{"id":122113,"date":"2025-08-29T10:55:54","date_gmt":"2025-08-29T10:55:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=122113"},"modified":"2025-08-29T10:55:54","modified_gmt":"2025-08-29T10:55:54","slug":"kellici-strategjia-e-riciklimit-te-rames-fasada-e-re-e-korrupsionit-pas-deshtimit-katastrofik-te-inceneratoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/08\/29\/kellici-strategjia-e-riciklimit-te-rames-fasada-e-re-e-korrupsionit-pas-deshtimit-katastrofik-te-inceneratoreve\/","title":{"rendered":"K\u00eblli\u00e7i: Strategjia e riciklimit t\u00eb Ram\u00ebs, fasada e re e korrupsionit pas d\u00ebshtimit katastrofik t\u00eb incenerator\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p><strong>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIA DEPUTETI I ZGJEDHUR I PD, BELIND K\u00cbLLI\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Prej 12 vitesh n\u00eb pushtet, Edi Rama ka v\u00ebrtetuar se qeverisja e tij \u00ebsht\u00eb sinonim i korrupsionit, mashtrimit dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb paras\u00eb publike. Afera e incenerator\u00ebve \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb kriminal i k\u00ebsaj qeverie: qindra milion\u00eb euro t\u00eb shqiptar\u00ebve jan\u00eb zhdukur n\u00eb tre projekte fantazm\u00eb, n\u00eb Elbasan, Fier dhe Tiran\u00eb, projekte q\u00eb as funksionojn\u00eb, as nuk kan\u00eb prodhuar asnj\u00eb kilovat energji si\u00e7 duhej t\u00eb ndodhte, as nuk kan\u00eb trajtuar asnj\u00eb ton mbetje sipas standardeve, por mbi t\u00eb gjitha kan\u00eb future Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb emergjence komb\u00ebtare mjedisore duke c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar p\u00ebrmas\u00ebn e vjedhjes dhe kolapsit mjedisor, mjafton t\u00eb kujtoni pamjet e djegies s\u00eb landfillit t\u00eb Elbasanit dhe Vlor\u00ebs apo pirgun gjigand t\u00eb mbetjeve t\u00eb depozituara n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot pas 12 vitesh mashtrime dhe pastrim parash p\u00ebrmes kontratave koncesionare kriminale, Edi Rama vjen e na thot\u00eb se do t\u00eb braktis\u00eb incenerimin si strategji dhe do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb \u2018strategjin\u00eb e riciklimit\u2019. Nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb vizion t\u00eb ri, por me nj\u00eb pranim t\u00eb d\u00ebshtimit spektakolar t\u00eb tij, pasi projekti komb\u00ebtar i incenerator\u00ebve u shnd\u00ebrrua n\u00eb skem\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb grabitjes s\u00eb fondeve dhe taksave t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu ndalemi nj\u00eb \u00e7ast e flasim me fakte:<\/p>\n<p>Inceneratori i Elbasanit: nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb duhej t\u00eb prodhonte energji dhe t\u00eb trajtonte mbetjet e qarkut Elbasan. Sot, n\u00ebn menaxhimin e Gledian Llatjas, kjo ngrehin\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk trajton asnj\u00eb ton mbetje, por landfilli merr flak\u00eb \u00e7do 6 muaj duke djegur jo vet\u00ebm mbetjet, por edhe miliona euro taksa t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Elbasanit, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb dhurat\u00eb kan\u00eb edhe dyfishimin e tarif\u00ebs s\u00eb pastrimit.<\/p>\n<p>Inceneratori i Fierit: i shpallur si \u2018model suksesi\u2019 nga Edi Rama, edhe ky nuk funksionon. Me dhjet\u00ebra miliona euro t\u00eb shpenzuara, sot kan\u00eb prodhuar vet\u00ebm nj\u00eb pirg betoni pa asnj\u00eb vler\u00eb. Q\u00eb ky \u2018model suksesi\u2019 i Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb afer\u00eb korruptive e past\u00ebr kuptohet fare qart\u00eb nga veprimet e Belinda Ballukut e cila refuzon t\u00eb paguaj\u00eb mbylljen e investimit dhe Armando Subashi, i cili n\u00eb ndryshim nga Llatja Elbasanit, refuzon ta marr\u00eb n\u00eb administrim k\u00ebt\u00eb monument korrupsioni.<\/p>\n<p>Landfilli i Vlor\u00ebs: p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb folur shum\u00eb pak, por ret\u00eb e zeza kancerogjene mbi qytetin turistik t\u00eb Vlor\u00ebs, flasin shum\u00eb. \u2018Mrekullia\u2019 e Ram\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb kushtoi 10 milion\u00eb euro, por edhe k\u00ebtu k\u00ebt\u00eb \u2018mrekulli\u2019 korruptive refuzon ta mar\u00eb n\u00eb administrim Ermal Dredha.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur kalojm\u00eb tek kryevepra korruptive e Inceneratorit fantazm\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs: skandali m\u00eb i madh korruptiv n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar, ku mbi 170 milion\u00eb euro jan\u00eb paguar p\u00ebr nj\u00eb objekt q\u00eb nuk ekziston! Asnj\u00eb tull\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb at\u00eb q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb fush\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb depozitimit t\u00eb plehrave n\u00eb Shqip\u00ebri dhe \u00ebsht\u00eb duke helmuar dhe kontaminuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive, jo vet\u00ebm zon\u00ebn p\u00ebrret, por t\u00eb gjith\u00eb kryeqytetin.<\/p>\n<p>K\u00ebto denoncime tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb provuara me fakte t\u00eb pakontestueshme, t\u00eb b\u00ebra publike prej vitesh nga Partia Demokratike dhe opozita, t\u00eb mb\u00ebshtetura me dokumente origjinale, kontrata dhe prova ligjore, por q\u00eb deri m\u00eb tani SPAK ka vendosur q\u00eb ti trajtoj\u00eb si afera korruptive t\u00eb ndara ve\u00e7 e ve\u00e7 dhe jo si nj\u00eb strategji e nj\u00eb organizate t\u00eb mirefillt\u00eb kriminale, e cila drejtohet nga Edi Rama.<\/p>\n<p>K\u00ebto fakte kan\u00eb \u00e7uar para drejt\u00ebsis\u00eb dhjet\u00ebra zyrtar\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb ul\u00ebt dhe presta-nome t\u00eb qeveris\u00eb, por fatkeq\u00ebsisht ende nuk kan\u00eb prekur pronar\u00ebt faktik\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre veprave: Edi Ram\u00ebn dhe Erion Veliajn.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Kryeministri q\u00eb shkat\u00ebrroi financat publike me incenerator\u00ebt, del e thot\u00eb se do t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb \u2018operator komb\u00ebtar p\u00ebr trajtimin e mbetjeve\u2019. Edhe ky projekt pritet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr grop\u00eb e zez\u00eb korrupsioni, nj\u00eb tjet\u00ebr nd\u00ebrmarrje fasad\u00eb ku do t\u00eb zhduken t\u00eb tjera miliona euro nga taksat e qytetar\u00ebve. Sepse nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me reform\u00eb, por me t\u00eb nj\u00ebjtin model, zhdukje fondesh p\u00ebrmes propagand\u00ebs dhe kontratave klienteliste.<\/p>\n<p>Partia Demokratike u kujton shqiptar\u00ebve se n\u00eb vitin 2012, kur PD ishte n\u00eb qeveri, ishte hartuar nj\u00eb strategji serioze p\u00ebr trajtimin e mbetjeve, e bazuar tek riciklimi dhe ekonomia e gjelb\u00ebr, pa afera korruptive dhe pa dhunuar buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>Edi Rama, me q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrfitimin e band\u00ebs s\u00eb tij, e hodhi posht\u00eb k\u00ebt\u00eb strategji dhe shpiku projektin komb\u00ebtar t\u00eb incenerator\u00ebve, duke e kthyer trajtimin e mbetjeve, n\u00eb nj\u00eb biznes gjigant t\u00eb pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb: projekti i incenerator\u00ebve \u00ebsht\u00eb vjedhja e shekullit, nd\u00ebrsa \u2018riciklimi\u2019 i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb afera korruptive e radh\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIA DEPUTETI I ZGJEDHUR I PD, BELIND K\u00cbLLI\u00c7I T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, Prej 12 vitesh n\u00eb pushtet, Edi Rama ka v\u00ebrtetuar se qeverisja e tij \u00ebsht\u00eb sinonim i korrupsionit, mashtrimit dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb paras\u00eb publike. Afera e incenerator\u00ebve \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb kriminal i k\u00ebsaj qeverie: qindra milion\u00eb euro t\u00eb shqiptar\u00ebve jan\u00eb zhdukur n\u00eb tre &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":122114,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-122113","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122113","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122113"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122113\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":122115,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122113\/revisions\/122115"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122113"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122113"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122113"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}