{"id":121958,"date":"2025-08-27T19:29:31","date_gmt":"2025-08-27T19:29:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=121958"},"modified":"2025-08-27T19:29:31","modified_gmt":"2025-08-27T19:29:31","slug":"turizmi-ne-shqiperi-cmime-te-larta-dhe-sezoni-qe-zhgenjen-pritshmerite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/27\/turizmi-ne-shqiperi-cmime-te-larta-dhe-sezoni-qe-zhgenjen-pritshmerite\/","title":{"rendered":"Turizmi n\u00eb Shqip\u00ebri: \u00c7mime t\u00eb larta dhe sezoni q\u00eb zhg\u00ebnjen pritshm\u00ebrit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga\u00a0<strong>Esmeralda Topi<\/strong>\u00a0dhe\u00a0<strong>Atdhe Mulla<\/strong><\/p>\n<p>M\u00ebngjesi i 25 gushtit na gjeti n\u00eb rrug\u00eb. Nga Tirana mor\u00ebm drejtimin p\u00ebr n\u00eb jug, me synimin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nga af\u00ebr ecurin\u00eb e nj\u00eb sezoni turistik q\u00eb nisi me pritshm\u00ebri t\u00eb m\u00ebdha, por q\u00eb nuk arriti t\u00eb kthehej n\u00eb \u201cbumin\u201d e shum\u00ebp\u00ebrfolur.<\/p>\n<p>Rruga drejt Himar\u00ebs zgjati rreth tre or\u00eb e gjysm\u00eb. P\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb mir\u00eb, zgjimi i hersh\u00ebm na kurseu trafikun, madje edhe n\u00eb autostrad\u00ebn Tiran\u00eb\u2013Durr\u00ebs, e cila prej muajsh \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb makth udh\u00ebtimi p\u00ebr shkak t\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb Vlor\u00ebs, tek rrethrrotullimi i njohur si \u201cKula\u00e7i\u201d, disa pika shiu na e prish\u00ebn humorin p\u00ebr pak \u00e7aste. Por nd\u00ebrsa iu afruam ujit t\u00eb ftoht\u00eb, dielli doli s\u00ebrish. Plazhet p\u00ebrbri sh\u00ebtitores s\u00eb Vlor\u00ebs ishin thuajse bosh, me ndonj\u00eb pushues t\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Radhim\u00eb, dielli p\u00ebrv\u00eblonte si n\u00eb mes t\u00eb korrikut, por as aty nuk kishte shum\u00eb njer\u00ebz. Pamja e rrug\u00ebs na p\u00ebrforconte mendimin se k\u00ebt\u00eb vit, Shqip\u00ebria nuk po p\u00ebrjetonte asnj\u00eb bum. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrshtypje e konfirmonin edhe t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare. Sipas INSTAT, n\u00eb korrik, kulmin e sezonit veror, numri i turist\u00ebve t\u00eb huaj ishte rritur me vet\u00ebm 0.4 p\u00ebr qind, nd\u00ebrsa vizitor\u00ebt gjithsej me 1.5 p\u00ebr qind krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb rritje e pap\u00ebrfillshme.<\/p>\n<p><strong>Nga Llogaraja n\u00eb Himar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb, nj\u00eb tabel\u00eb blu shkaktoi t\u00eb qeshura n\u00eb makin\u00ebn tone: Green Coast 13 km, Mykonos 598 km, Bodrum 773 km, Ibiza 1,531 km.<\/p>\n<p>I them grupit me shaka: \u201c<em>T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u00e7mimet e kripura<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Pak minuta m\u00eb von\u00eb, pasi kaluam tunelin ende pa pages\u00eb, u gjend\u00ebm mbi Palas\u00eb. Pamja e Jonit ishte mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse dhe na shoq\u00ebroi deri n\u00eb Himar\u00eb, destinacionin final. Ndryshe nga Vlora, Himara gum\u00ebzhinte. Plazhi ishin mbushur me njer\u00ebz, vendas e t\u00eb huaj, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb frym\u00ebmarrje ndryshe qytetit.<\/p>\n<p><em>U ul\u00ebm n\u00eb nj\u00eb lokal modest, buz\u00eb plazhit publik. Porosia ishte e thjesht\u00eb: nj\u00eb birr\u00eb dhe nj\u00eb kafe e ftoht\u00eb. \u00c7mimi? 650 lek\u00eb. Deri k\u00ebtu asgj\u00eb e \u00e7uditshme, por kur k\u00ebrkova fatur\u00ebn, kamarieri, nj\u00eb djal\u00eb i sjellsh\u00ebm, u zu ngusht\u00eb. \u201cNuk e kemi ndezur ende\u2026<\/em>\u201d, tha gjith\u00eb siklet.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebngula dhe pas pak solli nj\u00eb flet\u00eb t\u00eb shkruar me dor\u00eb. M\u2019u kujtua menj\u00ebher\u00eb skena e famshme e fatur\u00ebs s\u00eb rigonit q\u00eb Mu\u00e7i ia k\u00ebrkonte Bardh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Himar\u00eb \u00e7mimet varionin. Nj\u00eb nat\u00eb n\u00eb hotele kushtonte nga 5,000 mij\u00eb deri n\u00eb 50,000 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa \u00e7adrat me dy shezlong\u00eb nga 1,000 deri n\u00eb 2,000 mij\u00eb lek\u00eb. Restorantet buz\u00eb sh\u00ebtitores kishin \u00e7mime t\u00eb ngjashme me Tiran\u00ebn, larg \u201cfaturave fantazm\u00eb\u201d q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb rrjete sociale. Dhe himariot\u00ebt k\u00ebmb\u00ebngulnin se: \u201cHimara nuk \u00ebsht\u00eb Dh\u00ebrmiu!\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe ata pranonin se ky vit kisht nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb dukshme.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb market t\u00eb vog\u00ebl, bleva nj\u00eb shishe uj\u00eb p\u00ebr 50 lek\u00eb. Me kupon. Se fsheha habin\u00eb ndaj pronarja m\u2019u p\u00ebrgjigj me humor: Shikoji t\u00eb gjitha \u00e7mimet\u2026 i kam si n\u00eb Tiran\u00eb. Nuk je n\u00eb Dh\u00ebrmi k\u00ebtu!<\/p>\n<p>\u201cHoteli \u00ebsht\u00eb plot, por restoranti nuk ka konsum si vitin e kaluar. Ka r\u00ebnie me t\u00eb pakt\u00ebn 20 p\u00ebr qind\u201d,\u00a0 pohoi menaxherja e nj\u00eb hoteli n\u00eb Potam.<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt e varur nga \u201csponsor\u00ebt\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Pushuesit vendas ankoheshin p\u00ebr \u00e7mime t\u00eb pap\u00ebrballueshme. Nj\u00eb pensionist nga Elbasani, q\u00eb pushonte me familjen n\u00eb Potam, tha me humor:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shtrenjt\u00eb. Kam ardhur me sponsor, se vet\u00eb s\u2019doja ta p\u00ebrballoja dot. Kush \u00ebsht\u00eb sponsori? Baxhanaku!\u201d, dhe qeshi me t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Edhe turist\u00ebt e huaj ndanin t\u00eb nj\u00ebjtin k\u00ebndv\u00ebshtrim. Nj\u00eb spanjolle q\u00eb po q\u00ebndronte dy jav\u00eb nga veriu n\u00eb jug e p\u00ebrshkruante Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr nga \u00e7mimet si vend \u201cpak a shum\u00eb sa Spanja\u201d.<\/p>\n<p>\u201c<em>Jo shum\u00eb e lir\u00eb p\u00ebr ne, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebr t\u2019u zbuluar. \u00c7mimet jan\u00eb t\u00eb ngjashme me Spanj\u00ebn<\/em>\u201d, pohoi ajo, teksa shtoi se Shqip\u00ebria mbetet gjithsesi nj\u00eb vend p\u00ebr tu rekomanduar.<\/p>\n<p>Dy vajza amerikane, n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pushimeve t\u00eb tyre, mendonin ndryshe.<\/p>\n<p>\u201c<em>Jemi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. E kemi par\u00eb n\u00eb TikTok e Instagram. Ne po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoje t\u00eb lir\u00eb. Dhe Shqip\u00ebria ishte n\u00eb list\u00ebn e Ballkanit. Pastaj b\u00ebm\u00eb k\u00ebrkimet tona dhe Shqip\u00ebria dukej shum\u00eb e lir\u00eb dhe e bukur<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Vajzat kishin ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri pas nj\u00eb jave pushim n\u00eb vendet baltike dhe skandinave.<\/p>\n<p>\u201cKrahasuar me ato vende q\u00eb ishin goxha t\u00eb shtrenjta, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb m\u00eb lir\u00eb. Edhe krahasuar me SHBA-t\u00eb\u201d, than\u00eb nj\u00ebz\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Turizmi \u00ebsht\u00eb si ullinjt\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb oborrin e nj\u00eb hoteli familjar n\u00eb Himar\u00eb, n\u00ebn hijen e ullinjve, takova v\u00ebllez\u00ebrit Neranxi bashk\u00eb me n\u00ebn\u00ebn e tyre. Prej 20 vitesh ata e kishin ngritur me mund hotelin \u201cGeorge\u201d. Arturi, v\u00ebllai m\u00eb i madh i familjes e sheh turizmin si pun\u00eb afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Un\u00eb personalisht jam n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat nivele, por mundohem me mish e shpirt. Un\u00eb nuk shoh t\u00eb marr lekun e t\u00eb ik\u00ebsh, un\u00eb investoj tek klienti q\u00eb ti l\u00eb shije t\u00eb mir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00ebse do rikthehet n\u00eb Himar\u00eb t\u00eb vij\u00eb patjet\u00ebr k\u00ebtu\u201d<\/em><\/p>\n<p>V\u00ebllai i tij shtoi nj\u00eb krahasim t\u00eb goditur: \u201c<em>Turizmi \u00ebsht\u00eb si ullinjt\u00eb, nj\u00eb vit jep prodhim, nj\u00eb vit jo. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb dhe turizmi sepse njer\u00ebzit qarkullojn\u00eb<\/em>\u201d<\/p>\n<p>R\u00ebnia e turizmit k\u00ebt\u00eb vit, sipas tyre, nuk e ka zanafill\u00ebn tek \u00e7mimet e larta t\u00eb jugut. Ata besojn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201c<em>Jetesa n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shtrenjtuar<\/em>\u201d, argumenton Turi.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, mendoja teksa bisedoja me ta, familjar\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar pas nj\u00eb industrie q\u00eb si\u00e7 edhe vet\u00eb e pranonin \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fillesa.<\/p>\n<p>\u201cProblemet q\u00eb kemi ne si industri turistike ishin dhe vjet dhe do t\u00eb jen\u00eb edhe vitin tjet\u00ebr. Ne jemi n\u00eb fillim t\u00eb turizmit masiv, nuk kemi p\u00ebrvoj\u00eb, as tradit\u00eb n\u00eb turiz\u00ebm si\u00e7 mund t\u00eb ken\u00eb komshinjt\u00eb tan\u00eb\u201d, vijon me tej Arturi, duke pranuar edhe abuzimet q\u00eb ndodhin n\u00eb jug.<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00ebse nj\u00eb dhom\u00eb ofron kushte p\u00ebr 70 euro, nuk ke pse e shet 90 sepse t\u00eb gjith\u00eb e shesin 90. Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa e abuzimit<\/em>\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Arturi thot\u00eb se industria turistike n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet tek pushuesi vendas.<\/p>\n<p>\u201c<em>K\u00ebshilla ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb investojm\u00eb tek shqiptar\u00ebt. K\u00ebtu e kam fjal\u00ebn edhe p\u00ebr ata t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr emigrant\u00ebt. Turist\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb nj\u00eb karakteristik\u00eb q\u00eb shum\u00eb pak e kan\u00eb kuptuar: Jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb vijn\u00eb dhe dy her\u00eb brenda nj\u00eb sezoni. Edhe tre her\u00eb<\/em>\u201d<\/p>\n<p><strong>Kosova nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u201cgaranci\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Zak Topuzi q\u00eb drejton \u201cShoqat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Turizmit\u201d kujton se Kosova ka qen\u00eb p\u00ebr vite burimi kryesor i turist\u00ebve. Por tashm\u00eb, sipas tij, \u201c<em>Kosova nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb treg i garantuar. Liria e l\u00ebvizjes ka sjell\u00eb liri zgjedhjeje, dhe kosovar\u00ebt po zgjedhin p\u00ebrvoj\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, shpesh Greqin\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>\u201c<em>Nj\u00eb faktor ky\u00e7 q\u00eb po ndikon n\u00eb k\u00ebt\u00eb zhvendosje \u00ebsht\u00eb fuqia konkurruese e ofertave turistike rajonale n\u00eb euro. Zhvler\u00ebsimi i euros me 27% (krahasuar me lekun) ka rritur ndjesh\u00ebm koston e paketave shqiptare. N\u00eb Greqi, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim, nj\u00eb familje kosovare mund t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb standardizuara, resort t\u00eb mir\u00eb organizuar, vila me kapacitete t\u00eb kufizuara dhe privat\u00ebsi t\u00eb garantuar<\/em>\u201d, argumenton Topuzi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, ekonomisti Artan Gjergji shton se filozofia \u2018kap \u00e7far\u00eb t\u00eb kap\u00ebsh\u2019 nuk \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>\u201c<em>Mekanizmi i tregut \u00ebsht\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm. Nuk ka d\u00ebnim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr nj\u00eb biznes se sa ndryshimi i sjelljes dhe preferenc\u00ebs s\u00eb klient\u00ebve si pasoj\u00eb e abuzimit. Duhet reflektim n\u00eb mend\u00ebsi para se t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb von\u00eb<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00e7mimet shpesh nuk rriten drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb vler\u00eb nominale, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, duke abuzuar me sasin\u00eb e produktit.<\/p>\n<p>\u201c<em>Nj\u00eb pica e mesme shitet me \u00e7mimin e nj\u00eb pice familjare, nd\u00ebrsa pica m\u00eb e vog\u00ebl ofrohet si standarde. Po k\u00ebshtu, sasia e nj\u00eb sufllaqeje 270 lek\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me dy sufllaqe 350 lek\u00ebshe n\u00eb Sh\u00ebngjin, Durr\u00ebs, apo edhe m\u00eb keq n\u00eb Vlor\u00eb e Sarand\u00eb<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Edhe Irena Beqiraj, eksperte p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe financat e sheh \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebrmes logjik\u00ebs ekonomike.<\/p>\n<p>\u201c<em>Turizmi k\u00ebrkon infrastruktur\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm n\u00eb ver\u00eb. Investimet q\u00eb shfryt\u00ebzohen tre muaj n\u00eb vit kan\u00eb presion t\u00eb madh tek \u00e7mimet. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Shqip\u00ebria importon shumic\u00ebn e produkteve, dhe ky model nuk mund t\u00eb mos shoq\u00ebrohet me inflacion<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Rruga e kthimit nga Himara na la me nj\u00eb mendim t\u00eb vet\u00ebm: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e bekuar me natyr\u00eb, por turizmi nuk b\u00ebhet vet\u00ebm me det e me diell p\u00ebrv\u00eblues. Turizmi k\u00ebrkon respekt p\u00ebr pushuesin, mendje t\u00eb kthjell\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe vizion p\u00ebrtej ver\u00ebs.\/<a href=\"https:\/\/faktoje.al\/shqiperia-turistike-kete-vere-mes-endrrave-per-bum-dhe-realitetit-te-shtrenjte\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Faktoje.al<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Esmeralda Topi\u00a0dhe\u00a0Atdhe Mulla M\u00ebngjesi i 25 gushtit na gjeti n\u00eb rrug\u00eb. Nga Tirana mor\u00ebm drejtimin p\u00ebr n\u00eb jug, me synimin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nga af\u00ebr ecurin\u00eb e nj\u00eb sezoni turistik q\u00eb nisi me pritshm\u00ebri t\u00eb m\u00ebdha, por q\u00eb nuk arriti t\u00eb kthehej n\u00eb \u201cbumin\u201d e shum\u00ebp\u00ebrfolur. Rruga drejt Himar\u00ebs zgjati rreth tre or\u00eb e gjysm\u00eb. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":121962,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-121958","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121958","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121958"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121958\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":121963,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121958\/revisions\/121963"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121962"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121958"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121958"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121958"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}