{"id":120538,"date":"2025-08-08T19:36:40","date_gmt":"2025-08-08T19:36:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=120538"},"modified":"2025-08-08T20:06:47","modified_gmt":"2025-08-08T20:06:47","slug":"operacioni-nderkombetar-rames-po-i-arrestohen-njerezit-e-karteleve-me-te-cilet-blen-votat-dhe-ben-biznes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/08\/operacioni-nderkombetar-rames-po-i-arrestohen-njerezit-e-karteleve-me-te-cilet-blen-votat-dhe-ben-biznes\/","title":{"rendered":"Operacioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar\/Ram\u00ebs po i arrestohen njer\u00ebzit e karteleve me t\u00eb cil\u00ebt blen votat dhe b\u00ebn biznes"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ushtria e Ram\u00ebs n\u00eb blerjen e votave dhe pastrimin e parave po godiet nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb operacinesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Njer\u00ebzit e Ram\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn blen votat dhe pastron n\u00eb kulla parat\u00eb po arrestohen nj\u00eb e nga nj\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me deklaroi t\u00eb premten se ka goditur nj\u00eb nga organizatat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb trafikut t\u00eb kokain\u00ebs nga Amerika e Jugut drejt Europ\u00ebs, e cila i pastronte parat\u00eb e pista n\u00eb biznesin e nd\u00ebrtimit t\u00eb resorteve dhe pasurive t\u00eb patundshme n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Akuza t\u00eb reja jan\u00eb ngritur edhe ndaj Franc \u00c7opjes, alias Franc Gergely, aktualisht i arrestuar n\u00eb Belgjik\u00eb p\u00ebr vepra penale t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe grupit t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>Hetimet u zhvilluan nga SPAK n\u00eb bashk\u00ebpunim me Europol dhe autoritetet e Belgjik\u00ebs, Franc\u00ebs, Holand\u00ebs, Gjermanis\u00eb dhe Italis\u00eb, pasi u siguruan t\u00eb dh\u00ebna dhe mesazhe p\u00ebrmes platform\u00ebs SkY ECC.<\/p>\n<p>Organizata e dyshuar kriminale operonte n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb globale, duke bashk\u00ebpunuar me grupe t\u00eb tjera kriminale p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar transportet drejt porteve evropiane dhe i investonte fitimet e m\u00ebdha n\u00eb prona dhe biznese n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb saj.<\/p>\n<p>Organizata akuzohet si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr trafikimin e ndar\u00eb n\u00eb disa ngarkesa t\u00eb 28 ton\u00ebve kokain\u00eb n\u00eb vitin 2020 nga Paraguaj n\u00eb drejtim t\u00eb Anvers\u00ebs n\u00eb Belgjik\u00eb dhe Hamburgut n\u00eb Gjermani. Nga k\u00ebto sasi u sekuestruan 17 ton kokain\u00eb me nj\u00eb vler\u00eb tregu t\u00eb llogaritur deri n\u00eb 3.5 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, trafikimi i k\u00ebtyre ngarkesave u organizua nga Elvis \u00c7ela dhe v\u00ebllai i tij, t\u00eb cil\u00ebt jetonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Paraguaj.<\/p>\n<p>Sipas prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Altin Dumani dhe Vladimir Mara, kjo organizat\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb nga organizatat shqiptare m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAjo kishte kapacitetin p\u00ebr t\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb \u00e7mimin e kokain\u00ebs n\u00eb tregjet evropiane dhe p\u00ebr t\u00eb menaxhuar sasi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs narkotike n\u00eb periudha t\u00eb shkurtra kohore,\u201d citohen prokuror\u00ebt n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr shtyp.<\/p>\n<p>\u201cFuqia financiare e lart\u00eb e k\u00ebsaj organizate, strukturimi dhe organizimi i nj\u00eb niveli shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb si dhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb rikuperuar humbjet q\u00eb vinin nga sekuestrimet e dallojn\u00eb at\u00eb nga grupet e tjera kriminale t\u00eb hetuara nga SPAK,\u201d shtuan ata.<\/p>\n<p>Mes 16 masave t\u00eb firmosura nga gjykata, SPAK deklaroi se jan\u00eb ekzekutuar shtat\u00eb me arrest me burg dhe dy me detyrim p\u00ebr paraqitje para oficerit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00ebri nga krer\u00ebt e organizat\u00ebs, Franc \u00c7opja ndodhet aktualisht i arrestuar n\u00eb Blegjik\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve t\u00eb SPAK, organizata kriminale i kryente operacionet e trafikimit t\u00eb tonelatave me kokain\u00eb nga Paraguaj, ku q\u00ebndronin dy prej an\u00ebtar\u00ebve kryesor\u00eb, duke i mund\u00ebsuar asaj q\u00eb t\u00eb kontrollonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e trafikimit.<\/p>\n<p>L\u00ebnda narkotike fshihej n\u00eb ngarkesa t\u00eb ligjshme me kuti sapuni, bombola boje apo kollose nd\u00ebrtimi, t\u00eb cilat transportoheshin nga Amerika e Jugut drejt porteve t\u00eb m\u00ebdha europiane. Droga maskohej me marka tregtare si \u201cFox\u201d, \u201cPuma\u201d apo \u201cSy me rrufe\u201d.<\/p>\n<p>Organizata p\u00ebrdorte gjithashtu m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebr transferimin e parave \u2013 nga transporti fizik i parave cash nga vendet e BE-s\u00eb drejt Shqip\u00ebris\u00eb me shofer\u00ebt e linjave nd\u00ebrkomb\u00ebtare deri te sistemi \u201cHa\u00ebala\u201d pa zhvendosje fizike t\u00eb parave apo me kriptovaluta.<\/p>\n<p>Prokuroria ka identifikuar 5 shoq\u00ebri tregtare n\u00eb Durr\u00ebs, Kavaj\u00eb dhe Rrogozhin\u00eb t\u00eb lidhura me organizat\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme, mes t\u00eb cilave edhe kompanin\u00eb AMR shpk n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Fadil Ball\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompania zot\u00ebron kompleksin \u201cAjman Park Resort\u201d n\u00eb Xhafzotaj, i cili u sekuestrua nga Gjykata e Posa\u00e7me me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK. Masa e sekuestros preventive u vendos gjithashtu ndaj nj\u00eb vile 2-kat\u00ebshe n\u00eb Dh\u00ebmi me vler\u00eb 1 milion euro, pasuri dhe troje n\u00eb Sharr\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs si dhe ndaj kompanive t\u00eb biznesit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ushtria e Ram\u00ebs n\u00eb blerjen e votave dhe pastrimin e parave po godiet nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb operacinesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Njer\u00ebzit e Ram\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn blen votat dhe pastron n\u00eb kulla parat\u00eb po arrestohen nj\u00eb e nga nj\u00eb. Prokuroria e Posa\u00e7me deklaroi t\u00eb premten se ka goditur nj\u00eb nga organizatat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb trafikut t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":65523,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-120538","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120538","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120538"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120538\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":120540,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120538\/revisions\/120540"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120538"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120538"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120538"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}