{"id":121119,"date":"2025-08-18T08:55:45","date_gmt":"2025-08-18T08:55:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=121119"},"modified":"2025-08-18T08:55:45","modified_gmt":"2025-08-18T08:55:45","slug":"serbia-ne-udhekryq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/18\/serbia-ne-udhekryq\/","title":{"rendered":"Serbia n\u00eb udh\u00ebkryq!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Nga n\u00ebntori i vitit t\u00eb kaluar e deri m\u00eb sot n\u00eb Serbi nuk ndalen protestat e student\u00ebve, rinis\u00eb dhe qytetar\u00ebve kund\u00ebr regjimit autokrat t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. T\u00eb 16 viktimat e shkaktuara nga rr\u00ebzimi i nd\u00ebrtes\u00ebs n\u00eb Novi Sad (Kryeqyteti i Vojvodin\u00ebs) nxit\u00ebn protestat studentore p\u00ebr shkak se ajo nd\u00ebrtes\u00eb sapo ishte riparuar dhe dukej qart\u00eb q\u00eb korrupsioni qeveritar ishte shkaku i asaj tragjedie. Prej muajsh protestat nuk kan\u00eb pushuar p\u00ebr asnj\u00eb koh\u00eb. Protestuesit kan\u00eb marr\u00eb bekimin dhe mb\u00ebshtetjen e shumic\u00ebs d\u00ebrmuese t\u00eb qytetar\u00ebve si dhe t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb vendit, p\u00ebrfshir\u00eb dhe tenistit t\u00eb njohur, Gjokoviq.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb Serbia ndodhet n\u00eb udh\u00ebkryq. N\u00eb fakt politika serbe n\u00eb raport me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Lindje dhe Per\u00ebndim, prej se ka ardhur n\u00eb pushtet Vu\u00e7iq ndodhet n\u00eb udh\u00ebkryq. N\u00ebse Shqip\u00ebria e Ramiz Alis\u00eb kishte shpallur pozicionin \u201cAs Lindje, as Per\u00ebndim\u201d, q\u00eb do t\u00eb thoshte izolim, Serbia e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq ka shpallur politik\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb baraslarguara me Lindjen dhe Per\u00ebndimin. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb udh\u00ebkryqin e historis\u00eb, pa nj\u00eb qasje t\u00eb definuar. Pra edhe me SHBA-t\u00eb dhe Bashkimin Evropian, edhe me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn. Ose pa asnj\u00ebr\u00ebn prej tyre. N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb zgjedhjeje p\u00ebr rrug\u00eb-dalje nga krizat, nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb zgjoi dyshimet e t\u00eb dy pal\u00ebve n\u00eb kund\u00ebrshti gjeopolitike midis tyre.<\/p>\n<p>Ngjarja n\u00eb stacionin e trenit t\u00eb Novi Sadit ishte pasoj\u00eb e k\u00ebsaj politike n\u00eb udh\u00ebkryq. Kjo politik\u00eb diktoi krijimin e nj\u00eb regjimi autoritar e kleptokrat. Presidenti i Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar para disa vitesh p\u00ebr bashk\u00ebpunim m\u00eb banda kriminale, t\u00eb cilat kan\u00eb zhdukur njer\u00ebz n\u00eb vaskat acidike. Mb\u00ebshtetja e tij p\u00ebr kryeterroristin e Banjsk\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, Milan Radoi\u00e7iq, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej episodeve t\u00eb karakterit kriminal t\u00eb nj\u00eb presidenti autoritar, q\u00eb p\u00ebr \u201cv\u00eblla\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj bashk\u00ebpunimi ka n\u00eb rajon vet\u00ebm Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt e fundit duken si kulmi i zhvillimeve n\u00eb udh\u00ebkryq t\u00eb Serbis\u00eb.\u00a0 Nd\u00ebrsa protestuesit nuk ndalen, vet\u00eb presidenti ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb drejtimin e policis\u00eb s\u00eb shtetit dhe udh\u00ebzon e urdh\u00ebron veprimet e dhunshme t\u00eb saj kund\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb revoltuar. Kjo sepse presidenti nuk ia ka bes\u00ebn m\u00eb as bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb, kreut t\u00eb partis\u00eb s\u00eb Miloshevi\u00e7it, ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Ivica Da\u00e7iq. Vu\u00e7iq akuzon Per\u00ebndimin p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai ndodhet. Por dyshimet m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb fakt i ka te politikan\u00ebt serb\u00eb, t\u00eb af\u00ebrt me Mosk\u00ebn dhe te vet\u00eb Kremlini. Ai tashm\u00eb nuk po k\u00ebrkon as mb\u00ebshtetjen e Kish\u00ebs Ortodokse, sepse mesa duket edhe Kisha e ka l\u00ebshuar. T\u00eb vetmit q\u00eb i japin mb\u00ebshtetje nga jasht\u00eb jan\u00eb Orban i Hungaris\u00eb dhe Fico i Sllovakis\u00eb, agjenda e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb e dyshimt\u00eb.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb brenda vendit ka aktivizuar an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr ta mbrojtur prej \u201cpopullit\u201d! Por as k\u00ebtyre nuk ua ka bes\u00ebn, ndaj dhe ka urdh\u00ebruar v\u00ebllain e djalin e tij t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe ata huliganin kund\u00ebr protestuesve.<\/p>\n<p>Aktivizimi i paraushtarak\u00ebve n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e njohur, sidomos n\u00eb luft\u00ebrat serbe kund\u00ebr popujve jo serb\u00eb t\u00eb Ballkanit. Me k\u00ebt\u00eb lloj praktike qeverisja serbe ka mundur t\u00eb relativizoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr gjenocidin e shkaktuar sidomos n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb. Ndoshta Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb i pari lider serb q\u00eb k\u00ebto forca po i p\u00ebrdor p\u00ebr pushtetin e tij, madje m\u00eb shum\u00eb se sa ish-kasapi i Ballkanit, Sllobodan Miloshevi\u00e7. Kjo e b\u00ebn Serbin\u00eb nj\u00eb fush\u00eb-beteje t\u00eb luft\u00ebs civile. Ndoshta k\u00ebto metoda Vi\u00e7iq po i p\u00ebrdor si i mbyturi q\u00eb kapet pas nj\u00eb fije kashte. Por n\u00ebse nuk menaxhohet situata, at\u00ebher\u00eb ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb p\u00ebrgjaken. Intoleranca dhe v\u00ebnia e interesit t\u00eb pushtetit mbi gjith\u00e7ka ka si p\u00ebrfundim luft\u00ebn civile. Vu\u00e7iq gjithnj\u00eb ka k\u00ebrc\u00ebnuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kushtetut\u00ebs, rendit, siguris\u00eb dhe luft\u00ebs kund\u00ebr \u201carmiqve t\u00eb brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm\u201d!<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fakt po i vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb disa l\u00ebvizje n\u00eb veri t\u00eb Serbis\u00eb, ku psh jeton edhe nj\u00eb pakic\u00eb sllovake, apo n\u00eb Vojvodin\u00eb e Sanxhak. Aty po shfryt\u00ebzohet kriza p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb liri, deri te pavar\u00ebsia e tyre. Lugina e Preshev\u00ebs duket n\u00eb pritje t\u00eb zhvillimit t\u00eb ngjarjeve, por edhe ajo ka aspiratat e saj. K\u00ebt\u00eb situat\u00eb tensioni edhe te minoritetet, Vu\u00e7iq ka mundur ta shfryt\u00ebzoj\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb zgjatjes s\u00eb pushtetit t\u00eb tij, por jo me aq sukses. Ai tashm\u00eb gjendet n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pashpres\u00eb. Ose do t\u00eb ndez\u00eb zjarrin e nj\u00eb lufte civile, ose do t\u00eb largohet sa m\u00eb par\u00eb nga pushteti. N\u00eb fakt n\u00eb t\u00eb dy rastet ai \u00ebsht\u00eb i mbaruar. Dhe n\u00eb t\u00eb dy rastet do t\u00eb gjendet para drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00ebse parandalohet lufta civile, akuzat p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb adres\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb tij n\u00eb korrupsion me bandat kriminale serbe brenda dhe jasht\u00eb vendit. Nj\u00ebsoj si\u00e7 do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb pas me sozin\u00eb e tij n\u00eb Tiran\u00eb, Edi Ram\u00ebn!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I Nga n\u00ebntori i vitit t\u00eb kaluar e deri m\u00eb sot n\u00eb Serbi nuk ndalen protestat e student\u00ebve, rinis\u00eb dhe qytetar\u00ebve kund\u00ebr regjimit autokrat t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. T\u00eb 16 viktimat e shkaktuara nga rr\u00ebzimi i nd\u00ebrtes\u00ebs n\u00eb Novi Sad (Kryeqyteti i Vojvodin\u00ebs) nxit\u00ebn protestat studentore p\u00ebr shkak se ajo nd\u00ebrtes\u00eb sapo ishte riparuar dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":121120,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-121119","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121119"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121119\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":121121,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121119\/revisions\/121121"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}