{"id":12038,"date":"2022-05-11T18:35:19","date_gmt":"2022-05-11T18:35:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=12038"},"modified":"2022-05-11T18:35:19","modified_gmt":"2022-05-11T18:35:19","slug":"letra-e-inxhiniereve-projektligj-per-monopolin-ne-ndertim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/05\/11\/letra-e-inxhiniereve-projektligj-per-monopolin-ne-ndertim\/","title":{"rendered":"Letra e inxhinier\u00ebve: Projektligj p\u00ebr monopolin n\u00eb nd\u00ebrtim"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.parlament.al\/Files\/ProjektLigje\/20220408131415Urdheri%20i%20inxhiniereve.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">projektligj<\/a>\u00a0i propozuar nga deputetja socialiste Lujleta Bozo p\u00ebr krijimin e \u201cUrdhrit Profesional t\u00eb Inxhiner\u00ebve\u201d ka sjell\u00eb reagimin e disa inxhiner\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Deshira Mena t\u00eb cil\u00ebt i jan\u00eb drejtuar me nj\u00eb let\u00ebr Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke kund\u00ebrshtuar at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr ata shpjegojn\u00eb arsyet se pse nuk duhet t\u00eb kthehet n\u00eb ligj ky propozim.<\/p>\n<p>S\u00eb pari ata e shohin propozimin e ligjit nga vet\u00ebm nj\u00eb deputet si t\u00eb pakonsultuar me komunitetin e inxhinier\u00ebve t\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201c<em>Projekt-Ligji i propozuar s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb e cila ka t\u00eb prezantuar vet\u00ebm emrin e Deputetes Luljeta Bozo n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deputetes dhe Kryetares s\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjeoteknik\u00ebv\u00eb Shqiptar\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb b\u00ebr\u00eb midis 11 shoqatave, q\u00eb n\u00eb fakt nuk tregon aspak p\u00ebrfshirjen e t\u00ebr\u00eb komunitetit aktiv t\u00eb inxhinier\u00ebve q\u00eb veprojn\u00eb sot n\u00eb tregun ton\u00eb<\/em>\u201d\u2014thuhet n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Grupi i inxhinier\u00ebve zbulon nj\u00eb problematik\u00eb tjet\u00ebr lidhur me procedur\u00ebn e konsultimit, ku pavar\u00ebsisht se nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb direkte e hartimit mendimet dhe propozimet e tyre nuk jan\u00eb reflektuar edhe pse kan\u00eb d\u00ebrguar opinione p\u00ebr projektligjin n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs. Si\u00e7 shkruhet n\u00eb let\u00ebr Ministria nuk ka reflektuar asnj\u00eb mendim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ne si grup interesi kemi b\u00ebr\u00eb komentet dhe sugjerimet tona bazuar n\u00eb argumenta t\u00eb pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos e lejuar t\u00eb zhvillohet kjo iniciativ\u00eb\u2026 . Duke qen\u00eb se tashm\u00eb Ministria me sa duket ka reflektuar nisur nga ankesat e shumta q\u00eb ka marr\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb profesionist\u00ebt intelektual\u00eb t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb inxhinieris\u00eb, at\u00ebher\u00eb Zonja Deputete ka marr\u00eb iniciativ\u00ebn personale p\u00ebr ta paraqitur para jush k\u00ebt\u00eb Projekt Ligj me modifikimet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb cilat i ka par\u00eb t\u00eb arsyeshme ajo dhe grupi i saj mb\u00ebshtet\u00ebs<\/em>\u201d-shkruajn\u00eb grupi i inxhinier\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtimin q\u00eb inxhinier\u00ebt b\u00ebjn\u00eb v\u00ebn\u00eb re se projektligji i publikuar p\u00ebr konsultim nga Ministria Infranstruktur\u00ebs ka ndryshime t\u00eb m\u00ebdha nga drafti q\u00eb \u00ebsht\u00eb futur p\u00ebr diskutim n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>\u201c<em>Publikimi i k\u00ebtij Projekt Ligji ne faqen zyrtare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndryshon shum\u00eb si nga p\u00ebrmbajtja dhe nga sasia me Projekt Ligjin e publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Energjitik\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se aktualisht po diskutohet mbi nj\u00eb Projekt Ligj q\u00eb nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb konfirmim as nga Ministria e Energjis\u00eb dhe Infratruktur\u00ebs<\/em>\u201d-theksojn\u00eb inxhinier\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Menaj shkruan se krijon monopol t\u00eb licencimit t\u00eb profesionist\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201c<em>Pra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb q\u00ebllimi i k\u00ebtij Projekt Ligji \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm monopolizimi i licensimit t\u00eb profesionist\u00ebve, p\u00ebr pasoj\u00eb edhe i tregut t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, pasi q\u00eb k\u00ebtu fillon menaxhimi i k\u00ebtij sektori t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d-<\/em>theksohet n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Efekte t\u00eb tjera sipas inxhinieres, do t\u00eb jen\u00eb edhe fenomene t\u00eb tjera si abuzimi me rryshfete, monopolizimi i licencave, dh\u00ebnia me qera e li\u00e7ensave pazaret p\u00ebr \u00e7ertifikimin, p\u00ebrjashtimet nga e drejta e zhvillimit t\u00eb profesionit, nga tenderat, presionet mbi profesionist\u00ebt, dhe minimalisht heqjen e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr inxhinier\u00ebt e rinj.<\/p>\n<p><strong>LETRA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, m\u00eb 03.05.2022<\/em><\/p>\n<p><em>Drejtuar: Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebrise<\/em><\/p>\n<p><em>Komisionit p\u00ebr Veprimtarit\u00eb Prodhuese, Tregtin\u00eb dhe Mjedisin.<\/em><\/p>\n<p><em>Komisionit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore, Administrat\u00ebn Publike dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut<\/em><\/p>\n<p>Lindita Nikolla<\/p>\n<p>Kryetare e Kuvendit<\/p>\n<p>Klotilda Bushka\u00a0(Kryetare e Komisionit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore, Administrat\u00ebn Publike<\/p>\n<p>dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut, PS)<\/p>\n<p>Arben P\u00ebllumbi\u00a0(Kryetar i Komisionit p\u00ebr Veprimtarit\u00eb Prodhuese, Tregtin\u00eb dhe<\/p>\n<p>Mjedisin, PS)<\/p>\n<p>Peticion Lidhur me Draft Ligjin \u201cP\u00ebr Urdh\u00ebrin Profesional t\u00eb Inxhinier\u00ebve\u201d t\u00eb publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Kuvendit t\u00eb SHqip\u00ebris\u00eb me dt 01.04.2022.<\/p>\n<p>T\u00eb Nderuar!<\/p>\n<p>Nisur nga publikimi i Draft Projekt Ligjit \u201cP\u00ebr Urdh\u00ebrin Profesional t\u00eb Inxhinier\u00ebve\u201d t\u00eb publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, na lejoni t\u00eb shprehim komentet tona si grup interesi dhe t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor me aktivitetin ton\u00eb profesional.<\/p>\n<p>Ne jemi nj\u00eb grup inxhinier\u00ebsh prefesionist\u00eb q\u00eb ushtrojm\u00eb profesionin e inxhinierit secili n\u00eb fushat p\u00ebrkat\u00ebse sipas eksperiencave profesionale n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb inxhinieris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebtij grupimi i gjeni n\u00eb materialin e firmosur nga secili inxhinier bashkangjitur k\u00ebtij dokumenti list\u00eb e cila do t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsohet n\u00eb vazhdim p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit profesional dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb gj\u00ebr\u00eb t\u00eb akyivitetit t\u00eb secilit prej nesh.<\/p>\n<p>Fillimisht k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb v\u00ebm\u00eb n\u00eb dijeni (p\u00ebr t\u00eb painformuarit) se aktualisht aktiviteti i profesionist\u00ebve tan\u00eb n\u00eb vend po funksionon:<\/p>\n<p><em>Bazuar n\u00eb Ligjin Nr 10 171 dat\u00eb 22.10.2009, P\u00ebr profesionet e rregulluara n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Vendimin Nr.354, dt.11\/05\/2016 , \u201cP\u00ebr miratimin e manualit t\u00eb tarifave p\u00ebr sh\u00ebrbime n\u00eb planifikim territori, projekte, mbikqyrje dhe kolaudim\u201d,<\/em><\/p>\n<p><em>Vendimin Nr. 943, dat\u00eb 28.12.2016 p\u00ebr disa ndryshime dhe shtesa n\u00eb vendimin Nr.759, dat\u00eb 12.11.2014, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr licencimin profesional t\u00eb individ\u00ebve dhe personave juridik\u00eb q\u00eb do t\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtari n\u00eb fush\u00ebn e studimit e t\u00eb projektimit n\u00eb nd\u00ebrtim dhe mbik\u00ebqyrjes e kolaudimit t\u00eb punimeve t\u00eb zbatimit n\u00eb nd\u00ebrtim\u201d dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb pik\u00ebs 3, t\u00eb nenit 52, t\u00eb ligjit nr.10081, dat\u00eb 23.2.2009, \u201cP\u00ebr licencat, autorizimet dhe lejet n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar, dhe t\u00eb nenit 18, t\u00eb ligjit nr.8402, dat\u00eb 10.9.1998, \u201cP\u00ebr kontrollin dhe disiplinimin e punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit\u201d, t\u00eb ndryshuar, me propozimin e ministrit t\u00eb Zhvillimit Urban, K\u00ebshilli i Ministrave eshte miratuar Rregullorja e cila p\u00ebrcakton dhe shtrin fush\u00ebn e veprimit n\u00eb:<\/em><\/p>\n<p>Organizimin dhe funksionimin e strukturave, q\u00eb kryejn\u00eb dhe mb\u00ebshtesin procesin e licencimit profesional t\u00eb subjekteve, n\u00eb fush\u00ebn e studimit e projektimit n\u00eb nd\u00ebrtim dhe mbikqyrjes e kolaudimit t\u00eb punimeve t\u00eb zbatimit n\u00eb nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>Kategorit\u00eb e punimeve t\u00eb studimit e projektimit dhe mbik\u00ebqyrjes e kolaudimit, kushtet dhe kriteret paraprake, dokumentare dhe specifike, q\u00eb duhen plot\u00ebsuar p\u00ebr t\u2019u pajisur me licenc\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>T\u00eb drejtat q\u00eb kan\u00eb subjektet p\u00ebr t\u2019u pajisur me licenc\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e studimit e projektimit dhe mbik\u00ebqyrjes e kolaudimit.<\/p>\n<p>Detyrimet dhe kufizimet q\u00eb kan\u00eb subjektet, si dhe masat administrative, p\u00ebr rastet e veprimeve n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat n\u00eb fuqi, gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ky projekt ligji n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb antikushtetues, pasi bie ndesh me parimet themelore t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb parashikuar nga Neni 4 i Kushtetut\u00ebs, ku shprehimisht thuhet:<\/p>\n<p><em>E drejta p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn dhe kufijt\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb shtetit. Kushtetuta \u00ebsht\u00eb ligji m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Dispozitat e Kushtetut\u00ebs zbatohen drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.<\/em><\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr nisma e nj\u00eb Projekt ligji p\u00ebr urdhrin profesional t\u00eb inxhinjeri (n\u00eb vijim UPI), p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb lapsus, pasi nj\u00eb ligj i till\u00eb p\u00ebr inxhinjer\u00ebt ekziston q\u00eb prej vitit 2009. Ai quhet\u00a0 LIGJ P\u00cbR PROFESIONET E RREGULLUARA N\u00cb REPUBLIK\u00cbN E SHQIP\u00cbRIS\u00cb Nr.10 171, dat\u00eb 22.10.2009 dhe n\u00eb Nenin 5\/1- \u201c\u00e7\u201d dhe \u201cf\u201d t\u00eb tij shprehimisht thuhet:<\/p>\n<p>Profesionet e rregulluara n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb profesioni \u2026\u2026 arkitektit;\u00a0 inxhinierit;\u2026 .<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, UPI-s\u00eb, i duhen vet\u00ebm aktet n\u00ebnligjore, kodi etik\u00ebs dhe Rregullorja e ushtrimit t\u00eb veprimtaris\u00eb, ashtu si\u00e7 parashikohet n\u00eb Nenin 19 t\u00eb k\u00ebtij Ligji.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sa sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ndalimeve t\u00eb vendosura nga Neni 4\/1 i Ligjit Nr.9121, dat\u00eb 28.7.2003 P\u00cbR MBROJTJEN E KONKURRENC\u00cbS, ku shprehimisht thuhet:<\/p>\n<p><em>Ndalohen t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet, t\u00eb cilat kan\u00eb si objekt ose si pasoj\u00eb pengimin, kufizimin ose shtremb\u00ebrimin e konkurrenc\u00ebs n\u00eb treg, ve\u00e7an\u00ebrisht marr\u00ebveshjet q\u00eb zbatojn\u00eb kushte t\u00eb ndryshme p\u00ebr transanksione t\u00eb nj\u00ebjta me pal\u00eb t\u00eb tjera tregtare, duke i vendosur ato n\u00eb gjendje t\u00eb pafavorshme konkurrence.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuader pas leximit me kujdes dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb Projekt Ligjit t\u00eb publikuar ju lutem na lejoni t\u00eb shprehim pikat p\u00ebr diskutim t\u00eb cilat duhet t\u00eb konsiderohen deri n\u00eb detaje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos aprovohet n\u00eb Kuvend ky Projekt Ligj.<\/p>\n<p>S\u00eb pari shprehim pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e nj\u00eb iniciative t\u00eb till\u00eb nga ana e nj\u00eb individi qoft\u00eb ai edhe Deputet duke qen\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe mendojm\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e pavarur nga Institucionet Shtet\u00ebrore dhe aq m\u00eb pak e pavarur politikisht. Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00a0n\u00eb ve\u00e7anti duhet t\u00eb prezantojn\u00eb vullnetin e t\u00eb gjith\u00eb komunitetit dhe jo t\u00eb mb\u00ebshtesin iniciativa spontane t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb caktuar p\u00ebr interesa q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb komunitetin p\u00ebrkat\u00ebs. E themi k\u00ebt\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ky Projekt Ligj \u00ebsht\u00eb prezantuar fillimisht nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjitik\u00ebs me dat\u00eb 15.02.2022 dhe ne si grup interesi kemi b\u00ebr\u00eb komentet dhe sugjerimet tona bazuar n\u00eb argumenta t\u00eb pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos e lejuar t\u00eb zhvillohet kjo iniciativ\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb po ju v\u00ebm\u00eb n\u00eb dispozicion edhe materialet q\u00eb kemi d\u00ebrguar n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb gjeni argumentimet teknike dhe opinionet tona si profesionist\u00eb t\u00eb prekur direkt nga kjo inciativ\u00eb. Duke qen\u00eb se tashm\u00eb Ministria me sa duket ka reflektuar nisur nga ankesat e shumta q\u00eb ka marr\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb profesionist\u00ebt intelektual\u00eb t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb inxhinieris\u00eb, at\u00ebher\u00eb Zonja Deputete ka marr\u00eb iniciativ\u00ebn personale p\u00ebr ta paraqitur para jush k\u00ebt\u00eb Projekt Ligj me modifikimet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb cilat i ka par\u00eb t\u00eb arsyeshme ajo dhe grupi i saj mb\u00ebshtet\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Projekt-Ligji i propozuar s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb e cila ka t\u00eb prezantuar vet\u00ebm emrin e Deputetes Luljeta Bozo n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deputetes dhe Kryetares s\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjeoteknik\u00ebv\u00eb Shqiptar\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb mar\u00ebveshje t\u00eb b\u00ebr\u00eb midis 11 shoqatave, q\u00eb n\u00eb fakt nuk tregon aspak p\u00ebrfshirjen e t\u00ebr\u00eb komunitetit aktiv t\u00eb inxhinier\u00ebve q\u00eb veprojn\u00eb sot n\u00eb tregun ton\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr lista e profesionist\u00ebve q\u00eb po ju d\u00ebrgojm\u00eb bashkangjitur nuk \u00ebsht\u00eb aspak \u00e7udi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh intelektual\u00ebsh edhe se 11 Shoqatat e prezantuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb relacion q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr dhe jo list\u00eb e plot\u00eb profesionist\u00ebsh q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb vullnetin e shumic\u00ebs s\u00eb interesuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb citim i mang\u00ebt dhe thjesht p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen tuaj, pasi nuk listohen cilat jan\u00eb keto shoqata dhe cfar\u00eb katetegorie t\u00eb profesist\u00ebve p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, pra cilat fushat t\u00eb inxhinieris\u00eb dhe sa \u00ebsht\u00eb numri i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb si grup i identifikuar me list\u00ebn em\u00ebrore bashkangjitur me autorizimin e p\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre nga Ing Deshira Mena, t\u00eb konsiderohemi dhe t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb procesin e diskutimit me grupet e interesit si t\u00eb barabart\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb anetar\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.\u00a0 Nje grup i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga disa inxhinier\u00eb do t\u00eb zgjidhet nga ky grupim p\u00ebr t\u00eb preznatuar q\u00ebndrimin ton\u00eb tekniko-profesional lidhur me Projektligjin p\u00ebr Urdh\u00ebrin Profesional t\u00eb Inxhinierit.<\/p>\n<p>Gjithashtu Hartuesit e k\u00ebtij materiali \u201cProjekt Ligj \u2013 P\u00ebr Urdh\u00ebrin Profesional T\u00eb Inxhinjer\u00ebve\u201d, duhet t\u00eb deklarohen se cil\u00ebt jan\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb vleresojm\u00eb nivelin etiko-profesional, experienc\u00ebn profesionale, shkall\u00ebn\/grad\u00ebn e kualifikimit shkencor ose kualifikim tjet\u00ebr, integritetin e profilit professional, me q\u00ebllim leximin dhe gjykimin me t\u00eb drejt\u00eb mbi q\u00ebllimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e permbajtjes s\u00eb materialit q\u00eb autor\u00ebt e k\u00ebtij ligji kan\u00eb konceptuar dhe\/ose p\u00ebr nd\u00ebrtimin nd\u00ebrmjet nesh \u201ct\u00eb nj\u00eb bashkebisedimi shpjegues, argumentues, apo oponent me gjuh\u00eb professionale me to\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, kushdo qofshin vendim-marr\u00ebsit p\u00ebr aprovimin ose jo t\u00eb k\u00ebtij ligji (profesionist ose jo n\u00eb fush\u00ebn inxhinjerike), t\u00eb kuptojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb se p\u00ebrse ne inxhinjer\u00ebt\u00a0 q\u00eb po paraqesim k\u00ebt\u00eb peticion, e kund\u00ebrshtojm\u00eb me forc\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt ligj.<\/p>\n<p>1.Publikimi i k\u00ebtij Projekt Ligji ne faqen zyrtare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndryshon shum\u00eb si nga p\u00ebrmbajtja dhe nga sasia me Projekt Ligjin e publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Energjitik\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se aktualisht po diskutohet mbi nj\u00eb Projekt Ligj q\u00eb nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb konfirmim as nga Ministria e Energjis\u00eb dhe Infratruktur\u00ebs q\u00eb e prezantoi vet\u00eb fillimisht, dhe jo m\u00eb nga grupet e interesit pasi nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar me to n\u00eb asnj\u00eb moment. Sic \u00ebsht\u00eb paraqitur ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb individuale e deputetes me mb\u00ebshtetjen e 11 shoqatave (Sa \u00ebsht\u00eb numri i individ\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre shoqatave dhe a p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ato t\u00eb gjith\u00eb inxhinier\u00ebt profesionist\u00eb pasi nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i tyre sipas list\u00ebs em\u00ebrore bashkangjitur, \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr k\u00ebtij Projekt Ligji ) gj\u00eb e cila e vler\u00ebsuar n\u00eb ndikimin e gj\u00ebr\u00eb t\u00eb shtrirjes q\u00eb ka ky ligj mbi jet\u00ebn e profesionist\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb nuk justifikon t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb pa kaluar n\u00eb nj\u00eb diskutim t\u00eb gj\u00ebr\u00eb m\u00eb publikun e interesuar, me profesionist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb. Pra duhet zbardhur me nj\u00eb votim gjithp\u00ebrfshir\u00ebs n\u00ebse realisht shumica e profesionist\u00ebve jan\u00eb dakort apo jo, dhe nuk mund t\u00eb spekullohet dhe luhet me jet\u00ebn e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb n\u00ebn petkun e \u201cLigjit q\u00eb miratohet n\u00eb Kuvend\u201d. Nuk \u00ebsht\u00eb Kuvendi q\u00eb vulos fatin dhe jet\u00ebn e Profesionist\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij por jan\u00eb vet\u00eb profesionist\u00ebt q\u00eb do t\u00eb dakort\u00ebsohen p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb ose jo n\u00eb nj\u00eb Urdher t\u00eb till\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr jan\u00eb po ato q\u00eb do t\u00eb aprovojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtij Projekt Ligji. Vet\u00ebm me votim t\u00eb hapur dhe publik mund t\u00eb justifikohen iniciativa t\u00eb tilla kaq thelbesore p\u00ebr jet\u00ebn e profesionist\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt ky nuk \u00ebsht\u00eb Parlamenti i Popullit por i pun\u00ebve t\u00eb pandershme t\u00eb deputet\u00ebve tan\u00eb, dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebson realisht vullnetin e popullit ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb komentet tona lidhur me pika t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb k\u00ebtij Projekt Ligji.<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 e kam p\u00ebrmendur m\u00eb sip\u00ebr ky Ligj \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me Ligjin Nr 10 171, edhe pse shpjegimi i Zonj\u00ebs deputete \u00ebsht\u00eb\u00a0<u>\u201cNevoja e propozimit t\u00eb k\u00ebtij Projektligji vjen si pasoj\u00eb direkte e boshll\u00ebkut ligjor krijuar q\u00eb prej miratirnit t\u00eb ligjit nr. 10171 \u201cP\u00ebr profesionet e rregulluara n\u00eb RSH\u201d.<\/u><\/p>\n<p>N\u00eb Nenin 4 t\u00eb k\u00ebtij Projekt Ligji jepen p\u00ebrkufizime t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb Nenin 4 t\u00eb Ligjit Nr 10 171, dhe ka mbivendosje t\u00eb tyre. Megjithat\u00eb ka edhe raste kur ka deformime t\u00eb k\u00ebtyre koncepteve si:<\/p>\n<p>Neni 4, pik\u00ebn j), t\u00eb Projekt Ligjit t\u00eb UPI-t t\u00eb propozuar thuhet se :<\/p>\n<ol>\n<li><u>j) \u00abProvimi i Shtetit\u00bb : \u00ebsht\u00eb kontrolli vet\u00ebm p\u00ebr njohurit\u00eb profesionale t\u00eb praktikantit, q\u00eb organizohet n\u00eb p\u00ebrputhje me Rregulloren e UPI-t dhe legjislacionin n\u00eb fuqi. Ky provim kryhet sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb parashikuara n\u00eb Rregulloren e UPI-t dhe legjislacionin n\u00eb fuqi, dhe vler\u00ebson njohurit\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb e Praktikantit p\u00ebr ushtrimin e nj\u00eb profesioni t\u00eb rregulluar.<\/u><\/li>\n<\/ol>\n<p>V\u00ebm\u00eb n\u00eb dijeni se kjo bie ndesh me Ligjin Nr 10 171, Neni 4 pika e) n\u00eb t\u00eb cilin thuhet:<\/p>\n<ol>\n<li><em>e) \u201cProvim i shtetit\u201d \u00ebsht\u00eb kontrolli vet\u00ebm p\u00ebr njohurit\u00eb profesionale t\u00eb kandidatit, q\u00eb organizohet n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi. Ky provim kryhet sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj dhe vler\u00ebson njohurit\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb e kandidatit p\u00ebr ushtrimin e nj\u00eb profesioni t\u00eb rregulluar.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p>Pra ky p\u00ebrkufizim \u00ebsht\u00eb modifikuar duke shtuar paragrafin \u201cn\u00eb p\u00ebrputhje me rregulloren e UPI-t,\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte \u201cProvimi i shtetit\u201d do t\u00eb bazohet n\u00eb Nenin 4 pika j) t\u00eb Projekt Ligjit t\u00eb Urdhrit t\u00eb Inxhinmierit apo n\u00eb Ligjin Nr 10 171, Neni 4 pika e) ?<\/p>\n<p>Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja p\u00ebrplasje midis k\u00ebtyre dy ligjeve, se n\u00eb Nenin 13 t\u00eb Projekt Ligjit p\u00ebr UPI-n thuhet se K\u00ebshilli Drejtues i UPI-t ka kompetenc\u00eb:<\/p>\n<p>-Hartimin e kurrikulave t\u00eb Provimit t\u00eb Shtetit n\u00eb p\u00ebrputhje me fush\u00ebn e veprimtaris\u00eb profesionale, me ligjin n\u00eb fuqi p\u00ebr \u201cProfesionet e Rregulluara\u201d si edhe me programin e studimit universitar p\u00ebrkat\u00ebs;<\/p>\n<p>Fillimisht K\u00ebshilli Drejtues i UPI-t nuk mund t\u00eb ket\u00eb kapacitete t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kurrikullat e t\u00eb gjith\u00eb profesioneve inxhinierike q\u00eb operojn\u00eb sot n\u00eb tregun ton\u00eb, sado q\u00eb t\u00eb jet\u00eb numri i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij K\u00ebshilli.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Ligjin Nr 10 171, Neni 10\/1<\/p>\n<p><em>1.Provimi i shtetit organizohet dhe zhvillohet nga ministria q\u00eb mbulon fush\u00ebn e arsimit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetin kompetent p\u00ebrkat\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>2.Me urdh\u00ebr t\u00eb ministrit q\u00eb mbulon fush\u00ebn e arsimit dhe t\u00eb autoritetit kompetent p\u00ebrkat\u00ebs ngrihet Komisioni i Provimit t\u00eb Shtetit, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje:<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em>a) nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i caktuar nga ministri q\u00eb mbulon fush\u00ebn e arsimit;<\/em><\/li>\n<li><em>b) nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i autoritetit kompetent;<\/em><\/li>\n<li><em>c) nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues, an\u00ebtar i UP-s\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse;<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>\u00e7) dy p\u00ebrfaq\u00ebsues nga personeli akademik i universiteteve, t\u00eb akredituara p\u00ebr programin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb studimit t\u00eb profesionit t\u00eb rregulluar, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb titullin shkencor \u201cProfesor\u201d dhe kan\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn, 10 vjet p\u00ebrvoj\u00eb pune n\u00eb institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Pra Provimi i shtetit organizohet nga Ministria e Arsimit n\u00eb bashk\u00ebpunim me Autoritetin kompetent p\u00ebrkat\u00ebs, pra nuk e p\u00ebrmend UPI-n si bashk\u00ebpun\u00ebtore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb Komisionin e Provimit t\u00eb shtetit UPI-t i \u00ebsht\u00eb caktuar 1 an\u00ebtar\u00eb nga 5 q\u00eb ka komisioni, pra UPI mbulon 1\/5 e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi sipas Ligjit Nr 10 171 Neni 10\/1.<\/p>\n<p>Nuk e lejon Kushtetuta t\u00eb b\u00ebhen ligje mbi ligje p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim dhe m\u00eb pas t\u00eb lexojm\u00eb faqen q\u00eb na intereson sipas rastit dhe interesit t\u00eb momentit.<\/p>\n<p>1.Neni 5\/1 i k\u00ebtij Projekt Ligji thot\u00eb:<\/p>\n<p><u>1- UPI \u00ebsht\u00eb ent publik komb\u00ebtar, jo fitimprures, i pavarur, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson interesat e p\u00ebrbashketa t\u00eb personave q\u00eb ushtrojn\u00eb Profesionin e Rregulluar t\u00eb Inxhinier\u00ebve dhe rregullon marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet tyre n\u00eb funksion t\u00eb publikut.<\/u><\/p>\n<p>N\u00eb Nenin 7 thuhet gjithashtu se :<\/p>\n<p><u>UPI ka autonomi t\u00eb plot\u00eb financiare, funksionale, administrative dhe \u00ebsht\u00eb i pavarur n\u00eb vler\u00ebsimin dhe gjykimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb \u00e7do an\u00ebtari t\u00eb UPI, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb k\u00ebtij ligji.<\/u><\/p>\n<p>Kjo autonomi financiare bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb Projekt Ligj do t\u00eb sigurohet :<\/p>\n<p>Sipas Nenit 13 K\u00ebshilli Drejtues i UPI-t, ka kompetenc\u00eb:<\/p>\n<p><u>-P\u00ebrcaktimin kuot\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb;<\/u><\/p>\n<p><u>-Dh\u00ebnien e opinioneve teknike dhe ekspertiz\u00ebs p\u00ebr Institucionet Shtet\u00ebrore dhe pal\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb interesuara;<\/u><\/p>\n<p><u>-Aplikimin dhe pjes\u00ebmarrjen n\u00eb projekte komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare;<\/u><\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb nenin 15 t\u00eb Projekt Ligjit t\u00eb UPI-t thuhet;<\/p>\n<p><u>Burimet e financimit jan\u00eb:<\/u><\/p>\n<p><u>-Kuotizacioni i an\u00ebtar\u00ebve;<\/u><\/p>\n<p><u>-Donacione t\u00eb ndryshme, dhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera t\u00eb deklaruara dhe t\u00eb ligjshme, t\u00eb cilat nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb konflikt interesi;<\/u><\/p>\n<p><u>-Financime nga projektet n\u00eb t\u00eb cilat UPI merr pjes\u00eb.<\/u><\/p>\n<p>Pra po t\u00eb llogaris\u00ebsh burimet e t\u00eb ardhurave t\u00eb UPI-t, kuptohet qart\u00eb q\u00eb bie ndesh me Neni 5\/1 i k\u00ebtij Projekt Ligji, pasi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrt\u00ebt\u00eb UPI ka nj\u00eb aktivitet financiar me t\u00eb ardhura t\u00eb garantuara nga kuotat e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrcaktuar, pasi dihet numri i profesionist\u00ebve q\u00eb ushtrojn\u00eb ose do t\u00eb ushtrojn\u00eb profesionn e tyre n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq por edhe burimet alternative si donacionet e ndryshme mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhura ekonomike q\u00eb ndihmojn\u00eb buxhetin e UPI-t.<\/p>\n<p>Dhe si t\u00eb mos mjaftojn\u00eb k\u00ebto, UPI do t\u00eb ushtroj\u00eb aktivitet profesional dhe ekonomik n\u00eb tregun e lir\u00eb duke marr\u00eb pjes\u00eb vet\u00eb direkt si institucion n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb UPI do t\u00eb konkuroj\u00eb n\u00eb treg me an\u00ebtar\u00ebt e saj profesionist\u00ebt q\u00eb e paguajn\u00eb UPI-n me kuotat e tyre.<\/p>\n<p>Pra k\u00ebto dy nene t\u00eb k\u00ebtij Projekt Ligji bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn por edhe me q\u00ebllimin e aktivitetit te UPI-t duke pasur konflik interesi midis UPI-t dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>1.Neni 19\/1 i k\u00ebtij Projekt Ligji thot\u00eb:<\/p>\n<p><u>1.Masat disiplinore t\u00eb shkeljeve t\u00eb detyrimeve t\u00eb parashkuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj jan\u00eb:<\/u><\/p>\n<ol>\n<li><u>a) paralajmerim, q\u00eb konsiston n\u00eb nj\u00eb v\u00ebrejtje t\u00eb shkruar dhe q\u00eb i kornunikohet t\u00eb interesuarit;<\/u><\/li>\n<li><u>b) monitorim, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb komunikim me shkrim t\u00eb d\u00ebrguar ekskluzivisht te i interesuari, duke p\u00ebrcaktuar shkeljet e kryera dhe d\u00ebmin q\u00eb ka shkaktuar;<\/u><\/li>\n<li><u>c) pezullim, q\u00eb konsiston n\u00eb ndalimin e ushtrimit t\u00eb profesionit p\u00ebr nj\u00eb periudhe jo m\u00eb shurm\u00eb se dy vjet;<\/u><\/li>\n<li><u>d) p\u00ebrjashtim, q\u00eb konsiston n\u00eb p\u00ebrjashtimin dhe fshirjen nga Regjistri i UPI-t.<\/u><\/li>\n<\/ol>\n<p>Si\u00e7 mund t\u00eb kuptohet nj\u00eb profesionist \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i kontrolluar dhe monitoruar nga UPI p\u00ebr ushtrimin e profesionit t\u00eb tij bazuar n\u00eb etik\u00ebn profesionale, dhe n\u00eb momentin q\u00eb UPI konstaton se nj\u00eb profesionist nuk po kryen aktivitetin e tij profesional n\u00eb p\u00ebrputhje me rregulloren e UPI-t mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe p\u00ebrjashtimin e tij nga rregjistri, p\u00ebrjashtim i cili do t\u00eb thot\u00eb heqjen e t\u00eb drejt\u00ebs se ushtrimit t\u00eb profesionit, pra q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ti jap\u00ebsh nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb profesionisti por nj\u00eb kryetari familje, nj\u00eb individi q\u00eb jeton me profesionin e tij.<\/p>\n<p>1.N\u00eb nenin 21 n\u00eb Projekt Ligjin e UPI-t thuhet se:<\/p>\n<p><u>P\u00ebr t\u00eb ushtruar profesionin e inxhinierit, duhet t\u00eb kryhet rregjistrimi n\u00eb Regjistrin e inxhinier\u00ebve profesioniste. Vet\u00ebm inxhinier\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb Regjist\u00ebr kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb firmosin si inxhinier\u00eb.\u00a0N\u00eb rastin kur inxhinieri i paregjistruar firmos, firma e tij \u00ebsht\u00eb e pavlefshme.<\/u><\/p>\n<p><u>Regjistri \u00ebsht\u00eb i vetmi burim referimi p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebt q\u00eb kerkojn\u00eb sh\u00ebrbime inxhinierike ose ekspertiza dhe detyrat e tjera t\u00eb lidhura me objektin e profesionit t\u00eb inxhinierit.<\/u><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se UPI merr pjes\u00eb vet\u00eb n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme a nuk ka konflik interesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pasi mund t\u00eb p\u00ebrdoret kjo kompetec\u00eb e UPI-t p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nga tregu profesionist\u00ebt q\u00eb i konsideron si konkurues ?<\/p>\n<p>Mos harrojm\u00eb dhe faktin q\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e K\u00ebshillit Disiplinor apo edhe t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb UPI-t kemi profesionist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ushtrojn\u00eb aktivitetin e tyre profesional n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fush\u00eb m\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e tij, pra praktikisht jan\u00eb konkurent\u00eb n\u00eb treg me \u00e7do profesionist an\u00ebtar\u00eb i UPI-t.<\/p>\n<p>Kontrolli dhe pushteti i UPI-t mbi jet\u00ebn profesionale t\u00eb inxhinierit nuk mbaron k\u00ebtu, pasi duhet lexuar me kujdes neni 26 n\u00eb t\u00eb cilin thuhet se :<\/p>\n<p><u>Profesionist\u00ebt p\u00ebr mos plot\u00ebsimin e krediteve brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Rregullore i n\u00ebnshtrohen testit t\u00eb kontrollit t\u00eb njohurive t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara, organizuar nga K\u00ebshilli Drejtues i UPI-t.<\/u><\/p>\n<p><u>Profesionist\u00ebt q\u00eb nuk mbrojn\u00eb titullin sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb k\u00ebtij neni i n\u00ebnshtrohen penaliteteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Rregullore.<\/u><\/p>\n<p>Pra titulli mund t\u00eb t\u00eb jepet nga Provimi i Shtetit por mund t\u00eb t\u00eb hiqet nga Testi i Kontrollit t\u00eb njohurive t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara, organizuar nga K\u00ebshilli Drejtues i UPI-t.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebm\u00eb pa p\u00ebrmendur edhe nenin<\/p>\n<p>1.N\u00eb nenin 28 n\u00eb Projekt Ligjin e UPI-t thuhet se:<\/p>\n<p><u>2.T\u00eb gjith\u00eb inxhinier\u00ebt e licensuar jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb regjistrohen n\u00eb UPI brenda 1(nj\u00eb) viti nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij ligji. Regjistrimi brenda k\u00ebtij afati \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr vijimin e ushtrimit t\u00eb profesionit.<\/u><\/p>\n<p><u>3.Pas mbarimit t\u00eb afatit 1 (nj\u00eb) vje\u00e7ar t\u00eb hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij ligji, t\u00eb gjitha li\u00e7encat ekzistuese shfuqizohen.<\/u><\/p>\n<p>Rregjistrimi n\u00eb rregjistrin e UPI-t do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb profesionisti krijon nj\u00eb llogari n\u00eb k\u00ebt\u00eb rregjist\u00ebr me t\u00eb gjith\u00eb informacionet profesionale t\u00eb tij, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe t\u00eb dh\u00ebnat e licens\u00ebs p\u00ebr ushtrimin e profesionit q\u00eb ka n\u00eb p\u00ebrdorim. Pra regjistrimi n\u00eb regjist\u00ebr, nuk ka lidhje si proces me shfuqizimin e licensave, pasi jan\u00eb dy procese komplet t\u00eb pavarura q\u00eb krijohen n\u00eb kushte komplet t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebra-tjetra. Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e shprehur k\u00ebtu do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb me shfuqizimin e Licensave aktuale nj\u00eb format i ri Licensimi do t\u00eb aplikohet dhe ky Licensim do t\u00eb jet\u00eb kompetenc\u00eb\u00a0 e UPI-t.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb shprehet qarte edhe n\u00eb nenin 28\/11 t\u00eb k\u00ebtij Projekt Ligji :<\/p>\n<p><u>1.Ministria e linj\u00ebs brenda 15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebsh nga krijimi i UPI-t kalon arkivin e li\u00e7ensave n\u00eb dispozicion t\u00eb UPI-t me t\u00eb gjith\u00eb infrastuktur\u00ebn fizike dhe njer\u00ebzore q\u00eb ka, si dhe garanton akomodimin e strukturave t\u00eb tij pran\u00eb saj apo n\u00eb ambiente t\u00eb tjera t\u00eb siguruara prej saj p\u00ebr t\u00eb garantuar funksionim normal t\u00eb strukturave t\u00eb UPI-t. Pagesa e strukturave fizike dhe njer\u00ebzore kryhet nga Ministria e linj\u00ebs deri n\u00eb finalizimin e miratimit t\u00eb Rregulloreve dhe vendosjen n\u00eb efi\u00e7enc\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb strukturave t\u00eb UPI-t. T\u00eb gjith\u00eb inxhinier\u00ebt q\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr li\u00e7yenc\u00eb nga ky moment deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e afatit t\u00eb perdorimit t\u00eb li\u00e7encave, do t\u00eb l\u00ebshohen li\u00e7yenca nga UPI, me afat t\u00eb limituar sipas parashikimit n\u00eb Nenin 28, pika 3.<\/u><\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo struktur\u00eb dhe kompetenc\u00eb e parashkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb Projekt Ligj p\u00ebr UPI-n bie n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur edhe me ligjin me Ligjin Nr 10 171 \u00a0\u00a0dhe me<\/p>\n<p>VENDIMIN Nr. 759, dat\u00eb 12.11.2014<\/p>\n<p><em>P\u00ebr licencimin profesional t\u00eb individ\u00ebve dhe subjekteve juridike q\u00eb do t\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtari n\u00eb fush\u00ebn e studimit e t\u00eb projektimit n\u00eb nd\u00ebrtim dhe mbik\u00ebqyrjes e kolaudimit t\u00eb punimeve t\u00eb zbatimit\u00a0 n\u00eb nd\u00ebrtim.<\/em><\/p>\n<p><em>(Ndryshuar me VKM nr.943, dat\u00eb 28.12.2016).<\/em><\/p>\n<p><em>Pra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb q\u00ebllimi i k\u00ebtij Projekt Ligji \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm monopolizimi i licensimit t\u00eb profesionist\u00ebve, p\u00ebr pasoj\u00eb edhe i tregut t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, pasi q\u00eb k\u00ebtu fillon menaxhimi i k\u00ebtij sektori t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse realisht iniciator\u00ebt e k\u00ebtij Projekt Ligji do t\u00eb ishin t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb rritur dhe garantuar cil\u00ebsin\u00eb e profesionalizmit t\u00eb k\u00ebsaj kategorie do t\u00eb duhej t\u00eb kapej me problemet reale q\u00eb profesionist\u00ebt tan\u00eb aktualisht po p\u00ebrballen, si\u00e7 jan\u00eb Standartet dhe Normat teknike t\u00eb miratuara me ligj dhe p\u00ebrshtatja e k\u00ebtyre standarteve dhe normave me ato Europiane si kusht themelor p\u00ebr zhvillimin e vendit n\u00eb drejtimin e duhur.<\/em><\/p>\n<p>Aktualisht Standartet dhe Normat tona t\u00eb projektimit nuk jan\u00eb n\u00eb koherenc\u00eb me k\u00ebrkesat dhe zhvillimin q\u00eb po investohet n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, dhe ky \u00ebsht\u00eb problemi kryesor dhe imediat p\u00ebr tu zgjidhur zonja deputete profesioniste. Ju e dini shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb sot inxhinier\u00ebt profesionist\u00eb hasen me sfida t\u00eb paparashikueshme n\u00eb hartimin e projekteve dhe preventivave p\u00ebrkat\u00ebs duke qen\u00eb se ju duhet t\u00eb punojn\u00eb me standartet e viteve 1978 dhe me Manualin e cmimeve t\u00eb vitit 2015, edhe pse jemi n\u00eb vitin 2022, ku kriza ekonomike mbar\u00eb bot\u00ebrore ka nuk ka l\u00ebn\u00eb sektor pa goditur dhe ku cmimet jan\u00eb t\u00eb paparashkiuara edhe sot p\u00ebr nes\u00ebr, kurse juve ju ka mbetur akoma aktive dhe me ligj madje, analiza e cmimeve t\u00eb vitit 2015. Si mund t\u00eb lihet pa p\u00ebrmendur ky detaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe faktori kryesor i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb nj\u00eb inxhinieri profesionist dhe ju nxitoni fillimisht t\u00eb p\u00ebrgatisni Projek Ligjin e Licensimit, pavar\u00ebsisht se asnj\u00eb justifikim tekniko-ligjor nuk keni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb, p\u00ebrvec atij t\u00eb monopolizimit dhe krijimit t\u00eb nj\u00eb biznesi (pasi k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb cdo nen t\u00eb tij ky Projekt Ligj) dhe kapjen e k\u00ebtij sektori t\u00eb ekonomis\u00eb nga oligark\u00ebt e rradh\u00ebs.<\/p>\n<p>Vlerat financiare dhe kushtimi i k\u00ebtij Projekt Ligji<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebr aktivizimin e k\u00ebtij procesi n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb tij, sipas parashikimeve dhe preventivit t\u00eb paraqitur nga zonja deputete do t\u00eb k\u00ebrkohen nga buxheti i shtetit nj\u00eb shum\u00eb prej\u00a01.103.320 euro, gj\u00eb e cila t\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptosh se xhiroja vjetore e k\u00ebsaj organizate, shoqate apo enti profesional, sido q\u00eb do ta quani do t\u00eb jet\u00eb \u00a0duke filluar nga 1.103.320 euro. Kuptohet shum\u00eb qart\u00eb q\u00ebllimi i k\u00ebtij ligji q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb pun\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb grup nj\u00ebr\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb menaxhojn\u00eb deri n\u00eb detaje t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn profesionale t\u00eb inxhinier\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebrise. Ligji i propozuar nuk ka asgj\u00eb t\u00eb ngjashme me q\u00ebllimin dhe fokusin p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb krijuar ligje t\u00eb ngjashme n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb. Nuk ka asnje nen t\u00eb k\u00ebtij ligji q\u00eb ti jet\u00eb referuar Urdh\u00ebrit Profesional t\u00eb Inxhinierit Hollandez apo Italian sic serviret n\u00eb Relacion shoq\u00ebrues t\u00eb zonj\u00ebs deputete. N\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb t\u00eb tij nuk gjen lidhje me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin keto Urdh\u00ebra jan\u00eb krijuar n\u00eb vendet e zhvilluara dhe mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilave ato operojn\u00eb prej dhjetra dhe qindra vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb ne si grup interesi kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb k\u00ebtij propozimi dhe e kemi kund\u00ebrshtuar at\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb formuluar, p\u00ebr q\u00ebllimin q\u00eb fshihet pas tij dhe p\u00ebr impaktin negativ q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e inxhinier\u00ebve profesionist\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ju lutem kini durimin t\u00eb lexoni k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb e cila sic ju tham\u00eb edhe m\u00eb sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar edhe n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjitik\u00ebs n\u00eb muajin Mars 2022 kur ishte shpallur p\u00ebr konsultime me publikun varianti i propozuar nga Ministria p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb cilin po e d\u00ebrgojm\u00eb bashkangjitur k\u00ebtij peticioni.<\/p>\n<p>Analiza tekniko-profesionale e shprehur nga mendimet e profesionist\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe delikat dhe inciativa t\u00eb tilla mund t\u00eb rezultojn\u00eb drastike p\u00ebr jet\u00ebn profesionale t\u00eb k\u00ebsaj shtrese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ndaj\u00a0 shqyrtimi i tyre k\u00ebrkon maturi, konsensus t\u00eb gj\u00ebr\u00eb dhe profesionaliz\u00ebm t\u00eb niveleve t\u00eb larta.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb Projekt Ligj nuk e gjen veten t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb motivuar asnj\u00eb nga Profesionist\u00ebt q\u00eb ushtrojn\u00eb aktivitetin e tyre nd\u00ebr vite dhe aq m\u00eb pak ata q\u00eb do t\u2019i bashkohen k\u00ebtij kontigjenti n\u00eb t\u00eb ardhmen. Cilido qoft\u00eb q\u00ebllimi i projektligjit, duhet t\u00eb garantohet integriteti i gjith\u00ebsecilit, e drejta p\u00ebr ushtrimin e profesionit, t\u00eb shmanget abuzimi me rryshfete p\u00ebr t\u00eb kaluar klas\u00ebn dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr monopolizimi, dh\u00ebnia me qira e li\u00e7ensave (ndodh edhe me licens\u00ebn e eficens\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb psh), pazaret p\u00ebr certifikimin, p\u00ebrjashtimet nga e drejta e zhvillimit t\u00eb profesionit, nga tenderat, presionet mbi profesionist\u00ebt, dhe minimalisht heqjen e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr inxhinier\u00ebt e rinj. Gjithsesi, profilizimi apo specializimi i secilit \u00ebsht\u00eb fakt, dhe duhet t\u00eb garantohet n\u00ebp\u00ebrmjet instrumentave p\u00ebrkat\u00ebs, totalisht p\u00ebrtej k\u00ebtyre drafteve tipike t\u00eb kamufluara n\u00ebn fasad\u00ebn e progresit apo standartizimit. Duhet garantuar e drejta e \u00e7ertifikimit akademik p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb fokusohen n\u00eb studime t\u00eb thelluara, por edhe liria e zgjedhjes dhe profilizimit t\u00eb inxhinierit t\u00eb materialeve, t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb, t\u00eb analistit t\u00eb riskut, t\u00eb inxhinierit t\u00eb siguris\u00eb, apo edhe e projektuesit q\u00eb zhvillon projekte n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e koh\u00ebs sot por q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vlefshme edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke konsideruar edhe ndryshimet teknologjike q\u00eb po zhvillohen cdo dit\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga t\u00eb gjith\u00eb argumentet e m\u00ebsip\u00ebrme si dhe duke mos u ndjer\u00eb \u00a0t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj ne nuk jemi dakord p\u00ebr aprovimin e tij dhe e kund\u00ebrshtojm\u00eb at\u00eb m\u00eb forc\u00eb pasi do t\u00eb prish\u00eb balancat n\u00eb treg, do t\u00eb krijoj\u00eb situata favorizueze p\u00ebr disa individ\u00eb dhe diskriminuese p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt si dhe do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb klim\u00eb profesionale t\u00eb pabazuar n\u00eb merit\u00ebn profesionale t\u00eb individit por t\u00eb justifikuar n\u00ebn petkun e aprovimit t\u00eb urdh\u00ebrit te inxhinierit do t\u00eb p\u00ebrjashtonte rregullimin e tregut sipas k\u00ebrkesave t\u00eb tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb\u00a0projektligj\u00a0i propozuar nga deputetja socialiste Lujleta Bozo p\u00ebr krijimin e \u201cUrdhrit Profesional t\u00eb Inxhiner\u00ebve\u201d ka sjell\u00eb reagimin e disa inxhiner\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Deshira Mena t\u00eb cil\u00ebt i jan\u00eb drejtuar me nj\u00eb let\u00ebr Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke kund\u00ebrshtuar at\u00eb. N\u00eb let\u00ebr ata shpjegojn\u00eb arsyet se pse nuk duhet t\u00eb kthehet n\u00eb ligj ky &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":12039,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-12038","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12038","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12038"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12038\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12039"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12038"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12038"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12038"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}