{"id":121399,"date":"2025-08-20T18:59:02","date_gmt":"2025-08-20T18:59:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=121399"},"modified":"2025-08-20T20:36:40","modified_gmt":"2025-08-20T20:36:40","slug":"zhdukja-e-shimes-3-jave-pas-paraqitjes-ne-spak-te-kordinatorit-te-krimit-te-rames-lidhja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/20\/zhdukja-e-shimes-3-jave-pas-paraqitjes-ne-spak-te-kordinatorit-te-krimit-te-rames-lidhja\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebmbimi i Shim\u00ebs\/ 3 jav\u00eb pas paraqitjes n\u00eb SPAK t\u00eb Koordinatorit t\u00eb krimit t\u00eb Ram\u00ebs, lidhja\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Koordinatori i krimit t\u00eb Ram\u00ebs, Ergys Agasi u paraqit me 22 korrik n\u00eb ambientet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. Paraqitja e tij vjen disa dit\u00eb pas kontrolleve t\u00eb zhvilluara me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK n\u00eb banes\u00ebn dhe ambientet e bizneseve n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij. Ndon\u00ebse nuk ka pasur nj\u00eb njoftim zyrtar nga SPAK n\u00eb lidhje me hetimet ndaj Agasit, ai m\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00ebn hetim edhe p\u00ebr aferat e AKSH-it, ku ai rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfitues i miliona eurove.<\/p>\n<p>Zhdukja e ish numrit 2 t\u00eb AKSH-it, Shima ndodh vet\u00ebm 3 jav\u00eb pas hetimeve dhe paraqitjes n\u00eb SPAK t\u00eb Agasit. Koordinatori i krimit t\u00eb Ram\u00ebs, Agasi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e hetimeve q\u00eb t\u00eb cojn\u00eb tek familja Rama nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb Rama sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Ahmetajt kishte k\u00ebrc\u00ebnuar personalisht Shim\u00ebn q\u00eb t\u00eb mbyllte goj\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhjet e Koordinatorit t\u00eb krimit t\u00eb Ram\u00ebs me AKSH-in<\/p>\n<p>Biznesmeni Ermal Beqiri, nj\u00eb nga emrat m\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb tregun e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit dhe p\u00ebrfitues i nj\u00eb numri t\u00eb madh tenderash publik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ato t\u00eb shpallura nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI) ka hyr\u00eb n\u00eb radar\u00ebt e SPAK. M\u00ebsohet se gjat\u00eb mesjav\u00ebs s\u00eb kaluar oficer\u00eb t\u00eb BKH-s\u00eb kan\u00eb ushtruar kontrolle n\u00eb ambientet e kompanis\u00eb \u201cSoft &amp; Solution\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Beqirit. Ende nuk dihet n\u00ebse k\u00ebto veprime hetimore lidhen drejtp\u00ebrdrejt me tenderat e fituar nga kompania apo n\u00ebse jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb hetimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb nisur nga Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK). Por emri i Beqirit lidhet ngusht\u00eb me at\u00eb t\u00eb biznesmenit tjet\u00ebr t\u00eb sektorit IT, Ergys Agasi, i cili p\u00ebrmes kompanis\u00eb \u201cEA Solution\u201d \u00ebsht\u00eb futur me shpejt\u00ebsi n\u00eb tregun e teknologjis\u00eb, duke fituar gjithashtu kontrata t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme publike. Agasi u pa disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb ambientet e SPAK, ku sipas burimeve q\u00ebndroi p\u00ebr disa or\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb pyetje, megjith\u00ebse nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb detaje mbi \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u thirr. Madje u raportua nga mediat se atij i jan\u00eb sekuestruar telefona dhe dokumente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Z.Beqiri \u00ebsht\u00eb portretizuar si \u201coligarku i teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit\u201d, ndoshta pa t\u00eb drejt\u00eb sa i p\u00ebrket emrit t\u00eb tij, n\u00ebse i referohemi t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb posht\u00eb. Vet\u00eb AKSHI nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb shpjegime se p\u00ebrse z.Beqiri me \u201cSoft &amp; Solution\u201d ka qen\u00eb i preferuari i tyre p\u00ebr tender\u00ebt edhe pas skandalit t\u00eb sulmit kibernetik q\u00eb rr\u00ebzoi sistemet n\u00eb vend, p\u00ebrfshi edhe e-Albanian si edhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera duke vjedhur dhe nxjerr\u00eb n\u00eb publik dhjet\u00ebra \u201ctera byte\u201d t\u00eb dh\u00ebna personale t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb bujshme disa muaj m\u00eb par\u00eb, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj p\u00ebrmendi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Ergys Agasin duke e portretizuar si personin q\u00eb b\u00ebn koordinimin mes krimit dhe maxhoranc\u00ebs, q\u00eb pi ver\u00eb 33 600 euro shishja me kryeministrin n\u00eb Dhom\u00ebn e Luleve n\u00eb Kryeministri dhe\u2026q\u00eb kontrollon tender\u00ebt e AKSHI-t. Kjo e fundit ishte nj\u00eb akuz\u00eb e re p\u00ebr Ergys Agasin, i cili edhe m\u00eb par\u00eb ishte portretizuar ngjash\u00ebm edhe nga lideri i opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, ku lidhet Ergys Agasi me sektorin e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit?<\/p>\n<p>Ergys Agasi rezulton t\u00eb jet\u00eb futur n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg n\u00eb mars 2023 duke regjistruar n\u00eb emrin e tij, kompanin\u00eb \u201cEA Solution\u201d me NIPT M31516009A me adres\u00eb \u201cRruga; Ismail Qemali\u201d, pallati Hersi, Kati 2, Hyrja Nr. 6, Tiran\u00eb. Agasi e mban vet\u00ebm nj\u00eb vit kompanin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb adres\u00eb dhe transferon zyrat pik\u00ebrisht\u2026n\u00eb adres\u00ebn: Rruga \u201cHoxha Tahsim\u201d Pallati 152, Hyrja 1, Kati 2, Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht e nj\u00ebjta adres\u00eb ku edhe ka zyrat z.Beqiri dhe kompania \u201cSoft &amp; Solution\u201d. Godin\u00eb dy kat\u00ebshe, e restauruar me shije, por q\u00eb hap\u00ebsira totale e saj nuk duket t\u00eb jet\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbajtur brenda punonj\u00ebsit e dy kompanive t\u00eb ndryshme (!) q\u00eb b\u00ebjn\u00eb miliona euro pun\u00eb dhe fitim n\u00eb nj\u00eb vit. Megjith\u00ebse, duke analizuar bilancin e \u201cEA Solution\u201d, z.Agasi nuk i duhen zyra t\u00eb bollshme pasi ai rezulton te ket\u00eb nj\u00eb num\u00ebr tep\u00ebr t\u00eb kufizuar punonj\u00ebsish q\u00eb mund t\u00eb mblidhen edhe n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb 3X4 metra katror bashk\u00eb me administratoren edhe sikur t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb 7 dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu qendron edhe magjia e z.Agasi dhe kompanis\u00eb \u201cEA Solution\u201d. Kompania rezulton se vet\u00ebm n\u00eb 9 muaj jet\u00eb, pra nga marsi n\u00eb dhjetor 2023 ka b\u00ebr\u00eb 2.4 milion euro xhiro, nga t\u00eb cilat rreth 2.3 milion euro jan\u00eb fitim para tatimit. Pra, \u201cEA Solution\u201d ka patur m\u00eb pak se 100 000 euro shpenzime gjat\u00eb 9 muajve duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu, pagat e punonj\u00ebsve, qira zyrash, energji elektrike, uj\u00eb si edhe shpenzime t\u00eb tjera. Por, le t\u00eb fokusohemi te pagat. Nga bilanci, rezulton se EA solution ka dh\u00ebn\u00eb 82 000 euro paga ndaj punonj\u00ebsve gjat\u00eb 2023 dhe rreth 10 000 euro sigurime shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore. Nj\u00eb pag\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor fillon nga 1 500 euro n\u00eb muaj p\u00ebr fillestar\u00ebt deri n\u00eb 2 500 euro apo m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb me m\u00eb shum\u00eb eksperienc\u00eb. Duke marr\u00eb parasysh q\u00eb kompania e z.Agasi ka fituar 2.3 milion euro gjat\u00eb 2023 presupozohet se ka patur punonj\u00ebs shum\u00eb t\u00eb aft\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime cil\u00ebsore dhe sigurisht, t\u00eb paguhen shum\u00eb. Nga nj\u00eb p\u00ebrllogaritje e p\u00ebraf\u00ebrt, rezulton se me 92 000 euro shpenzime totale p\u00ebr paga dhe sigurime gjat\u00eb 9 muajve nga kompania \u201cEA Solution\u201d t\u00eb jen\u00eb paguar 3-4 punonj\u00ebs bashk\u00eb me administratoren e kompanis\u00eb! K\u00ebto jan\u00eb ushtrime shum\u00eb t\u00eb thjeshta matematikore q\u00eb sigurisht duan nj\u00eb p\u00ebrgjigje, e cila duket se nis t\u00eb zb\u00ebrthehet pik\u00ebrisht n\u00eb korrik 2021 kur z.Beqiri blen p\u00ebr 1 milion lek\u00eb nj\u00eb kompani qindra milion\u00ebshe dhe sidomos n\u00eb tetor 2024 ku \u201cEA Solution\u201d e z.Agasi shkon dhe \u201cstrehohet\u201d pik\u00ebrisht n\u00eb zyrat e \u201cSoft &amp; Solution\u201d n\u00eb adres\u00ebn: Rruga \u201cHoxha Tahsim\u201d Pallati 152, Hyrja 1, Kati 2, Tiran\u00eb. Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar se kontrollet e BKH-s\u00eb tek kompania e Beqirit dhe paraqitja e Agasit n\u00eb SPAK lidhen me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje, fakti q\u00eb t\u00eb dy jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb autoriteteve hetimore nj\u00ebkoh\u00ebsisht ka ngritur pik\u00ebpyetje n\u00eb opinionin publik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koordinatori i krimit t\u00eb Ram\u00ebs, Ergys Agasi u paraqit me 22 korrik n\u00eb ambientet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. Paraqitja e tij vjen disa dit\u00eb pas kontrolleve t\u00eb zhvilluara me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK n\u00eb banes\u00ebn dhe ambientet e bizneseve n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij. Ndon\u00ebse nuk ka pasur nj\u00eb njoftim zyrtar nga SPAK n\u00eb lidhje me hetimet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":121400,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-121399","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121399","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121399"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121399\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":121421,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121399\/revisions\/121421"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121399"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121399"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121399"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}