{"id":120472,"date":"2025-08-06T12:59:54","date_gmt":"2025-08-06T12:59:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=120472"},"modified":"2025-08-07T13:21:07","modified_gmt":"2025-08-07T13:21:07","slug":"si-rama-po-i-grabit-hotelin-pronarit-gjyqtari-i-pergjigjet-rames-sill-provat-qe-jam-i-pacipe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/06\/si-rama-po-i-grabit-hotelin-pronarit-gjyqtari-i-pergjigjet-rames-sill-provat-qe-jam-i-pacipe\/","title":{"rendered":"Si Rama po i grabit hotelin pronarit\/Gjyqtari i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs: Sill provat q\u00eb jam i pacip\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb val\u00ebn e aksionit p\u00ebr \u00e7lirimin e hap\u00ebsirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi nj\u00eb tjet\u00ebr zyrtar t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb m\u00eb 1 gusht, duke e renditur at\u00eb n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u2018llogore t\u00eb antiligjit\u201d. I targetuari ishte gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative, Hazbi Balliu dhe arsyeja lidhej me nj\u00eb vendim p\u00ebr sigurim padie me q\u00ebllim mostjet\u00ebrsimin e nj\u00eb godine t\u00eb konfiskuar nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, deri n\u00eb zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb rrug\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p><em>\u201cKemi b\u00ebr\u00eb konfiskime dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, pavar\u00ebsisht se rrug\u00ebs na del edhe ndonj\u00eb gjykat\u00ebs i pacip\u00eb, krejt\u00ebsisht i pacip\u00eb q\u00eb merr mas\u00eb sigurie p\u00ebr nj\u00eb pallat t\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje\u2026,\u201d-<\/em>\u00a0shkroi Rama, nd\u00ebrsa u b\u00ebri gjyqin edhe institucioneve t\u00eb qeverisjes s\u00eb gjyq\u00ebsorit q\u00eb nuk vepronin ndaj \u201cabuzimeve ul\u00ebrit\u00ebse\u201d t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Konflikti gjyq\u00ebsor q\u00eb irritoi kryeministrin Edi Rama e ka zanafill\u00ebn te nj\u00eb vendim i vitit 2022 i qeveris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr konfiskimin e pallateve pa leje p\u00ebr interes publik. Megjithat\u00eb, aksioni i sekuestrimeve u kthye muaj m\u00eb von\u00eb n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb legalizimi, q\u00eb u mund\u00ebsoi shumic\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuesve q\u00eb kishin shkelur lejet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb parablinin shtesat pa leje me \u00e7mime 10 her\u00eb m\u00eb lir\u00eb se vlera e tregut dhe t\u00eb p\u00ebrfitonin qindra mij\u00ebra euro p\u00ebrjashtime nga taksat dhe tarifat.<\/p>\n<p>Por jo t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrtuesit pat\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtin shans.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hotel 6-kat\u00ebsh n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Liceut Artistik, i nd\u00ebrtuar n\u00eb shkelje t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit nga kompania RT Max n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Thanas dhe Robert Biqikut, ishte n\u00eb list\u00ebn e godinave t\u00eb konfiskuara me vendim t\u00eb KKT-s\u00eb, por ndryshe nga pallatet e tjera, kompanis\u00eb nuk iu dha e drejta e parablerjes edhe pse depozitoi 10% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb supozuar t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, Komisioni i Objekteve t\u00eb Konfiskuara vendosi ndryshimin e destinacionit t\u00eb godin\u00ebs n\u00eb zyra p\u00ebr Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, pasi godina ekzistuese q\u00eb ndodhet n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Parkut t\u00eb Liqenit ishte vler\u00ebsuar si godin\u00eb me rrisk si pasoj\u00eb e t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>Kompania RT Max u ankua n\u00eb Gjykat\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr sigurim padie ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Objekteve t\u00eb Konfiskuara.<\/p>\n<p>Gjyqtari Hazbi Balliu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb magjistrat i ri, i diplomuar n\u00eb vitin 2019 n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Prej asaj kohe, ai ka punuar si gjyqtar n\u00eb Gjykatat Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Lushnjes dhe s\u00eb fundmi t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>I kontaktuar nga BIRN, gjyqtari Hazbi Balliu tha se ndryshe nga sa pretendonte kryeministri, vendimi i tij nuk hiqte konfiskimin mbi godin\u00ebn, por pezullonte tjet\u00ebrsimin e saj.<\/p>\n<p><em>\u201cVendimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sigurim padie, p\u00ebrndryshe nga sa thot\u00eb kryeministri, nuk heq konfiskimin, thjesht u lejon pronar\u00ebve t\u00eb kontestojn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb gjyq\u00ebsore rastin, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Objekteve t\u00eb Konfiskuara,<\/em>\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Balliu shtoi m\u00eb tej se nuk shqet\u00ebsohej nga kritikat p\u00ebr vendimmarrjen, pasi edhe n\u00ebse nuk vinin nga qeveria do t\u00eb vinin nga pala tjet\u00ebr n\u00eb proces, por tha se ishte prekur nga deklarata e kryeministrit q\u00eb e cil\u00ebsonte at\u00eb \u201ct\u00eb pacip\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cNe, si gjyqtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative, trajtojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb qeverin\u00eb dhe nuk m\u00eb shqet\u00ebson kritika e kryeministrit p\u00ebr vendimin.\u00a0Ajo q\u00eb m\u00eb ka prekur \u00ebsht\u00eb q\u00eb m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb \u2018i pacip\u00eb\u2019. Nuk e di ku kryeministri ka par\u00eb q\u00eb un\u00eb jam sjell\u00eb si i pacip\u00eb? N\u00ebse ka prova q\u00eb un\u00eb jam i pacip\u00eb, duhet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb besueshme p\u00ebr publikun dhe t\u00eb tregoj\u00eb ku apo si,\u201d<\/em>-tha Balliu.<\/p>\n<p><strong>Sulme ndaj drejt\u00ebsis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Hazbi Balliu nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi magjistrat i sulmuar nga kryeministri Edi Rama p\u00ebr vendimarrjen e tij. P\u00ebrgjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, Rama u ka b\u00ebr\u00eb shpeshher\u00eb gjyq publik prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb vendime kund\u00ebr qeverisjes s\u00eb tij.\u00a0Vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij viti, Rama ka atakuar direkt gjyqtarin dhe prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, nj\u00eb gjyqtare t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb rr\u00ebzoi padin\u00eb e tij p\u00ebr shpifje ndaj Lulzim Bash\u00ebs si dhe prokuroren e Shkodr\u00ebs, Elsa Gjeli p\u00ebr kall\u00ebzimin penal t\u00eb kabinave pa leje n\u00eb fshatin turistik t\u00eb Thethit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si rastet e tjera, edhe sulmi ndaj gjyqtarit Balliu rikthen n\u00eb v\u00ebmendje procedur\u00ebn kontroverse me pallatet pa leje dhe nxjerr n\u00eb pah standardet e dyfishta t\u00eb ndjekura nga institucionet shtet\u00ebrore. Kompania RT Max ka shfryt\u00ebzuar si baz\u00eb ligjore p\u00ebr padin\u00eb e saj ligjin p\u00ebr administrimin e objekteve t\u00eb konfiskuara t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb parlament nga qeveria Rama si dhe vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 589\/2022 q\u00eb legjitimon parablerjen ndaj subjekteve zhvilluese.<\/p>\n<p>BIRN m\u00ebsoi se kompania ngriti padi, pasi pavar\u00ebsisht se ka paguar shum\u00ebn e garancis\u00eb dhe ishte n\u00eb pritje t\u00eb formalizimit t\u00eb kontrat\u00ebs q\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsonte t\u00eb blinte shtesat n\u00eb objekt bazuar n\u00eb vendimin e qeveris\u00eb s\u00eb vjesht\u00ebs 2022, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb raste t\u00eb ngjashme, ende nuk ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare nga autoritetet.<\/p>\n<p>M\u00eb 31 korrik, gjyqtari Hazbi Balliu pranoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr sigurim padie dhe vendosi pezullimin e zbatimit t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Objekteve t\u00eb Konfiskuara. Gjyqtari Balliu i tha BIRN se vendimi i tij ishte nj\u00eb procedur\u00eb standarde p\u00ebr t\u00eb mos lejuar tjet\u00ebrsimin e pron\u00ebs pa i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi ankuesit t\u00eb k\u00ebrkonte shqyrtimin n\u00eb themel t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministria, Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve p\u00ebr koment mbi rastin deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kompanis\u00eb RT Max ishin t\u00eb paarritsh\u00ebm.\/<strong>BIRN<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb val\u00ebn e aksionit p\u00ebr \u00e7lirimin e hap\u00ebsirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi nj\u00eb tjet\u00ebr zyrtar t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb m\u00eb 1 gusht, duke e renditur at\u00eb n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u2018llogore t\u00eb antiligjit\u201d. I targetuari ishte gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative, Hazbi Balliu dhe arsyeja lidhej me nj\u00eb vendim p\u00ebr sigurim padie me q\u00ebllim mostjet\u00ebrsimin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":120473,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-120472","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120472","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120472"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120472\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":120474,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120472\/revisions\/120474"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/120473"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120472"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120472"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120472"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}