{"id":121260,"date":"2025-08-19T11:56:01","date_gmt":"2025-08-19T11:56:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=121260"},"modified":"2025-08-19T12:20:47","modified_gmt":"2025-08-19T12:20:47","slug":"aleatit-tjeter-te-rames-i-hiqet-mandati-i-presidentit-rrethi-po-ngushtohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/19\/aleatit-tjeter-te-rames-i-hiqet-mandati-i-presidentit-rrethi-po-ngushtohet\/","title":{"rendered":"Aleatit tjet\u00ebr t\u00eb Ram\u00ebs i hiqet mandati i Presidentit\/ Rrethi po ngushtohet&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Aleat\u00ebt e Ram\u00ebs po ikin nj\u00eb nga nj\u00eb. Dodik, Pesidenti i Republik\u00ebs Serbska nuk \u00ebsjt\u00eb m\u00eb i till\u00eb pasi mandati i \u00ebsht\u00eb hequr nga Gjykata.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb telashe nga protestat e student\u00ebve dhe t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb Serbi dhe largimi i tij \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje dit\u00ebsh. I fundit i &#8220;moikan\u00ebve&#8221; ka mbetur Rama nga ky qark q\u00eb po eleminohet politikisht. \u00a0Rrethi i \u00ebsht\u00eb ngushtuar shum\u00eb dhe mbijetesa e tij \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe.<\/strong><\/p>\n<p>Kush do t\u00eb propozoj\u00eb nj\u00eb mandatar p\u00ebr kryeminist\u00ebr p\u00ebr Qeverin\u00eb e re t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska?<\/p>\n<p>Kjo pyetje lindi pasi kryeministri i k\u00ebtij entiteti t\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs, Radovan Vishkoviq, dha dor\u00ebheqje m\u00eb 18 gusht dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, edhe\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/dodik-republika-serpska\/33506353.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Millorad Dodikut<\/strong><\/a>\u00a0iu mor mandati i presidentit t\u00eb entitetit.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, vet\u00ebm presidenti i entitetit ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb propozoj\u00eb nj\u00eb mandatar p\u00ebr kryeminist\u00ebr p\u00ebr qeverin\u00eb e re.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja e Vishkoviqit \u00e7oi automatikisht n\u00eb rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb, por, deri n\u00eb zgjedhjen e qeveris\u00eb s\u00eb re, ministrat aktual\u00eb, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Vishkoviq, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb detyra teknike.<\/p>\n<p>Dodik, zyrtarisht, nuk e mban m\u00eb detyr\u00ebn e presidentit, pasi Gjykata e Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs e hodhi posht\u00eb ankes\u00ebn e ekipit t\u00eb tij ligjor kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr t\u2019ia hequr mandatin.<\/p>\n<p>Qysh m\u00eb her\u00ebt, atij iu ndalua t\u00eb mbante poste politike publike p\u00ebr gjasht\u00eb vjet.<\/p>\n<p>KQZ-ja duhet t\u00eb shpall\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme p\u00ebr presidentin e entitetit brenda 90 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Em\u00ebrimi i nj\u00eb kryeministri nga Dodiku do t\u00eb ishte jokushtetues<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse Dodik, tani ish-president i Republik\u00ebs S\u00ebrpska, do t\u00eb vendoste t\u00eb em\u00ebronte nj\u00eb kandidat p\u00ebr Qeverin\u00eb e re t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, ai do t\u00eb shkelte Kushtetut\u00ebn e k\u00ebtij entiteti, si dhe Kushtetut\u00ebn dhe ligjet e Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb profesori i s\u00eb Drejt\u00ebs Kushtetuese, Millan Bllagojeviq.<\/p>\n<p>Ai shpjegon se kjo \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e vendimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs &#8211; i publikuar n\u00eb fillim t\u00eb gushtit &#8211; me t\u00eb cilin Dodik u d\u00ebnua me nj\u00eb vit burg dhe ndalim t\u00eb mbajtjes s\u00eb posteve publike p\u00ebr gjasht\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Ligji zgjedhor i Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs p\u00ebrcakton q\u00eb mandati i nj\u00eb zyrtari t\u00eb zgjedhur, p\u00ebrfundon n\u00eb dat\u00ebn e nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, q\u00eb e d\u00ebnon at\u00eb me burg prej gjasht\u00eb muajsh ose m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga dita kur u dha vendimi p\u00ebrfundimtar, Millorad Dodik nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb president i Republik\u00ebs S\u00ebrpska. Jo sepse k\u00ebshtu dua un\u00eb, por sepse ligji dhe vendimi e thon\u00eb k\u00ebt\u00eb. Q\u00eb nga momenti kur Dhoma e Apelit e Gjykat\u00ebs s\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs e konfirmoi vendimin, ai nuk mund ta mbaj\u00eb m\u00eb at\u00eb pozicion\u201d, thot\u00eb Bllagojeviq.<\/p>\n<p>Ai shton se Kushtetuta e Republik\u00ebs S\u00ebrpska p\u00ebrcakton qart\u00eb se vet\u00ebm presidenti i entitetit ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb propozoj\u00eb nj\u00eb kandidat p\u00ebr qeverin\u00eb e re.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse kryeministri jep dor\u00ebheqje ose shkarkohet nga detyra n\u00eb Kuvendin komb\u00ebtar, mandatarin e ri p\u00ebr kryeminist\u00ebr mund ta propozoj\u00eb vet\u00ebm presidenti i Republik\u00ebs. Ligj\u00ebrisht, Dodik nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ai. \u00cbsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr tentimi p\u00ebr t\u00eb imponuar me forc\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ndryshe, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje d\u00ebshirash personale &#8211; \u00ebsht\u00eb zbatim i rrept\u00eb i Kushtetut\u00ebs dhe ligjit\u201d, thot\u00eb Bllagojeviq.<\/p>\n<p>Sipas tij, Vishkoviq \u00ebsht\u00eb aktualisht kryeminist\u00ebr me mandat teknik dhe kryeministri i ri mund t\u00eb zgjidhet vet\u00ebm pasi t\u00eb mbahen zgjedhjet e parakohshme p\u00ebr presidentin e Republik\u00ebs S\u00ebrpska.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, zgjedhja e nj\u00eb mandatari p\u00ebr kryeminist\u00ebr \u00ebsht\u00eb e mundur vet\u00ebm kur qytetar\u00ebt ta zgjedhin nj\u00eb president t\u00eb ri, i cili \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb kushtetuese p\u00ebr t\u00eb propozuar nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb ardhsh\u00ebm. N\u00ebse Dodik do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, ai do t\u00eb shkelte Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs S\u00ebrpska\u201d, p\u00ebrfundon Bllagojeviq.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pse ra Qeveria e Republik\u00ebs S\u00ebrpska?<\/strong><\/p>\n<p>Analisti politik, Stefan Bllagiq, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se arsyeja kryesore p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Vishkoviqit dhe r\u00ebnien e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska q\u00ebndron tek aktgjykimet p\u00ebrfundimtare dhe strategjia politike e Dodikut.<\/p>\n<p>\u201cAktgjykimet dhe planet q\u00eb ka Dodik p\u00ebr periudh\u00ebn e ardhshme, jan\u00eb motivi kryesor. Ai do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb m\u00eb t\u00eb bindur dhe mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb politike\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Dodik ka p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb se nuk e njeh aktgjykimin dhe ka paralajm\u00ebruar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me institucionet e Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n<p>Mes tjerash, ai ka paralajm\u00ebruar nj\u00eb referendum p\u00ebr n\u00eb shtator, pa e specifikuar pyetjen, por aludohet se mund t\u00eb lidhet me statusin e Republik\u00ebs S\u00ebrpska.<\/p>\n<p>Bllagiq vler\u00ebson se dor\u00ebheqja e Vishkoviqit \u00ebsht\u00eb, n\u00eb fakt, nj\u00eb \u00e7mim politik q\u00eb Dodik po e paguan p\u00ebr t\u00eb zbatuar planet e tij.<\/p>\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se Dodik nuk planifikon ta dor\u00ebzoj\u00eb pushtetin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore. Kjo ka qen\u00eb e dukshme nga paraqitjet e tij t\u00eb fundit publike. Gjith\u00e7ka shkon n\u00eb at\u00eb drejtim, por pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb sukses ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me k\u00ebt\u00eb\u201d, thot\u00eb Bllagiq.<\/p>\n<p>Analisti tjet\u00ebr politik, Mlladen Bubonjiq, pajtohet se dor\u00ebheqja e Vishkoviqit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb krize m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb politike n\u00eb Republik\u00ebn S\u00ebrpska, e intensifikuar nga miratimi i disa vendimeve q\u00eb sfidojn\u00eb juridiksionin e shtetit t\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai kujton se Vishkoviq ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs aktiv n\u00eb k\u00ebto procese dhe se kishte mandatin m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kryeministror n\u00eb Republik\u00ebn S\u00ebrpska, por shton se rezultatet e Qeveris\u00eb s\u00eb tij mbeten t\u00eb diskutueshme, sidomos n\u00eb kontekstin e problemeve me financat, rezervat e mallrave dhe menaxhimin e burimeve publike.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb arsye p\u00ebr r\u00ebnien e qeveris\u00eb &#8211; nga p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar imazhin e qeveris\u00eb, p\u00ebrmes konflikteve t\u00eb brendshme n\u00eb Aleanc\u00ebn e Socialdemokrat\u00ebve t\u00eb Pavarur (SNSD), deri te shkarkimi strategjik i personelit q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb barr\u00eb. Pra, \u00e7do gj\u00eb mund t\u00eb ndodhte, por kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mundshme&#8230; duke marr\u00eb parasysh mesazhet q\u00eb Dodik d\u00ebrgoi m\u00eb von\u00eb&#8230; ai foli p\u00ebr vet\u00ebvendosjen, p\u00ebr nj\u00eb referendum dhe p\u00ebr largimin nga Bosnje dhe Hercegovina. \u00cbsht\u00eb iluzore t\u00eb mendohet se ata do t\u00eb dor\u00ebzohen k\u00ebshtu, pa luft\u00eb\u201d, thot\u00eb Bubonjiq.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thot\u00eb Ligji p\u00ebr qeverin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ligji p\u00ebrcakton q\u00eb mandati i Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska p\u00ebrfundon n\u00ebse Kuvendi komb\u00ebtar shp\u00ebrndahet, n\u00ebse deputet\u00ebt votojn\u00eb p\u00ebr mosbesim ndaj tij ose n\u00ebse kryeministri jep dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>N\u00eb rast t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb kryeministrit, mandati i gjith\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebrfundon automatikisht, por ajo mbetet n\u00eb detyr\u00eb me mandat teknik derisa t\u00eb em\u00ebrohet e reja.<\/p>\n<p>Procedura p\u00ebrfshin paraqitjen e dor\u00ebheqjes s\u00eb kryeministrit te kryetari i Kuvendit komb\u00ebtar, i cili m\u00eb pas ia dor\u00ebzon at\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska dhe t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Kuvendi duhet brenda shtat\u00eb dit\u00ebsh ta vendos\u00eb dor\u00ebheqjen n\u00eb rend dite dhe ta konfirmoj\u00eb pranimin e saj.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb, dor\u00ebheqja b\u00ebhet zyrtarisht e vlefshme ligj\u00ebrisht, nd\u00ebrsa kryeministri dhe ministrat vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb me mandat teknik deri n\u00eb formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Vishkoviq dha dor\u00ebheqje pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit para zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, t\u00eb planifikuara p\u00ebr n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2026, kur mandati i tij do t\u00eb skadonte zyrtarisht.<\/p>\n<p>Por, edhe m\u00eb her\u00ebt, kryeministra t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpksa jan\u00eb larguar nga detyra para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>Kryeministri i par\u00eb i pasluft\u00ebs, Rajko Kasagiq, \u00ebsht\u00eb shkarkuar n\u00eb maj t\u00eb vitit 1996, me vendim t\u00eb presidentes s\u00eb at\u00ebhershme, Bilana Pllavshiq.<\/p>\n<p>Pasardh\u00ebsi i tij, Gojko Klli\u00e7koviq, ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje n\u00eb vitin 1998 dhe ka ikur n\u00eb Serbi, ku \u00ebsht\u00eb fshehur p\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ikur nga akuzat p\u00ebr krime lufte. Pas ekstradimit t\u00eb tij, nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb e ka liruar nga akuzat.<\/p>\n<p>Dragan Mikereviq ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje n\u00eb vitin 2004, duke deklaruar se nuk do q\u00eb t\u2019i pranoj\u00eb ultimatumet e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e Pero Bukejlloviqit ka humbur besimin e Kuvendit komb\u00ebtar n\u00eb vitin 2006, duke \u00e7uar n\u00eb em\u00ebrimin e Dodikut si kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Dodik ka l\u00ebn\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb vitin 2010, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb rolin e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpksa.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, ai ka t\u00ebrhequr mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr kryeministrin e at\u00ebhersh\u00ebm, Aleksandar Xhombiq, i cili ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Zhelka Cvijanoviq \u00ebsht\u00eb larguar nga detyra n\u00eb vitin 2018, pasi \u00ebsht\u00eb zgjedhur presidente e Republik\u00ebs S\u00ebrpska dhe \u00ebsht\u00eb pasuar nga Vishkoviq.<\/p>\n<p>Edhe pse Vishkoviq ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs S\u00ebrpska p\u00ebr periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pa nd\u00ebrprerje, Dodik mban rekordin me m\u00eb shum\u00eb se shtat\u00eb vjet si kryeminist\u00ebr n\u00eb mandate t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aleat\u00ebt e Ram\u00ebs po ikin nj\u00eb nga nj\u00eb. Dodik, Pesidenti i Republik\u00ebs Serbska nuk \u00ebsjt\u00eb m\u00eb i till\u00eb pasi mandati i \u00ebsht\u00eb hequr nga Gjykata. Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb telashe nga protestat e student\u00ebve dhe t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb Serbi dhe largimi i tij \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje dit\u00ebsh. I fundit i &#8220;moikan\u00ebve&#8221; ka mbetur Rama nga ky &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":121261,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,38],"tags":[],"class_list":["post-121260","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121260","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121260"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121260\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":121266,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121260\/revisions\/121266"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121261"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121260"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121260"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121260"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}