{"id":120690,"date":"2025-08-12T08:33:18","date_gmt":"2025-08-12T08:33:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=120690"},"modified":"2025-08-12T08:33:18","modified_gmt":"2025-08-12T08:33:18","slug":"gangsteri-i-trustit-te-lulelakres-i-shkruan-leter-osbe-se-te-pranoje-realitetin-e-farses-elektorale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/12\/gangsteri-i-trustit-te-lulelakres-i-shkruan-leter-osbe-se-te-pranoje-realitetin-e-farses-elektorale\/","title":{"rendered":"\u201cGangsteri i Trustit t\u00eb Lulelakr\u00ebs\u201d i shkruan let\u00ebr OSBE-s\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb realitetin e fars\u00ebs elektorale"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Kreu i regjimit i d\u00ebrgoi OSBE-s\u00eb nj\u00eb let\u00ebr shfaq\u00ebse para disa dit\u00ebsh, duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshilla babai p\u00ebr rezultatin e raportit paraprak t\u00eb k\u00ebtij institucioni mbi mbar\u00ebvajtjen e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga ato \u201ck\u00ebrcimet e tij p\u00ebrpjet\u00eb\u201d, kur shikon q\u00eb pasqyra, n\u00eb ekranin e saj, i kthen para syve fytyr\u00ebn diktatoriale t\u00eb pushtetit q\u00eb ai drejton&#8230;<\/p>\n<p>Nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt i d\u00ebrgoi para disa muajsh edhe kryetarit t\u00eb PPU, z. Manfred Weber, kundrejt nj\u00eb rezolute t\u00eb miratuar nga organizimi m\u00eb i fuqish\u00ebm i partive t\u00eb djathta europiane mbi gjendjen e demokracis\u00eb dhe liris\u00eb politike n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka pasur edhe dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra raste t\u00eb tjera, sidomos ndaj gazetave dhe televizioneve t\u00eb ndryshme europiane me prestigj nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kur kryeministri shqiptar, ose si\u00e7 njihet ndryshe Kreu i Organizat\u00ebs Kriminale, u \u00ebsht\u00eb drejtuar me telefonata ose letra redaksive t\u00eb tyre, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 u \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Gjykat\u00ebs Kushtetuese, SPAK-ut, kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs apo \u00e7do institucioni tjet\u00ebr shtet\u00ebror t\u00eb zgjedhur me vot\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo t\u00eb kujton pa shum\u00eb ndryshim sjelljen tipike t\u00eb diktatorit t\u00eb Libis\u00eb, Moamer Gadafi, i cili iu p\u00ebrgjigjej me reagime brutale, sikur kishte sekretin e bot\u00ebs n\u00eb dor\u00eb, institucioneve demokratike europiane ose kancelarive t\u00eb shteteve per\u00ebndimore mbi reagimet e tyre p\u00ebr sjelljet terroriste t\u00eb pushtetit t\u00eb tij n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kushdo, qytetar shqiptar, intelektual apo organizat\u00eb e pavarur, \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb q\u00eb t\u2019i shkruaj\u00eb OSBE-s\u00eb dhe ODIR-it mbi organizimin e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit ose mbi \u00e7do prov\u00eb zgjedhore. Dhe kjo, n\u00eb fakt, edhe si\u00e7 mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur, nuk ka b\u00ebr\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se ka ndihmuar p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi gjykimin e rezultatit zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kushdo mund ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, por a mund ta b\u00ebnte kaq leht\u00ebsisht kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, i cili i b\u00ebn opozit\u00eb gjykimit fillestar t\u00eb OSBE-s\u00eb mbi at\u00eb \u00e7far\u00eb ka par\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje?<\/p>\n<p>Edhe pse nuk ka nj\u00eb ligj t\u00eb shkruar dhe as mund t\u00eb imagjinohet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb etika politike, shtet\u00ebrore dhe individuale, q\u00eb e kufizon kategorikisht nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>E ndalon, sepse kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtuesi q\u00eb i organizon k\u00ebto zgjedhje dhe, duke pasur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb mbar\u00ebvajtjes s\u00eb tyre, ka konflikt t\u00eb hapur interesi mbi gjykimin e tyre nga faktor\u00ebt e mandatuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto zgjedhje do t\u00eb kujtohen n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit shqiptar, edhe m\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebr xhungl\u00ebn e krimit elektoral. Ato u zhvilluan sipas kultur\u00ebs politike t\u00eb Gangsterit t\u00eb Lulelakr\u00ebs q\u00eb ka sjell\u00eb dhe ka zhvilluar n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb politike q\u00eb e k\u00ebrkon hapur rezultatin e fitimit t\u00eb zgjedhjeve te grabitja e tyre.<\/p>\n<p>Besoj se \u00ebsht\u00eb i njohur nga shumica rituali i tij, kur u k\u00ebrkon hapur vart\u00ebsve dhe patronazhist\u00ebve t\u00eb tij num\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar deputet\u00ebsh dhe votuesish n\u00eb form\u00eb urdhri p\u00ebr \u00e7do qark.<\/p>\n<p>E kush ka guxuar ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb bot\u00ebn euroatlantike p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb diktatori si Edi Rama?! Putini, Lukashenko dhe Maduro e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, por sidoqoft\u00eb kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb kamufluar.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb fare e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar dhe p\u00ebr t\u00eb gjykuar se kush \u00ebsht\u00eb Edi Rama, sidomos n\u00eb historin\u00eb e zgjedhjeve politike apo \u00e7far\u00eb traume q\u00eb i ka shkaktuar ai rotacionit politik.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn q\u00eb i p\u00ebrdoruri i fundit i tij n\u00eb politik\u00eb i shkruan OSBE-s\u00eb, fill pas nj\u00eb dite nga raporti paraprak i cili u b\u00eb publik, sipas v\u00ebzhguesve t\u00eb tyre, ai u k\u00ebrkonte di\u00e7ka q\u00eb nuk mund t\u00eb gjendet kurr\u00eb. Absurdin. Balancimin e provave me gjykimin faktik.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb e mundur kjo?! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e \u00e7uditshme, q\u00eb t\u00eb kujton filozofin\u00eb sipas s\u00eb cil\u00ebs ka njer\u00ebz n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb fshehin g\u00ebnjeshtr\u00ebn edhe kur e kan\u00eb t\u00eb pamundur mund\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk kam nd\u00ebrmend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmend asnj\u00eb rast nga kasapana e \u201cshkenc\u00ebs elektorale\u201d t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, se e ka b\u00ebr\u00eb opozita me fakte dhe po e vazhdon me prova p\u00ebrdit\u00eb dhe k\u00ebto prova t\u00eb panum\u00ebrta do ta b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb hidhet p\u00ebrpjet\u00eb nga lemeria raporti paraprak i OSBE-ODIHR-it t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve, p\u00ebrball\u00eb gjith\u00e7kaje t\u00eb konstatuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb film i gjat\u00eb dhe i pafund n\u00eb ekran.<\/p>\n<p>Gangsteri i Trustit t\u00eb Lulelakr\u00ebs d\u00ebshmon edhe nj\u00eb her\u00eb kultur\u00ebn e tij politike n\u00eb letr\u00ebn q\u00eb i d\u00ebrgon OSBE-s\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet sejmenit t\u00eb tij t\u00eb radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Po a mbulohet dot kultura e tij e mashtrimit, arroganc\u00ebs, dhun\u00ebs dhe krimit q\u00eb ai manifeston n\u00eb \u00e7far\u00ebdo \u00e7asti me sjelljen e tij politike? E pamundur. Krejt\u00ebsisht e pamundur. Ajo ka gjurm\u00eb t\u00eb thella, ku e zeza \u00ebsht\u00eb shkruar mbi t\u00eb bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Por un\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul se duhet gjetur medoemos nj\u00eb kronik\u00eb brilante me z\u00eb dhe figur\u00eb nga arkivat e televizioneve dhe do ishte mir\u00eb t\u2019u \u00e7ohet si ilustrim mbi letr\u00ebn OSBE-s\u00eb dhe ODIHR-it, p\u00ebr t\u2019u kujtuar se ky q\u00eb po u shkruan k\u00ebt\u00eb let\u00ebr \u00ebsht\u00eb po ky q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon votuesit hapur n\u00eb k\u00ebt\u00eb kronik\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Edi Rama.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori e tmerrshme, nga ato q\u00eb Arturo Ui i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka shkruar k\u00ebt\u00eb let\u00ebr sot b\u00ebn t\u00eb paditurin, sikur nuk ia ka krijuar subkoshienca e tij dhe i p\u00ebrcjell OSBE-s\u00eb\u00a0imazhin e tij t\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebs.<\/p>\n<p>E kam seriozisht, gjejeni at\u00eb kronik\u00eb dhe \u00e7ojani si nj\u00eb prov\u00eb OSBE-s\u00eb, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb spektakolare q\u00eb jep nj\u00eb mesazh t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pushtetit lokal dy vite m\u00eb par\u00eb, Gangsteri i Lulelakr\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb miting n\u00eb Kam\u00ebz, i veshur si barbon sekti, n\u00eb mos gabohem, diku n\u00eb Bathore, i k\u00ebrc\u00ebnon hapur ata q\u00eb kishte p\u00ebrpara, se duhej t\u00eb votonin me patjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb. Se ndryshe&#8230;! Do vdisnin urie&#8230;<\/p>\n<p>\u201cPo qe se nuk do m\u00eb votoni mua, do mbeteni pa para,\u201d \u2013 iu drejtua hapur t\u00eb mbledhurve kryeministri i vendit.<\/p>\n<p>Dhe pa u shuar ende z\u00ebri i tij i \u00e7jerr\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnimit, nj\u00eb hoxh\u00eb i frik\u00ebsuar diku nga qarku i Librazhdit u b\u00ebn thirrje besimtar\u00ebve t\u00eb tij i panikosur, q\u00eb t\u00eb votonin Edi Ram\u00ebn alias Arturo Ui-n\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb rruga e fitores s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs, shpesh sa komike aq edhe tragjike.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb fakt real dhe ky fakt tragjik duhet p\u00ebrzgjedhur mes mij\u00ebra e mij\u00ebra provave t\u00eb manipulimit.<\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb thot\u00eb se kjo kronik\u00eb i korespondon zgjedhjeve t\u00eb pushtetit lokal. Po, por kjo \u00ebsht\u00eb deviza e tij unike p\u00ebr t\u00eb gjitha zgjedhjet, nj\u00ebsoj si n\u00eb zgjedhjet e pushtetit qendror t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>Brenda tij p\u00ebrfshihen ujku, dhelpra, hijena, \u00e7akalli, gjarpri dhe krimbi.<\/p>\n<p>Tek letra q\u00eb ai i drejton OSBE-s\u00eb, mua m\u00eb duket se l\u00ebviz krimbi.<\/p>\n<p>Ai gjithmon\u00eb ka dashur q\u00eb t\u2019u kaloj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve n\u00ebp\u00ebr shall\u00eb akrobacit\u00eb e tij.<br \/>\nA do t\u00eb jet\u00eb e mundur gjithmon\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7far\u00ebdo relativiteti q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb krijojn\u00eb propaganda dhe tymi i tij diplomatik, brenda \u00e7arkut q\u00eb i ka ngritur vetes \u2013 q\u00eb nga sjellja arrogante n\u00eb Parlament, ku ai i ka b\u00ebr\u00eb m&#8230;tin edhe vet\u00eb karriges s\u00eb tij dhe nuk gjen dot vend ku t\u00eb ulet, tek zgjedhjet e grabitura, tek droga, krimi, vjedhjet dhe drejt\u00ebsia e kapur, ku ai \u00ebsht\u00eb padroni i gjith\u00e7kaje \u2013 tani ndodhet i mb\u00ebrthyer si Arturo Ui n\u00eb dram\u00ebn e Bertolt Brecht-it.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00ebdo manovre q\u00eb t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb, nuk mund t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb m\u00eb gjykimit t\u00eb koh\u00ebs dhe t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Kreu i regjimit i d\u00ebrgoi OSBE-s\u00eb nj\u00eb let\u00ebr shfaq\u00ebse para disa dit\u00ebsh, duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshilla babai p\u00ebr rezultatin e raportit paraprak t\u00eb k\u00ebtij institucioni mbi mbar\u00ebvajtjen e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga ato \u201ck\u00ebrcimet e tij p\u00ebrpjet\u00eb\u201d, kur shikon q\u00eb pasqyra, n\u00eb ekranin e saj, i kthen para syve fytyr\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":114079,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-120690","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120690"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120690\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":120691,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120690\/revisions\/120691"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114079"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}