{"id":122428,"date":"2025-09-03T08:49:26","date_gmt":"2025-09-03T08:49:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=122428"},"modified":"2025-09-03T08:49:26","modified_gmt":"2025-09-03T08:49:26","slug":"si-e-perdori-rama-ligjin-per-strategjiket-per-te-betonizuar-bregdetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/03\/si-e-perdori-rama-ligjin-per-strategjiket-per-te-betonizuar-bregdetin\/","title":{"rendered":"Si e p\u00ebrdori Rama ligjin p\u00ebr \u201cstrategjik\u00ebt\u201d p\u00ebr t\u00eb betonizuar bregdetin"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nj\u00eb ligj me afat t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm 3-vje\u00e7ar, q\u00eb synonte t\u00eb nxiste investimet n\u00eb sektor\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, p\u00ebr 10 vite me radh\u00eb duket se u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb prona publike dhe leje nd\u00ebrtimi nj\u00eb grupi biznesmen\u00ebsh p\u00ebr \u2018betonizimin\u2019 e bregdetit.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb majit 2015, vet\u00ebm dy vite pasi Partia Socialiste kishte ardhur n\u00eb pushtet, 73 deputet\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs i dhan\u00eb drit\u00ebn jeshile miratimit t\u00eb ligjit p\u00ebr \u201cInvestimet Strategjike\u201d, i propozuar nga qeveria si nj\u00eb nd\u00ebrhyrje me efekt t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm deri n\u00eb vitin 2018, e cila do t\u00eb nxiste investimet e huaja dhe vendase n\u00eb sektor\u00eb me ndikim n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Nisma parashikonte leht\u00ebsira procedurale, fiskale dhe administrative, investime publike, dh\u00ebnien e tok\u00ebs publike dhe nd\u00ebrhyrjen e shtetit p\u00ebr shpron\u00ebsim t\u00eb pron\u00ebs private, e t\u00eb tjera leht\u00ebsira p\u00ebr ata investitor\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonin statusin \u201cinvestitor\u00eb strategjik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Vendimmarrja p\u00ebr k\u00ebto investime do t\u00eb kalonte n\u00eb pak duar: n\u00eb Agjencin\u00eb e Zhvillimit t\u00eb Investimeve dhe n\u00eb Komitetin e Investimeve Strategjike q\u00eb drejtohej nga kryeministri Edi Rama dhe kishte n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje disa ministra dhe Avokatin e Shtetit.<\/p>\n<p>Ministri i at\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr Tregtin\u00eb dhe Sip\u00ebrmarrjen, Arben Ahmetaj \u2013 sot n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga SPAK p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash \u2013 e mbrojti nism\u00ebn si nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe zgjeruar investimet vendase dhe t\u00eb huaja duke eliminuar pengesat burokratike.<\/p>\n<p>Relacioni i qeveris\u00eb sugjeronte se ligji p\u00ebrpiqej t\u00eb nxiste investimet n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr kohor 3-vje\u00e7ar deri n\u00eb hartimin e nj\u00eb ligji t\u00eb ri integral investimesh dhe se n\u00ebp\u00ebrmjet tij synoheshin sektor\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, kryesisht prodhues \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb energjetik\u00ebn, minierat, bujq\u00ebsin\u00eb dhe peshkimin.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimet e m\u00ebvonshme t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave \u2013 t\u00eb miratuara n\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebtij ligji \u2013 u p\u00ebrcaktuan si sektor\u00eb strategjik\u00eb transporti, infrastruktura, komunikimet elektronike, mbetjet urbane, turizmi, energjetika dhe minierat.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb dekade, mazhoranca e shtyu afatin e zbatimit t\u00eb ligjit 5 her\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, bilanci i projekteve t\u00eb mb\u00ebshtetura tregon se ai d\u00ebshtoi t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb q\u00ebllimet e deklaruara \u2013 p\u00ebr t\u00eb thithur investime t\u00eb huaja dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur investimet n\u00eb sektor\u00ebt strategjik\u00eb \u2013 duke u sh\u00ebrbyer, sipas kritik\u00ebve, vet\u00ebm nj\u00eb grupi t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish p\u00ebr t\u00eb betonizuar bregdetin shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi p\u00ebr t\u00eb thithur investimet e huaja \u00ebsht\u00eb pothuajse i parealizuar sepse kemi vet\u00ebm nj\u00eb investim t\u00eb huaj n\u00eb prodhimin e makinave dhe i dyti \u00ebsht\u00eb miratuar pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb ky ligj t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb ka shp\u00ebrndar\u00eb favore p\u00ebr nj\u00eb grup biznesesh\u201d, tha Jorida Tabaku, deputete e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb opozit\u00eb. \u201cGjithashtu, sektor\u00ebt strategjik\u00eb si bujq\u00ebsia, energjia jan\u00eb anashkaluar\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>Qeveria nuk i komentoi kritikat ndaj ligjit p\u00ebr investimet strategjike. Por nd\u00ebrkoh\u00eb, Eduard Shalsi, ish-minist\u00ebr shteti p\u00ebr Mbrojtjen e Sip\u00ebrmarrjes gjat\u00eb viteve 2019-2021 dhe deputet i Partis\u00eb Socialiste, e mbrojti skem\u00ebn e investimeve strategjike, nd\u00ebrsa theksoi se ajo kishte sjell\u00eb p\u00ebrfitime p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do ligj matet me efektet q\u00eb sjell dhe ne kemi 5 miliard\u00eb euro investime n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr,\u201d tha Shalsi. \u201cKjo ka sjell\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb ekonomis\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>\u2018OK nga lart\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Nga 48 vendime t\u00eb miratuara deri tani, vet\u00ebm dy jan\u00eb investime t\u00eb huaja: nj\u00eb investim korean p\u00ebr prodhim pjes\u00ebsh makinash dhe ai arab p\u00ebr portin e jahteve n\u00eb Durr\u00ebs. Vet\u00ebm dy prej projekteve jan\u00eb investime n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 80% e vendimeve kan\u00eb favorizuar investime n\u00eb turiz\u00ebm, shpesh n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura natyrore dhe arkeologjike, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar struktura akomoduese dhe hoteleri, ku p\u00ebrfituesit rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb grup biznesmen\u00ebsh t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej p\u00ebrfituesve t\u00eb k\u00ebtij ligji u b\u00eb edhe Artan Ga\u00e7i, bashk\u00ebshorti i deputetes socialiste, Olta Xha\u00e7ka, i cili p\u00ebrfitoi statusin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hoteli n\u00eb bregdetin e Drymadesit, nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb jug t\u00eb vendit, dhe iu dha me vendim qeverie e drejta e p\u00ebrdorimit t\u00eb brigjeve t\u00eb detit.<\/p>\n<p>Rasti p\u00ebrfshiu Kuvendin dhe Gjykat\u00ebn Kushtetuese n\u00eb nj\u00eb konflikt institucional pasi mazhoranca socialiste refuzoi t\u00eb zbatonte vendimet e k\u00ebsaj gjykate p\u00ebr t\u00eb interpretuar pajtueshm\u00ebrin\u00eb e mandatit t\u00eb Xha\u00e7k\u00ebs, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rekord negativ n\u00eb plot\u00ebsimin e kritereve p\u00ebr institucionet demokratike n\u00eb negociatat me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji parashikon se AIDA duhet t\u00eb analizoj\u00eb paraprakisht profilin e investitorit dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb informacione lidhur me kapacitetin financiar dhe aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb gjeneruar fonde t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr financimin e investimit, deklaratat financiare, struktur\u00ebn menaxheriale, pron\u00ebsin\u00eb, pozicionimin n\u00eb treg, eksperiencat e m\u00ebparshme lidhur me fush\u00ebn e investimit, projekte t\u00eb ngjashme, si dhe komponent\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb provuar aft\u00ebsit\u00eb e tij investuese dhe potencialin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb investitor strategjik.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto procedura mbeten jotransparente, nd\u00ebrsa jo n\u00eb pak raste, investimi strategjik \u00ebsht\u00eb premtuar m\u00eb par\u00eb nga kryeministri dhe m\u00eb pas jan\u00eb kryer procedurat, si n\u00eb rastin e dh\u00ebndrit t\u00eb Trump me Zv\u00ebrnecin apo investimi arab n\u00eb portin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Por kjo rrug\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb ndjekur edhe n\u00eb shum\u00eb prej vendimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nj\u00eb person i af\u00ebrt me procedurat administrative q\u00eb ndjek AIDA p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb dosje q\u00eb m\u00eb pas kalon p\u00ebr firm\u00eb nga Komiteti i Investimeve, i tha BIRN-it se \u201csip\u00ebrmarr\u00ebsit vinin tek ne pasi kishin marr\u00eb nj\u00eb \u2018OK nga lart\u2019\u201d, duke n\u00ebnkuptuar kryeministrin.<\/p>\n<p>Duke k\u00ebrkuar t\u00eb q\u00ebndronte anonim, i nj\u00ebjti burim pohoi se shpesh dosjet kishin mang\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha, kompanit\u00eb nuk arrinin t\u00eb justifikonin me bilancet e tyre garancin\u00eb financiare q\u00eb k\u00ebrkohej p\u00ebr investimet q\u00eb pretendonin t\u00eb b\u00ebnin, por stafi i AIDA-s i asistonte p\u00ebr t\u00eb \u2018kopsitur\u2019 letrat.<\/p>\n<p>Konfidencialiteti i procesit, i miratuar me nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, e ndalonte AIDA-n t\u00eb publikonte t\u00eb dh\u00ebnat dhe dokumentet e dor\u00ebzuara prej kompanive gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb aplikimit.<\/p>\n<p><strong>Tjet\u00ebrsimi i q\u00ebllimit<\/strong><\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt ligjor\u00eb dhe financiar\u00eb mendojn\u00eb se ligji i investimeve strategjike devijoi nga q\u00ebllimet par\u00ebsore p\u00ebr nxitjen e sektor\u00ebve prodhues dhe infrastrukturor\u00eb dhe se nuk ndikoi n\u00eb nxitjen e zhvillimit t\u00eb ekonomis\u00eb, as n\u00eb turiz\u00ebm, sektorin ku u aplikua m\u00eb s\u00eb shumti.<\/p>\n<p>\u201cU konceptua si nj\u00eb instrument tranzitor p\u00ebr t\u00eb nxitur kapitalin e madh (kryesisht t\u00eb huaj) n\u00eb sektor\u00eb strategjik\u00eb prodhues dhe infrastrukturor\u00eb, por n\u00eb praktik\u00eb ka sh\u00ebrbyer kryesisht si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe privilegjuar investime me natyr\u00eb t\u00eb kufizuar zhvillimore, t\u00eb fokusuara n\u00eb turiz\u00ebm bregdetar, kryesisht n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme,\u201d tha Eduart Gjokutaj, themelues i organizat\u00ebs s\u00eb edukimit financiar \u201cAltax\u201d.<\/p>\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thelluar t\u00eb bilancit 10-vje\u00e7ar t\u00eb ligjit, Gjokutaj thekson se fakti q\u00eb investimet u p\u00ebrqendruan n\u00eb sektorin e turizmit tregon nj\u00eb devijim t\u00eb thell\u00eb nga q\u00ebllimi par\u00ebsor: \u201cstimulimi i investimeve n\u00eb prodhim dhe infrastruktur\u00eb\u201d, por edhe paaft\u00ebsis\u00eb institucionale p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e investimeve.<\/p>\n<p>\u201cProcesi i vler\u00ebsimit t\u00eb aplikimeve p\u00ebr statusin \u2018investitor strategjik\u2019 ka qen\u00eb shpesh formal dhe jo i mb\u00ebshtetur n\u00eb kritere t\u00eb qarta e t\u00eb verifikueshme dhe n\u00eb shum\u00eb raste nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar realisht n\u00ebse nj\u00eb investitor \u00ebsht\u00eb financiarisht i q\u00ebndruesh\u00ebm, n\u00ebse ka p\u00ebrvoj\u00eb relevante apo n\u00ebse synimet e tij jan\u00eb afatgjata dhe zhvillimore,\u201d tha Gjokutaj, nd\u00ebrsa shtoi se kjo ka sjell\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e projekteve me impakt t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>Sipas Gjokutajt, efektet e ligjit n\u00eb sektor\u00ebt prodhues \u2013 ku synohej nd\u00ebrhyrja e tij fillestare \u2013 jan\u00eb minimale dhe t\u00eb pap\u00ebrfillshme.<\/p>\n<p>\u201cNga t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara dhe shqyrtimet e rasteve konkrete, investimet e miratuara n\u00eb sektorin e energjis\u00eb, bujq\u00ebsis\u00eb apo transportit jan\u00eb ose sporadike, ose n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb planifikime t\u00eb pazbatuara,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Gjokutaj thekson se edhe investimet n\u00eb turiz\u00ebm nuk kan\u00eb mundur t\u00eb krijojn\u00eb zinxhir me industrin\u00eb prodhuese vendase, por kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb \u201cboom informal\u201d t\u00eb p\u00ebrqendruar vet\u00ebm tek nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Edhe Daniel Prroni, ekspert ligjor pran\u00eb Institutit p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim, e cil\u00ebson zbatimin e k\u00ebtij ligji t\u00eb p\u00ebrqendruar tek turizmi dhe me ndikim minimal n\u00eb sektor\u00ebt e tjer\u00eb ky\u00e7, si bujq\u00ebsia apo energjia.<\/p>\n<p>\u201cKjo qasje e ngusht\u00eb ka r\u00ebn\u00eb ndesh me vizionin fillestar t\u00eb zhvillimit ekonomik t\u00eb gjithansh\u00ebm,\u201d tha ai, duke shtuar se \u201cmegjith\u00ebse vendimet e marra mund t\u00eb ken\u00eb respektuar formalisht ligjin, ato kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebllimet dhe efektet q\u00eb ligji synonte t\u00eb arrinte\u201d.<\/p>\n<p>Prroni v\u00eb n\u00eb dukje gjithashtu se fakti q\u00eb shumica e investimeve i kan\u00eb shkuar p\u00ebrfituesve vendas n\u00eb sektorin e turizmit tregon se \u201cligji \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb shum\u00eb si mjet trajtimi preferencial sesa si nj\u00eb instrument i mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr zhvillim strategjik\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe mendon deputeti socialist Eduart Shalsi, i cili argumenton se ligji \u201cnuk \u00ebsht\u00eb diskriminues, n\u00ebse je i huaj apo vendas, por targeton \u00e7do investim\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr faktin q\u00eb n\u00eb 10 vite zbatimi i tij i dha prioritet vet\u00ebm projekteve n\u00eb turiz\u00ebm, p\u00ebr Shalsin lidhet me k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb ka pasur sektori dhe hovin e zhvillimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cNe duam t\u00eb krijojm\u00eb mjedisin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqim investitor\u00eb serioz\u00eb dhe u krijua mjedisi i p\u00ebrshtatsh\u00ebm aty ku sektor\u00ebt po zhvilloheshin,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Duke iu referuar munges\u00ebs s\u00eb investimeve n\u00eb bujq\u00ebsi, Shalsi sugjeron se shkak ishte tipologjia specifike e k\u00ebtij sektori, ku toka \u00ebsht\u00eb e fragmentarizuar.<\/p>\n<p><strong>Kapitalizmi klanor<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb momentin kur u miratua dhe n\u00eb 5 her\u00ebt q\u00eb u zgjat afati \u2013 me vendim t\u00eb mazhoranc\u00ebs socialiste \u2013 propozuesit p\u00ebr ndryshimin ligjor argumentuan se ligji p\u00ebr \u201cinvestimet strategjike\u201d ishte nj\u00eb mekaniz\u00ebm kalimtar ligjor deri n\u00eb hartimin e nj\u00eb ligji integral p\u00ebr investimet, i cili ende nuk ka mb\u00ebrritur n\u00eb Kuvend pas nj\u00eb dekade.<\/p>\n<p>Zgjatja e afatit u k\u00ebrkua fillimisht nga qeveria n\u00eb vitin 2019 dhe m\u00eb pas u p\u00ebrdor\u00ebn emra t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb deputet\u00ebve socialist\u00eb p\u00ebr t\u00eb propozuar zgjatje t\u00eb afatit \u00e7do nj\u00eb vit, me pretendimet se ai po ndihmonte klim\u00ebn e investimeve dhe se \u201cshpejt qeveria do t\u00eb sillte ligjin e ri\u201d.<\/p>\n<p>Shtyrja e fundit u miratua n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti duke i zgjatur efektet e tij deri n\u00eb dhjetor 2026, pas nj\u00eb propozimi nga deputetja socialiste Pranvera Resulaj, ku parashikohet gjithashtu edhe nj\u00eb dispozit\u00eb e re q\u00eb u hap rrug\u00ebn \u201cinvestitor\u00ebve strategjik\u00eb\u201d edhe n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Zbatimi i tij, sipas ekspert\u00ebve dhe opozit\u00ebs, ka nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb problematika t\u00eb m\u00ebdha me pronat, munges\u00ebn e konkurrenc\u00ebs, keqp\u00ebrdorimin e burimeve publike n\u00eb favor t\u00eb investitor\u00ebve strategjik\u00eb, konfliktin e interesit n\u00eb dh\u00ebnien e statusit dhe munges\u00ebn e transparenc\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si p\u00ebrzgjidhen investitor\u00ebt \u2013 dhe nga ana tjet\u00ebr nuk ka sjell\u00eb ndikim n\u00eb ekonomi dhe as n\u00eb sektorin e turizmit ku \u00ebsht\u00eb fokusuar.<\/p>\n<p>\u201cProblemi kryesor q\u00eb kishte q\u00eb n\u00eb fillim lidhej me aspektin e pron\u00ebs, ndaj un\u00eb propozova amendament p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nen n\u00eb 2015-\u00ebn, por nuk e mor\u00ebn parasysh,\u201d thot\u00eb deputetja Jorida Tabaku.<\/p>\n<p>Sipas saj, ky nen ka krijuar nj\u00eb anomali sepse lejon q\u00eb shteti t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb mes marr\u00ebdh\u00ebnieve private, t\u00eb investitorit dhe atij q\u00eb ka pron\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKjo cenon t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs, t\u00eb pronarit legjitim p\u00ebr ta zhvilluar,\u201d thekson ajo.<\/p>\n<p>Sipas Tabakut, problematikat e tjera q\u00eb ka sjell\u00eb zbatimi i tij jan\u00eb dh\u00ebnia e aseteve shtet\u00ebrore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb favorizuese pa asnj\u00eb gar\u00eb dhe miratimi i investimeve brenda Zonave t\u00eb Mbrojtura.<\/p>\n<p>Edhe eksperti financiar Gjokutaj rendit si nj\u00eb nga d\u00ebshtimet e zbatimit t\u00eb k\u00ebtij ligji klientelizmin politik dhe lokal, q\u00eb kan\u00eb justifikuar ndarjen e pron\u00ebs publike n\u00eb bregdet, ku ka pasur \u201cnj\u00eb p\u00ebrqendrim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb \u2018statusit strategjik\u2019\u201d.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb operimi, sipas tij, ka qen\u00eb shpesh n\u00eb konflikt t\u00eb hapur me interesin publik dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjokutaj rendit disa arsye q\u00eb sipas tij kan\u00eb sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb probleme me zbatimin e k\u00ebtij ligji sesa efektet e pritshme t\u00eb ndikimit t\u00eb tij n\u00eb zhvillimin e ekonomis\u00eb vendase, duke nisur nga ajo q\u00eb ai e quan: liberalizimi i paqart\u00eb i \u2018turizmit strategjik\u2019.<\/p>\n<p>\u201cKy p\u00ebrkufizim ka zhb\u00ebr\u00eb \u00e7do diferencim midis investimeve reale me impakt afatgjat\u00eb dhe projekteve t\u00eb fokusuara thjesht n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme,\u201d thekson ai, nd\u00ebrsa e sheh turrjen e investitor\u00ebve vendas drejt turizmit t\u00eb lidhur me \u201ckosto oportuniteti shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt sesa bujq\u00ebsia, industria apo energjia\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, Gjokutaj faj\u00ebson institucionet p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb strategjie nd\u00ebrsektoriale, ku investimet strategjike t\u00eb shoq\u00ebroheshin nga politika t\u00eb bashk\u00ebrenduara n\u00eb taksa, n\u00eb infrastruktur\u00eb, n\u00eb fuqi pun\u00ebtore apo n\u00eb mb\u00ebshtetje financiare.<\/p>\n<p>\u201cPa k\u00ebt\u00eb koherenc\u00eb, ligji ka funksionuar n\u00eb vakum, i shk\u00ebputur nga realiteti zhvillimor,\u201d thekson ai, duke dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cky \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim i nj\u00eb arkitekture ligjore q\u00eb nuk u shoq\u00ebrua me integritet institucional, selektivitet real dhe nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr zhvillim ekonomik afatgjat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr Daniel Prronin, zbatimi i k\u00ebtij ligji ka ngritur shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr konkurrenc\u00ebn e drejt\u00eb, p\u00ebr klienteliz\u00ebm, cenimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs dhe cenimin e mjedisit \u2013 aspekte q\u00eb, sipas tij, bien ndesh me standardet e BE-s\u00eb t\u00eb konkurrenc\u00ebs apo praktikat e mira n\u00eb qeverisjen ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cLigji jep akses jokonkurrues n\u00eb asete shtet\u00ebrore duke anashkaluar procedurat e rregullta t\u00eb prokurimit dhe di\u00e7ka e till\u00eb i penalizon sip\u00ebrmarrjet q\u00eb ndjekin rrug\u00ebn e rregullt dhe krijon nj\u00eb perceptim, n\u00ebse jo edhe realitet, t\u00eb klientelizmit apo nj\u00eb kapitalizmi \u2018klanor\u2019\u201d, thot\u00eb ai, duke shtuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konkurrenca shtremb\u00ebrohet n\u00eb favor t\u00eb njer\u00ebzve me kapital dhe ndikim politik, jo t\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb rinj me potencial inovativ.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin juridik, sipas Prronit, ligji ka ndikime serioze mbi t\u00eb drejtat e pron\u00ebs, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar prona publike pa gar\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr duke shpron\u00ebsuar pron\u00ebn private me justifikimin e \u201cinteresit publik\u201d, por n\u00eb fakt u sh\u00ebrben projekteve private.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb parasysh edhe sistemin gjyq\u00ebsor t\u00eb ngadalt\u00eb dhe t\u00eb dob\u00ebt, krijohet nj\u00eb regjim me dy nivele ku investitor\u00ebt strategjik\u00eb mbrohen, nd\u00ebrsa banor\u00ebt vendas p\u00ebrballen me pasiguri p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre t\u00eb pron\u00ebs,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p><strong>\/<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/09\/03\/ok-nga-lart-si-u-perdor-ligji-per-investimet-strategjike-per-te-betonizuar-bregdetin\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BIRN<\/a><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb ligj me afat t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm 3-vje\u00e7ar, q\u00eb synonte t\u00eb nxiste investimet n\u00eb sektor\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, p\u00ebr 10 vite me radh\u00eb duket se u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb prona publike dhe leje nd\u00ebrtimi nj\u00eb grupi biznesmen\u00ebsh p\u00ebr \u2018betonizimin\u2019 e bregdetit. N\u00eb fund t\u00eb majit 2015, vet\u00ebm dy vite pasi Partia Socialiste kishte ardhur n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":122429,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-122428","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122428"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122428\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":122430,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122428\/revisions\/122430"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}