{"id":122355,"date":"2025-09-02T11:25:19","date_gmt":"2025-09-02T11:25:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=122355"},"modified":"2025-09-02T12:13:40","modified_gmt":"2025-09-02T12:13:40","slug":"pergjimet-e-linda-rames-ne-dosjen-e-prokurorit-dhe-torturat-ndaj-daniel-shimes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/02\/pergjimet-e-linda-rames-ne-dosjen-e-prokurorit-dhe-torturat-ndaj-daniel-shimes\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgjimet e Linda Ram\u00ebs n\u00eb dosjen e prokurorit dhe torturat ndaj Daniel Shim\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Klodiana Lala: Z.Berisha, para pak dit\u00ebsh, ish-z\u00ebvend\u00ebs drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i AKSHI-t, Danjel Shima u zhduk pa gjurm\u00eb p\u00ebrreth 10 or\u00eb. Ju keni b\u00ebr\u00eb deklarata t\u00eb forta duke th\u00ebn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb mbajtur peng nga banda kriminale. A mund t\u00eb a thoni n\u00ebse keni prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Pyetja e dyt\u00eb: Kandidat\u00ebt e partive politike jan\u00eb duke deklaruar t\u00eb gjitha shpenzimet n\u00eb zgjedhje, por deri m\u00eb tani PD, dhe ju personalisht nuk keni deklaruar pages\u00ebn q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Chris LaCivita. Kur do ta b\u00ebj\u00eb publike Sali Berisha, dhe kur do ta deklaroj\u00eb k\u00ebt\u00eb pages\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Si\u00e7 e dini, AKSHI \u00ebsht\u00eb shpallur bot\u00ebrisht, si sip\u00ebrmarrja personale e Edi Ram\u00ebs, bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, baxhanakut t\u00eb tij, Fangu.<\/p>\n<p>Ju e dini se jan\u00eb publikuar nga mediat, dokumente, regjistrime, biseda e famozit Geron Me\u00e7e i cili hiqej si nje padron i AKSHI-t, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve q\u00eb kishte me Armand Fangun. Pra shkon dhe bisedon Gerondi dhe ky personi tjet\u00ebr i thot\u00eb Geronit q\u00eb m\u00eb ndihmo mua t\u00eb fitoj at\u00eb tender atje, sepse ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb qarta q\u00eb ti, e dominon krejt\u00ebsisht AKSHI-n dhe se ABS q\u00eb ishte gjoja kompani e Geronit, \u00ebsht\u00eb kompania e Armandit, e baxhanakut, dhe se gjysma m\u00eb e mir\u00eb e Edi Ram\u00ebs, Linda, nd\u00ebrhyn r\u00ebndon n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Gerondi i pohon t\u00eb gjitha k\u00ebto. Sepse Gerondi q\u00eb ta dish ti, i kishin futur \u00e7imkat n\u00eb tavolin\u00eb. I kan\u00eb publikuar mediat k\u00ebto dhe kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb artikuj.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb Armand Frangu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur p\u00ebr 60 mln euro aty te AKSHI, kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e zakonshme, e kam denoncuar at\u00eb me dhjet\u00ebra her\u00eb.<\/p>\n<p>Tani doli se nj\u00eb prokuror q\u00eb e ka emrin Vladimir Mara e kishte dosjen. Tani m\u00eb thoni se ku jan\u00eb k\u00ebto dosje. Kishte dosje ku ishte regjistruar dhe nd\u00ebrhyrja e Lind\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani i k\u00ebrkojn\u00eb Mar\u00ebs, prit kur ta mohoj\u00eb tani ky, i k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebtij Mar\u00ebs q\u00eb t\u00eb zhduk\u00eb regjistrimet. Mara k\u00ebrkon ti zhduk\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb i shkon mesazhi q\u00eb i thot\u00eb; zhduki po deshe, por kopja e tyre ekziston. Dhe u zhbllokua zhdukja.<\/p>\n<p>Pra, q\u00eb ti b\u00ebjm\u00eb disa sqarime.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb furtun\u00eb, nj\u00eb njeri q\u00eb i dinte t\u00eb gjitha dhe njifte \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto, \u00e7far\u00eb zhvillohej brenda, ishte Shima, Danjeli. Danjeli ishte zv.drejtori dhe nga ana teknike ishte drejtori, sepse ishte njeri i fush\u00ebs. Ky i dinte t\u00eb gjitha k\u00ebto, i v\u00ebzhgonte, p\u00ebrpiqej ti parandalonte, por aq fuqi kishte.<\/p>\n<p>Tani m\u00eb thuaj mua pak, ju pyes un\u00eb ju? Cili zyrtar\u00eb i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar personalisht nga Edi Rama? Danjel Shima \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb paktit zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar personalisht nga Edi Rama. Edi Rama nuk e ka p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb zyrtar, apo nj\u00eb qytetar akuzohet p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb konkrete, detyrimi i tij para publikut \u00ebsht\u00eb ta p\u00ebrg\u00ebnjeshtroj. Keni lexuar ndonj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb ta p\u00ebrg\u00ebnjeshtroj? Un\u00eb nuk kam lexuar asnj\u00eb.<\/p>\n<p>Ky u k\u00ebrc\u00ebnua nga Edi Rama dhe po t\u00eb garantoj, q\u00eb t\u00eb themi nj\u00eb gj\u00eb. Arben Ahmetaj ka mbi 1 vit q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr Shim\u00ebn.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, erdhi k\u00ebtu ndrikulla Kar\u00e7anaj, Mirlinda. Pas disa or\u00ebsh n\u00eb Skap, mesa duket dikush i paraqiti asaj d\u00ebshmin\u00eb e Danjelit. Dhe nga k\u00ebtu, drejt e n\u00eb zyr\u00eb shkarkon Danjelin, sikur ai t\u00eb mos ishte zv\/drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe nuk mundej kurr\u00eb ta shkarkonte n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>E shkarkoi. Po pse e shkarkoi? Se Danjeli dinte gjith\u00e7ka p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen private t\u00eb AKSHI-t t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani vijm\u00eb tek momenti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Danjeli n\u00eb rrug\u00eb, i b\u00ebn mesazh partneres ose n\u00ebn\u00ebs, nuk e di mir\u00eb. I thot\u00eb po m\u00eb arrestojn\u00eb. Kush t\u00eb arreston? T\u00eb arreston vet\u00ebm policia n\u00eb nj\u00eb vend, n\u00eb rrug\u00eb, askush tjet\u00ebr. Tani njer\u00ebz me uniform\u00eb e kap\u00ebn. Thuhet se, k\u00ebta me uniform\u00eb e fut\u00ebn n\u00eb makin\u00eb e nis\u00ebn. Tani k\u00ebtu e ke nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, dhe un\u00eb e kam l\u00ebn\u00eb me m\u00ebdyshje. Sepse e nis\u00ebn drejt Qytetit Studenti ku shkon n\u00eb Surrel. Shkon n\u00eb Surrel. Nga QS shkon p\u00ebr 5 minuta n\u00eb tunelet e Surrelit.<\/p>\n<p>Pastaj than\u00eb e kthyen p\u00ebr Elbasan. E ndoq\u00ebn me kamera gjer k\u00ebtu e gjer atje, dokrra. Si p\u00ebrfundim, Danjeli ka dy jav\u00eb q\u00eb asnj\u00eb gazetar, asnj\u00eb zyrtar, asnj\u00eb njeri nuk i ka shkuar n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebsoi ky njeri, si ishte ky.<\/p>\n<p>Po sa p\u00ebr u zem\u00ebrova me partneren, i thon\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Ato si beson kush kurr\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, qytetari dixhital thot\u00eb se, 1 muaj p\u00ebrpara Danjelin e quan tek Troplin\u00ebt, por ata p\u00ebr disa ndikime shoq\u00ebrore, nuk e di pse, i dhan\u00eb ultimatumin por nuk e torturuan. Por i than\u00eb se, por \u00e7ele goj\u00ebn ke k\u00ebt\u00eb e at\u00eb, por Danjeli e \u00e7eli goj\u00ebn dhe u d\u00ebrgua atje, sipas qytetarit digjital 4 or\u00eb me shkopinj bejsbolli e torturuan dhe mezi ka mb\u00ebrritur n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Ky variant \u00ebsht\u00eb deklaruar dhe nuk ka asnj\u00eb kund\u00ebrshtim p\u00ebr t\u00eb, asnj\u00eb reagim. Nuk ka pse, nuk mund t\u00eb reagoj\u00eb Edi Rama, sepse Edi Rama e ka k\u00ebrc\u00ebnuar at\u00eb. Dhe nuk reagon dot prokuroria. Mbajm\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim thot\u00eb. Nuk reagon dot policia, se segmente t\u00eb saj mund t\u00eb ken\u00eb ditur, nuk mund t\u00eb them se, e ka organizuar, por Ardi Veliu \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb organizoj\u00eb \u00e7do lloj akti sepse i p\u00ebrket falangave t\u00eb ish-policis\u00eb sekrete t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs i st\u00ebrvitur p\u00ebr krime m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara, edhe ky Proda.<\/p>\n<p>Tani, un\u00eb nuk them se nuk kam deklaruar. Tani deputet\u00ebt po deklarojn\u00eb shpenzimet personale. Sepse, nga deputet\u00ebt q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb fushata kan\u00eb shpenzuar me dhjet\u00ebra, qindra, mij\u00ebra euro n\u00eb k\u00ebt\u00eb e k\u00ebt\u00eb veprime.<\/p>\n<p>Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnj\u00eb qindark\u00eb personale, sepse fushat\u00ebn time e ka mbuluar PD. Pra \u00e7far\u00eb shpenzimesh kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb n\u00eb turneun n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga PD.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb ligj i cili p\u00ebrcakton afatin ligjon kur Partia Demokratike do t\u00eb deklaroj\u00eb shpenzimet dhe un\u00eb t\u00eb garantoj se PD do t\u00eb deklaroj\u00eb \u00e7do qindark\u00eb.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb p\u00ebrcakton ligji k\u00ebt\u00eb nuk t\u00eb them. KQZ-ja ka shp\u00ebrndar\u00eb formular\u00eb p\u00ebr deputet\u00ebt p\u00ebr t\u00eb deklaruar shpenzimet, por jo partit\u00eb. Partit\u00eb kan\u00eb nj\u00eb afat ligjor.<\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt e tjet\u00ebr kan\u00eb deklaruar shpenzime t\u00eb sponsorizuar nga xhepi i tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klodiana Lala: Z.Berisha, para pak dit\u00ebsh, ish-z\u00ebvend\u00ebs drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i AKSHI-t, Danjel Shima u zhduk pa gjurm\u00eb p\u00ebrreth 10 or\u00eb. Ju keni b\u00ebr\u00eb deklarata t\u00eb forta duke th\u00ebn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb mbajtur peng nga banda kriminale. A mund t\u00eb a thoni n\u00ebse keni prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Pyetja e dyt\u00eb: Kandidat\u00ebt e partive politike jan\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":122356,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-122355","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122355","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122355"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122355\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":122357,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122355\/revisions\/122357"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122356"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122355"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122355"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122355"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}