{"id":121256,"date":"2025-08-19T11:50:09","date_gmt":"2025-08-19T11:50:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=121256"},"modified":"2025-08-19T12:20:29","modified_gmt":"2025-08-19T12:20:29","slug":"cfare-ndodhi-ne-shtepine-e-bardhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/19\/cfare-ndodhi-ne-shtepine-e-bardhe\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti amerikan, Donald Trump, e telefonoi homologun rus, Vladimir Putin, p\u00ebr t\u00eb nisur p\u00ebrgatitjet p\u00ebr nj\u00eb takim ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb mes Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas nj\u00eb dite me takime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb m\u00eb 18 gusht si pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Trump tha se e telefonoi Putinin p\u00ebr t\u00eb biseduar p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb mundsh\u00ebm me Zelenskyn, pasi u takua me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, si dhe me udh\u00ebheq\u00ebsit e Britanis\u00eb, Franc\u00ebs, Gjermanis\u00eb, Italis\u00eb, Finland\u00ebs, Bashkimit Evropian dhe NATO-s n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap shum\u00eb i mir\u00eb, nj\u00eb hap fillestar p\u00ebr luft\u00ebn q\u00eb ka nisur pothuajse kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb\u201d, tha Trump.<\/p>\n<p>Yury Ushakov, ndihm\u00ebs i Putinit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb jashtme, tha se t\u00eb dyja pal\u00ebt \u201cshpreh\u00ebn mb\u00ebshtetje p\u00ebr vazhdimin e bisedimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta mes delegacionit rus dhe ukrainas\u201d.<\/p>\n<p>Ideja \u201ce ngritjes s\u00eb nivelit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb pal\u00ebve ukrainase dhe ruse\u201d u diskutua gjat\u00eb bised\u00ebs telefonike, tha Ushakov. Por, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb nga deklarata e Ushakovit n\u00ebse Putin \u00ebsht\u00eb pajtuar q\u00eb t\u00eb takohet me Zelenskyn.<\/p>\n<p>Zelensky u tha gazetar\u00ebve jasht\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb pas takimeve se ai do t\u00eb takohej me Putinin pa parakushte.<\/p>\n<p>Nj\u00eb takim mes Zelenskyt dhe Putinit do t\u00eb pasohej nga nj\u00eb takim trepal\u00ebsh me pjes\u00ebmarrjen e Trumpit, sipas presidentit amerikan.<\/p>\n<p>Takimi i tij me Zelenskyn u zhvillua n\u00eb atmosfer\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa shkoi vizita e presidentit ukrainas n\u00eb shkurt, kur udh\u00ebheq\u00ebsit u p\u00ebrplas\u00ebn dhe Zelensky u akuzua se nuk e kishte fal\u00ebnderuar mjaftuesh\u00ebm SHBA-n\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb i ofron.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb, Zelensky e nisi takimin duke e fal\u00ebnderuar Trumpin p\u00ebr \u201cp\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ndalur vrasjet\u201d. Dy udh\u00ebheq\u00ebsit buz\u00ebqesh\u00ebn dhe b\u00ebn\u00eb shaka pasi Trump e mir\u00ebpriti ngroht\u00ebsisht Zelenskyn dhe e komentoi p\u00ebr kostumin e tij t\u00eb zi \u2013 nj\u00eb veshje ndryshe nga veshja e zakonshme ushtarake q\u00eb p\u00ebrdor udh\u00ebheq\u00ebsi ukrainas.<\/p>\n<p class=\"wsw__h2\"><strong>Garancit\u00eb e siguris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tem\u00eb ky\u00e7 e takimeve ishin garancit\u00eb e siguris\u00eb q\u00eb do t\u2019i ofroheshin Kievit si pjes\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luftimeve. Trump ka p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Ukraina t\u2019i bashkohet NATO-s, por m\u00eb 18 gusht tha se shtetet evropiane \u201cduan t\u00eb japin mbrojtje\u2026 dhe ne do t\u2019i ndihmojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Trump tha gjat\u00eb takimit t\u00eb par\u00eb dypal\u00ebsh me Zelenskyn se vendet evropiane do t\u00eb siguronin \u201cvij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb mbrojtjes\u201d, por Shtetet e Bashkuara do t\u00eb \u201cp\u00ebrfshiheshin\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, Zelensky iu referua nj\u00eb blerjeje t\u00eb ndihm\u00ebs ushtarake q\u00eb arrinte n\u00eb vler\u00eb prej 90 miliard\u00eb dollar\u00ebsh dhe tha se planet e siguris\u00eb do t\u00eb \u201cformalizoheshin brenda jav\u00ebs ose dhjet\u00eb dit\u00ebve t\u00eb ardhshme\u201d.<\/p>\n<p>Ai tha se \u00e7\u00ebshtjet territoriale t\u00eb lidhura me nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme t\u00eb paqes do t\u00eb zgjidheshin midis Ukrain\u00ebs dhe Rusis\u00eb.<\/p>\n<div class=\"wsw__embed\">\n<figure class=\"media-image js-media-expand js-media-expand--ready\">\n<div class=\"img-wrap\">\n<div class=\"thumb\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" enhanced\" src=\"https:\/\/gdb.rferl.org\/e31cefbc-7269-4a3e-a1af-41df8ae7b9ef_w650_r0_s.jpg\" alt=\"Takimi i Trumpit me udh\u00ebheq\u00ebsit evropian\u00eb dhe t\u00eb NATO-s n\u00eb Uashington.\" width=\"650\" height=\"433\" \/><\/div>\n<\/div><figcaption><span class=\"caption\">Takimi i Trumpit me udh\u00ebheq\u00ebsit evropian\u00eb dhe t\u00eb NATO-s n\u00eb Uashington.<\/span><\/figcaption><\/figure>\n<\/div>\n<p>Takimi dypal\u00ebsh i Zelenskyt me Trumpin u zhvillua para se kancelari gjerman Fridrich Merz, shefi i NATO-s Mark Rutte, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, dhe presidenti finlandez Alexander Stubb t\u2019i bashkoheshin takimit.<\/p>\n<p>Rutte e cil\u00ebsoi si \u201carritje t\u00eb madhe\u201d q\u00eb SHBA-ja do t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb ofrimin e garancive t\u00eb siguris\u00eb. Megjith\u00ebse niveli i p\u00ebrfshirjes s\u00eb SHBA-s\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar, n\u00eb takim nuk u diskutua p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e dislokimit t\u00eb trupave amerikane n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Fox News, ai gjithashtu tha se udh\u00ebheq\u00ebsit amerikan\u00eb dhe evropian\u00eb diskutuan p\u00ebr \u201cgaranci sigurie t\u00eb ngjashme me Nenit 5 p\u00ebr Ukrain\u00ebn\u201d, duke shtuar se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb k\u00ebto garanci t\u00eb parandalojn\u00eb Putinin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqet p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb pushtoj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs. Neni 5 i traktatit t\u00eb NATO-s \u00ebsht\u00eb klauzola e mbrojtjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb aleanc\u00ebs ushtarake per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket detajeve t\u00eb garancive t\u00eb siguris\u00eb, eksperti p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme, nj\u00ebher\u00ebsh ish-udh\u00ebheq\u00ebs i analizave p\u00ebr Rusin\u00eb n\u00eb CIA, George Beebe, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb, tha se ato do t\u00eb jen\u00eb subjekt i negociatave intensive.<\/p>\n<p>\u201cZelensky mendoj se ka p\u00ebrfituar nga imazhi q\u00eb SHBA-ja dhe udh\u00ebheq\u00ebsit evropian\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn at\u00eb. Ai mund t\u2019i referohet k\u00ebtij fakti kur t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb paqes me Rusin\u00eb dhe t\u00eb thot\u00eb: E kemi Per\u00ebndimin pas nesh. Nuk jemi vet\u00ebm k\u00ebtu. Nuk do t\u00eb na l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse Rusia sulmon s\u00ebrish. Mendoj se n\u00eb aspektin politik kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ligj\u00ebrisht, megjithat\u00eb, kam dyshime q\u00eb SHBA-ja apo ndonj\u00eb fuqi evropiane q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb do t\u00eb zotohen, p\u00ebrmes ndonj\u00eb traktati, p\u00ebr t\u00eb luftuar direkt kund\u00ebr rus\u00ebve\u201d, tha Beebe nga Instituti Quincy.<\/p>\n<p>Ministria e Jashtme ruse ka th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb pranoj\u00eb trupa t\u00eb NATO-s n\u00eb Ukrain\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe Beebe tha se mendon q\u00eb rus\u00ebt do t\u00eb refuzojn\u00eb \u00e7far\u00ebdo pranie ushtarake evropiane n\u00eb Ukrain\u00eb, si pjes\u00eb e ndonj\u00eb force paqeruajt\u00ebse apo t\u00eb ndonj\u00eb force rezerv\u00eb t\u00eb stacionuar n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se kjo \u00ebsht\u00eb vij\u00eb e kuqe p\u00ebr rus\u00ebt&#8230; Por, n\u00eb fund t\u00eb fundit, parimi q\u00eb Per\u00ebndimi mund t\u00eb ofroj\u00eb mb\u00ebshtetje mbrojt\u00ebse ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb rus\u00ebt tashm\u00eb e kan\u00eb pranuar\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit evropian\u00eb shkuan n\u00eb Uashington p\u00ebr t\u00eb treguar nj\u00eb front t\u00eb unifikuar p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe shum\u00eb e lavd\u00ebruan Trumpin, i cili s\u00eb fundi ka k\u00ebrc\u00ebnuar me sanksione dhe masa t\u00eb tjera me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i jap\u00eb shpejt fund luft\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cIdeja q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e shum\u00eb vendeve evropiane lan\u00eb gjith\u00e7ka dhe udh\u00ebtuan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim tregon se sa shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar jan\u00eb se di\u00e7ka mund t\u00eb ndodh\u00eb\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, David Silbey, profesor i historis\u00eb ushtarake n\u00eb Universitetin Cornell.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb isha Zelensky, t\u00eb pakt\u00ebn nuk u qortova n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale\u2026 por nuk do t\u00eb ndihesha domosdoshm\u00ebrish tep\u00ebr optimist\u201d, shtoi Sibley.<\/p>\n<p>Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit pas takimeve lan\u00eb t\u00eb kuptohet se ende ka pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, edhe pse takimet duket se synonin t\u00eb shtynin p\u00ebrpara p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs pas samiti Trump-Putin, i zhvilluar n\u00eb Alask\u00eb m\u00eb 15 gusht, d\u00ebshtoi t\u00eb prodhonte nj\u00eb arm\u00ebpushim.<\/p>\n<p>\u201cKjo ishte nj\u00eb shfaqje e qart\u00eb e unitetit mes ukrainasve dhe evropian\u00ebve. Dhe ata \u2013 t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku \u2013 po p\u00ebrpiqeshin ta kthenin Trumpin nga afrimi me Rusin\u00eb, q\u00eb ndodhi n\u00eb Alask\u00eb\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Oxana Shevel, profesoresh\u00eb e Shkencave Politike n\u00eb Universitetin Tufts dhe eksperte p\u00ebr Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Pas samtit me Putinin, mediat per\u00ebndimore raportuan se nj\u00eb marr\u00ebveshje e paqes do t\u00eb p\u00ebrfshinte t\u00ebrheqjen e Ukrain\u00ebs nga zona t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb territorit n\u00eb rajonin e Donbasit.<\/p>\n<p>Kjo nxiti shqet\u00ebsim n\u00eb Kiev dhe kryeqytetet evropiane, t\u00eb cilat frik\u00ebsohen se nj\u00eb t\u00ebrheqje nga zonat e fortifikuara do t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb Ukraina t\u00eb ishte e ekspozuar nga sulmet e m\u00ebtejme ruse.<\/p>\n<p class=\"wsw__h2\"><strong>\u201cBised\u00eb e mir\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Zelensky tha se ai ka zhvilluar \u201cnj\u00eb bised\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d me Trumpin gjat\u00eb takimit t\u00eb tyre dypal\u00ebsh dhe gjat\u00eb nj\u00eb diskutimi t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr territorin.<\/p>\n<p>Ai tregoi se me Trumpin kishin analizuar nj\u00eb hart\u00eb s\u00eb bashku. Shefi i tij i stafit, Andriy Yermak, publikoi nj\u00eb fotografi nga ky moment. Por, Rutte dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e tij evropian\u00eb than\u00eb se shk\u00ebmbimi i territoreve nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar gjat\u00eb takimeve t\u00eb tyre n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 gusht, Trump p\u00ebrs\u00ebriti se q\u00ebllimi i tij \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb paqe afatgjat\u00eb\u201d, duke shtuar se arritja e nj\u00eb arm\u00ebpushimi \u00ebsht\u00eb e panevojshme.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb shihni se Putini v\u00ebrtet do t\u00eb donte t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka\u201d, shtoi Trump, duke theksuar se Putini i tha n\u00eb Alask\u00eb se do t\u00eb ishte i hapur p\u00ebr t\u00eb pranuar garanci t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Merz dhe Macron than\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb takimet n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb duan q\u00eb nj\u00eb arm\u00ebpushim t\u2019u jap\u00eb fund sulmeve.<\/p>\n<p>Merz i b\u00ebri thirrje Trumpit q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb \u201cpresion\u201d ndaj Putinit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta detyroj\u00eb at\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim trepal\u00ebsh, nd\u00ebrkaq Macron tha se faza e m\u00ebvonshme e negociatave duhet t\u2019i mund\u00ebsoj\u00eb Evrop\u00ebs nj\u00eb vend n\u00eb tavolin\u00eb.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti amerikan, Donald Trump, e telefonoi homologun rus, Vladimir Putin, p\u00ebr t\u00eb nisur p\u00ebrgatitjet p\u00ebr nj\u00eb takim ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb mes Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas nj\u00eb dite me takime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb m\u00eb 18 gusht si pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. Trump tha se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":121257,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-121256","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121256","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121256"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121256\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":121270,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121256\/revisions\/121270"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121256"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121256"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121256"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}