dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e papranueshme dhe q\u00eb duhet korrigjuar sa m\u00eb shpejt\u201d, sugjeron Z. Dasho.<\/p>\n<p><strong>Rekomandimet<\/strong><\/p>\n<p>S\u00ebmundjet jo t\u00eb transmetueshme kan\u00eb nj\u00eb trend global rritje. Ekspert\u00ebt mendojn\u00eb se sfidat p\u00ebr parandalimin dhe trajtimin e tyre jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb sisteme sh\u00ebndet\u00ebsore si ai n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili shfaq disa dob\u00ebsi n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve si n\u00eb kujdesin par\u00ebsor ashtu dhe n\u00eb spitalet rajonale dhe ato terciare. Njoh\u00ebs t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nxisin nj\u00eb riformatim t\u00eb k\u00ebtij sistemi q\u00eb synon uljen e numrit t\u00eb s\u00ebmundjeve jo t\u00eb transmetueshme ashtu dhe vdekshm\u00ebrin\u00eb prej tyre.\/\u00a0Faktoje.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Mimoza PICARI N\u00eb Shqip\u00ebri s\u00ebmundjet jo t\u00eb transmetueshme, ose si\u00e7 njihen ndryshe s\u00ebmundjet kronike, po njohin rritje t\u00eb vazhdueshme, nd\u00ebrsa ekspert\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit publik konstatojn\u00eb mang\u00ebsi n\u00eb kujdesin e sh\u00ebndetit par\u00ebsor, hallka fillestare ku ndodh parandalimi dhe monitorimi i tyre. P\u00ebrve\u00e7 financimeve t\u00eb ul\u00ebta, vihet re edhe nj\u00eb rol i dob\u00ebt i mjekut t\u00eb familjes &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":98280,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-119803","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119803","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119803"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119803\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":119804,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119803\/revisions\/119804"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98280"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}