{"id":121475,"date":"2025-08-21T11:51:48","date_gmt":"2025-08-21T11:51:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=121475"},"modified":"2025-08-21T11:51:48","modified_gmt":"2025-08-21T11:51:48","slug":"rritja-e-pagave-fuqia-blerese-dhe-standardi-i-jetes-ne-shqiperi-nje-analize-e-thjeshte-krahasimore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/21\/rritja-e-pagave-fuqia-blerese-dhe-standardi-i-jetes-ne-shqiperi-nje-analize-e-thjeshte-krahasimore\/","title":{"rendered":"Rritja e pagave, fuqia bler\u00ebse dhe standardi i jet\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri: Nj\u00eb analiz\u00eb e thjesht\u00eb krahasimore"},"content":{"rendered":"<div class=\"oped-rm\"><span class=\"date\"><strong>Nga Nikola KEDHI<\/strong> \u00a0<\/span><\/div>\n<div><\/div>\n<div id=\"rekl-3\">Eurostat n\u00eb shifrat e publikuara p\u00ebr vitin 2024 e jepte Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb par\u00ebn p\u00ebr nivelin e ul\u00ebt t\u00eb jetes\u00ebs. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, n\u00eb Shqip\u00ebri rreth 42,1 % e popullsis\u00eb jeton n\u00eb varf\u00ebri, m\u00eb e lart\u00eb, dhe n\u00eb trend rrit\u00ebs, n\u00eb krahasim me 34.1% n\u00eb Mal t\u00eb Zi, 32.6% n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, 30% n\u00eb Serbi, dhe 21.4% n\u00eb vendet e Bashkimit Europian, mesatarisht.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Sipas World Social Report 2025 t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, politikat fiskale t\u00eb qeveris\u00eb kan\u00eb rritur pabarazin\u00eb sociale n\u00eb vend. Raporti thekson se pasiguria n\u00eb tregun e pun\u00ebs mbetet nj\u00eb fenomen i p\u00ebrhapur. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e pun\u00ebsimit zhvillohet n\u00eb sektorin informal, duke i ekspozuar pun\u00ebtor\u00ebt ndaj kushteve t\u00eb pasigurta dhe t\u00eb ardhurave t\u00eb paq\u00ebndrueshme. Ky fenomen pengon rritjen e q\u00ebndrueshme ekonomike dhe ul besimin tek institucionet.<\/p>\n<p>Analiza ekonomike krahasimore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr m\u00ebnyrat m\u00eb e mira p\u00ebr t\u00eb kuptuar sa e suksesshme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri dhe n\u00ebse politikat e saj p\u00ebrkthehen n\u00eb mir\u00ebqenie reale p\u00ebr qytetar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb kuptuar dhe \u00e7far\u00eb modeli ekonomik na duhen dhe kush i b\u00ebn k\u00ebto propozime. P\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb kuptim krahasimit, vlen t\u00eb gjejm\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj k\u00ebtyre pyetjeve:<\/p>\n<p>A kan\u00eb sot shqiptar\u00ebt fuqi bler\u00ebse m\u00eb t\u00eb madhe se disa vite m\u00eb par\u00eb? A kan\u00eb ata n\u00eb fund t\u00eb muajit m\u00eb tep\u00ebr para n\u00eb xhepin e tyre? A jan\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre t\u00eb disponueshme (pas tatimeve), t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar koston e jetes\u00ebs? Si ishin mund\u00ebsit\u00eb e qytetarit shqiptar me politikat e djathta t\u00eb qeveris\u00eb 2005 \u2013 2013 me politikat e qeveris\u00eb aktuale socialiste? Nj\u00eb analiz\u00eb shifrash q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb Institutin Konservator na jep nj\u00eb pamje t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria Berisha kishte nj\u00eb qasje pro rritjes ekonomike dhe investimeve, sidomos t\u00eb huaja, me p\u00ebrfitim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe fermer\u00ebt, me ulje t\u00eb taksave (taksa e shesht\u00eb 10%), reduktim t\u00eb rregulloreve t\u00eb tep\u00ebrta e burokratike dhe t\u00eb ndikimit t\u00eb shtetit n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, fokus n\u00eb liberalizim ekonomik, p\u00ebrmir\u00ebsim i infrastruktur\u00ebs, reform\u00eb energjetike, subvencione t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr fermer\u00ebt p\u00ebr \u00e7do input \u2013 pra nj\u00eb fokus te liberalizmi i tregut, prodhimi dhe investimet publike.<\/p>\n<p>Nga ana e saj, qeveria Rama premtoi nj\u00eb fokus m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb konsolidim fiskal dhe menaxhim t\u00eb borxhit publik, prezantoi taks\u00ebn progresive, dhe u fokusua n\u00eb PPP, investime urbane, si dhe rritje t\u00eb sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit (ku flitet p\u00ebr nj\u00eb influks vjetor t\u00eb lart\u00eb t\u00eb parave t\u00eb pista) dhe turizmit, t\u00eb cilat nuk ndikojn\u00eb n\u00eb produktivitet, dhe e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb ekonomin\u00eb informale n\u00eb nivele 35% deri n\u00eb 40%. Duhet theksuar se ekonomia shqiptare n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb mbajtur me projektin e TAP dhe Kaskad\u00ebn e Devollit. N\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb rritur nga sektori i nd\u00ebrtimit, turizmi dhe rritja e shpenzimeve qeveritare.<\/p>\n<p>Le t\u00eb shohim pasojat e t\u00eb dy qasjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn 2005\u20132013, Shqip\u00ebria sipas INSTAT dhe referencave t\u00eb huaja, sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb pagave:<\/p>\n<p>me nj\u00eb rritje totale nominale prej 95% (praktikisht dyfishim i pagave), duke kaluar nga 26,808 lek\u00eb n\u00eb 52,150 lek\u00eb bruto n\u00eb muaj, duke kaluar nga nj\u00eb vend me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb nj\u00eb vend me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta.<\/p>\n<p><em>Rritja nominale mesatare vjetore (CAGR) \u2013 8.67%<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb periudh\u00ebn 2013\u20132024, rritja e pagave ka qen\u00eb m\u00eb e ngadalt\u00eb, me<\/em><\/p>\n<p><em>nj\u00eb rritje totale nominale prej 51%, duke arritur n\u00eb 78,789 lek\u00eb bruto n\u00eb muaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Rritja nominale mesatare vjetore (CAGR) \u2013 3.82%<\/em><\/p>\n<p><strong>Rritja Reale e Pagave dhe Fuqia Bler\u00ebse<\/strong><\/p>\n<p>Rritja reale e pagave, e cila merr parasysh inflacionin (rritjen e \u00e7mimeve), ka qen\u00eb edhe m\u00eb e ngadalt\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 2013\u20132024.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, fuqia bler\u00ebse ishte m\u00eb e ul\u00ebt se n\u00eb vitin 2013, p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit t\u00eb lart\u00eb dhe rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb mallrave dhe sh\u00ebrbimeve esenciale. P\u00ebr shembull, ushqimet jan\u00eb shtrenjtuar me 33.1% n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, duke r\u00ebnduar ndjesh\u00ebm buxhetin e familjeve shqiptare.<\/p>\n<p>Inflacioni kumulativ ishte 24.1% n\u00eb 2005-2013 (mesatarja vjetore 2.74%) dhe 31.1% n\u00eb 2013-2024 (mesatarja vjetore 2.50%), por rritjet e papritura n\u00eb t\u00eb dytin (p.sh., 6.73% n\u00eb 2022) tejkaluan rritjet e pagave.<\/p>\n<p><em>N\u00eb periudh\u00ebn 2005\u20132013, rritja totale reale, duke hequr efektin e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, ishte 57%, me nj\u00eb rritje vjetore CAGR 5.8%.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb periudh\u00ebn 2013\u20132024, rritja e pagave ka qen\u00eb m\u00eb e ngadalt\u00eb, me nj\u00eb rritje totale reale prej 15%, duke arritur n\u00eb 78,789 lek\u00eb bruto n\u00eb muaj, me nj\u00eb rritje reale vjetore 1.3%.<\/em><\/p>\n<p><strong>T\u00eb Ardhurat e Disponueshme dhe Taksat<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat neto t\u00eb familjeve shqiptare jan\u00eb gjithashtu ndikuar nga ndryshimet n\u00eb sistemin tatimor. N\u00eb periudh\u00ebn 2005\u20132013, rritja e pagave ka qen\u00eb m\u00eb e shpejt\u00eb se rritja e \u00e7mimeve dhe se rritja e taksave, duke lejuar nj\u00eb rritje t\u00eb fuqis\u00eb bler\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn 2013\u20132024, ndryshimet progresive t\u00eb taksave (p\u00ebrve\u00e7 se \u00e7mimet) kan\u00eb absorbuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rritjes nominale t\u00eb pagave, duke ulur rritjen reale t\u00eb t\u00eb ardhurave neto.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/August\/21\/auto_Screenshot_161755774001.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb 11 vje\u00e7are, kostoja mesatare e jetes\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur me 40%.<\/p>\n<p><em>N\u00eb 2013, nj\u00eb sasi fikse lek\u00ebsh (p.sh., 10,000 ALL) blinte nj\u00eb shport\u00eb mallrash q\u00eb kushtonte 10,000 ALL at\u00ebher\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot (2025), ajo shport\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb kushton 10,000 \u00d7 1.4 = 14,000 ALL.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, me 10,000 ALL sot, mund t\u00eb blini vet\u00ebm 10,000 \/ 1.4 \u2248 7,143 ALL n\u00eb \u00e7mime t\u00eb 2013-s, ose 71.4% t\u00eb asaj q\u00eb blinit n\u00eb 2013.<\/em><\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, ushqimet jan\u00eb rritur 33,1%, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb familje mesatare shpenzon 45%-50% p\u00ebr ushqim dhe pije joalkoolike, \u00e7ka i merr asaj nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb disponueshme. N\u00eb familjet me t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, ushqimi z\u00eb nj\u00eb vend edhe m\u00eb t\u00eb madh, mbi 60% t\u00eb buxhetit. Energjia dhe banesat, sipas Altax, jan\u00eb rritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb me 11%. N\u00eb total, vet\u00ebm n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, kostoja e jetes\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur me 25%. P\u00ebr t\u00eb jetuar me t\u00eb nj\u00ebjtin standard jetese si n\u00eb vitin 2020, nj\u00eb familje sot duhet t\u00eb shpenzoj\u00eb rreth \u00bc m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, periudha 2005\u20132013 ka sh\u00ebnuar nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb standardit t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, duke rritur fuqin\u00eb e tyre bler\u00ebse dhe duke u dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb kursejn\u00eb apo investojn\u00eb, nd\u00ebrsa periudha 2013\u20132024 ka sjell\u00eb sfida ekonomike q\u00eb kan\u00eb ndikuar negativisht n\u00eb fuqin\u00eb bler\u00ebse dhe standardin e jetes\u00ebs. N\u00eb fakt, sipas nj\u00eb vrojtimi t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, afro 35% e familjeve shqiptare nuk mund t\u2019i p\u00ebrballojn\u00eb shpenzimet mujore pa marr\u00eb borxh.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 41% e qytetar\u00ebve t\u00eb anketuar nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb deklaruar se mund t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00eb shpenzim t\u00eb konsideruesh\u00ebm pa marr\u00eb hua apo pa k\u00ebrkuar para tek t\u00eb af\u00ebrmit. Nd\u00ebrsa mesatarja n\u00eb vendet e OECD p\u00ebrllogaritet n\u00eb 62%. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vet\u00ebm 18% e qytetar\u00ebve arrijn\u00eb t\u00eb kursejn\u00eb di\u00e7ka.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme nj\u00eb politik\u00eb ekonomike q\u00eb fokusohet n\u00eb rritjen e pagave reale, kontrollin e inflacionit, konkurrenc\u00ebn e drejt\u00eb, uljen e taksave, rritjen e prodhimit, fokusin n\u00eb bujq\u00ebsi, luft\u00ebn ndaj trafikut t\u00eb drog\u00ebs, liberalizimin e tregut dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr familjet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nikola KEDHI \u00a0 Eurostat n\u00eb shifrat e publikuara p\u00ebr vitin 2024 e jepte Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb par\u00ebn p\u00ebr nivelin e ul\u00ebt t\u00eb jetes\u00ebs. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, n\u00eb Shqip\u00ebri rreth 42,1 % e popullsis\u00eb jeton n\u00eb varf\u00ebri, m\u00eb e lart\u00eb, dhe n\u00eb trend rrit\u00ebs, n\u00eb krahasim me 34.1% n\u00eb Mal t\u00eb Zi, 32.6% n\u00eb Maqedonin\u00eb e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":90360,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-121475","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121475","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121475"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121475\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":121477,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121475\/revisions\/121477"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121475"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121475"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121475"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}