{"id":122340,"date":"2025-09-02T09:26:16","date_gmt":"2025-09-02T09:26:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=122340"},"modified":"2025-09-02T09:26:16","modified_gmt":"2025-09-02T09:26:16","slug":"denoncimi-i-soros-si-organizate-kriminale-dhe-kukulla-e-tij-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/02\/denoncimi-i-soros-si-organizate-kriminale-dhe-kukulla-e-tij-rama\/","title":{"rendered":"Denoncimi i Soros si organizat\u00eb kriminale dhe kukulla e tij Rama"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>M\u00eb 27 gusht 2025, Presidenti amerikan Donald Trump b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fort\u00eb politike, duke k\u00ebrkuar q\u00eb miliarderi George Soros dhe djali i tij Aleksis Soros t\u00eb procedohen n\u00eb Shtetet e Bashkuara si nj\u00eb organizat\u00eb kriminale, n\u00ebn kuadrin e ligjit RICO (Ligji kund\u00ebr organizatave me influenca mafioze dhe t\u00eb korruptuara, n\u00eb anglisht \u201cRacketeer Influenced and Corrupt Organizations Act\u201d). Ky ligj federal, i miratuar n\u00eb vitin 1970, p\u00ebrdoret zakonisht p\u00ebr t\u00eb goditur mafian, kartel\u00ebt e drog\u00ebs dhe rrjetet e krimit t\u00eb organizuar.<br \/>\nTrump argumentoi se aktivitetet e Soros\u00ebve bab\u00eb e bir, p\u00ebrmes Fondacionit \u201cShoq\u00ebri e Hapur\u201d dhe nj\u00eb rrjeti global organizatash t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, p\u00ebrmbushin kriteret e nj\u00eb organizate kriminale, sipas ligjit RICO. Ai i akuzoi ata p\u00ebr<br \/>\n(i) nd\u00ebrhyrje t\u00eb q\u00ebllimshme n\u00eb politik\u00ebn amerikane, duke financuar prokuror\u00eb dhe gjyqtar\u00eb me prirje t\u00eb majta dhe duke dob\u00ebsuar sundimin e ligjit,<br \/>\n(ii) ndikim t\u00eb fsheht\u00eb mbi zgjedhjet n\u00eb SHBA, p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes s\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb majt\u00eb dhe fushatave politike t\u00eb tyre,<br \/>\n(iii) p\u00ebrdorim t\u00eb fondeve dhe kapitalit financiar p\u00ebr q\u00ebllime politike, duke vepruar jasht\u00eb transparenc\u00ebs s\u00eb ligjit, si dhe<br \/>\n(iv) ndikim t\u00eb koordinuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb destabilizuar qeveri konservatore dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar nj\u00eb agjend\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse ndaj l\u00ebvizjes \u201cWoke\u201d, nj\u00eb platform\u00eb ideologjike e p\u00ebrkushtuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ndaj shkat\u00ebrrimit t\u00eb traditave tradicionale historike, kulturore dhe komb\u00ebtare dhe antagoniste ndaj institucioneve tradicionale si familja, kisha apo kombi.<\/p>\n<p><strong>I. Lidhja \u201cfilantropi\u201d Soros-kukulla Rama<\/strong><\/p>\n<p>Fondacioni \u201cShoq\u00ebri e Hapur\u201d i miliarderit amerikan Xhorxh Soros hyri n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, duke financuar projekte n\u00eb arsim, kultur\u00eb dhe demokraci. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, shum\u00eb figura t\u00eb majta, mes tyre edhe Rama, gjalluan n\u00ebn ombrell\u00ebn e k\u00ebtij fondacioni.<br \/>\nEdi Rama ka pasur kontakte t\u00eb hershme me rrjetin e Soros-it, t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb u konsoliduan p\u00ebrmes projekteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe mb\u00ebshtetjes politike. Soros ka sh\u00ebrbyer shpesh si ur\u00eb p\u00ebr lidhjet e Ram\u00ebs me qarqe nd\u00ebrkomb\u00ebtare liberale dhe globaliste. Rama e ka \u201cshp\u00ebrblyer\u201d me vasalitet t\u00eb plot\u00eb ndaj synimeve t\u00eb tij ekspansioniste dhe me blerje ndikimi politik n\u00eb Ballkan.<br \/>\nPrej k\u00ebtej, lidhja Soros\u2013Rama nuk \u00ebsht\u00eb thjesht bashk\u00ebpunim me nj\u00eb filantrop miliarder, por nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e strukturuar me element\u00eb t\u00eb nj\u00eb aleance okulte n\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmasa. N\u00eb politik\u00eb, rrjeti i financuar nga Soros ka ushtruar ndikim mbi reforma ky\u00e7e n\u00eb drejt\u00ebsi dhe mbi rrjedh\u00ebn e disa vendimeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare. N\u00eb media, fondacione t\u00eb lidhura me Soros kan\u00eb mb\u00ebshtetur projekte mediatike q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb narrativ\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr qeverin\u00eb Rama. N\u00eb diplomaci, p\u00ebrmes lidhjeve t\u00eb Soros-it me qarqe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb majta, Rama ka siguruar mb\u00ebshtetje t\u00eb jashtme n\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira politike.<br \/>\nRama dhe Soros krijuan nj\u00eb dualitet bashk\u00ebveprimi okult, ku proceset e vendimmarrjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kalonin jasht\u00eb syrit publik dhe merrnin form\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet lobimeve t\u00eb fuqishme t\u00eb padeklaruara. Reforma ky\u00e7e, si ajo n\u00eb drejt\u00ebsi, u ndikua thell\u00eb dhe madje u p\u00ebrcaktua nga agjenda Sorosiane.<br \/>\nKjo solli:<br \/>\n(i) dob\u00ebsimin e sovranitetit politik n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi vendimmarrja politike u ndikua kryek\u00ebput nga interesat e nj\u00eb agjende dhe rrjeti jasht\u00eb kufijve t\u00eb vendit;<br \/>\n(ii) polarizimin e jet\u00ebs publike dhe demonizimin e opozit\u00ebs, pasi \u00e7do kritik\u00eb ndaj qeveris\u00eb etiketohej brenda dhe jasht\u00eb vendit si q\u00ebndrim kund\u00ebr gjoja \u201creformave t\u00eb domosdoshme\u201d; si dhe<br \/>\n(iii) krijimin e nj\u00eb elite okulte, q\u00eb qarkullonte brenda strukturave t\u00eb lidhura me rrjetin Soros.<\/p>\n<p><strong>II. \u201cNon grata\u201d e Prof. Dr. Sali Berish\u00ebs, goditja e treshes Soros-Blinken-Rama.<\/strong><\/p>\n<p>Shpallja \u201cnon grata\u201d e Prof. Dr. Sali Berish\u00ebs nga Departamenti Amerikan i Shtetit n\u00eb maj 2021, edhe pse fillimisht u paraqit si nj\u00eb proces i natyrsh\u00ebm ligjor apo diplomatik i SHBA-ve, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte nj\u00eb goditje e orkestruar nga nj\u00eb treshe me interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta: George Soros \u2013 Antony Blinken \u2013 Edi Rama. George Soros prej dekadash ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb rrjet t\u00eb fuqish\u00ebm ndikimi, p\u00ebrmes Fondacionit t\u00eb tij \u201cShoq\u00ebri e Hapur\u201d. Soros, p\u00ebrmes \u201ckukull\u00ebs s\u00eb vet\u201d Rama, imponoi modele politike n\u00eb Shqip\u00ebri, duke nxitur reforma n\u00eb p\u00ebrputhje me vizionin e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs, por edhe me interes t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb vetjak t\u00eb tij, ai u kthye n\u00eb arkitektin kryesor t\u00eb fushat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr Prof. Dr. Berish\u00ebs, t\u00eb cilin e perceptonte si penges\u00eb p\u00ebr projektet e tij n\u00eb Ballkan. Dhe Soros p\u00ebrdori direkt n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Sekretarin amerikan t\u00eb Shtetit, Antony Blinken, me familjen e t\u00eb cilit kishte shum\u00eb lidhje.<br \/>\nIsh-Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka qen\u00eb njeriu q\u00eb firmosi vendimin p\u00ebr shpalljen \u201cnon grata\u201d t\u00eb Prof. Dr. Sali Berish\u00ebs. Sikurse e kan\u00eb provuar gazetar\u00eb amerikan\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt gazetari i mir\u00ebnjohur Matt Polumbo, por edhe kongresmen\u00eb dhe ish-kongresmen\u00eb amerikan\u00eb, n\u00eb cilesimin si \u201cnon grata\u201d t\u00eb Berish\u00ebs, Blinken u ndikua plot\u00ebsisht nga af\u00ebrsia e familjes s\u00eb tij me rrjetin Soros, duke e kthyer nj\u00eb vendim diplomatik n\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb motivuar politikisht. Blinken nuk veproi mbi baz\u00ebn e provave konkrete, por mbi baz\u00ebn e nj\u00eb lobimi t\u00eb fort\u00eb dhe nj\u00eb narrative t\u00eb nd\u00ebrtuar nga qarqe t\u00eb majta t\u00eb interesuara.<br \/>\nDrejtuesi i \u201csektit\u201d t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb pushtet, Edi Rama, ishte propozuesi dhe p\u00ebrfituesi kryesor i k\u00ebsaj goditjeje. Duke u shpallur Berisha \u201cnon grata\u201d, opozita u gjend e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe e dob\u00ebsuar, nd\u00ebrsa Rama konsolidoi pushtetin e tij n\u00eb vend.<br \/>\nVendimi i shpalljes \u201cnon grata\u201d ishte nj\u00eb akt t\u00eb motivuar politikisht dhe jo mbi baza t\u00eb provuara ligjore. Ai p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb grusht t\u00eb orkestruar kund\u00ebr nj\u00eb figure simbolike t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs komb\u00ebtare dhe demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n\u201cNon grata\u201d e Prof. Dr. Sali Berish\u00ebs nuk mund t\u00eb shihet jasht\u00eb kontekstit t\u00eb p\u00ebrplasjes politike dhe gjeopolitike n\u00eb Ballkan. N\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si u ngjiz, ky cilesim p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb goditje t\u00eb koordinuar t\u00eb treshes Soros \u2013 Blinken \u2013 Rama, ku secili kishte interesin e vet: Soros p\u00ebr t\u00eb zgjeruar agjend\u00ebn dhe forcuar ndikimin e tij n\u00eb Ballkan, Blinken p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar nj\u00eb narrativ\u00eb diplomatike t\u00eb SHBA-ve, dhe Rama p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar opozit\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb konsoliduar pushtetin n\u00eb vend. Kjo ngjarje mbetet nj\u00eb nga shembujt m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthurjes s\u00eb interesave okulte t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme n\u00eb politik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p><strong>III. \u201cReforma\u201d sorosiane n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Arkitekti dhe nxit\u00ebsi kryesor nga prapaskena i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb nisur n\u00eb vitin 2016 ka qen\u00eb George Soros dhe rrjeti i tij i Fondacionit \u201cShoq\u00ebri e Hapur\u201d. Soros dha mb\u00ebshtetje financiare dhe teknike, pasi Fondacioni i tij ka financuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe ekspert\u00eb q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb hartimin dhe promovimin e reform\u00ebs.<br \/>\nSoros, p\u00ebrmes lidhjeve t\u00eb tij me qarqet e majta n\u00eb SHBA dhe n\u00eb BE, ushtroi ndikim mbi diplomat\u00ebt dhe institucionet e SHBA-ve dhe t\u00eb Bashkimit Evropian, q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn reform\u00ebn. Disa prej organizatave t\u00eb mb\u00ebshtetura nga rrjeti i tij kan\u00eb marr\u00eb rol t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb procesin e monitorimit dhe zbatimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nRoli i George Soros ishte p\u00ebrfundimisht nj\u00eb kapje e plot\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, p\u00ebrmes nj\u00eb agjende t\u00eb huaj. Reforma u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar opozit\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar pushtetin e \u201csektit\u201d Rama.<br \/>\nKontrolli mbi procesin reformues n\u00eb drejt\u00ebsi kaloi n\u00eb duart e nj\u00eb rrjeti ekspert\u00ebsh dhe organizatash t\u00eb lidhura me Soros-in, duke e larguar at\u00eb nga shoq\u00ebria dhe nga transparenca publike. Drejt\u00ebsia e re, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ishte e pavarur, veproi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive dhe u p\u00ebrdor nga Rama p\u00ebr goditje politike.<\/p>\n<p><strong>***<\/strong><\/p>\n<p>Duke iu bindur verb\u00ebrisht padronit Soros, lakeu dhe vasali Rama arriti t\u2019i p\u00ebrdorte Soros\u00ebt bab\u00eb e bir p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar opozit\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb. Por tani i ka ngecur sharra n\u00eb gozhd\u00eb, pasi Presidenti Donald Trump \u00ebsht\u00eb angazhuar t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjos\u00eb totalisht sorosizmin nga trualli amerikan dhe ndikimi i tij negativist n\u00eb bot\u00eb. Takimet e pun\u00ebs gjat\u00eb korrik -gushtit ndermjet dyshes Soros -Rama<br \/>\njan\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur k\u00ebt\u00eb betej\u00eb me Presidentin Trump. \u00cbsht\u00eb detyra jon\u00eb e par\u00eb si opozit\u00eb t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb demaskimin e rrjetit Soros-Rama, k\u00ebtij rrjeti t\u00e9 rreziksh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb , duke shpjeguar thell\u00ebsisht p\u00ebrdorimin e Shqip\u00ebris\u00eb si kavie eksperimentale n\u00eb implementimin e wokizmit dhe n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr desorosizimin e vendit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj M\u00eb 27 gusht 2025, Presidenti amerikan Donald Trump b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fort\u00eb politike, duke k\u00ebrkuar q\u00eb miliarderi George Soros dhe djali i tij Aleksis Soros t\u00eb procedohen n\u00eb Shtetet e Bashkuara si nj\u00eb organizat\u00eb kriminale, n\u00ebn kuadrin e ligjit RICO (Ligji kund\u00ebr organizatave me influenca mafioze dhe t\u00eb korruptuara, n\u00eb anglisht &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-122340","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122340","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122340"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122340\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":122341,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122340\/revisions\/122341"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122340"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122340"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122340"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}