{"id":121714,"date":"2025-08-25T11:11:30","date_gmt":"2025-08-25T11:11:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=121714"},"modified":"2025-08-25T11:11:30","modified_gmt":"2025-08-25T11:11:30","slug":"farsa-elektorale-berisha-publikon-te-dhenat-ja-si-eshte-persosur-sistemi-i-patronazhimit-gjate-dy-viteve-te-fundit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/25\/farsa-elektorale-berisha-publikon-te-dhenat-ja-si-eshte-persosur-sistemi-i-patronazhimit-gjate-dy-viteve-te-fundit-2\/","title":{"rendered":"Farsa elektorale\/ Berisha publikon t\u00eb dh\u00ebnat: Ja si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrsosur sistemi i patronazhimit gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi sot t\u00eb tjera prova dhe fakte nga masakra zgjedhore e 11 majit.<br \/>\nBerisha tha n\u00eb konferenc\u00ebn o\u00ebr shtyp se, i rikthehem dhe nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore, shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr \u00e7do proces zgjedhor, antikushtetuese, antiligjore, anti parimeve m\u00eb themelore nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira: sistemi i patronazhist\u00ebve, i nd\u00ebrtuar nga kreu i organizat\u00ebs kriminale, Edi Rama dhe i mbrojtur me fanatiz\u00ebm nga z\u00ebvend\u00ebskreu i organizat\u00ebs kriminale elektorale, Altin Troplini.<br \/>\n\u201cSot para jush dhe mbar\u00eb shqiptar\u00ebve i rikthehem dhe nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore, shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr \u00e7do proces zgjedhor, antikushtetuese, antiligjore, anti parimeve m\u00eb themelore nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira: sistemi i patronazhist\u00ebve, i nd\u00ebrtuar nga kreu i organizat\u00ebs kriminale, Edi Rama dhe i mbrojtur me fanatiz\u00ebm nga z\u00ebvend\u00ebskreu i organizat\u00ebs kriminale elektorale, Altin Troplini.<br \/>\nN\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri, zgjedhjet q\u00eb zhvillohen n\u00eb prani t\u00eb partis\u00eb shtet, sikur t\u00eb hiqen t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt e tjer\u00eb, jan\u00eb fars\u00eb, fars\u00eb dhe vet\u00ebm fars\u00eb sepse ato sh\u00ebnojn\u00eb vendosjen e nj\u00eb pabarazie ekstreme n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs, p\u00ebrdorimin e t\u00eb gjitha resurseve shtet\u00ebrore nga partia shtet n\u00eb gar\u00ebn elektorale.<br \/>\nSistemi i patronazhimit, i denoncuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtare, vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me Kushtetut\u00ebn dhe ndarjen e pushteteve.<br \/>\nVjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me kodin elektoral dhe ligjet e tjera t\u00eb vendit.<br \/>\nVjen n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me Kart\u00ebn e Kopenhagenit p\u00ebr zgjedhjet e lira, direktivat e KiE, Kodin e Venecias.<br \/>\nSistemi i patronazhimit n\u00ebnkupton p\u00ebrdorimin nga partia shtet t\u00eb t\u00eb gjitha resurseve njer\u00ebzore q\u00eb me ligj dhe Kushtetut\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb neutrale n\u00eb zgjedhje, pra shnd\u00ebrrimin e institucioneve shtet\u00ebrore n\u00eb institucione elektorale dhe punonj\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve n\u00eb operator\u00eb elektoral\u00eb.<br \/>\nK\u00ebtu, para jush kam paraqitur koh\u00eb m\u00eb par\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna nga qarku i Fierit, por q\u00eb sistemi funksionon nj\u00eblloj n\u00eb \u00e7do qark.<br \/>\nMir\u00ebpo laptopi i Belind\u00ebs ishte m\u00eb i aksesuesh\u00ebm.<br \/>\nSot un\u00eb do i rikthehem po k\u00ebtij qarku, por me nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb transformimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve dhe institucioneve t\u00eb k\u00ebtij qarku, n\u00ebn drejtimin e Lubi Ballukut n\u00eb institucione elektorale, n\u00eb operator\u00eb elektoral\u00eb.<br \/>\nN\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 Maj 2025, Partia Socialiste<br \/>\ne transformoi sistemin e patronazhimit n\u00eb nj\u00eb rrjet t\u00eb<br \/>\nstrukturuar dhe t\u00eb institucionalizuar kontrolli politik.<br \/>\n\u2022 PS e futi mbik\u00ebqyrjen dhe shantazhin brenda<br \/>\ninstitucioneve shtet\u00ebrore.<br \/>\n\u2022 N\u00ebpun\u00ebsit civil\u00eb u shnd\u00ebrruan n\u00eb instrumente presioni<br \/>\nndaj qytetar\u00ebve<br \/>\n\u2022 Duke keqp\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebna personale sensitive,<br \/>\nsh\u00ebrbime publike dhe sigurin\u00eb e vendit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb<br \/>\nndikuar sjelljen elektorale.<br \/>\n\u2022 Sistemi i Patronazhimit u p\u00ebrdor si brenda vendit, ashtu<br \/>\nedhe n\u00eb diaspor\u00eb.<br \/>\nKy prezantim ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparente funksionimin dhe terrorin kriminal t\u00eb ushtruar ndaj, dhe nga administrata publike, p\u00ebr dhunimin e vot\u00ebs; struktur\u00ebn, mjetet dixhitale dhe pasojat ligjore t\u00eb k\u00ebtij sistemi.<br \/>\nOrigjina dhe Institucionalizimi<br \/>\n\u2022N\u00eb vitin 2021, rrodh\u00ebn n\u00eb median Lapsi.al t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb p\u00ebrfshinin mbi 910,000 qytetar\u00eb shqiptar\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb emrat, numrat e ID-ve, numrat e telefonit, vendin e pun\u00ebs dhe preferencat politike.<br \/>\n\u2022\u00c7do votues kishte nj\u00eb \u201cpatronazhist\u201d \u2014 kryesisht nj\u00eb xhelat vote, nj\u00eb punonj\u00ebs i administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, i paguar me para publike, me detyr\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb, manipuloj\u00eb ose ushtroj\u00eb presion ndaj qytetarit p\u00ebrpara dhe gjat\u00eb zgjedhjeve.<br \/>\n<strong>B. Perfeksionimi i sistemit gjat\u00eb viteve 2023\u20132025<\/strong><br \/>\n\u2022Pavar\u00ebsisht kritikave nd\u00ebrkomb\u00ebtare (nga Misionet e OSBE\/ODIHR, K\u00ebshilli i Europ\u00ebs, Parlamenti Europian), nuk u nd\u00ebrmor asnj\u00eb<br \/>\nreform\u00eb apo hetim real nga Altin Dumani p\u00ebr p\u00ebrdorimin e sistemit t\u00eb patronazhimit nga ana e partis\u00eb s\u00eb krimit, Partis\u00eb Socialiste.<br \/>\n\u2022P\u00ebrkundrazi, qeveria e zgjeroi m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb sistem. Ministrit\u00eb,<br \/>\nbashkit\u00eb dhe nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore u shnd\u00ebrruan n\u00eb seli elektorale, nd\u00ebrsa n\u00ebpun\u00ebsit civil\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn si kontrollor\u00eb votash.<br \/>\n\u2022T\u00eb dh\u00ebnat vijuan t\u00eb mblidheshin p\u00ebrmes platformave t\u00eb drejtuara<br \/>\nnga qeveria<br \/>\n\u2022Database i sistemit te patronazhimit administrohet nga AKSHI<br \/>\n(Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit), e drejtuar nga fam\u00ebzeza Mirlinda Kar\u00e7anaj.<br \/>\n\u2022Qasje n\u00eb t\u00ebr\u00eb sistemin kan\u00eb Edi Rama, Mirlinda Kar\u00e7anaj.<br \/>\n\u2022Koordinator\u00ebt politike kan\u00eb qasje n\u00eb Sistemin p\u00ebr Qarqet q\u00eb<br \/>\nDrejtojn\u00eb.<br \/>\n\u2022Database me t\u00eb dh\u00ebna personale t\u00eb \u00e7do votuesi i jepen p\u00ebr<br \/>\np\u00ebrdorim shtabeve elektorale t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr profilizim elektoral\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi sot t\u00eb tjera prova dhe fakte nga masakra zgjedhore e 11 majit. Berisha tha n\u00eb konferenc\u00ebn o\u00ebr shtyp se, i rikthehem dhe nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore, shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr \u00e7do proces zgjedhor, antikushtetuese, antiligjore, anti parimeve m\u00eb themelore nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira: sistemi i patronazhist\u00ebve, i nd\u00ebrtuar nga kreu &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":121712,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-121714","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121714","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121714"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121714\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":121715,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121714\/revisions\/121715"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121712"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121714"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121714"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121714"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}