{"id":120217,"date":"2025-08-01T08:27:43","date_gmt":"2025-08-01T08:27:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=120217"},"modified":"2025-08-01T08:27:43","modified_gmt":"2025-08-01T08:27:43","slug":"kodi-i-ri-penal-tre-vjet-burg-nese-tallesh-dhe-perbuz-udheheqesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/01\/kodi-i-ri-penal-tre-vjet-burg-nese-tallesh-dhe-perbuz-udheheqesit\/","title":{"rendered":"Kodi i ri Penal\/ Tre vjet burg n\u00ebse tallesh dhe p\u00ebrbuz \u201cudh\u00ebheq\u00ebsit\u201d!"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb nj\u00eb nen t\u00eb formuluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jasht\u00ebzakonisht jo precize, kodi i ri penal i prezantuar nga qeveria klasifikon si \u201cp\u00ebrdhosje\u201d talljen apo p\u00ebrpuzjen e emblemave komb\u00ebtare si flamuri apo stema, por edhe t\u00eb presidentit, kuvendit, k\u00ebshillit t\u00eb ministrave apo Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Gjergj Erebara, BIRN<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse tallesh me udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb vendit, apo n\u00ebse guxon t\u2019i p\u00ebr\u00e7mosh apo t\u2019i p\u00ebrbuz\u00ebsh ata apo simbolet jofrymore t\u00eb shtetit, n\u00ebse guxon t\u00eb thuash nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb keqe kund\u00ebr personave\u00a0 q\u00eb kan\u00eb statusin ligjor \u201cD\u00ebshmor i atdheut\u201d, rrezikon t\u00eb d\u00ebnohesh me deri kat\u00ebr vjet burg nd\u00ebrsa n\u00ebse nj\u00eb sakrilegj i till\u00eb kryhet nga \u201csubjekti juridik\u201d, mund t\u00eb jepet n\u00eb mas\u00eb plot\u00ebsuese, p\u00ebrve\u00e7 gjob\u00ebs, edhe \u201cndalimi p\u00ebr t\u00eb kryer veprimtarin\u00eb\u201d deri n\u00eb pes\u00eb vjet, nj\u00eb nen ky q\u00eb, me gjasa, mundet t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb goditur mediat dhe gazetar\u00ebt p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb kritike q\u00eb ato mund t\u00eb thon\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 236 i dokumentit kontrovers t\u00eb prezantuar nga qeveria shqiptare si nj\u00eb projetligj p\u00ebr ndryshimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb Kodit Penal t\u00eb vendit, parashikon masat e d\u00ebnimit p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale t\u00eb titulluar \u201cP\u00ebrdhosja e Republik\u00ebs dhe e simboleve t\u00eb saj\u201d. Por nd\u00ebrsa neni p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb kodin aktual i referohet vet\u00ebm flamurit apo simboleve t\u00eb vendosura n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, kodi i ri\u00a0 penal konsideron n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin status me flamurin presidentin, kuvendin, k\u00ebshillin e ministrave, gjykat\u00ebn kushtetuese ose sistemin gjyq\u00ebsor, forcat e armatosura apo d\u00ebshmor\u00ebt e atdheut. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, projekti i ri duket se jep mas\u00eb nd\u00ebshkimi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr institucione t\u00eb tilla se sa p\u00ebr \u201cp\u00ebrdhosjen\u201d e vet\u00eb flamurit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdhosja e Republik\u00ebs, Presidentit, Kuvendit, K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, Gjykat\u00ebs Kushtetuese ose sistemit gjyq\u00ebsor, forcave t\u00eb armatosura apo d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Atdheut, d\u00ebnohet me burgim deri\u00a0 n\u00eb tre vjet\u201d, shkruhet n\u00eb projektin e publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb k\u00ebtij ligji me p\u00ebrdhosje do t\u00eb kuptohet dhunimi i di\u00e7kaje t\u00eb shenjt\u00eb, vetive t\u00eb larta morale apo vlerave t\u00eb nderuara bot\u00ebrisht, posht\u00ebrimi, b\u00ebrja e padobishme, p\u00ebr\u00e7mimi, tallja, p\u00ebrlyerja, apo p\u00ebrbuzja e institucioneve t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb,\u201d shkruhet m\u00eb tej n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen.<\/p>\n<p>Ndryshe nga propozimi i ri, kodi aktual penal n\u00eb nenin 268 parashikon si \u201cposht\u00ebrim\u201d t\u00eb republik\u00ebs vet\u00ebm rastet e d\u00ebmtimit t\u00eb flamurit ose t\u00eb stem\u00ebs kur k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kodi aktual penal parashikon gjob\u00eb ose burgim deri n\u00eb tre muaj, masa d\u00ebnimi k\u00ebto shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se sa burgimi deri n\u00eb tre vjet i parashikuar nga kodi i ri.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdhosja\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr penale e parashikuar n\u00eb kapitullin e dyt\u00eb t\u00eb kodit t\u00eb propozuar, i cili mban titullin \u201cveprat penale kund\u00ebr rendit kushtetues\u201d. Ky kapitull d\u00ebnon kryengritjet, atentatet ndaj udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb shtetit, komplotet, partit\u00eb antikueshtetuese, tentativat p\u00ebr rr\u00ebzim me dhun\u00eb t\u00eb rendit kushtetues, shkrimet, q\u00eb gjykohen si \u201cantikushtetuese\u201d e t\u00eb tjera. Mes k\u00ebtyre krimeve serioze, duket se b\u00ebn pjes\u00eb edhe \u201cp\u00ebr\u00e7mimi\u201d, \u201ctallja\u201d apo \u201cp\u00ebrbuzja\u201d e k\u00ebtyre \u201cinstitucioneve\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb kund\u00ebrshtim me Kart\u00ebn Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut<\/strong><\/p>\n<p>Dokumenti baz\u00eb q\u00eb udh\u00ebheq hartimin e legjislacionit n\u00eb kontinentin evropian tashm\u00eb prej shum\u00eb dekadash \u00ebsht\u00eb Karta Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut si dhe vendimet dhe arsyetimet q\u00eb Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj karte.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, Kodi Penal i s\u00eb cil\u00ebs u miratua n\u00eb vitin 1995, u detyrua, me hir apo me pahir, q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb politik\u00ebn e saj penale n\u00eb p\u00ebrputhje me Kart\u00ebn Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. K\u00ebshtu, p\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit, nga Kodi Penal i vitit 1995, i cili u hartua n\u00eb thelb nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt jurist\u00eb q\u00eb ishin edukuar n\u00eb sistemin e padrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb regjimit totalitar komunist, u\u00a0 hoq\u00ebn apo u ndryshuan shum\u00eb nene. Nenet e para q\u00eb ik\u00ebn ishin ato q\u00eb parashikonin d\u00ebnim me vdekje dhe q\u00eb u shfuqizuan nga Gjykata Kushtetuese menj\u00ebher\u00eb pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb vitit 1998. Pastaj, n\u00eb vitin 2001, u shfuqizua si vep\u00ebr penale homoseksualiteti nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2012, vepra penale \u201cShpifja ndaj presidentit t\u00eb Republik\u00ebs\u201d, e vetmja mbrojtje ekstra p\u00ebr kreun e shtetit kundret qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, u shfuqizua si pjes\u00eb e pajtimit t\u00eb politik\u00ebs penale t\u00eb vendit me nenin 10 t\u00eb Kart\u00ebs, Liria e Shprehjes.<\/p>\n<p>Aktualisht, Bashkimi Evropian, n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr dokumentesh, k\u00ebrkon mes t\u00eb tjerash, shfuqizimin nga Shqip\u00ebria t\u00eb neneve aktuale t\u00eb kodit penal q\u00eb parashikojn\u00eb si kundravajtje penale \u201cshpifjen\u201d dhe \u201cfyerjen\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrejt t\u00eb gjitha k\u00ebtyre ndryshimeve, hartuesit e projektit p\u00ebr kod t\u00eb ri penal duket sikur kan\u00eb punuar t\u00eb izoluar nga bota dhe kan\u00eb hartuar nj\u00eb dokument pa shum\u00eb lidhje me kontekstin global. N\u00eb shum\u00eb drejtime duket sikur kodi penal synon t\u00eb drejtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr nga e shkuara totalitare komuniste dhe jo p\u00ebr nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Politika tmerr\u00ebsisht e ashp\u00ebr penale \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy\u00a0 disa prej kritik\u00ebve t\u00eb projektit, si Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjiths\u00ebm Olsian \u00c7ela apo kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve Maksim Haxhia, i cili e konsideroi at\u00eb si \u201cinkuizitor\u201d. Por ashp\u00ebrsimi i penaliteteve p\u00ebr shpifjen dhe fyerjen, p\u00ebr t\u00eb cilat sakaq BE dhe OSBE kan\u00eb k\u00ebrkuar shfuqizim, si dhe p\u00ebrshkall\u00ebzimi i d\u00ebnimeve p\u00ebr k\u00ebto kundravajtje penale kur personat e prekur jan\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb ana tjet\u00ebr q\u00eb sugjeron se sa jasht\u00eb realitetit kan\u00eb qen\u00eb hartuesit e k\u00ebtij dokumenti t\u00eb cilin qeveria e ka hedhur p\u00ebr konsultim publik.<\/p>\n<p>Gjuha amorfe e p\u00ebrdorur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dokumentin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje nd\u00ebrsa klasifikimi i drejtuesve politik\u00eb t\u00eb shtetit si m\u00eb vete nga pjesa tjet\u00ebr e shoq\u00ebris\u00eb dhe barazimi i institucionit me politikanin, parashikimi si rrethan\u00eb r\u00ebnduese t\u00eb\u00a0 \u201cshpifjes\u201d apo \u201cfyerjes\u201d kur pala e prekur \u00ebsht\u00eb politikan, jan\u00eb disa \u00e7udira t\u00eb cilat v\u00ebshtir\u00eb se do t\u2019i mbijetojn\u00eb ballafaqimit t\u00eb k\u00ebtij kodi me kushtetut\u00ebn dhe me kart\u00ebn evropiane t\u00eb\u00a0 t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, n\u00eb rast se ai miratohet. Por ajo q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb vendi do t\u00eb shkoj\u00eb dekada pas, nd\u00ebrsa gjykatat do t\u00eb duhet t\u00eb rikthehen te shqyrtimi i gj\u00ebrave elementare, p\u00ebr shembull, parimit q\u00eb udh\u00ebhq\u00ebsit politik\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb tolerance ndaj kritikave, talljeve apo fyerjeve se sa qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, klasifikimi i talljes s\u00eb \u201cinstitucioneve\u201d si vep\u00ebr penale kund\u00ebr rendit kushtetues dhe parashikimi i d\u00ebnimit me 1 deri n\u00eb 4 vjet burg kur kjo b\u00ebhet p\u00ebrmes medias, kjo ngjan sikur ka dal\u00eb nga gjuha amorfe e regjimeve totalitare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb nen t\u00eb formuluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jasht\u00ebzakonisht jo precize, kodi i ri penal i prezantuar nga qeveria klasifikon si \u201cp\u00ebrdhosje\u201d talljen apo p\u00ebrpuzjen e emblemave komb\u00ebtare si flamuri apo stema, por edhe t\u00eb presidentit, kuvendit, k\u00ebshillit t\u00eb ministrave apo Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Nga Gjergj Erebara, BIRN N\u00ebse tallesh me udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb vendit, apo n\u00ebse &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":118436,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-120217","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120217","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120217"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120217\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":120218,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120217\/revisions\/120218"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118436"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}