{"id":120479,"date":"2025-08-06T18:44:21","date_gmt":"2025-08-06T18:44:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=120479"},"modified":"2025-08-06T18:44:21","modified_gmt":"2025-08-06T18:44:21","slug":"guvernatori-e-pranon-rritje-e-cmimeve-te-ushqimeve-bujqesia-e-industria-ne-renie-renia-e-euros-nuk-po-ndalet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/06\/guvernatori-e-pranon-rritje-e-cmimeve-te-ushqimeve-bujqesia-e-industria-ne-renie-renia-e-euros-nuk-po-ndalet\/","title":{"rendered":"Guvernatori e pranon: Rritje e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve, bujq\u00ebsia e industria n\u00eb r\u00ebnie, r\u00ebnia e euros nuk po ndalet"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gent SEJKO<\/strong><\/p>\n<p>Sot, m\u00eb 6 gusht 2025, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mori n\u00eb shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politik\u00ebs Monetare p\u00ebr tremujorin e tret\u00eb.<\/p>\n<p>Analiza e informacionit t\u00eb disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare, pun\u00ebsimi dhe pagat kan\u00eb vijuar t\u00eb rriten, nd\u00ebrsa parametrat kryesor\u00eb t\u00eb stabilitetit makroekonomik, monetar e financiar t\u00eb vendit jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar m\u00eb tej. N\u00eb ve\u00e7anti, inflacioni ka vijuar t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje t\u00eb leht\u00eb drejt objektivit n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb. Po ashtu, tregjet financiare kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb qeta dhe kreditimi ka ardhur n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Kjo ecuri pasqyron, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe kontributin pozitiv t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb kujdesshme monetare t\u00eb ndjekur nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebrqasja jon\u00eb konsistente ndaj objektivit ligjor t\u00eb stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve ka gjeneruar kushte monetare t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr kontrollin e inflacionit dhe p\u00ebr rritjen e q\u00ebndrueshme t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrdit\u00ebsimi i parashikimeve tona sugjeron se k\u00ebto trende pozitive zhvillimi do t\u00eb vijojn\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ndon\u00ebse pasigurit\u00eb n\u00eb ambientin e huaj mbeten t\u00eb larta, ekonomia shqiptare pritet t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb rritet me ritme pran\u00eb potencialit, nd\u00ebrsa inflacioni pritet t\u00eb kthehet n\u00eb objektiv n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjykoi se q\u00ebndrimi aktual i politik\u00ebs son\u00eb monetare mbetet i p\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u2019ju ofroj, n\u00eb vijim, nj\u00eb pasqyr\u00eb m\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb opinionit ton\u00eb mbi zhvillimet ekonomike e financiare, si dhe t\u00eb detajoj vendimin e politik\u00ebs monetare dhe arsyet q\u00eb e motivuan at\u00eb.<\/p>\n<p>Inflacioni i \u00e7mimeve t\u00eb konsumit sh\u00ebnoi nivelin mesatar 2.3% n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb vitit, duke regjistruar nj\u00eb rritje t\u00eb leht\u00eb dhe t\u00eb pritur krahasuar me tremujorin e par\u00eb. Megjithat\u00eb, edhe pas k\u00ebsaj rritjeje, norma e inflacionit vijon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00ebn objektivin ton\u00eb prej 3%. N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e artikujve t\u00eb shport\u00ebs s\u00eb konsumit, rritja e inflacionit u diktua nga rritja m\u00eb e shpejt\u00eb e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve dhe t\u00eb qirave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb inflacioni i artikujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shport\u00ebs ishte relativisht i q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin makroekonomik, ecuria e inflacionit pasqyroi rritjen e nj\u00ebkohshme t\u00eb inflacionit baz\u00eb dhe jobaz\u00eb. Inflacioni baz\u00eb u rrit nga niveli 2.4% n\u00eb tremujorin e par\u00eb n\u00eb nivelin 2.6% n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb, si pasoj\u00eb e stabilitetit n\u00eb rritje t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit dhe e presionit t\u00eb vazhduesh\u00ebm q\u00eb rritja e shpejt\u00eb e pagave ka sjell\u00eb n\u00eb inflacion. Paralelisht me t\u00eb, edhe inflacioni jobaz\u00eb sh\u00ebnoi rritje, por ajo u amortizua pjes\u00ebrisht nga ngadal\u00ebsimi i ritmit t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb tregtar\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto tendenca kan\u00eb qen\u00eb \u2013 n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u2013 n\u00eb linj\u00eb me pritjet tona. Megjithat\u00eb, niveli i inflacionit rezultoi disi m\u00eb i ul\u00ebt se parashikimet tona, si pasoj\u00eb e reduktimit t\u00eb marzheve t\u00eb fitimit t\u00eb bizneseve, e vijimit t\u00eb goditjeve pozitive t\u00eb ofert\u00ebs, si dhe e r\u00ebnies m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb se pritjet t\u00eb inflacionit n\u00eb Eurozon\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Instat-it, v\u00ebllimi i aktivitetit ekonomik n\u00eb vend u rrit me 3.4% n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit. Informacioni indirekt mbi zhvillimet ekonomike sugjeron p\u00ebr ritme t\u00eb ngjashme rritjeje edhe gjat\u00eb tremujorit t\u00eb dyt\u00eb. Rritja ekonomike e gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve, si dhe i eksportit t\u00eb sh\u00ebrbimeve. Ky profil k\u00ebrkese agregate ka nxitur zgjerimin e sektor\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit e t\u00eb sh\u00ebrbimeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sektori i bujq\u00ebsis\u00eb dhe ai i industris\u00eb kan\u00eb vijuar t\u00eb tkurren gjat\u00eb tremujorit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin makroekonomik, rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga bilancet e sh\u00ebndosha t\u00eb sektorit privat, besimi pozitiv p\u00ebr t\u00eb ardhmen i familjeve dhe bizneseve, zgjerimi i t\u00eb ardhurave nga turizmi, si dhe kushtet e favorshme t\u00eb financimit.<\/p>\n<p>Politika e kujdesshme dhe konsistente monetare e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka pasur nj\u00eb rol par\u00ebsor n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb financimit. Leht\u00ebsimi i q\u00ebndrimit t\u00eb politik\u00ebs monetare gjat\u00eb kat\u00ebr tremujor\u00ebve t\u00eb fundit ka ulur kostot e financimit t\u00eb sektorit bankar dhe yield-in e bonove 12-mujore t\u00eb thesarit, i cili sh\u00ebrben si referenc\u00eb p\u00ebr normat e interesit t\u00eb kredive. Paralelisht me t\u00eb, normalizimi i pritjeve p\u00ebr inflacionin ka ndihmuar n\u00eb kontrollin e segmentit afatgjat\u00eb t\u00eb kurb\u00ebs s\u00eb normave t\u00eb interesit dhe ka nxitur funksionimin normal t\u00eb tregjeve financiare. S\u00eb fundi, rritja e prezenc\u00ebs s\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm valutor ka ndihmuar n\u00eb absorbimin e presioneve forcuese t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit, duke mund\u00ebsuar nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, tregjet financiare vijojn\u00eb t\u00eb karakterizohen nga likuiditet i bollsh\u00ebm, prime t\u00eb reduktuara rreziku, bilance t\u00eb sh\u00ebndosha t\u00eb sektorit bankar, si dhe nj\u00eb p\u00ebrqasje pozitive t\u00eb tij ndaj kreditimit.<\/p>\n<p>Kredia p\u00ebr sektorin privat vijoi t\u00eb rritet m\u00eb tej gjat\u00eb tremujorit t\u00eb dyt\u00eb. Ritmi i rritjes s\u00eb portofolit t\u00eb kredis\u00eb sh\u00ebnoi nivelin 15.4%, me nj\u00eb ngadal\u00ebsim t\u00eb leht\u00eb krahasuar me tremujorin e par\u00eb, por duke qen\u00eb m\u00eb se i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbuluar nevojat p\u00ebr fonde t\u00eb bizneseve e familjeve. N\u00eb ve\u00e7anti, kreditimi i sektorit privat vijon t\u00eb mbetet i fokusuar n\u00eb mbulimin e nevojave t\u00eb bizneseve p\u00ebr investime, si dhe t\u00eb familjeve p\u00ebr konsum e blerje banesash.<\/p>\n<p>P\u00ebrdit\u00ebsimi i parashikimeve t\u00eb skenarit baz\u00eb sugjeron se perspektiva e zhvillimeve ekonomike mbetet pozitive.<\/p>\n<p>Aktiviteti ekonomik n\u00eb vend pritet t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb rritet n\u00eb horizontin afatmes\u00ebm, me ritme solide dhe pran\u00eb potencialit. Rritja ekonomike do t\u00eb nxitet nga zgjerimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i konsumit, investimeve dhe eksportit t\u00eb turizmit, dhe do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb pun\u00ebsimit e t\u00eb pagave.<\/p>\n<p>Inflacioni parashikohet t\u00eb kthehet n\u00eb objektivin ton\u00eb prej 3% gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2026. Kjo ecuri do t\u00eb ndihmohet nga nj\u00eb balancim m\u00eb i mir\u00eb mes k\u00ebrkes\u00ebs dhe ofert\u00ebs p\u00ebr mallra e sh\u00ebrbime, nga stabilizimi i inflacionit n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nga nj\u00eb ecuri m\u00eb e q\u00ebndrueshme e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit, si dhe nga ankorimi m\u00eb i mir\u00eb i pritjeve p\u00ebr inflacionin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, panorama e rreziqeve p\u00ebr t\u00eb ardhmen mbetet komplekse. N\u00eb ve\u00e7anti, rritja e barrierave tregtare n\u00eb tregjet e huaja dhe rritja e tensioneve gjeopolitike mbeten faktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pasigurie n\u00eb parashikimet ekonomike. Materializimi i skenar\u00ebve m\u00eb negativ\u00eb t\u00eb rrezikut do t\u00eb kishte pasoja potenciale negative n\u00eb ecurin\u00eb ekonomike dhe nivelin e \u00e7mimeve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vendosi:<\/p>\n<p>t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb pandryshuar norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit, n\u00eb nivelin 2.5%;<\/p>\n<p>t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb pandryshuar norm\u00ebn e interesit t\u00eb depozit\u00ebs nj\u00ebditore, n\u00eb nivelin 1.5%;<\/p>\n<p>t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb pandryshuar norm\u00ebn e interesit t\u00eb kredis\u00eb nj\u00ebditore, n\u00eb nivelin 3.5%.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs gjykon se q\u00ebndrimi aktual i politik\u00ebs monetare mbetet i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e objektivit ton\u00eb t\u00eb stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ai mund\u00ebson transmetimin gradual n\u00eb tregjet financiare t\u00eb uljes s\u00eb norm\u00ebs baz\u00eb t\u00eb interesit q\u00eb nd\u00ebrmor\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb muajit korrik, si dhe ofron nj\u00eb balanc\u00eb t\u00eb drejt\u00eb midis nxitjes s\u00eb rritjes ekonomike n\u00eb afatin e shkurt\u00ebr me ruajtjen e stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb afatin e mes\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjithashtu, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs v\u00ebren se balanca e p\u00ebrgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit ton\u00eb t\u00eb inflacionit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontest, vendimet e ardhshme t\u00eb politik\u00ebs monetare do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzohen nga informacioni i ri, dhe n\u00eb ve\u00e7anti nga analizat dhe vler\u00ebsimet mbi ecurin\u00eb e presioneve t\u00eb brendshme inflacioniste. K\u00ebto vendime do t\u00eb jen\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me objektivin ton\u00eb t\u00eb stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve, konsistente me kahun e politik\u00ebs fiskale dhe ecurin\u00eb e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit n\u00eb vend, si dhe me zhvillimet potenciale n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe partner\u00ebt tan\u00eb t\u00eb huaj tregtar\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gent SEJKO Sot, m\u00eb 6 gusht 2025, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mori n\u00eb shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politik\u00ebs Monetare p\u00ebr tremujorin e tret\u00eb. Analiza e informacionit t\u00eb disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare, pun\u00ebsimi dhe pagat kan\u00eb vijuar t\u00eb rriten, nd\u00ebrsa parametrat kryesor\u00eb t\u00eb stabilitetit makroekonomik, monetar e financiar t\u00eb vendit jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":66784,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-120479","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120479","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120479"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120479\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":120480,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120479\/revisions\/120480"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66784"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120479"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120479"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120479"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}