{"id":120488,"date":"2025-08-07T09:37:13","date_gmt":"2025-08-07T09:37:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=120488"},"modified":"2025-08-07T09:37:13","modified_gmt":"2025-08-07T09:37:13","slug":"skandali-rama-mban-sekret-pagesat-per-tony-blair","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/07\/skandali-rama-mban-sekret-pagesat-per-tony-blair\/","title":{"rendered":"Skandali\/Rama mban sekret pagesat p\u00ebr Tony Blair"},"content":{"rendered":"<p>Instituti i themeluar nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe nj\u00eb tjet\u00ebr kompani konsulence britanike ofruan sh\u00ebrbime p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare dhe Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, por pagesat dhe kontratat e sh\u00ebrbimit mbahen sekrete dhe jotransparente.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr teknologjin\u00eb shkurtin e vitit t\u00eb kaluar n\u00eb Dubai, kryeministri Edi Rama u ngjit n\u00eb podium me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair dhe i dedikoi k\u00ebtij t\u00eb fundit karrier\u00ebn e tij si politikan dhe kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk do t\u00eb isha as kryeminist\u00ebr dhe as njeri i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb politik\u00eb pa t\u00eb,\u201d i tha Rama audienc\u00ebs, nd\u00ebrsa Blair ishte n\u00eb rolin e prezantuesit. \u201cDhe p\u00ebrpara se ta njihja [Blair], ai ishte modeli dhe frym\u00ebzimi im p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb politik\u00eb\u2026,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Por lidhjet mes ish-kryeministrit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, Tony Blair dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama nuk jan\u00eb vet\u00ebm politike.<\/p>\n<p>Prej janarit t\u00eb vitit 2024, organizata e themeluar prej tij, Tony Blair Institute, ka hapur nj\u00eb deg\u00eb biznesi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ofron konsulenc\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebrmes kontratave q\u00eb mbahen sekret.<\/p>\n<p>\u201cTony Blair Institute for Global Change\u201d [Instituti Tony Blair p\u00ebr Ndryshim Global] \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e themeluar nga ish-kryeministri Blair n\u00eb vitin 2016 dhe punon aktualisht me lider\u00ebt e 45 vendeve t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Dega n\u00eb Shqip\u00ebri e Tony Blair Institute drejtohet nga David Stephenson, ka t\u00eb regjistruar tet\u00eb punonj\u00ebs dhe p\u00ebr vitin e par\u00eb t\u00eb aktivitetit ka deklaruar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn e 9.1 milion\u00eb lek\u00ebve [rreth 94 mij\u00eb euro].<\/p>\n<p>N\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb \u201cTorre Drin\u201d, e deklaruar si adresa zyrtare e Institutit, nuk gjendet asnj\u00eb punonj\u00ebs i saj, nd\u00ebrsa zyrat p\u00ebrdoren nga nj\u00eb kompani kontabiliteti q\u00eb ka p\u00ebr klient edhe \u201cTony Blair Institute \u2013 Albanian branch\u201d.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat publike \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbimesh konkrete ofron kjo kompani p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare dhe sa do t\u2019u kushtojn\u00eb taksapaguesve k\u00ebto sh\u00ebrbime.<\/p>\n<p>Nga postimet publike t\u00eb Tony Blair Institute duket se puna e tij lidhet m\u00eb ngusht\u00eb me Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI, por kjo agjenci mohoi t\u00eb kishte nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr kushtet e bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>\u201cKontrata \u00ebsht\u00eb me K\u00ebshillin e Ministrave dhe AKSHI si agjenci var\u00ebsie, p\u00ebrfiton nga ekspertiza e Institutit n\u00eb fjal\u00eb,\u201d deklaroi AKSHI n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ministrave nuk e vuri n\u00eb dispozicion kontrat\u00ebn deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi dhe zyra e shtypit nuk u p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr t\u00eb sqaruar marr\u00ebdh\u00ebnien e konsulenc\u00ebs me Tony Blair Institute.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Rama u mburr n\u00eb korrik p\u00ebr asistenc\u00ebn q\u00eb ky Institut po ofronte p\u00ebr krijimin e nj\u00eb strukture t\u00eb re organizative n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs \u2013 nj\u00eb model sipas tij q\u00eb do t\u00eb adaptohej edhe nga bashkit\u00eb e tjera, por ministri i Shtetit p\u00ebr Qeverisjen Vendore, Arbjan Mazniku sakt\u00ebsoi p\u00ebr BIRN se konsulenca n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs po ofrohej nga nj\u00eb tjet\u00ebr kompani britanike e quajtur \u2018Delivery Associates\u2019.<\/p>\n<p>\u201cDelivery Associates\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb firm\u00eb konsulence e themeluar n\u00eb vitin 2013 nga Sir Michael Barber \u2013 nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i Tony Blair dhe pjes\u00eb e administrat\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb vitet 2001-2005.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja me \u201cDelivery Associates\u201d u trumbetua n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2024 nga kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj si nj\u00eb auditim i pun\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb, por kontrata dhe kostoja e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi nuk u b\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb publike.<\/p>\n<p>Mazniku i tha BIRN se raporti q\u00eb \u201cDelivery Associates\u201d ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u2018cil\u00ebsor\u2019 dhe udh\u00ebzimet do t\u00eb p\u00ebrdoren edhe nga bashkit\u00eb e tjera \u2018pa kosto\u2019 p\u00ebr to dhe as p\u00ebr qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Agjencia p\u00ebr Media dhe Informim nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN n\u00ebse ishte gaf\u00eb e kryeministrit faturimi i pun\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Delivery Associates p\u00ebr Tony Blair Institute apo kishte nj\u00eb lidhje mes pun\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr qeverin\u00eb dhe p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs refuzoi t\u00eb vinte n\u00eb dispozicion kontrat\u00ebn me \u201cDelivery Associates\u201d me pretendimin se \u201csektori i Arkivit\u2026 konstatoi munges\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb nevojshme p\u00ebr identifikimin e dokumentacionit\u201d. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde, Bashkia i k\u00ebrkoi BIRN q\u00eb t\u2019i vinte n\u00eb dispozicion numrin dhe dat\u00ebn e protokollimit t\u00eb dokumentit p\u00ebr ta identifikuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Tony Blair Institute, Delivery Associates dhe drejtoresha e k\u00ebsaj t\u00eb fundit p\u00ebr Europ\u00ebn, Anna Sakiqi nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave p\u00ebr koment t\u00eb BIRN deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p>Edhe pun\u00ebt e m\u00ebparshme t\u00eb ish-kryeministrit Tony Blair n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb mbuluar nga mungesa e transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Blair ka k\u00ebshilluar qeverin\u00eb e kryeministrit Edi Rama p\u00ebrmes \u201cTony Blair Associates\u201d- nj\u00eb bashk\u00ebpunim q\u00eb filloi n\u00eb vitin 2013 dhe u deklarua i mbyllur n\u00eb vitin 2016, por puna e tij n\u00eb Shqip\u00ebri mbeti mister dhe nuk u zbulua kurr\u00eb realisht. Nd\u00ebrkoh\u00eb, studioja ligjore e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Cherrie Blair fitoi gjithashtu kontrata nga qeveria shqiptare n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj ishte k\u00ebshilltar.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Instituti i themeluar nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe nj\u00eb tjet\u00ebr kompani konsulence britanike ofruan sh\u00ebrbime p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare dhe Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, por pagesat dhe kontratat e sh\u00ebrbimit mbahen sekrete dhe jotransparente. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr teknologjin\u00eb shkurtin e vitit t\u00eb kaluar n\u00eb Dubai, kryeministri Edi Rama u ngjit n\u00eb podium me ish-kryeministrin britanik, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":21558,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-120488","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120488","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120488"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120488\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":120489,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120488\/revisions\/120489"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21558"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120488"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120488"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120488"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}