{"id":121804,"date":"2025-08-26T10:16:03","date_gmt":"2025-08-26T10:16:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=121804"},"modified":"2025-08-26T10:16:39","modified_gmt":"2025-08-26T10:16:39","slug":"farmacite-jane-oliogopol-8-pronare-fiksojne-cmimet-per-3069-farmaci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/26\/farmacite-jane-oliogopol-8-pronare-fiksojne-cmimet-per-3069-farmaci\/","title":{"rendered":"Farmacit\u00eb jan\u00eb oligopol\/ 8 pronar\u00eb fiksojn\u00eb \u00e7mimet p\u00ebr 3069 farmaci"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb proces m\u00ebse t\u00eb mir\u00eborganizuar, nj\u00eb prodhues vendas i madh, tet\u00eb subjekte import- shp\u00ebrndarje me shumic\u00eb dhe dyshimi i arsyesh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrcaktim \u00e7mimesh dhe cil\u00ebsie, kan\u00eb kthyer 3069 farmaci t\u00eb licensuara n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, si shitore t\u00eb produkteve t\u00eb diktuara nga grosist\u00ebt e barnave.<\/p>\n<p>Krahas dominimit t\u00eb tregut nga subjekte t\u00eb m\u00ebdha prodhuese dhe tregtuese, ekspert\u00ebt e fush\u00ebs ngren\u00eb shqet\u00ebsimin e r\u00ebnies s\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb medikamenteve, jo vet\u00ebm atyre t\u00eb rimbursueshme, por edhe atyre q\u00eb tregtohen n\u00eb farmacit\u00eb e hapura.<\/p>\n<p><em>\u201cTregu shqiptar i farmacive t\u00eb rrjetit t\u00eb hapur, por zhytet n\u00ebn kthetr\u00ebn e monopolizimit<\/em>\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Faktoje.al, ish-presidentja e Urdhrit t\u00eb Farmacist\u00ebve, Diana Toma.<\/p>\n<p>Edhe vet\u00eb institucionet shtet\u00ebrore e konstatojn\u00eb monopolizimin e tregut n\u00eb p\u00ebrcaktimin e \u00e7mimit dhe llojeve t\u00eb medikamenteve, duke ua l\u00ebn\u00eb n\u00eb duar pak subjekteve nj\u00eb proces zinxhir prodhim dhe tregtim shumic\u00eb-pakic\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201c\u00c7mimi i barnave n\u00eb tregun farmaceutik nuk \u00ebsht\u00eb element konkurrues pasi fiksimi i tij p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb periudhe 6 mujore dhe p\u00ebrcaktimi i tij n\u00eb pull\u00ebn e kontrollit e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb pandryshuesh\u00ebm, duke sjell\u00eb kufizim t\u00eb konkurrenc\u00ebs me \u00e7mimet e produkteve n\u00eb tregun farmaceutik nga aktor\u00ebt e k\u00ebtij tregu\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundin arrin Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs pas nj\u00eb hetimi t\u00eb gjat\u00eb, duke dal\u00eb me nj\u00eb raport p\u00ebrfundimtar (i fundit) n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p><strong>Kontrolli i plot\u00eb \u00e7mim-produkt<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb 3069 farmaci t\u00eb licencuara; importues dhe shp\u00ebrndar\u00ebs n\u00eb tregun farmaceutik (Tregtimi me shumic\u00eb i barnave) jan\u00eb 233 licenca; Prodhuese n\u00eb sektorin farmaceutik (Prodhimi i barnave) jan\u00eb 10 licenca dhe farmaci spitalore (Sh\u00ebrbime spitalore), jan\u00eb 27 licenca\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb QKB (Qendra Komb\u00ebtare e Biznesit), p\u00ebr Faktoje.al.<\/p>\n<p>Edhe pse jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 233 licensa p\u00ebr subjekte t\u00eb tregtim me shumic\u00eb t\u00eb barnave, numri real i tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb hetim i Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs, rezulton se n\u00eb vitin 2022 ishin 13 kompani t\u00eb m\u00ebdha farmaceutike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nga verifikimet e Faktoje.al dhe pas p\u00ebrpunimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb vijn\u00eb edhe nga hetimi i Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs, rezulton se aktualisht jan\u00eb vet\u00ebm tet\u00eb subjekte t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb cil\u00ebt kontrollojn\u00eb tregun, por pasi hapin filiale me emra t\u00eb tjer\u00eb tregtar\u00eb, \u201cmbulojn\u00eb\u201d aktivitetin e tyre, \u00e7\u2019ka japin \u2018de jure\u201d iden\u00eb se n\u00eb vend ka shum\u00eb kompani tregtimi me shumic\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb tregun farmaceutik kemi nj\u00eb shtres\u00ebzim t\u00eb till\u00eb; import-shp\u00ebrndarje nj\u00eb kategori dhe prodhues nj\u00eb kategori tjet\u00ebr, por produktet e t\u00eb dy kategorive, shp\u00ebrndarjen tek qytetari e realizojn\u00eb p\u00ebrmes farmacive t\u00eb rrjetit t\u00eb hapur. Fundi i hink\u00ebs \u00ebsht\u00eb farmacia e rrjetit t\u00eb hapur. Nj\u00eb pjes\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tenderave shkon n\u00eb spitale, dhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr l\u00ebvrohet p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb farmaci\u201d<\/em>, thot\u00eb Toma.<\/p>\n<p><strong>Subjektet e m\u00ebdha prodhuese<\/strong><\/p>\n<p>Faktoje.al iu referua hetimit t\u00eb Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs i cili n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar qart\u00ebsisht dallon vet\u00ebm nj\u00eb kompani prodhuese barnash vendase, Profarma dhe tet\u00eb kompani t\u00eb tjera tregtuese.<\/p>\n<p>QKB ka t\u00eb regjistruar 10 subjekte prodhuese, por Diana Toma sakt\u00ebson se; \u201c<em>vet\u00ebm nj\u00eb kompani \u00ebsht\u00eb prodhuese barnash, (Profarma), nd\u00ebrsa kompanit\u00eb e tjera prodhojn\u00eb produkte teknike mjek\u00ebsore ose produkte parafarmeceutike\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong>Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin raport (tetor 2022 i fundit) mori n\u00eb shqyrtim tregun e ila\u00e7eve dhe konstatoi se:<\/strong>\u00a0\u201c<em>Mb\u00ebshtetur n\u00eb analiz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave mbi vler\u00ebn e barnave t\u00eb prodhuara n\u00eb vend dhe t\u00eb tregtuara nga nd\u00ebrmarrjet e autorizuara p\u00ebr prodhim dhe tregtim, rezultoi se, nd\u00ebrmarrja Profarma \u00ebsht\u00eb prodhuesi m\u00eb i madh farmaceutik n\u00eb vend, i ndjekur nga Noval dhe Florfarma. Nga nj\u00eb kryq\u00ebzim i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb depozituar nga Profarma SHA dhe FSDKSH (lista e barnave te rimbursueshme), konstatohet se n\u00eb list\u00ebn e barnave t\u00eb rimbursueshme, produktet e Profarma jan\u00eb pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, alternativa m\u00eb e lir\u00eb brenda barit xhenerik\u201d<\/em>, thot\u00eb AK, q\u00eb gjithashtu nuk konstaton shkelje, pasi ndon\u00ebse sheh dominim tregu, e mbulon me \u00e7mimin e ul\u00ebt t\u00eb ilaceve, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre t\u00eb rimbursueshme.<\/p>\n<p><strong>Subjektet tregtuese<\/strong><\/p>\n<p>Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs n\u00eb hetimin e saj thekson se institucionet shtet\u00ebrore, ve\u00e7an\u00ebrisht Agjencia Komb\u00ebtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjek\u00ebsore (AKBPM), nuk i kishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dokumentet p\u00ebrkat\u00ebse mbi kompanit\u00eb prodhuese dhe tregtuese, sa ila\u00e7e kan\u00eb importuar dhe mbi cil\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs del n\u00eb p\u00ebrfundimin se p\u00ebr vitin 2022 \u201c<em>nd\u00ebrmarrjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb importit t\u00eb barnave mjek\u00ebsore jan\u00eb (Rejsi Farma SHPK, Incomed SHPK, Evita SHPK, IMI Pharma SHPK, Trimed SHPK, Aldosch Farma SHPK, Fufarma SHA, Pegasus SHPK, CFO Pharma SHPK, Delta Pharma-AL SHPK, Megapharma SHPK dhe Intermed SHPK)\u201d.<\/em><\/p>\n<p>AK konstaton gjithashtu se; nj\u00eb subjekt tregtar ka dominuar p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2020 me \u201cvaksin\u00ebn anti grip\u201d, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb shkelje, pasi rreth 75 % e k\u00ebsaj vaksine gjendej vet\u00ebm n\u00eb farmacit\u00eb e hapura, rrjet i k\u00ebtij subjekti importues.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procedurave hetimore, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs konstatoi se: \u2019fiksimi i \u00e7mimet t\u00eb shitjes s\u00eb barnave n\u00eb \u00e7do nivel tregtimi, t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb VKM nr. 143, dat\u00eb 18.2.2015 \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e marzheve t\u00eb tregtimit dhe fabrikimit t\u00eb barnave\u201d, pika 1,2 dhe 3 sjell kufizim t\u00eb konkurrenc\u00ebs n\u00eb tregtimin me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb t\u00eb barnave\u201d. Gjithashtu po ky institucion konstaton se, \u201cekzistenca e integrimit vertikal t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve importuese farmaceutike dhe farmacive t\u00eb rrjetit t\u00eb pakic\u00ebs, mund t\u00eb sjell\u00eb krijimin e pozit\u00ebs dominuese n\u00eb treg\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht q\u00ebndrimit t\u00eb Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs, tregu farmaceutik n\u00eb vend jo vet\u00ebm nuk ka ndryshuar, por po thellon kontrollin nga nj\u00eb grup i vog\u00ebl prodhuesish dhe tregtuesish me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb t\u00eb ila\u00e7eve.<\/p>\n<p><em>\u201c\u2026Tek farmacit\u00eb e hapura ka kompani t\u00eb m\u00ebdha importuese t\u00eb cilat duket se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shtrirje nga tregtia me shumic\u00eb deri n\u00eb pjes\u00ebn fundore. Kan\u00eb hapur rrjetet e tyre farmaceutike\u201d, thot\u00eb Toma, nd\u00ebrsa shton se kjo ka sjell\u00eb \u201cmonopolizim t\u00eb plot\u00eb nga prodhimi, depo t\u00eb m\u00ebdha farmaceutike, shp\u00ebrndarja dhe pastaj tregtia me pakic\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve t\u00eb tyre t\u00eb farmacive t\u00eb hapura\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong>Hap e farmaci\u2026!<\/strong><\/p>\n<p>Tre ligje kontroverse t\u00eb viteve 2009, 2014 dhe 2015, n\u00ebn sloganin e hapjes s\u00eb madhe p\u00ebr licensimin e shum\u00eb farmacive dhe uljes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb ila\u00e7eve, duket se tashm\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb dominim t\u00eb tregut farmaceutik nga nj\u00eb grup i vog\u00ebl biznesmen\u00ebsh nj\u00eb prodhues vendas t\u00eb barnave dhe tet\u00eb subjekteve t\u00eb m\u00ebdha importuese t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb edhe rrjetet farmacish t\u00eb shitjes me pakic\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur ciklin prodhim-tregtim-shitje.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, Parlamenti miratoi ligjin 10081, p\u00ebr licensat dhe lejet, t\u00eb propozuar nga qeveria.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse deri n\u00eb 2009 kishim dh\u00ebnjen e lejes p\u00ebr hapjen e farmacive nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb mbi kritere profesionale, distance etj, pas miratimit t\u00eb k\u00ebtij ligji k\u00ebto kritere rr\u00ebzoheshin dhe me d\u00ebshir\u00ebn e \u00e7do individi i cili gjente nj\u00eb ambient edhe ngjitur me nj\u00eb farmaci tjet\u00ebr, vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet vet\u00ebdeklarimit q\u00eb b\u00ebhej, QKB-s\u00eb, g\u00ebzonte t\u00eb drejt\u00ebn e hapjes s\u00eb farmacis\u00eb\u201d<\/em>, thot\u00eb p\u00ebr Faktoje.al, Diana Toma, ish-presidentja e Urdhrit t\u00eb Farmacist\u00ebve.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb vitin 2009 kur ju dha e drejta gjithkujt p\u00ebr t\u00eb hapur farmaci, ndodhi q\u00eb u shk\u00ebput lidhja mes farmacistit dhe farmacis\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi. Pesha e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb iu la drejtuesit teknik dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, i krijuam nj\u00eb mburoj\u00eb artificiale pronarit t\u00eb farmacis\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte shkelje pa kok\u00eb\u00e7arje, pasi \u2018faturat\u2019 do i paguante drejtuesi teknik i farmacis\u00eb q\u00eb tashm\u00eb nuk ishte pronar i subjektit\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb Toma, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebngul se kjo form\u00eb largoi profesionistin farmacist nga tregu dhe i dha r\u00ebnd\u00ebsi konceptit tregtar edhe n\u00eb fush\u00ebn sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>Dy ligjet q\u00eb larguan cil\u00ebsin\u00eb dhe \u2018kap\u00ebn\u2019 tregun\u2026!<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqja, p\u00ebr disa muaj premtoi ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb ligjin p\u00ebr barnat p\u00ebr sh\u00ebrbimin farmaceutik, duke premtuar ulje \u00e7mimesh dhe kontroll nga shteti.<\/p>\n<p>Gjithashtu, edhe amendimet e k\u00ebtij ligji nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb \u00e7imentuan industrin\u00eb farmaceutike n\u00eb vend, duke paracaktuar \u00e7mimet, cil\u00ebsin\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte edhe kompanit\u00eb q\u00eb do kishin m\u00eb shum\u00eb akses n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p><em>\u201cOrigjina e barnave q\u00eb erdh\u00ebn z\u00ebvend\u00ebsuese, t\u00eb barnave patent\u00eb, patjet\u00ebr do i ket\u00eb \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb lira, por kjo solli atmosfer\u00eb mbyt\u00ebse p\u00ebr kompanit\u00eb prestigjioze\u201d<\/em>, thot\u00eb Toma.<\/p>\n<p><em>\u201cKemi shum\u00eb farmaci q\u00eb falimentojn\u00eb dhe q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb farmacist\u00ebve profesionist\u00eb dhe shtohet numri i k\u00ebtyre farmacive q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtyre rrjeteve. Shohim q\u00eb rrjetet farmaceutike shesin produkte m\u00eb lir\u00eb sesa ne i blejm\u00eb n\u00eb depo. Para cilit fenomen jemi? Para fenomenit q\u00eb po investohet p\u00ebr t\u00eb mbyllur farmacit\u00eb e tjera q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkelje dhe mbyllje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandershme apo para fenomenit q\u00eb po pastrohen para\u201d,<\/em>\u00a0thekson ish-presidentja e Urdhrit t\u00eb Farmacist\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Kush kontrollon?<\/strong><\/p>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare t\u00eb Barnave dhe Pajisjeve Mjek\u00ebsore (AKBPM), n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare p\u00ebr Faktoje.al, tha se n\u00eb vendin ton\u00eb jan\u00eb t\u00eb autorizuara p\u00ebr tregtim:<\/p>\n<p><em>\u201cBarnat e prodhuara n\u00eb vendin ton\u00eb; barnat q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb autorizim p\u00ebr tregtim dhe q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb nj\u00ebrin nga vendet e Bashkimit Europian, Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Kanada, Turqi, Zvic\u00ebr, Izrael, Japoni, Australi, Norvegji, Island\u00eb dhe Mbret\u00ebri e Bashkuar; barnat q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb autorizim p\u00ebr tregtim lokal dhe q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb vend; barnat e prodhuara n\u00eb vendet e Ballkanit, vet\u00ebm kur kan\u00eb marr\u00eb autorizim p\u00ebr tregtim dhe q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb vendin e tyre dhe barnat e pajisura me autorizimin e tregtimit nga (EMA) ose (FDA)\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse jan\u00eb pes\u00eb autorizime, dominuese t\u00eb tregut p\u00ebr p\u00ebrdorim spitalor dhe n\u00eb farmaci private jan\u00eb barna t\u00eb prodhuara n\u00eb vendin ton\u00eb, Turqi, apo nj\u00eb nga vendet e Ballkanit, kryesisht Serbi.<\/p>\n<p><em>\u201cKompanit\u00eb e huaja prestigjioze q\u00eb ishin deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, (viti 2015), u larguan t\u00eb detyruara nga ana ligjore, apo konstatuan se nga p\u00ebrcaktimi i qeveris\u00eb do uleshin \u00e7mimet, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nuk do t\u00eb kishin treg\u201d<\/em>, thot\u00eb ekspertja e farmaceutik\u00ebs Diana Toma.<\/p>\n<p>Sipas saj, largimi i detyruar i kompanive t\u00eb m\u00ebdha farmaceutike nuk ishte i paq\u00ebllimt\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cZhvendosja e tregut n\u00eb vler\u00ebsimin tim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr interesa t\u00eb pastra fitimi p\u00ebr nj\u00eb shtres\u00eb apo kategori t\u00eb caktuar individ\u00ebsh, duke mos e patur fare parasysh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e prezenc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsive farmaceutike n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb cilat n\u00eb vet\u00ebvete jan\u00eb garantues t\u00eb stabilitetit t\u00eb tregut farmaceutik t\u00eb nj\u00eb vendi\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Nga Sebi Alla\/ Faktoje<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb proces m\u00ebse t\u00eb mir\u00eborganizuar, nj\u00eb prodhues vendas i madh, tet\u00eb subjekte import- shp\u00ebrndarje me shumic\u00eb dhe dyshimi i arsyesh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrcaktim \u00e7mimesh dhe cil\u00ebsie, kan\u00eb kthyer 3069 farmaci t\u00eb licensuara n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, si shitore t\u00eb produkteve t\u00eb diktuara nga grosist\u00ebt e barnave. Krahas dominimit t\u00eb tregut nga subjekte t\u00eb m\u00ebdha prodhuese &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":121805,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-121804","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121804","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121804"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121804\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":121807,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121804\/revisions\/121807"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121804"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121804"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121804"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}