{"id":120168,"date":"2025-07-31T11:02:05","date_gmt":"2025-07-31T11:02:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=120168"},"modified":"2025-07-31T11:02:05","modified_gmt":"2025-07-31T11:02:05","slug":"bardhi-spak-ishte-inekzistent-kur-belinda-balluku-bente-vota-duke-perdorur-emrin-e-dumanit-si-garanci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/07\/31\/bardhi-spak-ishte-inekzistent-kur-belinda-balluku-bente-vota-duke-perdorur-emrin-e-dumanit-si-garanci\/","title":{"rendered":"Bardhi: SPAK ishte inekzistent kur Belinda Balluku b\u00ebnte vota duke p\u00ebrdorur emrin e Dumanit si garanci!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi ka reaguar p\u00ebr deklaratat e b\u00ebra sot nga Drejtuesi i SPAK Altin Dumani.<\/p>\n<p>Bardhi n\u00eb reagimin e tij pyet drejtuesin e SPAK se me cilat parti politike ka qen\u00eb n\u00eb kontakt dhe duke e akuzuar se SPAK ka qen\u00eb inekzistente n\u00eb zgjedhje, duke u shnd\u00ebrruar nga shpres\u00eb n\u00eb alibi p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. Ai ka hedhur akuza edhe p\u00ebr faktin q\u00eb Belinda Balluku, Ceno Klosi apo Klevis Jahaj mbrohen nga SPAK.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i Kryetarit t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb PD Gazment Bardhi<\/strong><\/p>\n<p>Me cilat parti politike ishin n\u00eb kontakt ju z. Prokuror? Ku dhe si?<\/p>\n<p>Nuk e di n\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me z. Altin Dumani e ka th\u00ebn\u00eb apo jo k\u00ebt\u00eb pohim n\u00eb takimin off-records me gazetar\u00ebt, por n\u00ebse nuk ka qen\u00eb nj\u00eb keqkuptim i medias, ai ka detyrimin t\u00eb shpjegoj\u00eb se me cil\u00ebn parti politike ishte n\u00eb kontakt. Me Partin\u00eb Socialiste p\u00ebr t\u00eb intimiduar dhe shantazhuar opozit\u00ebn?! Me Partin\u00eb Socialiste p\u00ebr t\u00eb rakorduar koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb krimeve zgjedhore dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb garanci p\u00ebr paprekshm\u00ebri?!<\/p>\n<p>Si Drejtues Politik i qarkut Fier deklaroj me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm nuk jemi thirrur kurr\u00eb p\u00ebr kall\u00ebzimet tona, por SPAK ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht inekzistent edhe pse qarku Fier, si qarku i dyt\u00eb m\u00eb i madh i vendit, ishte nj\u00eb sken\u00eb krimi elektoral \u00e7do minut\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK ishte inekzistent kur Belinda Balluku b\u00ebnte vota duke p\u00ebrdorur emrin e Drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, si garanci tek ai, se asnj\u00eb nga 4 organizatat kriminale me aktivitet n\u00eb qarkun Fier nuk do t\u00eb prekeshin nga SPAK sa koh\u00eb PS do t\u00eb ishte n\u00eb Qeveri dhe z. Dumani n\u00eb krye t\u00eb SPAK. Ishte p\u00ebrdorim i emrit apo keqp\u00ebrdorim i tij, k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb na e thot\u00eb z. Dumani, por rrethanat tregojn\u00eb q\u00eb deri m\u00eb sot Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb pajisur nga SPAK me certifikat\u00eb paprekshm\u00ebrie, edhe pse \u00ebsht\u00eb zyrtari i vet\u00ebm publik i kapur haptazi n\u00eb afera korruptive.<\/p>\n<p>SPAK ishte inekzistent edhe kur ne kall\u00ebzuam me fakte skem\u00ebn e pun\u00ebsimeve elektorale t\u00eb Belinda Ballukut n\u00eb Fier, q\u00eb p\u00ebrben korrupsion zgjedhor, kall\u00ebzim q\u00eb nuk u hetua nga SPAK me argumentin absurd se nga ana jon\u00eb nuk ishte treguar burimi nga e kishim gjetur materialin, edhe pse ne nuk u thirr\u00ebm kurr\u00eb p\u00ebr t&#8217;u pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK ishte inekzistent kur Policia e Shtetit me n\u00eb krye Sk\u00ebnder Hitaj u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb band\u00eb elektorale q\u00eb shantazhonte hapur kandidat\u00ebt e PD, mb\u00ebshtet\u00ebsit e opozit\u00ebs dhe bizneset e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>SPAK ishte inekzistent ku qindra punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs publike t\u00eb ardhur nga Tirana, braktis\u00ebn detyr\u00ebn shtet\u00ebrore p\u00ebr 6 muaj rresht dhe pushtuan si terrorist\u00eb elektoral\u00eb qarkun Fier, duke shp\u00ebrndar\u00eb interesa e para, duke shantazhuar qytetar\u00eb e biznese.<\/p>\n<p>SPAK ishte inekzistent kur Ceno Klosi apo Klevis Jahaj me parat\u00eb e korrupsionit t\u00eb kryer n\u00eb detyra shtet\u00ebrore blinin vullnetin e qytetar\u00ebve, para syve t\u00eb policis\u00eb e prokuroris\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs dhe pa asnj\u00eb hezitim.<\/p>\n<p>Lista mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb gjat\u00eb, por deklaratat e ver\u00ebs nga SPAK nuk meriotojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje. Ashtu si\u00e7 nuk meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje q\u00ebndrimet fyese se SPAK ka parandaluar krimet zgjedhore. E kam th\u00ebn\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebris: Task Forca e SPAK ishte alibia perfekte e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb realizuar skenarin e njohur edhe n\u00eb raportin paraprak nga OSBE-ODIHR t\u00eb shkrirjes s\u00eb \u201cpartis\u00eb, shtetit dhe krimit\u201d n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb zgjedhje! Shnd\u00ebrrimi i SPAK nga shpres\u00eb n\u00eb alibi \u00ebsht\u00eb lajmi m\u00eb i keq q\u00eb shqiptar\u00ebt mor\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e 2025!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi ka reaguar p\u00ebr deklaratat e b\u00ebra sot nga Drejtuesi i SPAK Altin Dumani. Bardhi n\u00eb reagimin e tij pyet drejtuesin e SPAK se me cilat parti politike ka qen\u00eb n\u00eb kontakt dhe duke e akuzuar se SPAK ka qen\u00eb inekzistente n\u00eb zgjedhje, duke u shnd\u00ebrruar nga shpres\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":90287,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-120168","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120168","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120168"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120168\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":120169,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120168\/revisions\/120169"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90287"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120168"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120168"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120168"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}