{"id":121596,"date":"2025-08-23T08:23:57","date_gmt":"2025-08-23T08:23:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=121596"},"modified":"2025-08-23T08:23:57","modified_gmt":"2025-08-23T08:23:57","slug":"si-instat-dhe-sekti-rama-shpiken-4-milione-turiste-nga-hici","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/23\/si-instat-dhe-sekti-rama-shpiken-4-milione-turiste-nga-hici\/","title":{"rendered":"Si INSTAT dhe sekti Rama shpik\u00ebn 4 milion\u00eb turist\u00eb nga hi\u00e7i!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb disa vite rresht q\u00eb INSTAT dhe qeveria e sektit Rama raportojn\u00eb bum turist\u00ebsh t\u00eb huaj n\u00eb vend, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive n\u00eb kategorin\u00eb \u201cturist\u201d, vizitor\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb nuk kan\u00eb aspak lidhje me aktivitetet turistike.<\/p>\n<p>Procesi i matjes s\u00eb flukseve turistike ka mbetur nj\u00eb nd\u00ebr sfidat kryesore t\u00eb statistikave zyrtare n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, e trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb amatoreske dhe t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme. Shifrat e raportuara shpesh pasqyrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vizitor\u00ebt e huaj q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vend si turist\u00eb, edhe pse nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb p\u00ebr arsye pune, tranziti apo vizita afatshkurtra, q\u00eb nuk lidhen drejtp\u00ebrdrejt me turizmin.<\/p>\n<p><strong><em>I. Pse kat\u00ebr milion\u00eb turist\u00eb mungojn\u00eb n\u00eb apel<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024 u regjistruan mbi 10 milion hyrje t\u00eb shtetasve t\u00eb huaj, ku nj\u00eb pjes\u00eb e madhe p\u00ebrfshinin individ\u00eb q\u00eb kishin pak ose aspak t\u00eb b\u00ebnin me turizmin. 2.1 milion prej t\u00eb ardhurve t\u00eb huaj ishin hyrje p\u00ebr arsye pune dhe biznesi, 1.2 milion\u00eb ishin udh\u00ebtar\u00eb tranzit nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, me destinacion p\u00ebr n\u00eb Rinas, p\u00ebr fluturime n\u00eb vende t\u00eb tjera dhe kthim, nd\u00ebrsa gjysm\u00eb milioni ishin vizitor\u00eb p\u00ebr arsye studimi, sh\u00ebndeti apo q\u00ebllime t\u00eb tjera. Edhe pse rreth kat\u00ebr milion\u00eb vizitor\u00eb t\u00eb huaj nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me aktivitetet turistike, prap\u00eb regjistrohen nga INSTAT dhe Policia Kufitare si t\u00eb till\u00eb. Mungesa e kategorizimit t\u00eb sakt\u00eb b\u00ebn q\u00eb shifrat e turizmit t\u00eb fryhen artificialisht, duke krijuar perceptime t\u00eb shtremb\u00ebruara mbi kontributin real t\u00eb sektorit.<\/p>\n<p>Dhe prej k\u00ebtej vijn\u00eb mburrjet e drejtuesit t\u00eb sektit Rama n\u00eb pushtet apo t\u00eb ministrave t\u00eb tij, p\u00ebr gjoja 10 milion\u00eb turist\u00eb t\u00eb huaj vitin e kaluar! Kjo krijon nj\u00eb shtremb\u00ebrim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, duke ndikuar jo vet\u00ebm n\u00eb perceptimin e gabuar publik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por edhe n\u00eb politikat ekonomike t\u00eb lidhura me turizmin.<\/p>\n<p>Metodologjia e INSTAT dhe Policis\u00eb Kufitare klasifikon shumic\u00ebn e hyrjeve t\u00eb shtetasve t\u00eb huaj si \u201cvizitor\u00eb\/turist\u00eb\u201d, pavar\u00ebsisht q\u00ebllimit t\u00eb udh\u00ebtimit. Kjo jo vet\u00ebm krijon pasakt\u00ebsi statistikore, pasi mungon ndarja mes turist\u00ebve real\u00eb dhe vizitor\u00ebve p\u00ebr arsye t\u00eb tjera, por \u00e7on edhe n\u00eb politika t\u00eb gabuara publike. Me k\u00ebto matje, strategjit\u00eb e turizmit bazohen n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb fryra dhe jo n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn reale t\u00eb tregut. E gjitha kjo sjell keqorientim t\u00eb investimeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nevojat p\u00ebr infrastruktur\u00eb p\u00ebr kategori t\u00eb tjera vizitor\u00ebsh mbeten t\u00eb paplot\u00ebsuara.<\/p>\n<p><strong><em>II. Edhe n\u00eb turiz\u00ebm, sekti Rama \u201cshk\u00eblqen\u201d n\u00eb munges\u00eb transparence dhe injorim t\u00eb praktikave t\u00eb mira t\u00eb rajonit dhe BE-s\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e sektit Rama n\u00eb pushtet \u201cshk\u00eblqen\u201d k\u00ebshtu n\u00eb munges\u00eb transparence. T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb jep me mburrje qeveria nuk p\u00ebrputhen me raportimet e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si Organizata Bot\u00ebrore e Turizmit, OECD, PNUD, etj. P\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fryra n\u00eb ardhje turist\u00ebsh, Shqip\u00ebria shihet si vend me statistika t\u00eb manipuluara, duke d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb kredibilitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sektit n\u00eb pushtet i ka sh\u00ebrbyer injorimi i q\u00ebllimsh\u00ebm i t\u00eb gjitha qasjeve dhe eksperiencave t\u00eb suksesshme t\u00eb matjes s\u00eb turist\u00ebve t\u00eb huaj nga rajoni dhe vendet e Bashkimit Evropian. P\u00ebr shembull, Mali i Zi ka nj\u00eb sistem t\u00eb detyruesh\u00ebm regjistrimi elektronik t\u00eb turist\u00ebve p\u00ebrmes platform\u00ebs qendrore \u201ceVisitor\u201d, ku \u00e7do hotel, bujtin\u00eb apo pronar q\u00eb jep sht\u00ebpi me qira \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb deklaroj\u00eb vizitor\u00ebt brenda 24 or\u00ebve nga mb\u00ebrritja. Ky regjistrim lidhet drejtp\u00ebrdrejt me taks\u00ebn e q\u00ebndrimit dhe me statistikat zyrtare.<\/p>\n<p>Kroacia gjithashtu zbaton sistemin \u201ceVisitor\u201d, i cili konsiderohet model p\u00ebr rajonin. Regjistrimi b\u00ebhet online, \u00ebsht\u00eb i integruar me policin\u00eb kufitare dhe me institucionet tatimore, duke siguruar shifra t\u00eb sakta p\u00ebr turizmin dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga taksat lokale. Maqedonia e Veriut p\u00ebrdor nj\u00eb sistem t\u00eb centralizuar, ku hotelet dhe strukturat akomoduese raportojn\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme dhe n\u00eb Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb, nd\u00ebrsa shkeljet penalizohen me gjoba t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr praktikat n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian, n\u00eb Itali \u00e7do hotel apo struktur\u00eb mikprit\u00ebse \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb regjistroj\u00eb turist\u00ebt n\u00eb sistemin e policis\u00eb \u201cPortale Alloggiati\u201d (n\u00eb italisht, Portali i t\u00eb Mikpriturve) brenda 24 or\u00ebve. Sistemi \u00ebsht\u00eb i lidhur edhe me sh\u00ebrbimet fiskale. N\u00eb Spanj\u00eb, nj\u00eb vend i zhvilluar turistik, regjistrimi b\u00ebhet p\u00ebrmes sistemeve rajonale, por n\u00eb t\u00eb gjitha rastet t\u00eb dh\u00ebnat kalojn\u00eb n\u00eb polici dhe n\u00eb autoritetet e turizmit. Regjistrimi \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm edhe p\u00ebr apartamentet me qira afatshkurt\u00ebr, si p.sh. Airbnb. N\u00eb Franc\u00eb strukturat akomoduese kan\u00eb detyrim t\u00eb mbajn\u00eb regjist\u00ebr vizitor\u00ebsh dhe t\u2019i raportojn\u00eb autoriteteve. P\u00ebrve\u00e7 aspektit t\u00eb siguris\u00eb, kjo lidhet me pages\u00ebn e taks\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrimit.<\/p>\n<p><strong><em>III. Kaosi i q\u00ebllimsh\u00ebm i statistikave t\u00eb turizmit n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em><\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto praktika t\u00eb suksesshme sekti Rama i kishte p\u00ebrpara, por zgjodhi t\u2019i injoronte. Shqip\u00ebria ende nuk ka nj\u00eb sistem unik elektronik p\u00ebr regjistrimin e turist\u00ebve. Hotelet dhe strukturat akomoduese kan\u00eb detyrime ligjore p\u00ebr t\u00eb raportuar vizitor\u00ebt n\u00eb polici, por kontrolli \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt dhe shpesh nuk aplikohet. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e akomodimit (shpesh informal, si apartamente me qira ditore) nuk raportohet, duke sjell\u00eb munges\u00eb t\u00eb statistikave reale p\u00ebr numrin e turist\u00ebve, humbje t\u00eb t\u00eb ardhurave nga taksa e q\u00ebndrimit dhe probleme sigurie, pasi autoritetet nuk kan\u00eb informacion t\u00eb plot\u00eb mbi t\u00eb huajt q\u00eb hyjn\u00eb dhe q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb territorin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Tek ne, regjistrimi i parregullt ndodh p\u00ebr disa arsye kryesore: dominimi i akomodimit informal (apartamente private t\u00eb paregjistruara n\u00eb tatime), munges\u00eb sistemi t\u00eb centralizuar digjital t\u00eb lidhur me policin\u00eb kufitare dhe tatimet, zbatim i dob\u00ebt i ligjit dhe munges\u00eb gjobash efektive ndaj shkel\u00ebsve.<\/p>\n<p>Qeveria mbyll syt\u00eb dhe toleron informalitetin e lart\u00eb n\u00eb turiz\u00ebm, mes shumic\u00ebs s\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb nj\u00ebsive akomoduese dhe sht\u00ebpive q\u00eb jepen me qira, t\u00eb cil\u00ebt shmangin raportimin p\u00ebr t\u00eb mos paguar taksa.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt humbin shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb eldorado pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrie. Statistikat e turizmit dalin t\u00eb fryra ose t\u00eb pasakta, duke ulur besueshm\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Buxheti i Shtetit dhe bashkit\u00eb humbin t\u00eb ardhura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsohet planifikimi i politikave publike p\u00ebr turizmin, si infrastruktura dhe sh\u00ebrbimet. Nga regjistrimi i parregullt cenohet edhe siguria komb\u00ebtare, pasi autoritetet nuk kan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota mbi l\u00ebvizjen e vizitor\u00ebve.<\/p>\n<p>xx<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vendet e rajonit dhe t\u00eb BE-s\u00eb kan\u00eb kaluar prej koh\u00ebsh n\u00eb sisteme elektronike t\u00eb detyrueshme dhe t\u00eb integruara te matjes se turisteve, Shqip\u00ebria ende vuan nga nj\u00eb regjistrim i fragmentuar dhe shpesh fiktiv i tyre. Zgjidhja k\u00ebrkon ngritjen e nj\u00eb platforme komb\u00ebtare t\u00eb ngjashme me \u201ceVisitor\u201d t\u00eb Kroacis\u00eb, t\u00eb lidhur me policin\u00eb, tatimet dhe bashkit\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb raportimin automatik dhe t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do vizitor. Por sekti Rama nuk ka nd\u00ebrmend kurr\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj U b\u00ebn\u00eb disa vite rresht q\u00eb INSTAT dhe qeveria e sektit Rama raportojn\u00eb bum turist\u00ebsh t\u00eb huaj n\u00eb vend, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive n\u00eb kategorin\u00eb \u201cturist\u201d, vizitor\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb nuk kan\u00eb aspak lidhje me aktivitetet turistike. Procesi i matjes s\u00eb flukseve turistike ka mbetur nj\u00eb nd\u00ebr sfidat kryesore t\u00eb statistikave &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-121596","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121596","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121596"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121596\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":121597,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121596\/revisions\/121597"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121596"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121596"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121596"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}