{"id":121222,"date":"2025-08-19T09:59:24","date_gmt":"2025-08-19T09:59:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=121222"},"modified":"2025-08-19T09:59:43","modified_gmt":"2025-08-19T09:59:43","slug":"korporata-e-investimeve-akti-final-i-faljes-se-prones-publike-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/19\/korporata-e-investimeve-akti-final-i-faljes-se-prones-publike-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Korporata e Investimeve: Akti final i &#8220;faljes&#8221; s\u00eb pron\u00ebs publike n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Blerina GJOKA<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPallati i Kongreseve\u201d, nj\u00eb monument kulture n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb prej 25 korrikut, me vendim t\u00eb mazhoranc\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve socialist\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, i ka kaluar n\u00eb pron\u00ebsi Korporat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Investimeve (AIC), nj\u00eb shoq\u00ebrie aksionare shtet\u00ebrore q\u00eb ka synim \u2018zhvillimin\u2019 e pronave publike.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet e fundit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste p\u00ebr t\u00eb strehuar kongreset e ish-Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, kjo nd\u00ebrtes\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr funksione t\u00eb ndryshme, nga koncertet e panairet deri te organizimi i samiteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por fati i saj mbetet tashm\u00eb i paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas pak t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb AIC ka b\u00ebr\u00eb publike, m\u00ebsohet se godina do t\u2019i n\u00ebnshtrohet \u2018rikonstruksionit\u2019 dhe se \u2018partneri privat do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb zhvillimit\u2019. Megjithat\u00eb, p\u00ebr momentin nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb konkretisht do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb investitori nga kjo pron\u00eb publike.<\/p>\n<p>E krijuar me ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb vitin 2019, AIC ka si objektiva kryesor\u00eb: nxitjen e zhvillimit ekonomik n\u00ebp\u00ebrmjet projekteve investuese n\u00eb nivel qendror, vendor dhe rajonal, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb politikave shtet\u00ebrore t\u00eb zhvillimit; v\u00ebnien n\u00eb p\u00ebrdorim me eficienc\u00eb t\u00eb pronave shtet\u00ebrore; si dhe kryerjen e investimeve duke mobilizuar kapital shtet\u00ebror dhe\/ose privat.<\/p>\n<p>Dispozitat ligjore i dhan\u00eb k\u00ebsaj strukture pavar\u00ebsi n\u00eb administrimin dhe p\u00ebrdorimin e pronave shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb ato me qira, enfiteoz\u00eb, leasing, shitje apo p\u00ebrdorim si kolateral, si dhe p\u00ebr zhvillimin e projekteve p\u00ebrmes procedurave t\u00eb ve\u00e7anta konkurrimi dhe negocimi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Por aktiviteti i saj i deritanish\u00ebm ka ngritur shqet\u00ebsime t\u00eb forta se po kryhet n\u00eb kund\u00ebrshtim me baz\u00ebn ligjore p\u00ebr ruajtjen dhe sigurin\u00eb e pron\u00ebs publike dhe se mekanizmat e p\u00ebrdorur nuk ofrojn\u00eb transparenc\u00eb mbi p\u00ebrdorimin me eficienc\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre pronave.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se mungon nj\u00eb analiz\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr funksionin dhe q\u00ebllimin e k\u00ebsaj strukture dhe se si ajo do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit duke investuar pronat publike n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>\u201cLigji p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj Korporate \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga Banka Bot\u00ebrore dhe FMN, dhe k\u00ebto institucione nuk e kan\u00eb par\u00eb si nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb mund t\u00eb zhvilloj\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare\u201d, thot\u00eb gazetarja Ola Xama, duke theksuar se nj\u00eb ekonomi zhvillohet mbi \u201crritjen e prodhimit, rritjen e produktivitetit t\u00eb pun\u00ebs, inovacionin dhe mir\u00ebqeverisjen\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i zhvillimit ekonomik, por jo promotor i tij,\u201d shtoi Xama.<\/p>\n<p><strong>Ndryshimi i fokusit t\u00eb korporat\u00ebs<\/strong><\/p>\n<figure class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/projekt-per-vilat-qeveritare.jpg\" alt=\"\" width=\"704\" height=\"468\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\"><em>Projekti i AIC p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb vile qeveritare.<\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb, AIC \u2013 nj\u00eb akronim q\u00eb rrjedh nga emri n\u00eb anglisht, Albania Investment Corporation \u2013 identifikon pronat shtet\u00ebrore potenciale p\u00ebr zhvillim dhe, n\u00ebp\u00ebrmjet ministrive p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb i kan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi, i propozon K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave transferimin e tyre n\u00eb administrim t\u00eb saj. M\u00eb tej, AIC mund t\u00eb hartoj\u00eb analiza fizibiliteti dhe projekte zhvillimi, si dhe t\u00eb hap\u00eb \u2018ankand\u2019 p\u00ebr ofertat private.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb procesi i identifikimit t\u00eb pronave kryhet n\u00eb munges\u00eb transparence dhe pa konsultim publik, nd\u00ebrsa nevoja dhe interesi i publikut p\u00ebrcaktohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare nga nj\u00eb bord drejtues i em\u00ebruar nga ministri i Ekonomis\u00eb dhe drejtoresha ekzekutive e Korporat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e para t\u00eb funksionimit, aktiviteti i saj u fokusua te projektet n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, si nd\u00ebrtimi i parqeve fotovoltaike, investime turistike n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura apo prona t\u00eb ushtris\u00eb, si Baza e Pashalimanit, Parku Komb\u00ebtar i Divjak\u00ebs dhe Karavastas\u00eb, Syri i Kalt\u00ebr n\u00eb Sarand\u00eb. Por fokusi ndryshoi kryek\u00ebput pasi drejtimin e korporat\u00ebs e mori Elira Kokona, nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtore e af\u00ebrt e kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Puna u p\u00ebrqendrua n\u00eb projekte konkrete p\u00ebr \u2018rijet\u00ebzimin\u2019 e stadiumeve apo nd\u00ebrtesave t\u00eb tjera publike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 nj\u00eb term q\u00eb n\u00ebnkupton \u2018faljen\u2019 e tok\u00ebs publike p\u00ebrreth tyre, kryesisht n\u00eb zona t\u00eb lakmueshme t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb shpenzimeve t\u00eb rikonstruksionit apo metrave katror\u00eb nd\u00ebrtimi p\u00ebr zyra t\u00eb administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb mbajtur n\u00eb janar, n\u00eb pranin\u00eb e investitor\u00ebve privat\u00eb, sektorit bankar dhe trupit diplomatik, u b\u00ebn\u00eb publike disa prej projekteve t\u00eb zhvillimit me pron\u00ebn publike. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb ofruan garanci p\u00ebr p\u00ebrfitimin publik t\u00eb k\u00ebsaj nisme dhe leht\u00ebsi p\u00ebr sip\u00ebrmarr\u00ebsit q\u00eb do t\u00eb bashk\u00ebpunonin n\u00eb partneritet me shtetin.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama e prezantoi nism\u00ebn si nj\u00eb \u201cur\u00eb\u201d partneriteti me sip\u00ebrmarrjen private p\u00ebr nd\u00ebrtimin e \u201cveprave t\u00eb reja t\u00eb infrastruktur\u00ebs publike, administrative, turistike, kulturore e sociale\u2026\u201d dhe u b\u00ebri thirrje bankave q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesnin k\u00ebto investime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa drejtoresha ekzekutive Elira Kokona tha se Korporata ofronte p\u00ebr k\u00ebto projekte \u201cprona publike t\u00eb \u00e7liruara nga problemet e pron\u00ebsis\u00eb, me certifikat\u00eb pron\u00ebsie dhe leje zhvillimi\u201d, si dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsim me bankat shqiptare dhe institucionet e tjera publike.<\/p>\n<p>Rama theksoi se, ndryshe nga metoda e m\u00ebparshme si nisma \u201cShqip\u00ebria 1 euro\u201d, kjo metod\u00eb e re e shfryt\u00ebzimit t\u00eb pron\u00ebs shtet\u00ebrore do t\u00eb garantonte p\u00ebrfitime p\u00ebr shtetin si aksioner.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 konstatojn\u00eb auditimet e pavarura dhe ekspert\u00ebt e ekonomis\u00eb, m\u00ebnyra se si kjo agjenci po sillet me pron\u00ebn publike rezulton n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet n\u00eb fuqi q\u00eb mbrojn\u00eb sigurin\u00eb e pron\u00ebs publike si dhe shfaq munges\u00eb analizash dhe mekanizmash q\u00eb garantojn\u00eb nj\u00eb menaxhim efektiv dhe transparent t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport auditimi i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit (KLSH), q\u00eb mori n\u00eb analiz\u00eb pun\u00ebn e saj nga krijimi deri n\u00eb vitin 2024, konstatoi konflikte juridike n\u00eb funksionimin e k\u00ebsaj strukture dhe munges\u00eb mekanizmash t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr monitorimin e efektivitetit t\u00eb procedurave dhe t\u00eb ekzekutimit t\u00eb projekteve. Sipas KLSH-s\u00eb, k\u00ebto \u201cparaqesin nj\u00eb risk t\u00eb lart\u00eb operacional dhe institucional p\u00ebr menaxhimin e pronave shtet\u00ebrore, si dhe nuk garantojn\u00eb sigurin\u00eb e tyre.\u201d<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, proceset e p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebto akte ligjore nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin shqiptar mbi Prokurimet Publike, por mb\u00ebshteten ekskluzivisht n\u00eb kompetencat dhe procedurat e brendshme t\u00eb AIC-s\u00eb,\u201d v\u00ebren m\u00eb tej KLSH, duke evidentuar se Korporata nuk ka nj\u00eb metodologji standarde p\u00ebr seleksionimin e projekt-ideve, nuk ka studime fizibiliteti dhe ndryshon strategjit\u00eb e planet e pun\u00ebs nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb aspektin financiar, deri m\u00eb sot, ajo ka qen\u00eb nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebr buxhetin e shtetit, duke thithur miliona euro p\u00ebr paga dhe kosto operative pa arritur t\u00eb finalizoj\u00eb projektet p\u00ebr t\u00eb cilat u ngrit.<\/p>\n<p>KLSH v\u00eb n\u00eb dukje gjithashtu munges\u00ebn e stabilitetit financiar dhe konstaton shkelje n\u00eb aktin e dh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb huaje prej 2.2 miliard\u00eb lek\u00ebsh (22 milion\u00eb euro) n\u00eb form\u00eb borxhi p\u00ebr Albcontroll, nj\u00eb tjet\u00ebr shoq\u00ebri aksionare shtet\u00ebrore, e cila gjendet n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi pasi llogarit\u00eb e saj bankare u bllokuan p\u00ebr llogari t\u00eb biznesmenit italian Becchetti, q\u00eb fitoi nj\u00eb gjyq arbitrazhi me shtetin shqiptar.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve t\u00eb ekonomis\u00eb, funksionimi i Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve dhe mekanizmat p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e pronave shtet\u00ebrore p\u00ebr zhvillim l\u00ebn\u00eb shum\u00eb pik\u00ebpyetje mbi p\u00ebrfitueshm\u00ebrin\u00eb publike dhe q\u00ebllimet e v\u00ebrteta, duke hapur, sipas tyre, hap\u00ebsira p\u00ebr klienteliz\u00ebm dhe tjet\u00ebrsim pa kthim t\u00eb pron\u00ebs publike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb teori, ky instrument p\u00ebrdoret nga shteti p\u00ebr t\u00eb arritur objektiva t\u00eb vendosura p\u00ebr p\u00ebrdorimin e pasurive komb\u00ebtare n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm,\u201d tha Azmi Stringa, lektor i Financ\u00ebs n\u00eb Universitetin e Nju Jorkut n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb b\u00ebn diferenc\u00ebn n\u00eb rezultate \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi real i p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre dhe niveli i mir\u00ebqeverisjes,\u201d paralajm\u00ebroi ai.<\/p>\n<p>Stringa e krahason Korporat\u00ebn me mekanizmin e Partneritetit Publik-Privat, t\u00eb p\u00ebrdorur gj\u00ebr\u00ebsisht nga qeverisja socialiste n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke theksuar faktin se rezultatet e k\u00ebtyre kontratave varen nga q\u00ebllimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb instrumentit dhe kapaciteti e integriteti i institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb garantuar p\u00ebrfitimin publik.<\/p>\n<p>Eksperienca me PPP-t\u00eb, sipas tij, tregon se nuk mjafton q\u00eb procedurat dhe kontrollet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mira n\u00eb let\u00ebr, por edhe t\u00eb zbatohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive.<\/p>\n<p><strong>Shteti si zhvilues pronash<\/strong><\/p>\n<figure class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Edi-Rama-dhe-Elira-Kokona-1.jpg\" alt=\"\" width=\"623\" height=\"415\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\"><em>Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesja e AIC, Elira Kokona gjat\u00eb nj\u00eb aktiviteti. Foto kortezi: Korporata e Investimeve Shqiptare.<\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb vitet e para pas ngritjes s\u00eb saj, AIC nuk finalizoi asnj\u00eb projekt. Por pas em\u00ebrimit n\u00eb krye t\u00eb saj t\u00eb Elira Kokon\u00ebs, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, nisi faza e mbledhjes s\u00eb pronave publike n\u00eb asete dhe toka, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve pa projekte transparente p\u00ebr zhvillimin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb majit 2024, nj\u00eb vendim i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave transferoi n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj strukture 17 prona publike, t\u00eb cilat m\u00eb par\u00eb i p\u00ebrkisnin ministrive apo agjencive t\u00eb tjera ligjzbatuese, si dhe 8 godina shtet\u00ebrore q\u00eb do t\u00eb ruajn\u00eb funksionin publik, por do t\u2019i n\u00ebnshtrohen projekteve t\u00eb zhvillimit.<\/p>\n<p>Edhe pron\u00ebsia e \u2018Pallatit t\u00eb Brigadave\u2019 u transferua p\u00ebrfundimisht tek AIC n\u00eb nj\u00eb mbledhje qeverie n\u00eb fund t\u00eb korrikut. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mbledhje u miratua transferimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb 5 godinave dhe truallit t\u00eb tyre, q\u00eb m\u00eb par\u00eb ishin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb agjencive shtet\u00ebrore, me q\u00ebllim zhvillimin e projektit \u201cKorpusi i Inspektoriateve\u201d \u2013 nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e re q\u00eb pritet t\u00eb strehoj\u00eb punonj\u00ebsit e k\u00ebtyre institucioneve publike. Godinat ekzistuese, t\u00eb cilat ndodhen n\u00eb zona me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb toke, do t\u00eb prishen p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb investimeve t\u00eb tjera t\u00eb korporat\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat ende nuk ka projekte transparente.<\/p>\n<p>Korporata ka krijuar dy entitete n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e saj: \u201cAlbanian State Development &amp; Real Estate\u201d, p\u00ebr realizimin e nj\u00eb resorti turistik n\u00eb ishullin e Sazanit \u2013 nj\u00eb projekt i dh\u00ebndrit t\u00eb presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner \u2013 dhe \u201cDurana Tech Park\u201d, kompania p\u00ebr financimin dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb parku teknologjik n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Me pronat q\u00eb po kalojn\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Korporat\u00ebs, shteti pretendon t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me privat\u00ebt n\u00eb tregun e \u2018pasurive t\u00eb patundshme\u2019 p\u00ebr t\u00eb nxitur zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit. Por k\u00ebto pretendime mbeten t\u00eb paqarta dhe nuk japin garanci p\u00ebr p\u00ebrfitimin publik.<\/p>\n<p>\u201cMungojn\u00eb garancit\u00eb strukturore,\u201d i tha BIRN-it Doriana Musai, arkitekte dhe aktiviste p\u00ebr mbrojtjen e monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs. Sipas saj, Korporata vepron si shoq\u00ebri tregtare me kapital publik, jasht\u00eb rregullave t\u00eb prokurimit dhe kontrollit institucional.<\/p>\n<p>\u201cPartner\u00ebt zgjidhen pa gar\u00eb, nuk ka detyrime p\u00ebr matjen e ndikimit publik, dhe zhvillimet jan\u00eb fokusuar te projektet turistike me p\u00ebrfitim t\u00eb shpejt\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, rreziku p\u00ebr kapje politike dhe p\u00ebrfitim t\u00eb kufizuar p\u00ebr komunitetin \u00ebsht\u00eb real,\u201d shpjegoi Musai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Azmi Stringa e sheh AIC n\u00eb nj\u00eb tablo m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb problematikave q\u00eb ka treguar p\u00ebrvoja e deritanishme e qeverisjes korporative me shoq\u00ebrit\u00eb aksionare n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit, q\u00eb sipas tij \u201cl\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo eksperienc\u00eb na tregon se ka sfida t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb korporatat t\u00eb mbrojn\u00eb interesat e taksapaguesve, kur k\u00ebta p\u00ebrfaq\u00ebsohen si aksioner nga Qeveria, e cila mund t\u00eb ket\u00eb q\u00ebllime dhe interesa t\u00eb ndryshme nga qytetar\u00ebt,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Stringa rreshton nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u201cproblemesh t\u00eb thella\u201d n\u00eb qeverisjen korporative t\u00eb sektorit publik, si: \u201cmungesa e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb strukturave drejtuese dhe organeve mbik\u00ebqyr\u00ebse formale; em\u00ebrime me baz\u00eb politike dhe jo profesionale; mungesa e nj\u00eb \u2018tone at the top\u2019 me standarde t\u00eb larta integriteti; moszbatimi real i kodeve t\u00eb etik\u00ebs dhe sistemeve t\u00eb kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm; kapacitete t\u00eb dob\u00ebta p\u00ebr menaxhimin e instrumenteve t\u00eb nd\u00ebrlikuara financiare dhe pron\u00ebsore; munges\u00eb transparence, p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie dhe llogaridh\u00ebnieje menaxheriale; si dhe menaxhim joefektiv dhe keqmenaxhim i fondeve dhe pasurive publike.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb till\u00eb, sipas tij, \u201cedhe n\u00ebse Korporata do t\u00eb kishte n\u00eb let\u00ebr procedura t\u00eb sakta, mjedisi institucional dhe kultura menaxheriale aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ofrojn\u00eb garanci q\u00eb ato do t\u00eb zbatohen me integritet dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr gazetaren Ola Xama, kthimi i shtetit n\u00eb nj\u00eb agjenci zhvillimi t\u00eb pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa pasur asnj\u00eb analiz\u00eb q\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb p\u00ebrfitimin publik n\u00eb transaksione me privatin.<\/p>\n<p>\u201cNga studimi q\u00eb u kam b\u00ebr\u00eb thirrjeve t\u00eb hapura, si ato p\u00ebr stadiumet apo zhvillimin e pronave n\u00eb Tiran\u00eb, sip\u00ebrfaqja q\u00eb merr shteti varion nga 30\u201335% n\u00eb kryeqytet dhe 45% n\u00eb zonat e stadiumit,\u201d p\u00ebrqindje q\u00eb sipas saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se ajo q\u00eb fiton nj\u00eb pronar privat toke n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Xama v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje nevoj\u00ebn reale p\u00ebr zyra t\u00eb reja t\u00eb shtetit, duke e par\u00eb justifikimin e dh\u00ebnies s\u00eb pronave publike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye si t\u00eb pabazuar.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi nj\u00eb analiz\u00eb se sa do t\u00eb ishte kostoja n\u00ebse do t\u00eb nd\u00ebrtonte shteti dhe sa do t\u00eb jet\u00eb kostoja n\u00ebse nd\u00ebrton privati. M\u00eb pas, shteti mund t\u2019i menaxhonte k\u00ebto prona duke i dh\u00ebn\u00eb me qira dhe pron\u00ebsia, si p\u00ebr truallin, ashtu edhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin, t\u00eb mbetej publike dhe jo private. Sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prona q\u00eb jan\u00eb t\u00eb publikut dhe jo vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb brezi, por edhe t\u00eb brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb si shembull zhvillimin e pron\u00ebs publike t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Kadastr\u00ebs, Xama thekson se nuk ka nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrligjur p\u00ebr zyra t\u00eb reja, kur sapo ka p\u00ebrfunduar rikonstruksioni i tyre pas d\u00ebmtimeve nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p>\u201cPra, mbeten pik\u00ebpyetje p\u00ebr nevojat reale q\u00eb ka shteti p\u00ebr t\u00eb strehuar punonj\u00ebsit e tij dhe pse t\u00eb zgjedh\u00eb k\u00ebt\u00eb model zhvillimi,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p><strong>Rreziku i klientelizmit dhe humbja pa kthim e pronave<\/strong><\/p>\n<figure class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/projekt-per-vilat-qeveritare2.jpg\" alt=\"\" width=\"590\" height=\"432\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\"><em>Projekti i AIC p\u00ebr vilat qeveritare n\u00eb Vlor\u00eb. Foto kortezi: Korporata e Investimeve Shqiptare.<\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>Korporata e ka p\u00ebrfshir\u00eb \u201cPallatin e Kongreseve\u201d n\u00eb kategorin\u00eb \u201cProjekte investimi me Institucionet Publike\u201d, ku synimi \u00ebsht\u00eb \u2018rijet\u00ebzimi\u2019\u00a0 i zonave urbane ekzistuese dhe lista vijon me projekte \u2018rijet\u00ebzimi\u2019 p\u00ebr disa stadiume, \u201cNiko Dovana\u201d, Durr\u00ebs, \u201cSelman Stermasi\u201d, Tiran\u00eb, \u201cFlamurtari\u201d, Vlor\u00eb, \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d, Kor\u00e7\u00eb dhe Pallati i Lojrave me dor\u00eb \u201cAsllan Rusi\u201d.<\/p>\n<p>Projektet p\u00ebr stadiumet parashikojn\u00eb rikonstruksionin e tyre nga privatet n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb tok\u00ebs publike pran\u00eb tyre p\u00ebr nd\u00ebrtime masive kullash dhe nj\u00ebsive t\u00eb sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>Kategorit\u00eb e tjera t\u00eb projekteve lidhen me \u2018projekte strategjike\u2019, ku p\u00ebrfshihen parku teknologjik i Durr\u00ebsit, Expo-Albania n\u00eb Tiran\u00eb dhe projekti \u2018Vrina\u201d, i cili parashikon investime n\u00eb fshatin Vrin\u00eb brenda Parkut t\u00eb Butrinit.<\/p>\n<p>N\u00eb zonat urbane ka nj\u00eb n\u00ebnprojekt me emrin \u2018Cop\u00ebzat\u2019, ku nuk ka t\u00eb dh\u00ebna konkrete p\u00ebr pronat publike q\u00eb do t\u2019u transferohen privat\u00ebve, por sipas Elira Kokon\u00ebs b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u2018cop\u00ebza toke\u2019 shtet\u00ebrore q\u00eb do t\u2019u jepen investitor\u00ebve privat\u00eb sipas k\u00ebrkesave t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb mos penguar projektet e nisura ngjitur me k\u00ebto toka.<\/p>\n<p>Projektet p\u00ebr bregdetin kan\u00eb rezultuar deri tani me mbylljen e procedurave p\u00ebr vilat qeveritare t\u00eb Velipoj\u00ebs dhe Vlor\u00ebs, ku do t\u00eb nd\u00ebrtohen hotele me 5 yje dhe ku shteti parashikon t\u00eb marr\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim \u2018suita\u2019, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr autoritetet shtet\u00ebrore. Kompanit\u00eb fituese n\u00eb k\u00ebto dy projekte jan\u00eb fituar nga biznesmen\u00eb pran\u00eb qeveris\u00eb, i nj\u00ebjti rreth q\u00eb ka p\u00ebrfituar me ligjin e \u2018investimeve strategjike\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 tjet\u00ebrsimit t\u00eb pronave publike n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre projekteve, ngjash\u00ebm me ligjin p\u00ebr \u2018Investimet Strategjike\u2019, shteti vihet n\u00eb dispozicion t\u00eb k\u00ebtyre projekteve me mb\u00ebshtetje nga institucionet shtet\u00ebrore p\u00ebr infrastruktur\u00eb ndihm\u00ebse, t\u00eb tilla si: rrug\u00eb, uj\u00ebsjell\u00ebs, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion, si dhe \u2018gadishm\u00ebrin\u00eb\u2019 e institucioneve p\u00ebr miratimin e lejeve dhe li\u00e7encave n\u00eb koh\u00eb rekord.<\/p>\n<p>P\u00ebr arkitekten Doriana Musai, m\u00ebnyra si \u00ebsht\u00eb konceptuar korporata krijon terren t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr \u2018klienteliz\u00ebm\u2019 dhe \u2018p\u00ebrqendrim ekonomik\u2019.<\/p>\n<p>\u201cMerr prona publike n\u00eb administrim dhe i zhvillon p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve afatgjata me partner\u00eb t\u00eb zgjedhur pa gar\u00eb,\u201d shpjegon ajo, nd\u00ebrsa shton se ka munges\u00eb t\u00eb konkurrenc\u00ebs, transparenc\u00ebs dhe p\u00ebrjashtimin e aktor\u00ebve lokal\u00eb.<\/p>\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb analogji me rreziqet e k\u00ebsaj skeme, Musai\u00a0 sjell si shembull m\u00ebnyr\u00ebn se si u operua me ligjin 7665 t\u00eb vitit 1993, i cili parashikonte dh\u00ebnien me 99 vjet t\u00eb zonave me p\u00ebrpar\u00ebsi turizmin p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve afatgjata me partner\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur, pa gar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi skem\u00eb ligjore p\u00ebrfundoi n\u00eb praktik\u00eb n\u00eb zhvillime turistike p\u00ebrgjat\u00eb Gjirit t\u00eb Durr\u00ebsit, Lalzit dhe zonave t\u00eb tjera, ku tokat publike n\u00eb fakt p\u00ebrfunduan t\u00eb privatizuara dhe publiku humbi aksesin e lir\u00eb n\u00eb to\u201d, kujton ajo.<\/p>\n<p>Edhe gazetarja Ola Xama thekson se ekziston rreziku i favorizimit t\u00eb \u201cklientelizmit\u201d nga korporata dhe thekson se ajo mund t\u00eb kthehet n\u00eb \u2018nj\u00eb form\u00eb e re e privatizimit t\u00eb pron\u00ebs shtet\u00ebrore\u201d.<\/p>\n<p>Koporata e Investimeve, thekson Xama, \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb vertikale e cila dhe pse ka nj\u00eb bord, ne nuk shohim vendimmarrjen e bordit, por shohim q\u00eb t\u00eb gjitha projektet shpallen nga kryeministri, qoft\u00eb dhe ato q\u00eb u takojn\u00eb bashkive\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, sipas saj, edhe kontrolli i pun\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr konfliktin e interesave , pastrimin e parave e rreziqe t\u00eb tjera vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p>\u201cRreziku kryesor \u00ebsht\u00eb sa mund t\u00eb veprojn\u00eb autoritetet dhe profesionet e ngarkuara p\u00ebr raportimin e rasteve t\u00eb tilla\u2026 kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me investime madhore q\u00eb promovohen nga vet\u00eb kryeministri,\u201d pyet Xama.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr profesorin e financ\u00ebs, Azmi Stringa, reziku i klientelizmit tek AIC \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb munges\u00eb t\u00eb mekanizmave t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb kontrollit, auditimit dhe transparenc\u00ebs, ka risk q\u00eb Korporata t\u00eb kthehet nj\u00eb tjet\u00ebr kanal p\u00ebr transferimin e aseteve publike drejt interesave t\u00eb ngushta private, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mjet i zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs ekonomik\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Stringa e krahason at\u00eb q\u00eb po b\u00ebn sot Korporata me kontratat e PPP-ve t\u00eb 2016-2017 vet\u00ebm se tani, sipas tij, p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb n\u00eb pak veta dhe procesi kalon n\u00eb pak hallka, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb\u00a0 niveli i transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies t\u00eb jet\u00eb dhe m\u00eb i ul\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cPra ka shum\u00eb gjasa q\u00eb q\u00ebllimi i krijimit t\u00eb korporat\u00ebs t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka m\u00eb e thell\u00eb se thjesht d\u00ebshira p\u00ebr mir\u00eb\u201d, v\u00ebren ai, duke ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr fatin e pronave publike q\u00eb po i kalojn\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie treg\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cDuke ia dh\u00ebn\u00eb pasurit\u00eb Korporat\u00ebs kemi marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr dhe riskun q\u00eb si n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri aksionere ato t\u00eb humbasin, t\u00eb keqmenaxhohen ose t\u00eb pretendohen nga t\u00eb tjer\u00eb, si p.sh. bankat\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Stringa argumenton se kalimi i pron\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb transaksion q\u00eb duhet raportuar n\u00eb kontabilitet dhe n\u00eb bilancet aktive me vler\u00ebn e tyr\u00eb t\u00eb tregut n\u00eb momentin e transferimit, gj\u00eb q\u00eb rezulton se nuk e ka b\u00ebr\u00eb Koporata n\u00eb pasqyrat financiare t\u00eb 2024-\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, sipas tij, nuk dihet sot vlera kontab\u00ebl q\u00eb pronat e transferuara kan\u00eb patur n\u00eb librat e institucioneve shtet\u00ebrore dhe as vler\u00ebn e tregut t\u00eb k\u00ebtyre aseteve n\u00eb momentin e transferimit, p\u00ebr t\u00eb dokumentuar k\u00ebshtu dhe interesin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shtetit dhe sa i ekspozuar do jet\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb person i kthjell\u00ebt mend\u00ebrisht, dhe aq m\u00eb pak shteti, nuk transferon asete dhe prona tek nj\u00eb ent tjet\u00ebr juridik pa i p\u00ebrcaktuar vler\u00ebn e tregut\u201d, p\u00ebrfundoi ai.\/<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/08\/19\/korporata-e-investimeve-akti-final-i-faljes-se-prones-publike-ne-shqiperi\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BIRN<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Blerina GJOKA \u201cPallati i Kongreseve\u201d, nj\u00eb monument kulture n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb prej 25 korrikut, me vendim t\u00eb mazhoranc\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve socialist\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, i ka kaluar n\u00eb pron\u00ebsi Korporat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Investimeve (AIC), nj\u00eb shoq\u00ebrie aksionare shtet\u00ebrore q\u00eb ka synim \u2018zhvillimin\u2019 e pronave publike. E nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet e fundit t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":121223,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-121222","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121222","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121222"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121222\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":121225,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121222\/revisions\/121225"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121223"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121222"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121222"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121222"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}