{"id":120499,"date":"2025-08-07T13:02:35","date_gmt":"2025-08-07T13:02:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=120499"},"modified":"2025-08-07T13:02:35","modified_gmt":"2025-08-07T13:02:35","slug":"burgjet-po-kthehen-ne-varreza-si-i-burgosuri-i-semure-u-la-te-vdiste-ne-qeli-avokati-i-popullit-fle-gjume","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/07\/burgjet-po-kthehen-ne-varreza-si-i-burgosuri-i-semure-u-la-te-vdiste-ne-qeli-avokati-i-popullit-fle-gjume\/","title":{"rendered":"Burgjet po kthehen n\u00eb varreza\/ Si i burgosuri i semur\u00eb u la t\u00eb vdiste n\u00eb qeli! Avokati i Popullit fle gjum\u00eb!"},"content":{"rendered":"<div class=\"chapo\">Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar mbi humbjen e jet\u00ebs s\u00eb t\u00eb burgosurit Besnik Ko\u00e7iu n\u00eb ambientet e IEVP \u201cJordan Misja\u201d.<\/div>\n<p>Sipas njoftimeve t\u00eb publikuara n\u00eb media m\u00eb dat\u00eb 26.07.2025, familjar\u00ebt e shtetasit Ko\u00e7iu p\u00ebrmes nj\u00eb letre t\u00eb hapur b\u00ebnin apel p\u00ebr hetimin e humbjes s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb ambientet e paraburgimit \u201cJordan Misja\u201d.<\/p>\n<p>Nisur nga ky njoftim, KShH n\u00eb dat\u00ebn 29.07.2025 zhvilloi nj\u00eb monitorim n\u00eb ambientet e IEVP \u201cJordan Misja\u201d, me q\u00ebllim verifikimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngritura nga familjar\u00ebt e t\u00eb ndjerit.<\/p>\n<p>Shtetasi B.K, ishte akomoduar n\u00eb IEVP \u201cJordan Misja\u201d m\u00eb dat\u00eb 16.07.2025 dhe q\u00eb n\u00eb momentin e pranimit n\u00eb institucion kishte referuar se trajtohej p\u00ebr disa diagnoza komplekse si:\u00a0<em>Diabet Mellitus tip. 2, n\u00ebn insulin, HTA st. IIII, Dislipidemi.<\/em>\u00a0Gjithashtu referonte se para 6 muajsh kishte kaluar\u00a0<em>AVC ischemic akut<\/em>.<\/p>\n<p>Komiteti Shqiptar i Helsinkit n\u00eb reagim thekson se i burgosuri duhej t\u00eb trajtohej menj\u00ebher\u00eb pas shfaqjes s\u00eb shqet\u00ebsimeve dhe diagnozave q\u00eb kishte.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftim, Komiteti i Helsinkit shkruan se \u201crezulton se gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb akomodimit t\u00eb tij (sipas sh\u00ebnimit t\u00eb Kartel\u00ebs Mjek\u00ebsore, t\u00eb dat\u00ebs 18.07.2025), shtetasi Ko\u00e7iukishte paraqitur ankesa p\u00ebr dhimbje koke, dob\u00ebsi trupore dhe djegie. Nga kqyrja e dokumentacionit u konstatua se ankesa t\u00eb tilla ishin t\u00eb vazhdueshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, m\u00eb dat\u00eb 21.07.2025, shtetasi Ko\u00e7iu ishte transferuar nga Godina A ku kishte q\u00ebndruar deri n\u00eb at\u00eb moment, drejt Godin\u00ebs B t\u00eb institucionit, p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb akomodimit q\u00eb ofron.<\/p>\n<p>I paraburgosuri ishte vendosur fillimisht n\u00eb dhom\u00ebn nr. 2, bashk\u00eb me 3 shtetas t\u00eb tjer\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes jo t\u00eb mir\u00eb dhe shqet\u00ebsimeve q\u00eb paraqiste, ishte transferuar s\u00ebrish, k\u00ebsaj here drejt dhom\u00ebs nr. 6, ku kishte q\u00ebndruar i vet\u00ebm. Gjendja e tij jo e mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e dukshme edhe p\u00ebr punonj\u00ebsit e policis\u00eb n\u00eb sektor, pasi p\u00ebr dat\u00ebn 22.07.2025, n\u00eb Librin e L\u00ebnies s\u00eb Detyrave, nga Specialisti i Policis\u00eb G.R, ishte l\u00ebn\u00eb sh\u00ebnimi:\u00a0<em>T\u00eb mbahet n\u00ebn v\u00ebzhgim vazhdimisht i paraburgosuri i dhom\u00ebs nr. 6, kati -1, sektori 2, B.K e t\u00eb informohet specialisti i informacionit p\u00ebr \u00e7do shqet\u00ebsim.\u00a0<\/em>Megjithat\u00eb, nga verifikimet e KShH-s\u00eb nuk u konstatua t\u00eb ishin mbajtur praktika t\u00eb dokumentuara p\u00ebr hapat e ndjekur p\u00ebr mbajtjen e shtetasit B.K n\u00ebn v\u00ebzhgim. Kjo mund t\u00eb dal\u00eb vet\u00ebm nga nj\u00eb verifikim i kujdessh\u00ebm i kamerave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb korridorin ku ndodhej dhoma ku i paraburgosuri ishte akomoduar.<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmjen e dat\u00ebs 23.07.2025, n\u00eb Librin e aktivitetit 24 or\u00ebsh ishin mbajtur sh\u00ebnime se n\u00eb or\u00ebn 20:45, i paraburgosuri B.K ishte pa qejf. N\u00eb or\u00ebn 21:00 dhe 22:05 kishte shkuar n\u00eb dhom\u00ebn e tij ndihm\u00ebs mjekja e cila i kishte matur tensionin. Rezulton q\u00eb prej k\u00ebtij momenti, p\u00ebr afro 9 or\u00eb deri m\u00ebngjesin e nes\u00ebrm kur \u00ebsht\u00eb gjetur pa ndjenja nuk ka asnj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb t\u00eb dokumentoj\u00eb njoftimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb gjendjes s\u00eb tij sh\u00ebndet\u00ebsore nga ana e stafit policor apo atij sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit e turnit t\u00eb par\u00eb, n\u00eb or\u00ebn 7:00 t\u00eb dat\u00ebs 24.07.2025 kishin konstatuar se shtetasi B.K i akomoduar n\u00eb dhom\u00ebn nr. 6 nuk reagonte kur i flisnin. Ishte lajm\u00ebruar menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi si dhe ndihm\u00ebs mjekja, e cila kishte hyr\u00eb n\u00eb dhom\u00eb n\u00eb or\u00ebn 07:03. N\u00eb or\u00ebn 07:05 ishte kryer shoq\u00ebrimi i tij drejt urgjenc\u00ebs s\u00eb QSUT-s\u00eb, ku prej mjekut t\u00eb urgjenc\u00ebs ishte konkluduar se i paraburgosuri B.K kishte b\u00ebr\u00eb Exitus letatis (vdekje) me diagnoz\u00ebn: Suspect Arrest Kardiak.<\/p>\n<p>Nga monitorimi i m\u00ebsip\u00ebrm, rezulton se shtetasi ka q\u00ebndruar i akomoduar n\u00eb IEVP \u201cJordan Misja\u201d p\u00ebr rreth 8 dit\u00eb, por pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr t\u2019u d\u00ebrguar n\u00eb spital, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ishte realizuar p\u00ebr shkak se sipas konstatimeve t\u00eb personelit mjek\u00ebsor parametrat e tij ishin normal\u00eb dhe ishte rekomanduar kryerja e ekzaminimeve laboratorike t\u00eb tij n\u00eb vijim. KShH ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr faktin q\u00eb diagnozat komplekse t\u00eb k\u00ebtij shtetasi si dhe vuajtjet e tij t\u00eb vazhdueshme t\u00eb komfirmuara edhe nga t\u00eb paraburgosurit q\u00eb ndan\u00eb dhom\u00ebn me t\u00eb, k\u00ebrkonin nj\u00eb reagim t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr ekzaminim dhe trajtim t\u00eb specializuar t\u00eb tij menj\u00ebher\u00eb pas pranimit t\u00eb tij n\u00eb IEVP.<\/p>\n<p>KShH v\u00ebren se ekzaminimi dhe mbik\u00ebqyrja e vazhdueshme e gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb shtetasve q\u00eb akomodohen n\u00eb ambientet e institucioneve t\u00eb privimit t\u00eb liris\u00eb, \u00ebsht\u00eb detyrim q\u00eb buron edhe nga nenet 15 dhe 20 t\u00eb Rregullores s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve, pik\u00ebrisht me q\u00ebllim parandalimin e rasteve t\u00eb humbjes s\u00eb jet\u00ebs apo vet\u00ebvrasjeve. Sh\u00ebrbimi i kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor duhet t\u00eb sigurohet 24 or\u00eb dhe n\u00eb rast s\u00ebmundjesh, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb diagnostikohen apo kurohen n\u00eb k\u00ebto institucione, shtetasve t\u00eb burgosur u njihet e drejta e transferimit pran\u00eb Qendr\u00ebs Spitalore t\u00eb Burgjeve apo Qendr\u00ebs Spitalore Universitare Tiran\u00eb. Referuar parashikimeve t\u00eb nenit 41 t\u00eb ligjit nr. 81\/2020, personeli mjek\u00ebsor i IEVP-ve ka detyr\u00ebn t\u00eb evidentoj\u00eb dhe njoftoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr s\u00ebmundjet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb trajtim t\u00eb specializuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim vlen t\u00eb p\u00ebrmendim edhe standartet e elaboruara nga jurisprudenca e Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, e cila pavar\u00ebsisht se v\u00ebren se \u201cp\u00ebrshtatshm\u00ebria\u201d e ndihm\u00ebs mjek\u00ebsore mbetet elementi m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrcaktuar n\u00eb sistemin e burgjeve, ajo udh\u00ebhiqet nga testi i kujdesit t\u00eb duhur, duke patur n\u00eb konsiderat\u00eb mjetet q\u00eb shteti ka ndjekur dhe jo rezultatin. Sipas nenit 3 t\u00eb Konvent\u00eb (KEDNJ), vler\u00ebsohet n\u00ebse autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse vendase kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur t\u00eb gjitha masat mjek\u00ebsore t\u00eb arsyeshme t\u00eb mundshme n\u00eb nj\u00eb \u201cp\u00ebrpjekje t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme p\u00ebr t\u00eb penguar zhvillimin e s\u00ebmundjes n\u00eb fjal\u00eb (<em>Goginashvili kund\u00ebr Gjeorgjis\u00eb, 2011, \u00a7 71<\/em>). Vet\u00eb fakti q\u00eb nj\u00eb i paraburgosur vizitohet nga nj\u00eb mjek dhe i p\u00ebrshkruhet nj\u00eb form\u00eb e caktuar trajtimi nuk mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb automatikisht n\u00eb p\u00ebrfundimin se ndihma mjek\u00ebsore ishte e mjaftueshme (<em>Hummatov kund\u00ebr Azerbajxhanit, 2007, \u00a7 116<\/em>). Autoritetet duhet gjithashtu t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme nga natyra e nj\u00eb gjendjeje mjek\u00ebsore, mbik\u00ebqyrja t\u00eb jet\u00eb e rregullt dhe sistematike dhe t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb strategji gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse terapeutike q\u00eb synon trajtimin adekuat t\u00eb problemeve sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb t\u00eb paraburgosurit ose parandalimin e p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb tyre, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i adresoj\u00eb ato n\u00eb baz\u00eb simptomatike (<em>Amirov kund\u00ebr Rusis\u00eb, 2014, \u00a7 93<\/em>).<\/p>\n<p>KShH b\u00ebn thirrje p\u00ebr verifikime t\u00eb m\u00ebtejshme, objektive dhe t\u00eb gjith\u00ebanshme nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve lidhur me ngjarjen, p\u00ebr identifikimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive sipas rastit dhe parandalimin e rasteve t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KShH v\u00ebren me shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb se politika penale e ndjekur n\u00eb vijim\u00ebsi nga sistemi yn\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrkundrejt p\u00ebrdorimit t\u00eb tepruar t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d vijon t\u00eb jet\u00eb problematike. Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb shtetas me probleme t\u00eb r\u00ebnda sh\u00ebndet\u00ebsore dhe q\u00eb nuk paraqesin rrezikshm\u00ebri t\u00eb theksuar shoq\u00ebrore apo t\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn hetohen, humbasin jet\u00ebn n\u00eb sistemin e paraburgimit. Kjo politik\u00eb \u00ebsht\u00eb jo n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat inkurajojn\u00eb me forc\u00eb mos p\u00ebrdorimin e masave shtr\u00ebnguese t\u00eb kufizimit t\u00eb liris\u00eb gjat\u00eb hetimeve, ve\u00e7an\u00ebrisht kjo duke pasur parasysh n\u00eb rastin konkret historikun mjek\u00ebsor t\u00eb shtetasit B.K\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar mbi humbjen e jet\u00ebs s\u00eb t\u00eb burgosurit Besnik Ko\u00e7iu n\u00eb ambientet e IEVP \u201cJordan Misja\u201d. Sipas njoftimeve t\u00eb publikuara n\u00eb media m\u00eb dat\u00eb 26.07.2025, familjar\u00ebt e shtetasit Ko\u00e7iu p\u00ebrmes nj\u00eb letre t\u00eb hapur b\u00ebnin apel p\u00ebr hetimin e humbjes s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb ambientet e paraburgimit \u201cJordan Misja\u201d. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":10408,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-120499","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120499","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120499"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120499\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":120500,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120499\/revisions\/120500"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10408"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120499"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120499"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120499"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}