{"id":120997,"date":"2025-08-15T08:10:56","date_gmt":"2025-08-15T08:10:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=120997"},"modified":"2025-08-15T08:10:56","modified_gmt":"2025-08-15T08:10:56","slug":"delvina-shkrumb-e-hi-banoret-zjarri-na-dogji-edhe-shpresen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/15\/delvina-shkrumb-e-hi-banoret-zjarri-na-dogji-edhe-shpresen\/","title":{"rendered":"Delvina shkrumb e hi! Banor\u00ebt: Zjarri na dogji edhe shpres\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">N\u00ebn nj\u00eb oaz t\u00eb vog\u00ebl posht\u00eb pjergullave t\u00eb zhuritura, bashk\u00ebshort\u00ebt, Luan dhe Monika Muho shfaqin emocione t\u00eb p\u00ebrziera; g\u00ebzim q\u00eb shp\u00ebtuan jet\u00ebt e tyre dhe frik\u00eb e panik se ai zjarr katastrofik nuk do u shuhet n\u00eb kujtes\u00eb, k\u00ebtu e m\u00eb pas.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>\u201cShp\u00ebtuam, por k\u00ebt\u00eb tmerr q\u00eb jetuam nuk do e kalojm\u00eb leht\u00eb, as ne e as fqinj\u00ebt\u201d-thot\u00eb 73-vje\u00e7ari Luan Mara p\u00ebr Faktoje.<\/p>\n<p>N\u00eb Delvin\u00eb asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb si m\u00eb par\u00eb! Qindra banor\u00eb t\u00eb traumatizuar, f\u00ebmij\u00eb e gra t\u00eb larguar n\u00eb panik e sip\u00ebr nga vatra e tmerrit, gjasht\u00eb banesa t\u00eb djegura, mij\u00ebra ullinj t\u00eb shkrumbuar, vreshta t\u00eb kthyera n\u00eb thengjinj dhe bim\u00ebsi e zhdukur.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\" data-country=\"AL\" data-display=\"0\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html inline  tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\">Ajo q\u00eb ka mbetur pas mes hirit t\u00eb zi, \u00ebsht\u00eb dalja n\u00eb \u201cdrit\u00eb\u201d e pafuqis\u00eb s\u00eb strukturave shtet\u00ebrore, munges\u00ebs s\u00eb mjeteve dhe sakrifica njer\u00ebzore e efektiv\u00ebve t\u00eb ushtris\u00eb, zjarrfik\u00ebsve dhe policis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt punuan pa pushim, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb shp\u00ebtonin jet\u00ebt e qytetar\u00ebve, dhe ia arrit\u00ebn\u2026<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Tmerri n\u00eb prag<\/strong><\/p>\n<p>\u201cVatra m\u00eb e madhe e zjarrit ndodhi n\u00eb shtat\u00eb e gjysm\u00eb n\u00eb dark\u00eb (sh\u00ebnim e mart\u00eb 12 gusht). Kjo erdhi si pasoj\u00eb e zjarrv\u00ebnies n\u00eb Leshnik dhe nuk u parapri q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyhej dhe shp\u00ebtonim edhe ne nga e keqja q\u00eb na erdhi. Duhet t\u00eb ishin marr\u00eb masa m\u00eb p\u00ebrpara q\u00eb ta p\u00ebrballonin\u201d-thot\u00eb p\u00ebr Faktoje.al, 73-vje\u00e7ari Luan Mara, nj\u00eb nga ata banor\u00eb t\u00eb rrezikuar seriozisht, banesa e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb buz\u00eb kodrin\u00ebs e cila u shkrumbua plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u201cErdh\u00ebn policia dhe na largoi\u201d-nd\u00ebrhyn bashk\u00ebshortja e tij, nd\u00ebrsa her\u00eb pas here kur kujton \u00e7do moment t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb zjarrit para pafuqis\u00eb s\u00eb tyre q\u00eb p\u00ebr pak u mori jet\u00ebn. P\u00ebrlotet\u2026\u201cNuk merrnim dot frym\u00eb, afshi i zjarrit, tymi, paniku na p\u00ebrfshiu t\u00eb gjith\u00ebve\u201d-tregon 65-vje\u00e7arja nd\u00ebrsa qan teksa kujton \u00e7astin ku dy vajza fqinje t\u00eb saj b\u00ebrtisnin e mundoheshin t\u00eb shuanin zjarrin q\u00eb i shkoi n\u00eb pragun e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/August\/14\/auto_Delvine-Zjarret_041_watermarked-1024x683-1-640x4271755202288.webp\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>\u201cSituata e r\u00ebnd\u00eb filloi n\u00eb shtat\u00eb e gjysm\u00eb. Erdhi nga mali p\u00ebrbri. Un\u00eb isha n\u00eb oborr kur shp\u00ebrtheu flaka. Filluan t\u00eb b\u00ebrtisnin vajzat posht\u00eb, nuk dilnin nga sht\u00ebpia. Zjarrfik\u00ebsit kishin vajtur tek pusi i naft\u00ebs. Nj\u00eb tmerr, luft\u00eb. Erdh\u00ebn zjarrfik\u00ebset dhe policia, nuk ishin pak erdh\u00ebn 50 polic\u00eb. Na t\u00ebrhoq\u00ebn edhe ne. D\u00ebme kemi n\u00eb ullinj, po shp\u00ebtuam kok\u00ebn\u201d-thot\u00eb 65-vje\u00e7arja Monika Moho p\u00ebr Faktoje.al.<\/p>\n<p>Edhe fqinji i saj Liro, q\u00eb sapo ka ardhur i drobitur nga qafa e malit pran\u00eb, me nj\u00eb pomp\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb krah\u00eb, thot\u00eb se tashm\u00eb po ndihmon sa t\u00eb mundet forcat zjarrfik\u00ebse p\u00ebr t\u00eb shuar trungje pem\u00ebsh t\u00eb larta t\u00eb cilat jan\u00eb ende aktive nga zjarri dhe mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm s\u00ebrish.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb \u201csheshin e panikut\u201d<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSheshi para Bashkis\u00eb u mbush me shum\u00eb njer\u00ebz, ishte i vetmi vend q\u00eb nuk rrezikohej p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga zjarri. Kaos i madh e frik\u00eb, njer\u00ebzit pyesnin p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit n\u00ebse i kishin par\u00eb dikush.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/August\/14\/auto_Delvine-Zjarret_036_watermarked-1024x683-1-640x4271755202307.webp\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>\u201cM\u00eb keq nuk kish ku shkonte\u201d-thot\u00eb G\u00ebzim Lame, banor i Delvin\u00ebs dhe pronar i nj\u00eb lokali aty pran\u00eb Bashkis\u00eb. \u201cMe th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn angazhim pati p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar sht\u00ebpi e nj\u00ebr\u00ebz, por duhet t\u00eb ishte nd\u00ebrhyr\u00eb m\u00eb par\u00eb nga ajri\u201d-k\u00ebmb\u00ebngul nj\u00eb tjet\u00ebr qytetar, i cili vet\u00eb thekson se \u00a0nuk ka p\u00ebsuar d\u00ebme, por shum\u00eb familje t\u00eb tjera kan\u00eb l\u00ebn\u00eb katandi, kryesisht ullishte t\u00eb d\u00ebmtuara thujase plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p><strong>Duart n\u00eb kok\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Bim\u00ebsia, ullishtet, vreshtat, pishat e buta, g\u00ebshtenjat, pem\u00ebt frutore dhe shkurret, jan\u00eb shkruambuar thuajse plot\u00ebsisht, duke l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb pamje t\u00eb trisht\u00eb, pasojat e s\u00eb cil\u00ebs do jen\u00eb aty, p\u00ebr shum\u00eb dekada. Vet\u00ebm 14 or\u00eb\u2026kaq mjaftuan q\u00eb Delvina dhe rrethinat e saj sot t\u00eb duket si pas apokalipsit. \u201cBo bo ullinjt\u00eb e mi. Bo bo c\u2019qenka b\u00ebr\u00eb\u2026\u201d-qe reagimi i par\u00eb i nj\u00eb banori t\u00eb Delvin\u00ebs sapo u ngjit n\u00eb kodr\u00ebn e qytetit, kah Mali i Sopotit. Posht\u00eb saj, n\u00eb nj\u00eb pllaj\u00eb t\u00eb madhe ndodheshin mij\u00ebra pem\u00eb ullinjsh, disa shekullor\u00eb dhe tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb rinj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/August\/14\/auto_Delvine-Zjarret_023_watermarked-1024x683-1-640x4271755202336.webp\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk ka mbetur, shkrumb e hi gjith\u00e7ka, zi kudo, me p\u00ebrjashtim t\u00eb ndonj\u00eb grop\u00ebze q\u00eb zjarri nuk ka mundur t\u00eb jet\u00eb aq i fuqish\u00ebm duket ndonj\u00eb pem\u00eb e p\u00ebrc\u00eblluar, ende e pakallur.<\/p>\n<p>\u201cKe d\u00ebgjuar \u2018vaj Delvine\u2019? Ja k\u00ebtu b\u00ebhej. A sheh m\u00eb ullinj t\u2019i, a sheh si jan\u00eb b\u00ebr\u00eb\u201d-flet, pyet sikur gjithkush ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi (edhe ne), e m\u00eb pas po vet\u00eb jep p\u00ebrgjigje. I k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb flas\u00eb me em\u00ebr e para kameras, por mesoburri q\u00eb nuk do dhe gjithkush do i jepte t\u00eb drejt\u00eb teksa gjith\u00eb koh\u00ebs shfaq nj\u00eb lloj traumatizimi.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb t\u00eb flas un\u00eb? Shihni \u00e7far\u00eb b\u00ebhet. Kujt t\u2019ja v\u00eb fajin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk e di\u201d-vjon t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb, duke shtuar pas \u00e7do fjalie t\u00eb shkurt\u00ebr vet\u00ebm:.. \u201cBo, bo, bo,\u201d- me duart n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb zjarrefik\u00ebse e Delvin\u00ebs prodhim i vitit 1963<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb grup i vog\u00ebl ushtar\u00ebsh gatiten disi p\u00ebrtuesh\u00ebm sapo shohin se po fotografohen dhe mediat jan\u00eb p\u00ebrqark. Mundohen t\u00eb mbajn\u00eb q\u00ebndrim drejt, edhe pse k\u00ebmb\u00ebt i l\u00ebshojn\u00eb. Duart t\u00eb nxira nga shkrumbi i zi i zjarrit q\u00eb la l\u00ebn\u00eb pas, fytyra e sterrosur, ndon\u00ebse k\u00ebta njer\u00ebz i zbardh\u00ebn faqen Delvin\u00ebs, shp\u00ebtuan jet\u00eb njer\u00ebzish.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/August\/14\/auto_Delvine-Zjarret_033_watermarked-1024x683-1-640x4271755202361.webp\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Secili prej tyre \u00ebsht\u00eb hero I gjall\u00eb n\u00eb vetvete, sepse kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb sot t\u00eb mos num\u00ebrohen t\u00eb vdekurit, po ashtu edhe nj\u00eb grup zjarrfik\u00ebsish ca m\u00eb tej dhe disa efektiv\u00eb policie po aq t\u00eb d\u00ebrmuar. Ti pyes\u00ebsh n\u00eb u lodh\u00ebn duket sikur i fyen\u2026 Lodhjen, mundin, problemet me frym\u00ebmarrjen duksh\u00ebm e shfaqin. Mjetet q\u00eb kan\u00eb n\u00eb duar nj\u00eb pirg lopatash, ndonj\u00eb shkurre dhe pak pompa krahu q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr neutralizimin e vatrave t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zjarrfik\u00ebse e Delvin\u00ebs, nga dy t\u00eb vetmet q\u00eb ka q\u00ebndron paksa pushim\u2026 Vitprodhimi \u00ebsht\u00eb 1963\u2026! \u201cMbahet ende dhe ishte mir\u00eb se futej n\u00eb terren t\u00eb thyer\u201d-thot\u00eb nj\u00eb burim n\u00eb kushtet e anonimitetit. Sa p\u00ebr veshje speciale \u00ebsht\u00eb luks t\u00eb k\u00ebrkohet. Po ashtu edhe zjarrfik\u00ebse moderne q\u00eb kan\u00eb fuqi hedh\u00ebse t\u00eb ujit n\u00eb distanc\u00eb t\u00eb larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem me pjes\u00ebn logjistike ishte se zjarrfik\u00ebset nuk shoq\u00ebroheshin me autobote n\u00eb vendin ku nd\u00ebrhynte dhe u duheshin t\u00eb ktheheshin p\u00ebr furnizin n\u00eb qendr\u00ebn e tyre. Zjarrfik\u00ebs t\u00eb paguar keq, po ashtu edhe ushtar\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb repartit t\u00eb xhenios q\u00eb futen t\u00eb par\u00ebt mes flak\u00ebve.<\/p>\n<p>Sandui\u00e7 dhe uj\u00eb\u2026 Kjo qe dreka dhe darka e forcave ushtarake, zjarrfik\u00ebse dhe policore q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebr gati 24 or\u00eb n\u00eb shp\u00ebtimin e zon\u00ebs urbane t\u00eb Delvin\u00ebs. Shp\u00ebtuan njer\u00ebz e sht\u00ebpi, pasi gjith\u00e7ka tjet\u00ebr k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shkrumbuar.<\/p>\n<p><strong>Zjarri nj\u00eb jav\u00eb p\u00ebrqark\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Gati nj\u00eb ironi ther\u00ebse edhe e natyr\u00ebs u luajt n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin Vlor\u00eb-Delvin\u00eb-Finiq. Nd\u00ebrsa qyteti i Vlor\u00ebs nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebrmbytej nga shtr\u00ebngata shiu, n\u00eb Finiq dielli p\u00ebrv\u00ebllues dilte e humbte nga re t\u00eb dendura duke shkarkuarr shum\u00eb rrufe.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb rrufe ra n\u00eb maj\u00ebn e Malit pran\u00eb Finiqit duke ndezur nj\u00eb var\u00ebt zjarri fillimisht t\u00eb vog\u00ebl, por q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs pati p\u00ebrhapje\u201d-thot\u00eb p\u00ebr Faktoje.al, Prefekti i Vlor\u00ebs, Plator Nesturi, i cili gjithashtu shton se \u201cterreni ishte mjaft i thyer dhe ishte e pamundur nd\u00ebrhyrja me forca njer\u00ebzore\u201d. Nd\u00ebrsa p\u00ebr nd\u00ebrhyrje nga ajri erdhi por von\u00eb, shum\u00eb von\u00eb zjarri shkat\u00ebrroi gjith\u00e7ka gjeti p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/August\/14\/auto_Delvine-Zjarret_016_watermarked-1024x683-1-640x4271755202382.webp\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Dy avion\u00eb canader t\u00eb ardhur nga Italia dhe dy helikopter\u00eb shuan nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb zjarrit aktiv n\u00eb m\u00ebngjesin e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDuket q\u00eb situata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm megjith\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb or\u00eb shum\u00eb t\u00eb ethshme nga zjarri k\u00ebrc\u00ebnues. Zjarri shkoi n\u00eb tre an\u00ebt e Delvin\u00ebs dhe u b\u00eb shum\u00eb problematik\u201d-thot\u00eb p\u00ebr Faktoje.al, Prefekti i Vlor\u00ebs Plator Nesturi, i cili pohon gjithashtu se situata ishte mjaft serioze.<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebja e par\u00eb ishte evakuimi i banor\u00ebve dhe m\u00eb von\u00eb filloi nd\u00ebrhyrja sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi e rrug\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb segmentet q\u00eb vinte zjarri. Sip\u00ebr Delvin\u00ebs ndodhen pikat e puseve t\u00eb naft\u00ebs dhe k\u00ebtu kishte v\u00ebmendje t\u00eb shtuar si dhe nj\u00eb depozit\u00eb gazi\u201d-thot\u00eb ai, nd\u00ebrsa shton se ka pasur ndihm\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb bashkit\u00eb e qarkut Vlor\u00eb me mjete zjarrfik\u00ebse, por edhe nga Gjirokastra dhe Fieri.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/August\/14\/auto_Delvine-Zjarret_006_watermarked-1024x683-1-640x4271755202402.webp\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>\u201cKa pasur nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb shtuar nga forcat e ushtris\u00eb mbi 120 efektiv\u00eb, kjo e shoq\u00ebruar me 60 efektiv\u00eb t\u00eb zjarrfik\u00ebsve nga nj\u00ebsit\u00eb vendore. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb luft\u00eb q\u00eb u b\u00eb mund t\u00eb themi q\u00eb d\u00ebmet jo se jan\u00eb t\u00eb vogla, por kemi shp\u00ebtuar me efektivitet nj\u00eb d\u00ebm q\u00eb do ishte shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. S\u00eb pari kemi shp\u00ebtuar jet\u00eb njer\u00ebzore\u201d-thot\u00eb Nesturi.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu zbulon p\u00ebr Faktoje.al se \u00ebsht\u00eb n\u00eb plan hartimi krijimi i dy qendrave zjarrfik\u00ebse q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet me efikase n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u201cKemi menduar t\u00eb kemi krijimin e dy zonave, q\u00eb do jen\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushin kapacitetet, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb varura nga ushtria. Nj\u00ebra do jet\u00eb n\u00eb Bonavi, af\u00ebr Vlor\u00ebs, dhe tjetra n\u00eb Finiq. Do ket\u00eb nj\u00eb pozicionim zjarrfik\u00ebseve n\u00eb dy zona m\u00eb problematike. Efikasiteti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh madh jo vet\u00ebm bashkit\u00eb e zjarrfik\u00ebsve q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb terren, por n\u00eb situata emergjence do ket\u00eb nd\u00ebrhyrje me shtim kapacitetesh t\u00eb k\u00ebtyre dy stacioneve\u201d-tha Nesturi.<\/p>\n<p>Bilancet e d\u00ebmeve ende nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, porn \u00eb fund do shfaqet nj\u00eb shif\u00ebr katastrofike. Delvina dhe rrethinat e saj jan\u00eb shkrumbuar. Bim\u00ebsia, gjallesat pem\u00ebt frutore, ullishte dhe vreshta nuk jan\u00eb m\u00eb, qindra hektar\u00eb jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb pluhur e hi, e bashk\u00eb me t\u00eb zbuluam mang\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb mjeteve dhe burimeve njer\u00ebzore n\u00eb koh\u00eb erm\u00ebrgjancash.\/ Faktoje.al\/<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebn nj\u00eb oaz t\u00eb vog\u00ebl posht\u00eb pjergullave t\u00eb zhuritura, bashk\u00ebshort\u00ebt, Luan dhe Monika Muho shfaqin emocione t\u00eb p\u00ebrziera; g\u00ebzim q\u00eb shp\u00ebtuan jet\u00ebt e tyre dhe frik\u00eb e panik se ai zjarr katastrofik nuk do u shuhet n\u00eb kujtes\u00eb, k\u00ebtu e m\u00eb pas. \u201cShp\u00ebtuam, por k\u00ebt\u00eb tmerr q\u00eb jetuam nuk do e kalojm\u00eb leht\u00eb, as ne &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":120790,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-120997","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120997","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120997"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120997\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":120998,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120997\/revisions\/120998"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/120790"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120997"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120997"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120997"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}