{"id":121716,"date":"2025-08-25T11:20:06","date_gmt":"2025-08-25T11:20:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=121716"},"modified":"2025-08-25T11:33:53","modified_gmt":"2025-08-25T11:33:53","slug":"berisha-struktura-e-patronazhisteve-ne-fier-drejtohej-nga-lubi-balluku-dhe-shtrihej-deri-tek-emigrantet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/25\/berisha-struktura-e-patronazhisteve-ne-fier-drejtohej-nga-lubi-balluku-dhe-shtrihej-deri-tek-emigrantet\/","title":{"rendered":"Berisha: Struktura e patronazhist\u00ebve n\u00eb Fier drejtohej nga Lubi Balluku dhe shtrihej deri tek emigrant\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat, foli p\u00ebr sistemin e patronazhimit q\u00eb PS p\u00ebrdori n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 Majit. Ai tha se, n\u00eb qarkun e Fierit, Ballluku transformoi t\u00eb gjth\u00eb punonj\u00ebsit e institucioneve n\u00eb operator\u00eb elektoral\u00eb.<br \/>\nBerisha b\u00ebri nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb transformimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve dhe institucioneve t\u00eb qarkut Fier, n\u00ebn drejtimin e Lubi Ballukut n\u00eb institucione elektorale, n\u00eb operator\u00eb elektoral\u00eb.<br \/>\n\u201c\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Patronazhist? Jo nj\u00eb militant socialist, por nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs i shtetit. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<br \/>\nNdryshe nga militant\u00ebt tradicional\u00eb partiak\u00eb, patronazhist\u00ebt modern\u00eb jan\u00eb:<br \/>\n* Punonj\u00ebs publik\u00eb n\u00eb arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi, infrastruktur\u00eb, administrat\u00eb tatimore, qeverisje vendore, madje edhe n\u00eb drejt\u00ebsi, mbrojtje dhe siguri.<br \/>\n* T\u00eb pajisur me akses n\u00eb databaza shtet\u00ebrore dhe me pushtet institucional mbi nevojat e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve (licenca, leje, ndihm\u00eb sociale, pun\u00ebsim).<br \/>\n* Ngarkuar jo vet\u00ebm me bindjen e votuesve, por edhe me intimidim, shantazh, mohimin e sh\u00ebrbimeve, dhe mbik\u00ebqyrje dit\u00ebn e votimit, deri n\u00eb konfiskim kartash ID apo k\u00ebrc\u00ebnime, (si\u00e7 \u00ebsht\u00eb raportuar n\u00eb Vor\u00eb, Tiran\u00eb, Laprak\u00eb, Fier, Elbasan, Dib\u00ebr etj).<br \/>\nSistemi i patronazhimit shtrihet edhe te emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb:<br \/>\n* Qytetar\u00ebt jasht\u00eb vendit u kontaktuan nga patronazhist\u00eb ose persona t\u00eb lidhur me Partin\u00eb Socialiste.<br \/>\n* Drejtor\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs publike u d\u00ebrguan dhe q\u00ebndruan n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme me detyra t\u00eb p\u00ebrcaktuara: p\u00ebr t\u00eb kontaktuar, regjistruar, kontrolluar dhe siguruar prova se votuesit e patronazhuar votuan p\u00ebr kandidat\u00ebt e PS.<br \/>\n* Votuesit n\u00eb diaspor\u00eb u shantazhuan q\u00eb statusi i pun\u00ebs apo sh\u00ebrbimeve p\u00ebr familjar\u00ebt e tyre do t\u00eb kusht\u00ebzoheshin nga vota e tyre p\u00ebr PS.<br \/>\n* Ka raportime t\u00eb shumta p\u00ebr tentative dhe blerje t\u00eb votave n\u00eb diapsor\u00eb<br \/>\n* PD ka siguruar prova t\u00eb shumta konkrete q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb q\u00eb diaspora u kontrollua, u frik\u00ebsua, u manipulua dhe vota u devijua para shpalljes s\u00eb rezultatit.<br \/>\nPor t\u00eb gjitha k\u00ebto prova, fshihen, zhduken nga Altin Troplini kreu i mbrojtjes s\u00eb krimit elektoral.<br \/>\n<strong>Sistemi i patronazhimit, Qarku Fier<\/strong><br \/>\nN\u00eb krye t\u00eb procesit t\u00eb patronazhimit q\u00ebndron Lubi Balluku, Zv. Kryeministre fam\u00ebzeze, Koordinatore Politike e PS-s\u00eb n\u00eb Qarkun Fier.<br \/>\nNd\u00ebr t\u00eb vijn\u00eb direkt Kryetar\u00ebt e Bashkive n\u00eb Qarkun Fier, Ministra, z\u00ebvend\u00ebsministra, funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre b\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje fiktive nga postet e tyre, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb aktive n\u00eb Qarkun Fier apo n\u00eb Diaspor\u00eb n\u00ebn urdh\u00ebrat e Lubis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vijonin e drejtonin pun\u00ebn n\u00eb drejtorit\u00eb e tyre.<br \/>\nDrejtuesit e drejtorive t\u00eb pushtetit vendor dhe qendror si dhe t\u00eb agjencive publike.<br \/>\nN\u00eb zgjedhjet Parlamentare 2025, Fieri u shfaq si nj\u00eb nga rastet tipike t\u00eb kontrollit elektoral nga Partia shtet, p\u00ebrmes abuzimit me administrat\u00ebn publike dhe mbledhjes s\u00eb paligjshme t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale.<br \/>\n* N\u00eb thelb t\u00eb skem\u00ebs:<br \/>\n* Rrjet patronazhimi i strukturuar<br \/>\n* Punonj\u00ebs civil\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs publike me role partiake<br \/>\nelektorale<br \/>\n* Shkelje e ligjit komb\u00ebtar dhe e standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare<br \/>\n* P\u00ebr \u00e7do Qend\u00ebr Votimi n\u00eb Fier:<br \/>\n* PS caktoi p\u00ebrgjegj\u00ebs Drejtues ne administrat\u00ebn publike<br \/>\n* K\u00ebta nuk ishin vullnetar\u00eb apo militant\u00eb partie, por punonj\u00ebs shtet\u00ebror\u00eb, q\u00eb paguhen me rrogat, me lek\u00ebt t\u00eb taks\u00ebpaguesve shqiptar\u00eb.<br \/>\n* Shum\u00eb prej tyre mbanin pozicione t\u00eb larta n\u00eb institucione publike.<br \/>\n<strong>Patronazhist\u00ebt t\u00eb Pun\u00ebsuar n\u00eb institucione publike lokale dhe qendrore<\/strong><br \/>\n* Bashki, drejtorit\u00eb bashkiake dhe nj\u00ebsit\u00eb administrative (p.sh., Bashkia Fier, Uj\u00ebsjell\u00ebs- Kanalizime Fier)<br \/>\n* Institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore (p.sh., Spitali Rajonal<br \/>\nFier, t\u00eb gjitha qendrat sh\u00ebndet\u00ebsore)<br \/>\n* Institucionet arsimore (shkolla dhe kopshte)<br \/>\n* Deg\u00ebt rajonale t\u00eb agjencive komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore (OST, ADISA, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Drejtoria e Tatimeve Fier,<br \/>\nSh\u00ebrbimeve t\u00eb Transportit Rrugor Fier, Drejtoria Rajonale e Sh\u00ebrbimeve Sociale, Burgu i Fierit ose Institucioni i Vuajtjes s\u00eb D\u00ebnimit Fier, Sh\u00ebrbimi i Prov\u00ebs, Albpetrol etj.)<br \/>\n<strong>Detyrat e caktuara drejtuesve te institucioneve\/ koordinator\u00ebve politike<\/strong><br \/>\nSecili prej patronazhist\u00ebve t\u00eb pun\u00ebsuar nga shteti kishte p\u00ebr detyr\u00eb mbledhjen dhe raportimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb detajuara p\u00ebr punonj\u00ebsit civil\u00eb brenda institucionit t\u00eb tyre ose n\u00ebn-rajonit gjeografik (p.sh., Rajoni 1 ose 2-Fier).<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura p\u00ebrfshinin p\u00ebr \u00e7do punonj\u00ebs t\u00eb drejtoris\u00eb \/ sektorit q\u00eb drejtonin:<br \/>\n* Emrat e plot\u00eb, numrat e ID-s\u00eb, numrat e telefonit dhe pozicionet\/afiliacionet institucionale<br \/>\n* Qendra e Votimit (QV) ku ishte i regjistruar secili punonj\u00ebs<br \/>\n* Kontaktet personale dhe lidhjet familjare<br \/>\n* P\u00ebrcaktimi politik ose p\u00ebrkat\u00ebsia partiake (an\u00ebtar, mb\u00ebshtet\u00ebs, etj.)<br \/>\n* Data e fillimit t\u00eb pun\u00ebsimit (shum\u00eb prej tyre t\u00eb pun\u00ebsuar rishtazi, pun\u00ebsime elektorale)<br \/>\n<strong>Data bas\u00eb-Patronazhimi<\/strong><br \/>\nT\u00eb dh\u00ebna mblidheshin dhe centralizoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike (\u00e7do dit\u00eb) n\u00eb databaza t\u00eb koduara (disa prej t\u00eb cilave I kemi siguruar, shqyrtuar dhe analizuar).<br \/>\nK\u00ebto databaza funksiononin si instrumente t\u00eb profilizimit politik dhe kontrollit elektoral, duke e lidhur secilin punonj\u00ebs shtet\u00ebror me nj\u00eb qend\u00ebr votimi dhe duke ia caktuar nj\u00eb \u2018patronazhisti &#8211; agjenti monitorues\u2019 p\u00ebr gjith\u00eb koh\u00ebzgjatjen e fushat\u00ebs ose i shnd\u00ebrronin n\u00eb patronazhist\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar familjar\u00ebt, kush\u00ebrinjt\u00eb, fqinj\u00ebt e t\u00eb njohurit e tjer\u00eb.<br \/>\n<strong>Politizimi i Administrat\u00ebs publike, p\u00ebrdorimi si mjet p\u00ebr q\u00ebllime elektorale<\/strong><br \/>\nP\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb:<br \/>\n* Ligjit Nr. 152\/2013 \u2018P\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsin civil\u2019, i cili ndalon aktivitetin politik dhe garanton neutralitetin e n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb.<br \/>\n* Neni 88 i Kodit Zgjedhor, i cili ndalon punonj\u00ebsit publik\u00eb t\u00eb merren me fushat\u00eb elektorale ose t\u00eb ushtrojn\u00eb ndikim mbi votuesit gjat\u00eb orarit zyrtar.<br \/>\n* Standardeve t\u00eb OSBE\/ODIHR dhe Komisionit t\u00eb Venecias, t\u00eb cilat theksojn\u00eb ndarjen e funksioneve t\u00eb shtetit nga ato t\u00eb partis\u00eb n\u00eb zgjedhjet demokratike.<br \/>\nStruktura e patronazhimit n\u00eb Fier ilustron nj\u00eb sistem ku zyrtar\u00ebt publik\u00eb u shnd\u00ebrruan n\u00eb operativ\u00eb politik\u00eb, duke p\u00ebrdorur funksionin e tyre zyrtar p\u00ebr t\u00eb monitoruar, kategorizuar, intimiduar dhe ndikuar votuesit duke minuar lirin\u00eb zgjedhore, paanshm\u00ebrin\u00eb administrative dhe t\u00eb drejtat p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat, foli p\u00ebr sistemin e patronazhimit q\u00eb PS p\u00ebrdori n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 Majit. Ai tha se, n\u00eb qarkun e Fierit, Ballluku transformoi t\u00eb gjth\u00eb punonj\u00ebsit e institucioneve n\u00eb operator\u00eb elektoral\u00eb. Berisha b\u00ebri nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb transformimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":121717,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-121716","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121716","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121716"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121716\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":121722,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121716\/revisions\/121722"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121716"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}